Mediat e huaja shohin misin e Shqipërisë Adrola Dushi, si favorite te “Miss Universe”
Mediat e huaja shohin misin e Shqipërisë Adrola Dushi, si favorite te “Miss Universe”
Spektakli i bukurisë ‘’Miss Universe’’ ka mbledhur në një vend
bukuroshet e shumë vendeve nga mbarë bota, për natën finale që do të
mbahet së shpejti në Las Vegas, ndërkohë që bukuroshet shqiptare kanë
dhënë dhe informacionet e para mbi veten te faqja zyrtare
www.missuniverse.com, duke kërkuar votën për t’u zgjedhur si më e bukura
e universit. Këtë vit atje kemi dy shqiptare. Adrola Dushi (19) e
lindur në Rrëshen, ndërsa në interesat e saj hyjnë noti, kërcimi,
shoppingu, modelimi dhe filmat.
Për momentin ajo është studente në Universitetin Europian të Tiranës në
degën Komunikim & Marrëdhënie me publikun. Nëse një ditë do të
fitonte një punë, ajo do të bëhej arkitekte. “Familja ime ka influencën
më të madhe në jetën time, sepse ata kanë qenë gjithmonë pranë meje,
duke më mbështetur në çdo hap që kam bërë në jetë dhe karrierë”, thuhet
në rrëfimin e Adrolës, e cila gjithashtu ka dhënë dhe tre interesa të
saj në të cilat thotë se idhull ka Naomi Campbell, dhuratën më të
shtrenjtë e ka nga gjyshja, si dhe është e preokupuar për problemet në
botë.
Nëse do të takonte ndonjë personazh të njohur, do të donte të ishte
Naomi Campbell. Dhurata më e shtrenjtë për të është një monedhë e vjetër
e dhuruar nga gjyshja. Sipas saj, problemet më të mëdha në planet sot
janë papastërtia dhe ngrohja globale. Në anën tjetër, një bukuroshe që
këtë vit përfaqëson Kosovën në këtë spektakël bukurie, është vajza nga
Mitrovica, Diana Avdiu (19). E lindur në Mitrovicë, jeton me prindërit
dhe vëllain e saj të vogël. Interesat dhe hobi i saj është modelimi,
leximi dhe filmat.
Për momentin është studente në Fakultetin e
Artit, ndërsa shpreson që një ditë të bëhet regjisore/producente e
dramave dhe filmave horror. Në rrëfimin e saj për mediat atje, Diana
tregon se: ”Dhurata më e shtrenjtë e jetës së saj është një gjerdan i
dhuruar nga gjyshja. Mendon se problem kryesor i viteve të fundit është
ngrohja globale”.
Ndërkohë mediat e ndryshme kanë filluar të lakojnë
favoritet për kurorë. Kështu, bukuroshja shqiptare e cila përfaqëson
vendin tonë në ”Miss Universe”, Adrola Dushi, është nxjerrë si favorite
kryesore për të fituar kurorën e këtij spektakli. Provat për spektaklin e
madh kanë filluar që ditën e martë (11 dhjetor), derisa finalja do të
mbahet më 19 dhjetor (e mërkurë), dhe qendrat e bastit tashmë kanë vënë
edhe favoriten e këtij spektakli, që është Adrola Dushi. Madje si
favorite këtë të fundit e kanë nxjerrë edhe mediat serbe. Njëra nga
revistat më të njohura të show-bizit atje, ”Scandal”, shkruan se
konkurrentja shqiptare është shumë e favorizuar në krahasim me
përfaqësuesen serbe, Branislava Mandiç.
BLERAND REXHEPI
Re: Mediat e huaja shohin misin e Shqipërisë Adrola Dushi, si favorite te “Miss Universe”
Miss Australia u zgjodh si percjellse e 3 te e 2 ta ishte Miss Venezuela , mori cmimin e percjellses se pare
Edituar për herë të fundit nga Lazdrane në Thu 20 Dec 2012 - 12:57, edituar 1 herë gjithsej
Lazdrane- Princeshë
- Vendbanimi : Berlin City
Postime : 1458
Gjinia :
Anëtarësuar : 08/12/2012
Mosha : 34
Re: Mediat e huaja shohin misin e Shqipërisë Adrola Dushi, si favorite te “Miss Universe”
Xhan- Princeshë
- Postime : 4302
Gjinia :
Anëtarësuar : 21/11/2012
Re: Mediat e huaja shohin misin e Shqipërisë Adrola Dushi, si favorite te “Miss Universe”
Lazdrane shkruajti:Miss Amerika zuri venin e par Oliva Culpo , Miss Kosova , Diana Avdiu zen vendin nder 16 bukuroshet ne bot ajo nga . Shqipria smundi ta ze asnje vende me ka ardhur keq
Miss Australia u zgjodh si percjellse e 3 te e 2 ta ishte Miss Venezuela , mori cmimin e percjellses se pare
Danke
» Eurosong, si u komentua Rona nga mediat evropiane
» Miss Universe 2012 në Kosovë?
» Reagime për foton, Miss Kosovë dhe Miss Serbi
» Shpiket Dushi Për Përtacët