Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shëndeti riprodhues dhe të drejtat riprodhuese	 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shëndeti riprodhues dhe të drejtat riprodhuese	 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shëndeti riprodhues dhe të drejtat riprodhuese

Shko poshtë

Shëndeti riprodhues dhe të drejtat riprodhuese	 Empty Shëndeti riprodhues dhe të drejtat riprodhuese

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:14

Shëndeti riprodhues dhe të drejtat riprodhuese

Kualiteit i lartë i shërbimeve të shëndetit riprodhues paraqet një element esencial për mirëqenie afatgjate fizike, intelektuale, sociale dhe ekonomike të çdo shoqërie. Është determinues themelor i shëndetit të gjeneratave të ardhëshme. Mjekët familjar duhet të marrin pjesë në sigurimin e shërbimeve të shëndetit riprodhues në Kosovë. Ata mund të kenë shumë role të rëndësishme, si; ofrimi direkt i shërbimeve preventive të shëndetit riprodhues, promovimi shëndetësor, edukimi shëndetësor i pacientit dhe i komunitetit si dhe në implementimin e politikës shëndetësore.

Statusi i përgjithshëm i gruas në shoqëri ka ndikim shumë të madhë në nivelin e shëndetit riprodhues. Ne do të diskutojmë për ndikimin shkallës së arsimimit të femrës dhe statusit ekonomik në mortalitetin maternal dhe infantil. Të drejtat legale të cilat i kanë femrat në një shoqëri reflektojnë dhe drejtojnë tolerancën e shoqërisë ndaj manifestimeve të shumta të dhunës kundër gruas, si për shëmbull definicioni legal për sulmin seksual në kuadër të jetës bashkëshortore.

Objektivat e mësimit

Studentët e mjekësisë duhet të jenë të vetëdieshëm për gjendjen aktuale të shëndetit riprodhues në Kosovë dhe për synimet e programit Kosovar mbi politikën e shëndetësisë riprodhuese.

Në këtë kapitull ju do të mësoni:

• Për definicionin dhe komponentat e shëndetit riprodhues
• Shkallën dhe ndikimin e problemeve të shëndetësisë riprodhuese
• Si ndikojnë në shëndetin riprodhues faktorët social, kulturor dhe ekonomik
• Pse të drejtat riprodhuese të popullatës janë esenciale
• Si të inkorporohen këto principe të shëndetit riprodhues në kuadër të mjekësisë familjare, në Kosovë

Definicioni
Shëndeti riprodhues është gjendje e mirëqenies së plotë fizike, mentale dhe sociale e jo vetëm munges e sëmundjes, në të gjitha rrethant që ndërlidhen me sistmenin riprodhues, funksionimin dhe proceset e tij (ICPD 1994). Kështu pra shëndeti riprodhues do të thotë që njerëzit të jenë në gjendje të kenë jetë seksuale të kënaqshme dhe të sigurtë dhe të kenë mundësi për tu reprodukuar si dhe të kenë liri për të vendosur; nëse po, kur dhe sa shpesh të kenë fëmijë.

Nga ky definicion shihet kjartë se shëndeti riprodhues përfshinë trupin, mendjen dhe komunitetin.

Komponentat e shëndetit riprodhues

• Amësia e sigurtë (përfshirë edhe kujdesin obstetrik emergjent-KOE)
• Planifikimi i familjes së shëndoshë
• Parandalimi dhe trajtimi i STS-ve/HIV-it/AIDS-it
• Parandalimi dhe reagimi në dhunën e bazuar në gjini dhe seks
• Adresimin e nevoja të adolescentëve për shëndetësi reprodktive

Politika Kosovare për shëndetësinë riprodhuese i thekson këto qështje. Karakteristikat kryesore të politikës shëndetësore të cilat janë të theksuara në Udhërrëfyesin e Përkohshëm mbi Politikën Shëndetësore, përfshijnë:

• Politika shëndetësore, planifikimi strategjik dhe të gjitha aspektet e implementimit të shërbimeve të SHR në Kosovë do të respektojnë të gjitha të drejtat e njeriut. Do të mbrojnë femrën dhe fëmijën nga dhuna.

• Shërbimet e shëndetit riprodhues do të jenë të arritshme për të gjithë, pavarësisht prej moshës, gjinisë, etnicitetit, religjionit apo dallimeve tjera. Shërbimet e SHR do të plotësojnë nevojat e të gjithëve përgjat tërë ciklit të jetës, përfshirë nevojat e adolescentëve.

• Të gjithë sektorët relevant, përfshirë edhe organizatat joqeveritare, veçanërisht organizatat e grave, të rinisë dhe ato profesionale, do të invovohen përmes proceseve participuese të vazhdueshme, në dizajnimin, implementimin, kualitetin, monitorimin dhe evaluimin e politikës dhe të programeve, me qëllim të sigurimit që informatat seksuale dhe të shëndetit riprodhues si dhe shërbimet, t’i plotësojnë nevojat e popullit dhe t’i respektojnë të drejtat e tyre përfshirë këtu edhe të drejtën për shërbime të kualitetit të mirë.

• Të gjitha çiftet dhe individët e Kosovës, kanë të drejtën themelore për të vendos në mënyrë të lirë dhe me përgjegjësi për numrin dhe distancën kohore të fëmijëve të tyre, si dhe të kenë informata, edukim dhe mundësi materiale për të arritur atë. Ata do të kenë të drejtën e qasjes ndaj shërbimeve mjekësore adekuate të cilat do t’i mundësojnë gruas një shtatëzënësi dhe lindje të sigurtë, si dhe do t’i sigurojnë çiftit mundësitë më të mira për një foshnje të shëndoshë.

• Femrat dhe meshkujt e Kosovës kanë të drejtë të informohen dhe të kanë qasje ndaj metodave të sigurta, efektive, të arritshme dhe të pranueshme të planifikimit të familjes, sipas zgjidhjes së tyre, e gjithashtu sipas zgjidhjes së tyre edhe për metodat tjera të rregullimit të fertilitetit, nëse ato nuk janë të kundërligjshme.

• SHR do të jenë në dispozicion dhe të integruara në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor të Kosovës, sidomos në nivel të mbrojtjes primare. Duhet të ekzistojnë lidhjet me sektorët relevant të shoqërisë civile, duke përfshirë edukimin dhe mirëqenien sociale.

• Shërbimet e SHR do të:

- reduktojnë mortalitetin dhe morbiditetin maternal dhe infantil
- sigurojnë mbrojtje adekuate të kualitetit të lartë
- sigurojnë mekanizma efektiv referues nëpër shërbimet dhe nivelet e mbrojtjes
- sigurojnë informata adekuate, edukim, prevencë dhe mbrojtje të traktit riprodhues nga sëmundjet, STS-të dhe HIV-i/AIDS-i.
- parandalojnë dhunën kundër grave dhe fëmijëve përmes edukimit, kujdesit dhe mbrojtjes ligjore.
- sigurojnë zgjidhjen e informuar, të lirë dhe vullnetare të metodave të kontracepcionit.
- respektojnë fshehtësin profesionale, konfidencën dhe komforin.
- krijojnë sistemin e menaxhimit të informative i cili funksionon plotësisht.

• Personeli i përfshirë në SHR duhet t’i nënshtrohet, trajnimit adekuat për shërbime paraklinike dhe klinike, dhe mbikëqyrjes së përmbushjes së misionit të shërbimeve të shëndetit riprodhues në Kosovë.
• Nivelet adekuate të financimit duhet të sigurohen përmes burimeve publike dhe/ose private, për të siguruar ofrimin e shërbimeve.

• Kjo politikë do të formojë gurthemlin për rregulla dhe ligje të ardhshme të cilat mbështesin të drejtat riprodhuese të meshkujve dhe femrave të Kosovës.


Pse shëndeti i grave është qështja më e rëndësishme në shëndetin riprodhues?
Mortaliteti maternal dhe infantil reflekton qëndrimin e shoqërisë ndaj grupeve më vulnerabile të banorëve, grave, fëmijëve dhe njerëzve të varfër. Në themel të shkaqeve mjekësore të vdekjes së nënave dhe fëmijëve janë faktorët kulturor dhe socijal. Vdekja maternale dhe infantile është vetëm kapitulli i fundit i tregimit që fillon në jetën e hershme të femrës. Në shumë pjesë të botës, vajzat janë subjekt i diskriminimit sa i përket shpërndarjes së resurseve familijare dhe të drejtave për mbrojtje shëndetësore. Aty ku statusi i femrave është i ulët, nevojat e tyre shëndetësore, edukative dhe emocionale bëhen sekondare ndaj atyre të meshkujve.
Studimet tregojnë që vajzat mund të mos kenë trajtim mjekësor kur ato janë të sëmura ose ato mund të marrin kujdes jo adekuat. Duke u bazuar në pozitën më të ulët qysh nga lindja, vajzat ngrëjnë të fundit dhe ngrëjnë më pak, tejngarkohen me punë dhe janë dobët të arsimuara dhe mund të vërtetojnë se kanë vleftë vetëm nëse lindin shumë fëmijë qysh nga mosha e re. Foshnjet të cilat përjetojnë vdekjen e nënës së tyre shumë rrallë mbijetojnë ditëlindjen e tyre të parë. Për fëmijët vajza, në shumë shoqëri humbja e nënës është posaçërisht katastrofale. Derisa vdekja e cilit do prind zvoglon mundësitë e fëmijëve të mbetur për të mbijetuar, humbja e nënës shumë më shpesh është më fatale për fëmijët vajza.


1. Raporti në mes statusit të femrës dhe mortalitetit infantil

Rezultatet e studimeve qartë tregojnë për rëndësinë e edukimit të grave në shkallën mbijetesës së fëmijëve. Përderisa në mes edukimit të babait dhe shkallës së mortalitetit infantil është gjetur një korrelacion i vogël, edukimi i nënës ishte qartë i lidhur me shansat për mbijetesë të foshnjeve. Shkalla e mbijetesës së foshnjeve rritet në mënyrë sinjifikante me rritjen e nivelit të edukimit maternal.

2. Raporti në mes statusit të femrës dhe mortalitetit maternal.

Sipas analizave (1999) të UNFPA DHSS, shkalla e mortalitetit maternal (SHMM) është 152 vdekje për 100.000 lindje. SHMM të Kosovës është dukshëm më e larta në Evropë.

A. Rëndësia e kujdesit të mirë obstetrik:
Shtatzënësia dhe lindja është periudhë me rrezik potencial. Edhe përkundër kujdesit të mirë antenatal, 15% të grave do të kenë komplikime gjatë lindjes, të cilat mund të kërkojnë kujdes obstetrik emergjent. Në të vërtetë, afro 600.000 gra vdesin në përgjithësi si rezultat i shkaqeve të ndërlidhura me shtatzënësinë dhe lindjen. Më tepër se 90% të këtyre vdekjeve ndodhin në vendet në zhvillim. Shumica e këtyre vdekjeve mund të shmangen nëse ndërmirren masat preventive dhe nëse kujdesi adekuat ka qenë në dispozicion. Komplikimet kryesore përfshijnë:
• Hemorragjinë
• Sepsën
• Çrregullimet hipertenzive duke përfshirë eklampsinë
• Lindjet me obstrukcion
• Abortin

Njohja e menjëhershme dhe menaxhimi adekuat i këtyre komplikimeve mund të shpëtoj jetën.

B. Rëndësia e shërbimeve të mira të planifikimit të familjes:

Gjysma e shtatzënësive ose janë të planifikuara ose të padëshirueshme. Shumë vdekje ndodhin në mesin e grave të cilat përdorin abortin për të ndërprer shtatzënësitë e tilla. Prej atyre femrave të cilat përjetojnë këtë procedurë, shumica vuajnë nga komplikimet, ku disa prej të cilave si p.sh. infertiliteti lëjnë pasoja afatgjate. Hulumtimet kanë treguar që qasja e lirë ndaj kontraceptivëve efektiv është rruga më e thjeshtë për të redukuar mortalitetin maternal.

3. Ndikimi i mortalitetit maternal dhe infantil në shoqëri

Dr. Brundtland, Drejtor Gjeneral, OBSH:
“Vdekja e një numri të madhë të nënave dhe infantëve është shterrje e burimeve të çmueshme njerëzore. Amësia e sigurt është çështje e sensit të mirë ekonomik”.

Gratë janë siguruese të shëndetit në familje. Në mënyrë që të jenë afta të kujdesen mirë për familjet e tyre, gratë duhet të jenë të shëndosha, të informuara, duhet të jenë të respektuara nga të gjithë antarët e familjes dhe nga shoqëria. Ato nuk duhet të mbingarkohen me ngarkesa të vetë- ekzistencës së tyre (malnutricioni, neglizhenca, dhuna shtëpiake, sëmundjet jetë-kërcënuese, shtatzënësitë shumë të shpeshta dhe jo të shëndetshme) dhe të egzistencës së familjeve të tyre (varfëria, ambienti armiqësor).

MORTALITETI INFANTIL

Lindja është gjithashtu ngjarje rrezikshme edhe për foshnjet. Shumë më tepër vdesin foshnjet se sa nënat. Derisa në vendet e zhvilluara, vdesin 4-8 infantë në 1000 lindje para se të arrijnë ditëlindjen parë, në vendet në zhvillim, këto shifra janë shumë më të larta - prej 20 deri 200 vdekje infantësh në 1000 lindje.

Të porsalindurit vdesin ose paaftësohen për shkak të shëndetit të dobët maternal, kujdesit jo adekuat gjatë shtatzënësisë, menaxhmentit të pa përshtatshëm të lindjes dhe higjienës së dobët gjatë lindjes si dhe kujdesit të pamjaftueshëm ndaj të porsalindurve.



Përmirësimi i statusit të femrës në shoqëri

Të drejtat e njeriut të cilat mund të shfrytëzohen për të avansuar amësinë e sigurt, ndahen në katër kategori kryesore:

1.Të drejtat lidhur me jetën, lirinë dhe sigurinë e personit
2.Të drejtat lidhur me themelimin legal të familjes dhe jetës familjare
3.Të drejtat lidhur me barazinë dhe mosdiskriminimin në bazë të gjinisë dhe statusit martesor.


Aplikimi i të drejtave të njeriut në amësi të sigurt do të thotë sfidimin shtetit në dy fusha të mëdha:

 të kërkohet nga qeveria të ofrojë shërbime efektive preventive dhe kirurgjike për të redukuar mortalitetin maternal.
 të mbrohet e drejta e grave për të marrë vendime për shëndetin e tyre riprodhues, të liruara nga detyrimi ose dhuna.

Shtatzënësia është rrezik për katër grupe të femrave:

Shtatzënësia posaçërisht është e rrezikshme për femrat që hyjnë në ”katër tepër”:

-Tepër të reja
-Tepër të vjetra
-Tepër shumë, dhe
-Tepër të shpeshta.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shëndeti riprodhues dhe të drejtat riprodhuese	 Empty Re: Shëndeti riprodhues dhe të drejtat riprodhuese

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:15

Familjet me më pak fëmijë, janë më të shëndosha mund t’i kushtojnë më tepër burime fëmijëve të tyre (ushqim, veshmbathje, strehim dhe mundësi për arsimim).

 Femrat shtatëzënë të moshës shumë të re (adolescente) ballafaqohen me rreziqe serioze shëndetësore gjatë shtatzënësisë.

Femrat shumë të reja (15-19 vjeçare) kanë tri herë më tepër mundësi të vdesin gjatë shtatzënësisë se sa femrat në grup-moshën më të vjetër: 20-24 vjet. Ato vuajnë nga preeklampsia dhe lindja e vështirësuar. Një foshnje e lindur nga nëna shumë e re, ka më tepër mundësi për të vdekur. Thjeshtë, shtyerja e lindjes së parë deri në moshën 18 vjeçare mund të redukojë rrezikun e vdekjes për fëmiun e parë të lindur.

 Rreziqet e shtatzënësisë janë më të mëdha tek femrat e moshuara.

Krahasuar me femrat e moshës 20-24 vjeçare, femrat e moshës rreth 35 vjeçare kanë pesë herë më tepër mundësi të vdesin në shtatzënësi. Rreziku për të lindur një foshnje me anomali të rënda kongjenitale gjithashtu rritet me moshën e nënës.

 Rreziku nga vdekja maternale rritet për çdo lindje suksesive pas asaj të katërt.

Rreziku nga vdekja maternale mund të jatë deri tri herë më i lartë për femrat me pesë ose më tepër fëmijë se tek ato me më pakë se katër fëmijë. Femrat multipare kanë më tepër mundësi të vdesin nga hemorragjija postpartale.

 Kur lindjet janë në një distancë më të vogël se dy vite, foshnjët kanë mundësi më të madhe për të vdekur. Shkalla mesatare e mortalitetit infantil rritet për 70% tek foshnjet e lindura më pak se dy vite pas lindjes së mëparëshme. Distanca adekuate në mes lindjeve mund të reduktoj vdekjen e fëmijëve për një të tretën.

Iniciativa globale për amësi të sigurt


1. Avansimi i amësisë së sigurt përmes të drejtave të njeriut
Jepni femrave fuqi përmes traktateve ndërkombëtare dhe kushtetutave kombëtare, të drejtë për të marrë vendime të lira dhe të informuara rreth shëndetit të tyre.
Fuqizoni femrën, siguroni mundësi të zgjedhjes.
Reformat ligjore dhe mobilizimi i shoqërisë janë esenciale për fuqizimin e femrave që të kuptojnë dhe artikulojnë nevojat e tyre shëndetësore dhe të kërkojnë shërbime me konfidencë dhe pa vonesë.
2. Amësia e sigurtë ëhtë investim vital social dhe ekonomik.
Të gjitha planet nacionale për politikën zhvillimore duhet të përfshijnë programet për amësi të sigurtë, duke ditur koston enorme të vdekjes dhe paaftësisë së gruas për sistemin shëndetësor, fuqinë punuese, shoqërinë dhe familjen.
3. Shtyerja e martesës dhe lindjës së parë
Edukimi shoqëror duhet të inkurajojë familjet dhe individët të vonojnë martesën dhe lindjen e parë derisa femrat të mos bëhen të përgatitura fizikisht, emocionalisht dhe ekonomikisht për tu bërë nëna.
4. Çdo shtatzënësi ballafaqohet me rreziqe
Edhe përkundër screening-ut të mirë antenatal, 15% të femrave vuajnë nga komplikimet gjatë lindjes. Rruga e vetme për të siguruar mbijetesën e këtij grupi të femrave është të sigurohen shërbime emergjente obstetrike kualitative dhe një sistem efektiv i referimit.

5. Sigurimi i mbikëqyrjes profesionale të lindjes
Një numër i mjaftueshëm i punëtorëve shëndetësor duhet të trajnohet dhe të furnizohet me pajisje dhe mjete themelore, në mënyrë që të sigurohet që të gjitha lindjet të jenë të asistuara nga mbikëqyrësi profesional, posaçërisht në shoqëri të varfura dhe rurale.
6. Pëparimi i qasjes ndaj shërbimeve shëndetësore maternale kualitative
Shërbimet shëndetësore duhet të lokalizohen afër vendit ku femra jeton, duhet të jenë të arritshme dhe të kualitetit të lartë. Sistemi i referimit duhet të jetë i zhvilluar dhe funksional. Shërbimet duhet t’i përgjigjen nevojave, parapëlqimeve dhe besimeve kulturore të femrës.
7. Parandalimi i shtatzënësisë së padëshiruar
Të gjitha programet për amësi të sigurt duhet të përfshijnë; shërbimet për planifikim familijar të përqendruara në klientë, këshillimet për kontracepcion për të parandaluar shtatzënësinë e padëshiruara si dhe të ofrojnë teknikë të sigurt dhe të arritshme abortive.
8. Vlerësimi i progresit
Të dhënat përkatëse statistikore duhet të mblidhen dhe të analizohen rregullisht me qëllim të vlerësimit të ndikimit të programit për amësi të sigurtë në shënndetin riprodhues të popullatës.
9. Fuqia e partneritetit
Redukimi i mortalitetit maternal dhe infantil kërkon mbështetje, përkushtim afatgjatë dhe ndërhyrje nga një mori partnerësh: Qeveria, OJQ-të, organizatat ndërkombëtare të asistimit, donatorët dhe shoqëria lokale.

Shëndeti Riprodhues në Adolescencë

Hyrje

Adolescenca është periudha tranzitore në mes të fëmijërisë dhe moshës adulte, e cila karakterizohet me një sërë momentesh të rëndësishme të zhvillimit. Për shumë njerëz, kjo fazë kalimtare është relativisht e qetë; për disa tjerë, megjiatë, mund të jetë kohë e vështirësive. Adolescentët sidomos femrat ballafaqohen me sfida të shumta, dhe vendimet që ato i marrin mund të kenë pasoja afatshkurtëra dhe afatgjata për shëndetin dhe mirëqeniën e tyre.

Pasojat e vendimeve jo të mira (shpesh për shkak të mungesës së informimit / informatave të gabuara nga bashkëmoshatarët / shokët ose nga mediat) janë:

• Aktiviteti i hershëm seksual
• Aktiviteti i pambrojtur seksual që shpie në STS/HIV, shtatzënësi, abortim (dhe komplikime), apo largim nga shkolla.
• Abuzimi i duhanit/drogave.
• Marrëdhënie të dështuara që shkaktojnë trauma psikologjike.
• Paaftësia për të krijuar marrëdhënie adekuate më seksin e kundërt.

Për të ndihmuar në parandalimin e këtyre problemeve, mjeku familjar duhet të jetë në gjendje për të siguruar informata dhe udhëzime për adolescentët dhe prindërit e tyre.

Zhvillimi i adolescencës te femrat

Thelarche, zhvillimi i gjinjëve, është shenja e parë e zhvillimit sekondar seksual. Fillon të paraqitet ndërmjet moshës 8–10 vjeçare.

Menarha, menstruacionet e para, të cilat fillojnë në mes të moshës 11
dhe 13 vjeçare. Të gjitha femrat duhet të jenë të përgatitura që t’i presin këto ndodhi zhvilluese.

Zhvillimi kognitiv (intelektual) nuk është gjithmonë i sinkronizuar me pjekurinë seksuale. Kështu që mjeku shpesh mund të hasë në adolescente e cila është e zhvilluar fizikisht por e cila ende nuk ka arritur shkallët e rëndësishme të zhvillimit intelektual t’i mundësojnë asaj për të kuptuar pasojat e sjelljeve të tanishme (seksuale dhe tjera) të saja, në shëndetin dhe mirëqenien e mëvonshme të saj.

Vizitat e kujdesit shëndetësor

Koha dhe spektri i saktë i vizitës fillestare të kujdesit shëndetësor do të varen nga zhvillimi individual fizik dhe emocional i saj. Prindërit dhe pacienti duhet të jenë të vetëdijëshëm që vizita e parë shërben për të vendosur raportin ndërmjet adolescentit dhe mjekut. Ekzaminimi i pelvikut nuk është i domosdoshëm.

Mjeku duhet të diskutojë çështjen e konfidencialitetit (besimit të ndërsjelltë) të pacientit në kuadër të kontekstit adekuat kulturor.

Për shkak të potencialit të sjelljeve jo të shëndetshme dhe të rezultateve të dobëta shëndetësore gjatë adolescencës, vizita fillestare duhet të shoqërohet me vizita vjetore preventive të kujdesit shëndetësor. Vizitat vjetore kontribuojnë në krijimin e një marrëdhënieje të besimit të ndërsjelltë ndërmjet adolescentit dhe mjekut. Kjo i përparon aftësitë e adolescentit për të nxjerrë në shesh sjelljet e rrezikshme dhe për të diskutuar dyshimet dhe brengat e saja në mënyrë të lirë. Vizita proaktive vjetore shëndetësore duhet të përqendrohet në udhëzimet për të dyja palët, prindërit dhe për adolescentin, përfshirë diskutimin mbi zhvillimin normal të adolescentëve; sreening-un e shëndetit si dhe imunizimin.

Ekzaminimi fizik nuk kërkohet për çdo vizitë, në vend të kësaj ai mund të bëhet një herë në adoleshqencën e hershme, të mesme dhe të vonshme. Ekzaminimi i pelvikut këshillohet tek adolescentë të cilët janë seksualisht aktiv. Nëse adolescenti është seksualisht aktiv, këshillimi mbi kontracepcionin, përfshirë kontracepcionin emergjent, është i rëndësishëm. Në mënyrë konfidente mundohuni të kuptoni idetë e saja lidhur me abortin dhe lindjen. Sipas mundësisë, merrni parasysh ekzaminimin për STS.

Udhëzimet shëndetësore për prindër dhe adolescentë

Për prindër:
1. informimi mbi zhvillimin normal të adolescencës
2. shenjat e sëmundjeve dhe gjendjeve shëndetësore më të shpeshta
3. përfitimet psikosociale të pjesëmarrjes në sporte dhe aktivitete jashtë shkollore të mbikqyrura.
4. sjelljet e prindërve të cilat mbështesin zhvillimin shëndetëplotë të adolescentit.
• lejoni autonomi më të madhe
• inkurajoni për diskutime të hapura mbi shoqërimin me seksin e kundërt, seksualitetin dhe çështjet e lidhura me seks
• parashikoni sfidimin e autoritetit pindëror
• vendosni rregullat familjare dhe pasojat për thyerjen e tyre
• rritni vetëbesimin e adolescentëve duke i çmuar sjelljet pozitive të tyre (minimizoni kriticizmin)
• rregulloni çështjen e përdorimit të veturës nga ana e adolqeshentit
• shmanguni mbjajtjes së armëve në shtëpi
• inkurajoni përdorimin e sunscreen

Për adolescentët:

1. vendime për aktivitete seksuale duhet të mirren me përgjegjësi dhe me pajtueshmëri të palëve (mungesa në shkollë, kontracepcion, STS, HIV-i, dalja në takime, dhunimi,)
2. parandalimi i lëndimeve
(largojuni përdorimit të alkoolit gjatë ngasjes së automjetit, shmanguni armëve, përdorni rripat në automjet, promovoni
zgjidhe joviolente të konflikteve)
Këshillimi:

Duhani. Të gjithë adolescentët duhet të pyetën rreth shprehive të tyre të pirjes së duhanit. Nëse ata pijnë duhan duhet të bëhet një plan për ndërprerjen e tij.

Alkooli dhe drogat e tjera. Hulumtoni shprehitë e adolescentit. Abuzimi i narkotikëve shpie në lëndime dhe vdekje nga aksidentet e komunikacionit dhe vrasjet.

Aktiviteti Seksual. Të gjithë adolescentët duhet të kenë informata rreth sjelljeve seksuale që mund të rezultojnë me shtatzënësi të padëshirueshme dhe STS. Adolescentët seksualisht aktiv duhet të kenë qasje ndaj informatave dhe shërbimeve për kontracepcion. Vëmendje duhet dhënë krijimit të shërbimeve për kontracepcion, për të plotësuar nevojat e veçanta të adolescentëve p.sh. orari (pas orëve të mësimit), nevoja për ofrues të shërbimeve të cilët ofrojnë konfidencë, privatizëm, nuk ktitikojnë për çdo gjë dhe të cilët janë të kujdesshëm. Tabletat për kontracepcion emergjent duhen gjithashtu të jenë në dispozicion. Adolescentët shtatzëne duhet të këshillohen rreth opcioneve të tyre – dhënjën e fëmijës për adoptimin, rritjen e fëmijës ose ndërprerjen e shtatzënësisë.

Literatura:
OBSH - Moduli i Shëndetit Riprodhues

Ushtrimet për studentët e vitit II-të

Vizita Qendrës për Mirëqenjen e Gruas në QKMF Prishtinë, njoftimi i studentëve me objektin dhe aktivitetet që kryhen në këtë qendër.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi