Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Granit Xhaka: “Të gjitha paratë që fitoj, ua dorëzoj prindërve” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Granit Xhaka: “Të gjitha paratë që fitoj, ua dorëzoj prindërve” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Granit Xhaka: “Të gjitha paratë që fitoj, ua dorëzoj prindërve”

Shko poshtë

Granit Xhaka: “Të gjitha paratë që fitoj, ua dorëzoj prindërve” Empty Granit Xhaka: “Të gjitha paratë që fitoj, ua dorëzoj prindërve”

Mesazh nga WebMaster Wed 19 Dec 2012 - 10:45

http://vipat.info/wp-content/uploads/2012/12/Granit-Xhaka.jpg
 


një intervistë të gjatë, që zë dy faqe të plota të gazetës së të dielës
“Der Sonntag”, ylli i futbollit gjerman dhe i kombëtares zviceriane,
shqiptari Granit Xhaka ka zbuluar shumë hollësi lidhur me jetën
familjare, me ambiciet e tij, formën sportive etj.

Ai veç tjerash
ka pohuar se, të gjitha paratë që fiton ua dorëzon prindërve. Dhe
pikërisht ky detaj është vënë në titull të artikullit. Më tej Graniti
shpjegon raportin e veçantë që ka me prindërit dhe vëllanë, Taulantin.
“Që kur unë luaj në  Mönchengladbach dhe Taulanti në Zyrih, prindërve u
duhet të “çahen”: një javë te ai, një javë te unë”.
“Jemi ulur me Taulantin dhe kemi biseduar, që t`ua blejmë prindërve
një shtëpi në Prishtinë, ku ata kanë dëshiruar gjithë jetën të kenë
shtëpinë. U thamë ta zgjidhin vetë pastaj ne ua blemë. Ndërsa me
shtëpinë në Bazel kemi dashur t`i befasojmë. Ajo është duke u ndërtuar
dhe në janar do të jetë e gatshme”, thotë Graniti.

Ai gjatë
intervistës shton: “Taulanti është futbollist më i mirë se unë”. Këtë
pohim e sqaron, duke thënë se fillimisht, si më i vjetër në moshë
Taulanti ka shkuar të stërvitet në futboll i shoqëruar nga babai. Pastaj
ata të dy e kanë shtyrë, pothuaj detyruar edhe Granitin të luante.

“Po
të mos e kishin bërë këtë, unë ndoshta kurrë nuk do të bëhesha
futbollist”. Xhaka ka shprehur një mendim interesant lidhur me
(mos)paraqitjen e tij për të kryer shërbimin ushtarak në Zvicër. “Përveç
asaj se si futbollistë profesionistë jemi të liruar nga shërbimi aktiv
ushtarak, ne kemi edhe një pengesë për këtë. Nga lufta e fundit në
Kosovë gjyshërit dhe të afërmit e mi janë ballafaquar drejtpërdrejtë me
dhunën ushtarake dhe vrasjet”.

Graniti më tutje në intervistë
thotë se, shpreson që ai bashkë me Shaqirin janë shembuj të mirë
integrimi për të rinjtë me prejardhje të huaj në Zvicër. Ai flet edhe
për kufizimet që një i huaj i brezit të dytë ka në tregun e punës apo në
shkollim në krahasim me moshatarët e tyre me prindër zviceranë.

“E
qartë, nëse konkurron një Hans Müller dhe një Flamur Berisha për një
vend pune, përparësi do të ketë Mülleri”, ka thënë Xhaka. Ai këmbëngul
se fama nuk “i ka rënë në kokë”, siç mund të mendohet. Unë mund të blija
një Ferrari dhe të bëja shpenzime ekstravagante, por nuk e bëj asnjërën
nga këto. Kam vetëm veturën që ma lë në dispozicion klubi dhe kam
gjithmonë po ata miq që i kam pasur më parë”, thotë Granit Xhaka në
intervistën për gazetën “Der Sonntag”. /Albinfo/



WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi