Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
10 ushqimet që ua bëjnë lëkurën perfekte People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
10 ushqimet që ua bëjnë lëkurën perfekte People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 ushqimet që ua bëjnë lëkurën perfekte

Shko poshtë

10 ushqimet që ua bëjnë lëkurën perfekte Empty 10 ushqimet që ua bëjnë lëkurën perfekte

Mesazh nga T_o_n_i Fri 11 Jan 2013 - 3:13

Rruga për një lëkurë perfekt kalon nga stomaku. “Kur organizmi humbet ekuilibrin e tij, një prej organeve të para që ndjen pasojat është lëkura”- thotë dermatologia dhe pedagogia e studimeve master për Mjekësi Estetike në Universitetin e Pavias në Itali, Magda Belmontesi.

Ushqimet që ua bëjnë lëkurën perfekte
Stomaku që punon mirë është në bazë të mirëqënies së përgjithshme, por edhe të lëkurës. Të rëndësishme janë Omega3 dhe 6 që sipas studimeve të fundit, mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e diellit dhe tumorit.

Dermatologia, në një intervistë për Huffington Post ka bërë një listë ushqimesh që ndihmojnë në rregullimin e shkëlqimit të lëkurës, elasticitetit dhe hidratimin e saj.

Kosi
Kosi shërben për të mbajtur aktiv florën intestinale dhe rregullimin e funksionimit intestinal. Kjo çon në thithjen më të mirë të ushqimeve dhe shmang shfaqjen e puçrrave.
Çaji jeshil
Është i pasur me antioksidantë shumë të fuqishëm që veprojnë kundër radikaleve të lira dhe stresit oksidativ të shkaktuar nga stresi, ndotja dhe kequshqyerja. Është mirë të pihet pa sheqer dhe i ngrohtë.
Arrat
Përmbajnë Omega3 dhe 6, yndyrna që janë përbërës thelbësor të cipës së qelizave. Gjithashtu kontribuojnë në mbajtjen ulët të nivelit të kolesterolit në gjak duke bërë elastike membranën e qelizave të zemrës dhe të arterieve. E gjitha kjo i dhuron lëkurës shkëlqim dhe kompaktësi. Arrat janë të pasura me vitamin E, një tjetër anti- oksidant i fuqishëm.
Sardelet
Por edhe peshqit shpatë dhe toni janë të pasura me acide yndyrore (Omega3 dhe 6) dhe gjithashtu përmbajnë protesina që janë të rëndësishme për strukturën e lëkurës. Gjithashtu duke qenë se janë burim proteinash përmirësojnë edhe metabolizmin qelizor.
Mishi i kuq
Furnizon me proteina në nivel të lartë ushqyes që janë në bazë të strukturës së lëkurës sepse lëkura është e përbërë nga kolagjen dhe elastin. Pikërisht për këtë mishi i kuq ofron mbështetje, tonifikim dhe kompaktësi. Gjithashtu furnizon trupin me hekur dhe përmirëson oksigjenimin e indeve.
Drithërat
Gruri, thekra, orizi, avena dhe elbi ndihmojë në funksionimin intestinal dhe furnizojnë trupin me anti-oksidantë falë përmbajtjes së tyre me vitamina (grupi B dhe vitamina E), kripëra minerale (hekur, magnez, zink, potas, selen), acide yndyrore dhe përbërës të tjerë bioaktivë. Janë më të mira drithërat integrale që janë më të pasura me fibra dhe ndihmojnë në eleminimin e papastërtive duke e bërë lëkurën më tonike dhe të pastër.
Frutat e perimet e verdha e të kuqe
Papajaja, kungulli, rrepa, speca, limoni dhe portokalli janë veçanërisht të pasura me vitamicë C dhe kanë një funksion anti-oksidant dhe ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit. Gjithashtu janë të pasura me karoten dhe flavonoid që ndihmojë në neutralizimin e radikaleve të lira dhe ndihmojnë nga rrezet ultraviolet, nga të cilat duhet të keni kujdes edhe në dimër sepse janë shkaku kryesor i plakjes.
Makaronat dhe buka
Është gabim të “dënosh” karboidratet sepse furnizojnë me energji qelizore, të nevojshme për rinovimin qelizor. Makaronat dhe buka nëse hahen të shoqëruara me perime të verdha e të kuqe, forcojnë efikasitetin e tyre.
Soja
Është e pasur me isoflavon, një protein vegjetale që lufton kolesterolin, ndihmon në mirëmbajtjen e arterieve dhe qarkullimin, çka jep efektet e veta edhe në lëkurë. Është ideale për gratë duke nisur nga 40 vjeç e lart sepse minimizon aksionin e estrogjenit të prodhuar natyralisht nga trupi, por që nga kjo moshë e në vazhdim pakësohet. Çdo ditë duhet ngrënë të paktën një ushqim me përmbajtje soje, duke nisur nga drithi i zakonshëm në sallatë, kosi i sojës e deri tek fasulet.
Veza
Është një burim i rëndësishëm protesinash, kripërash minerale, por edhe vitaminash, ne veçanti B12 dhe B2. Veza është një burim metabolik dhe energjitik i rëndësishëm që stimulon energjinë qelizore dhe rinovimin e lëkurës.
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi