Letërsia bejtexhiane
Faqja 1 e 1
Letërsia bejtexhiane
Duke filluar nga mezi i gjysmës së dytë të qindvjeçarit të XV, feja islame filloi të përhapet në Ballkan, e sidomos tek shqiptarët, me një hap të shpejtuar që përbënte në vetvete një nyje të natyrës mjaftë të llojllojshme të elementit sociokulturor, politik, filozofik dhe fetar. Shqiptarët e pranuan islamizmin si fe përparimtare dhe që nuk shkilte traditat themelore të popujve. Ajo njëherit ishte edhe mbrojtja më solide nga fqinjët me aspirata të vjetra për mposhtjen e shqiptarëve me shfarosje apo shkrirje të dhunshme.
Kjo letërsi, ruajti vlerat e veta të vargut si që ruajti vet shqiptari format dhe tradinën shekullore të dokeve dhe ligjeve të veta në çështjet e marrëdhënieve familjare dhe shoqërore si që janë martesa, shkurorëzimi, pronësia, ngatërresat dhe gjakmarja.
Në këto kushte, fillon influenca e elementit islam tyrk, pers dhe arab në letërsinë gojore në fillim, për të cilën na nuk kemi shkrime të kohës por sot gjejmë akoma në popull tregime e këngë me motive të shekujve që njihen si periudhë e përhapjes së fesë islame. Në kohën e depërtimit tyrk dhe fesë islame, ndikimi i kësajë letërsie qe i pashmangshëm dhe, kur flasim për letërsi, ishte pozitiv nga vet fakti i gjërë se ajo atëherë kishte kapluar nën ndikim pjesën më të madhe të Evropës, Azisë dhe Afrikës që do të thot se luante një rol të madh në lëminë e kulturës në botë. Në letërsinë gjermane, poeti dhe shkrimtari i famshëm Goethe, gjeti inspirim tek klasikët otomanë kur shkroi përmbledhjen e vjershave "Divani perëndimor-lindor". Ndikim të madh në qarqet letrare pat sidomos autori shum i famshëm turk i shekullit të XVI, Mehmet Süleymanoglu Fuzuli (1495-1556) me Divanet shkruara në tri gjuhë. "Leyla ile mexhnun", është akoma edhe sot një inspirim i fortë sidomos mbi poetët tyrkofonë). Në vijim, ja një shembull i shkurtër i një strofe të mrekullueshme nga vjersha "Oj selvi":
Oj selvi valëzuese, për ty psherëtimat e mia,
Oj gonxhe e ndritur, për ty ngashërimet e mia.
Oj balluke e parfumosur, burim i dashurisë sime,
Flokushëzë e përzier, burim i vuajtjes sime.
Në shqip, kjo letërsi dhe ajo që pasoi e njohur si "e bejtexhinjve" ruajti për mrekulli zotërit, dreqërit si dhe fytyrat mitologjike të kohës paraislamike sikur zanat, shtojzavallet, drangojtë, kulçedrat, lugjerët, shtrigat..., të cilët i përdori më së shumti për të përshkruar një bukuri, trimëri, zemërgjërësi por edhe veti negative si tradhtinë, shkeljen e besës… Me këtë rast, pa y zhytur në detaje të gjata, them se termi bejtexhij, nuk është adekuat as në kuptimin e përcaktimit të atyre që shkruajtën e as gjininë e letërsisë në fjalë se bejtet janë krejtë diçka tjetër nga divani, gazela... Ky term hyri në "fuqi" më tepër për të denigruar një kulturë tonën, kulturë që pat nisur nga një influencë orientale. Them tonën se ajo fliste për na, për hallet dhe haretë tona... Divanet e shkruajtura në shum gjuhë tjera janë krenari për popujtë në fjalë. Kjo lloj poezie është e jona edhe për nga stili pasi se ruajti thelbin shqiptar duke mbajtur për bazë tetërrokëshin, që është cilësi e përgjithshme e këngës shqiptare para dhe pas kohës islame. (Do të vazhdoj ta quaj letërsi bejtexhiane se sot më, tendencat pozitive mbi këta autorë dhe mbi këtë poezi kanë mbisunduar teoritë negacioniste e qëllimkëqia dhe termi gradualisht ka mar domethënie tjetër edhe pse personalisht shpresoj të gjindet një fjalë më e bukur për këta poetë dhe këtë poezi tejet të tërheqëse shqipe.)
Burimet e para të shkruara të letërsisë së bejtexhinjve datojnë nga gjysma e dytë e qindvjeçarit të XVII dhe janë dorëshkrime me alfabet arab. Zhvillimi i saj në periudhën e mëvonshme ishte i hovshëm dhe frytëdhënës në aspektin shpirtëror dhe moral. Arabizmat, persizmat dhe tyrqizmat e tepruara e vështirsonin kuptueshmërinë, sidomos kur përdoreshin kuptime fetare, juridike e filozofike. Megjithate, kjo nuk e pengoi aspak përparimin dhe përhapjen e kësajë letërsie pasiqë, në kohën kur ndëgjohej dhe lexohej, luajti rol arsimues dhe liridashës duke krijuar kështu, rrugë të shëndosha për një letërsi syblime të Rilindjes Kombëtare.
Bejtexhinjt në krijimet e tyre poetike mbajtën gjithëmonë frymë pozitive të jetës, duke kënduar për dashurinë, për virtytin e lartë, diturinë dhe për probleme shoqërore të kohës. Shqelmuan dhe përbuzën çdo veti negative dhe jonjerëzore… Frakulla, Naibi, Çami e më vonë Zuko Kamberi, Bastari, Salih Pata e Mulla Hysen Dobraci, krijuan poezi ku përshkruhej realiteti jetësor i popullit të varfër dhe pjesës feudale që jetonte në begati materiale.
Bejtexhinjt nxënë vend të rëndësishëm në letërsinë shqipe edhe për faktin se i gjejmë në të gjitha anët e trojeve etnike, sidomos nëpër qytete por edhe nëpër vendbanime më të vogla si psh. në Frashër, etj.
Në rradhët e bejtexhinjve të njohur i përmendim edhe Dalip e Shahin Frashërin e nga kohërat më të vonshme, Maliq Rahovecin, Rexhep Vokën dhe Tahir Efendi Llukën.
Kryevepra e Letërsisë së Bejtexhinjve, pa mëdyshje është poema "Erveheja" e Muhamet Çamit …

Similar topics
» letersia shqiptare
» LETERSIA E VJETER
» Letersia shqiptare
» Letërsia e Rilindjes
» Letërsia e Rilindjes
» LETERSIA E VJETER
» Letersia shqiptare
» Letërsia e Rilindjes
» Letërsia e Rilindjes
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi