Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A lëndon dashuria apo mungesa e saj? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A lëndon dashuria apo mungesa e saj? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A lëndon dashuria apo mungesa e saj?

2 posters

Shko poshtë

A lëndon dashuria apo mungesa e saj? Empty A lëndon dashuria apo mungesa e saj?

Mesazh nga WebMaster Sun 6 Jan 2013 - 9:55

Dashuria eshte "Deshira e terheqjes" e cila bashkon dy njerez, nga terheqja fizike dhe sjellja.
Natyra e saj eshte paradoksale.
Tek i/e dashuri/ra kerkojme sjelljen e njejte me tonen dhe te kunderten.
Tjetren vetveten dhe e gjejme lehte se s'eshte njesoj si vetja.
Nese tjetri nuk na ngjan, o nuk e rishohim ne pasqyre e nuk e njohim ne mendimet e ndjenjat tona dashuria nuk lind, por nuk mund ta duam edhe ne se na ngjan shume, do ishte nje dublikimin yni!!
Do ishte nje (Eko) riperseritje e vetvetes.

Qe dashuria te kete jete te gjate duhet te rri gjithmone ne mes te ktheses, ku rrezikon renien e saj o rikthimin.
Ndaj duhet gjithmone te ruash ekuilibrin.
Dashuria eshte nje nga pasionet me te medha qe njeriu, mund te arrij te shijoj.
Lumturi e pakontrollueshme e cila ka nevoje cdo here te kete premtime, qe mos ta vras monotonia.

Dashuria eshte nje motiv i shpreses, ne te kundert do te ishte nje jete boshe.
Dashuria ka forcen te na bashkoje pa i mohuar tjetrit dinjitetin e tij, unin e tij. Vetem dashuria nuk ushtron nje ndjenje xhelozie, as tek njerezit, as te kombet.
Vetem dashuria eshte e afte te mos e ndaje njerezimin as nga ideologjia, as nga raca.
Vetem dashuria mund te na jape energjite e pashtershme, te nevojshme per te zhdukur urine dhe deshperimin....

Ne ditet e sotme ai qe dashuron na ngjall menjehere dyshime dhe, ose e marrim per te lehte ose te pavlershem, ose e quajme te pasinqerte.
Jemi te sigurte se askush nuk mundet te dashuroje me te vertete dike tjeter pa pasur qellime te tjera. Vlerat e dashurise, si butesia, pergjegjshmeria, interesimi, fisnikeria dhe besimi jane syrgjynosur ne mbreterine e banalitetit dhe nuk perfillen.

Dashuria universale jo vetem qe eshte e mundshme, por eshte edhe forma me e plote, gje per te cilen jemi te afte si qenie njerezore.
Por dashuria mund te jete e vlefshme vetem kur heqim dore nga parametrat e vjeteruar mendore, te cilet vazhdojne te na paralizojne.
Duhet t’i sfidojme keto sofistike qe e gjykojne çdo gje romantike si absurditet, banalitet idealist, si jo shkencore e anti-intelektuale.
Eshte e nevojshme qe ne jeten tone te pranojme dashurine si forcen me te madhe universale per bashkimin dhe miresine, te pranueshme nga te gjithe ata qe me te vertete e deshirojne.

Sot ekziston nje gjenerate qe flet shume per dashurine por ta themi troç qe kjo eshte nje gjenerate qe di shume pak rreth dashurise ne te gjitha koherat.

Eshte interesante te shohesh se si eshte shtremberuar, keqperdorur apo abuzuar me fjalen dashuri!!
Njerezit thjesht nuk e dine se çfare eshte dashuria! Shumica mendojne qe dashuria eshte nje..... emocion i papershkrueshem.
Nje oqean ndjenjash qe shkon e vjen?

Ne fakt kjo eshte tamam çfare dashuria nuk eshte.
Dashuria nuk eshte nje ndjenje apo emocion. Nje ndjenje apo nje emocion nuk mund te urdherohet. Shpesh here degjon njerez qe thone...." rashe ne dashuri "ose "dashuria ime eshte ftohur" etj si keto por kjo nuk eshte dhe nuk ka qene ndonjehere dashuri.
Dashuria eshte nje zgjedhje dhe jo nje emocion. Keshtu qe zgjedhja varet nga ajo çfare ben per dashurine dhe jo nga ajo çfare ndjen per te!

Mendoni pak. A ju do ndonje ju me ate lloj dashurie sa te jape ate qe eshte me e kushtueshme per ty?

Dashuria eshte pergjithmone,por si te gjitha gjerat ka lekundjet e veta!
Ajo sa eshte e forte,aq eshte dhe e brishte.
Eshte bashkim i dy njerezve qe vijne nga mentalitete te ndryshme,me mendime te ndryshme,perceptim te ndryshem te jetes,por qe duhen....
Dhe eshte pikerisht kjo qe duhet ti shtyje te lene merite dhe gjerat qe i ndajne.
Duhet te bashkohen ne nje gje te vetme dhe te jene pergjithmone bashke,siç thone dhe deshirojne te gjithe ata qe duhen.
Dashuria e vertete eshte njelloj lidhje qe te mbyt dhe nuk te le te shikosh pertej saj,qe i ben njerezit te duken me te shemtuar se ai/ajo qe do ti,te ofron gjithe boten brenda saj.
POr ka njerez per te cilet dhe bota nuk mjafton!Duan te shohin nese ka edhe me shume...
Per kete gabojne duke hedhur syte te te tjeret,por nuk e kuptojne se me kete gje i kane shkaktuar dem vetes dhe atij/asaj qe duan.

Dashuria eshte art ku aktoret duhet te jene artsite te shkeqyer. Shpirti krijues vjen nga tensioni dinamik.
Tensioni midis lirise dhe disiplines ...kaosit dhe rregullit ...te vjetres dhe te rese ....pasionit dhe rutines ....njohurive dhe besimit.
Marredhiet permbajne te gjitha tensione dhe sfidat e lartpermendura.
Ndryshimi midis romantikeve dhe çdo personi tjeter eshte se romantiket pranojne keto tensione si sfida krijuese ndersa te tjeret i shikojne si kercenime per lidhjen tyre.
Ti mund te jesh romantik pa ndryshuar veten tende.
Ti mund te besh kompromise pa u vetekompromisur !

Mund te ndryshosh pa humbur veçorite tua. Mund te japesh pa humbur asgje.... Mund te mos jesh dakort por paqja eshte e nevojshme !
Mund te ndjesh pa e humbur llogjiken dhe kontrollin. Carpe diem - Jeto te sotmen..........


Dashuria nuk lendon ajo s'mund te lendoje eshte mungesa e dashurise ajo qe lendon!


Si mendoni ju te nderuar miq?
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A lëndon dashuria apo mungesa e saj? Empty Re: A lëndon dashuria apo mungesa e saj?

Mesazh nga Malsori Tue 8 Jan 2013 - 23:39

Une mendoj se Dashuria lëndon
Malsori
Malsori
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Gjermani
Postime Postime : 1966
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/10/2010
Mosha Mosha : 53
Hobi Hobi : Lexim, sport, punë

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi