Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si i perceptojnë gjërat femrat dhe meshkujt! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si i perceptojnë gjërat femrat dhe meshkujt! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si i perceptojnë gjërat femrat dhe meshkujt!

Shko poshtë

Si i perceptojnë gjërat femrat dhe meshkujt! Empty Si i perceptojnë gjërat femrat dhe meshkujt!

Mesazh nga WebMaster Wed 9 Jan 2013 - 0:09

Femrat dhe meshkujt janë më se të ndryshëm jo vetëm në natyrë dhe sjellje, por veçanërisht në mënyrën e të perceptuarit të gjërave. Raste dhe situata të njëjta ata i mendojnë krejt ndryshe duke bërë kështu një diferencë të dukshme mes tyre.
Shpesh e njëjta fjalë apo situatë mund të marrë kuptime të ndryshme, ndonjëherë dhe të kundërta, kur flitet në një bisedë mes një mashkulli dhe një femre. Ja disa shembuj se si i kuptojnë gjërat ata


Fjala "Ndryshoj’"

Femrat: Për dashuri, femrat mund të ndryshojë deri në maksimum, deri në pikën që nuk njihen më, por rrallëherë e vendosin në dukje. Përkundrazi, kanë tendencën ta mohojnë, për të mos pranuar dobësi dhe varësi. Meshkuj në të kundërt rrallë ndryshojnë, por gjithmonë thonë se kanë ndryshuar, ose mund të ndryshojnë.

Meshkujt: Meshkujt në përgjithësi ndryshimi i tremb. Kur i thonë një femre, ‘sa ke ndryshuar’ zakonisht e kanë për më keq. Ndërkohë që kur i thonë ‘nuk ke ndryshuar’, thuajse gjithmonë mund të merret si një kompliment.

Makina

Ajo: Mjet transporti, në origjinë e konceptuar për të udhëtuar në rrugë të braktisura; sot është e pamundur të arrish në orar në një vend dhe akoma më e pamundur të gjesh një vend parkimi aty ku duhet, domethënë përpara dyqanit të preferuar.
Ai: Për të makina është si një shtëpi e dytë. Në emër të saj janë kërkuar dhe krijuar borxhet e para, në brendësinë e saj janë konsumuar dashuritë e para. Dhe gjithmonë nga vlerat dhe fuqitë e saj, matet dhe vlera dhe fuqia e pronarit.

Gënjeshtra

Ajo: Një pohim i cili nuk korrespondon tamam me të vërtetën. Gënjeshtrat thuhen për të mirë, për të evituar zënka, për t’i bërë qejfin dikujt, për të bërë më të lehtë një lajm të keq, për të fshehur një dobësi të vetën dhe për të mos ofenduar.

Ai: Duke përjashtuar raste shumë ekstreme, nuk mund të ekzistojë një marrëdhënie në çift pa gënjeshtra. Ata do të sugjeronin që kur bëhen premtimet e martesës të thuhej: “Betohem të them, thuajse gjithmonë të vërtetën, ose thuajse të vërtetën”.

Chat

Ajo: Vend takimi virtual në internet, në të cilin ëndërrohet të takohet një dashuri e madhe dhe gjen thuajse gjithmonë ndonjë maniak…

Ai: Një bashkëbisedim, që mund të finalizohet me një takim erotik. Për këtë punë njerëzit hyjnë në chat… Por, fatkeqësisht shpesh takohen femra që ëndërrojnë dashurinë e madhe.

Vonesa

Ajo: Në moshë madhore, ajo periudhë në pritje të ciklit menstrual, që provokon një gjendje ankthi. Mund të dyshohet për një shtatzëni të padëshiruar, të dëshiruar, ose ndonjë lloj shqetësimi tjetër.

Ai: Një defekt femëror. Për të kuptuar origjinën e tij, duhet të shkosh në kohë në momentin e vonesës së madhe. Aludohet në momentin e parë, kur përpara altarit. Burri pranoi, tha ‘po’, tashmë nuk ka pse të qahet.

Shopping

Ajo: E përkufizojnë kënaqësinë e të blerit gjëra, veshje, këpucë, etj, sepse ndryshon nga bërja e pazarit, që përfshin të tjera produkte. Kërkon shumë kohë dhe jo domosdoshmërisht shumë para për të shpenzuar. Blerja është gjithmonë një burim gëzimi, por një pjesë e madhe e kësaj kënaqësie qëndron në të shëtiturit nëpër vitrina, të provuarit e fustaneve që nuk blihen kurrë, të gjeturit e rasteve me ulje, etj.

Ai: Emri me të cilin femrat përkufizojnë harxhimin kot të parave. Aktiviteti normal i shpenzimeve tregohet me shprehjen ‘po shkoj të bëj pazar’, ndërsa kur thuhet ‘po shkoj për shopping’, parashikohet një pasdite ‘shkatërruese’ për ekonominë familjare.

Sjelljet e mira

Ajo: Rregullat e edukatës dhe xhentilesës. Sjelljet e mira përfshijnë gjithçka që ka të bëjë në lidhje me marrëdhëniet me të tjerët, që nga mënyra e të sjellit e deri tek gjeste xhentile që e bëjnë të lumtur një femër; përfshihen dhe detyrimet dhe gjërat e ndaluara, për sa i përket sjelljes dhe veshjes.

Ai: Që nga kohët e hershme, gratë e meshkujve vulgarë thonë që duhet të zgjedhësh një mashkull që di të sillet mirë. Ata që të lirojnë vendin, që të puthin dorën, që të servirin verën dhe ujin, dhe që hapin derën e makinës përpara që të hipësh në të. “Do martohesha me të”, mendojnë ndërkohë që tashmë janë martuar me dikë tjetër.


B-revista shqip
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi