Romantika dhe shëndeti mendor
3 posters
Faqja 1 e 1
Romantika dhe shëndeti mendor
Sipas një studimi, meshkujt preken emocionalisht më shumë sesa femrat në marrëdhëniet dashurore. Prandaj edhe plagët shpirtërore nga prishja e marrëdhënieve mbyllen më me vështirësi mes djemve sesa vajzave, thuhet në studim.
Studimi hedh poshtë mendimin e përgjithshëm se femrat e kanë më të vështirë kur ndahen nga të dashurit. Studimi u krye nga shkencëtarët në universitetin Wake Forest ku u morën në shqyrtim mbi 1.000 të rinj nga mosha 18 - 23 vjeç, në marrëdhënie romantike. Megjithëse meshkujt në dukje dukeshin më të fortë shpirtërisht, të dhënat treguan se marrëdhëniet dashurore ndikonin tek ata më shumë sesa tek femrat. Gjendja e tyre emocionale prekej më shumë nga cilësia e marrëdhënieve aktuale, ndryshe nga shumë femra që afektoheshin emocionalisht nga ekzistenca ose jo e këtyre marrëdhënieve. Dhe, ndërsa vajzat priren të reagojnë në shqetësime emocionale përmes depresionit, meshkujt zakonisht i shprehin shqetësime duke pirë alkool ose duke marrë drogë. Për meshkujt, një marrëdhënie romantike është zakonisht burimi kryesor i afërsisë, ndërsa tek femrat ka të ngjarë të kenë marrëdhënie të ngushta me familjen dhe miqtë.
Shkencëtarët besojnë se studime të tjera nevojiten mbi këtë çështje në mënyrë që të kuptohet më mirë shëndeti mendor i të rinjve dhe të rejave gjatë procesit të marrëdhënieve romantike.

Re: Romantika dhe shëndeti mendor
Menoj qe ska te bej me meshkuj femra, ka te bej me ate qe ka dashuru shpirterisht
BlEro25- V.I.P Anëtarë
- Postime : 233
Gjinia :
Anëtarësuar : 06/03/2011
Mosha : 43
Re: Romantika dhe shëndeti mendor
Ka lidhje me dashurite e sinqerta.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Shëndeti mendor, ja përse janë të tronditur shqiptarët
» Intuita - Fuqia e shëndetit mendor
» I semuri mendor vret babane
» Mohimi mendor i shtatezanise, pakti i fshehte i trupit dhe i mendjes
» Astrologjia dhe shëndeti

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi