Këtë javë derbi i Superligës, Besa-Dinamo
2 posters
Faqja 1 e 1
Këtë javë derbi i Superligës, Besa-Dinamo
Java e dhjetë sjell sfidën ndërmjet vendit të parë dhe të dytë në renditje
Të shtunën do të luhet java e dhjetë e Kampionatit Shqiptar të futbollit, edhe kjo javë ashtu si të tjerat, është e shtrirë në datat 7, 8 dhe 9 nëntor për arsye të së drejtës televizive. Në këtë javë ka mjaft përballje interesante ku më e spikatura është ndeshja ndërmjet vendit të parë dhe të dytë në renditjen e kategorisën Superiore. Por edhe ndeshja e Vllaznisë e cila do të udhëtojë për në Korçë për tu ndeshur me Skënderbeun vendas.
Kryesueset
Me një interes shumë të veçantë pritet ndeshja që do të luhet në fushën e Luzit ndërmjet Besës së Kavajës dhe Kryesueses, Dinamos. Të dyja skuadrat vijnë në këtë javë të kampionatit pas kualifikimit pa vështirësi në ndeshjet e kupës dhe të dyja synojnë të marrin tre pikët në këtë ndeshje. Blutë e drejtuar nga Shkëlqim Muça udhëheqin Kampionatin me 23 pikë, pesë pikë më shumë se Besa që ndodhet pas saj. Dinamo udhëton për në Kavajë me një objektiv të vetëm për të fituar dhe për ta bërë më të madhe diferencën me ndjekësit të saj por edhe për t’u treguar edhe supermacinë të tjerëve dhe t’u tregojnë që në këtë sezon nuk ka ekipe që të rivalizojnë me to. Nga krahu tjetër Besa do të kërkojë që të bëjë të kundërtën nga ajo që mendon Dinamo dhe e vetmja pikë e përbashkët e tyre është synimi për tre pikë. Verdhezinjtë kërkojnë të mundin Dinamon dhe t’u tregojnë atyre që janë të vendosur për t’i ndjekur deri në fund.
Të tjerat
Vendi i tretë i renditjes, fierakët e Apolonisë presin në shtëpinë tyre Kastrioti. Këta të dyja ashtu si edhe skuadrat e tjera të Superligës u kualifikuan për në turin dytë, por skuadra bardhëjeshile pas humbjes në ndeshjen e parë kundër Bilishtit u tregua e pamëshirshme duke ia tundur rrjetën plot shtatë herë. Apolonia kërkon maksimumin në këtë takim për t’u ngjitur sa më lart, ndërsa Kastrioti pas rezultateve të mira në ndeshjet e fundit kërkonte njëjtën gjë, vazhdimësinë. Gramori i vendit të fundit edhe në këtë javë duket se do ta ketë mjaft të vështirë për marrë pikë pasi përballë do të ketë Teutën e cila ka bërë mjaft progres në ndeshjet e fundit. Por kolonjarët mbështeten te faktori fushë. Vllaznia udhëton për t’u ndeshur më Skënderbeun ku do kërkojë që t’i largohet zonës së “ftohtë” por vendasit mbështeten te ky i ftohtë për t’i “ngrirë” fare kuqeblutë që po vuajnë mungesën e rezultateve. Tirana pasi mundi Vllazninë një javë më parë tani synon arritjen e objektivave që fillojnë që me Shkumbinin në këtë javë. Ndërsa skuadra tjetër që qëndron në vendin e tretë nga fundi Flamurtari duket se do të ketë një ndeshje të lehtë të paktën në letër ku përballë do të ketë Laçin por në këtë sfidë priten edhe surprizat, ashtu siç i bëri Laçi Vllaznisë.
Java 10, 7-9.11.2009
Apolonia-Kastrioti
Besa-Dinamo
Gramozi-Teuta
Skënderbeu-Vllaznia
Tirana-Shkumbini
Flamurtari-Laçi
Dështon FIFA për të takuar Serbinë dhe Kosovën
Takimi mes Federatave të Futbollit të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e FIFA-s, dhe vetë presidentin e saj, Sep Blater, tashmë është i destinuar të dështojë. Një gjë e tillë është thuajse e sigurt se do të ndodhte. Serbët nuk do të paraqiten në takimin e parashikuar për dje në Zyrih të Zvicrës. Një lajm i tillë është bërë i njohur pikërisht para dy ditësh nëpërmjet një komunikate të dërguar në qendrën e “qeverisë” botërore të futbollit nga ana e drejtuesve të lartë të Federatës Serbe. Në këtë komunikatë janë sqaruar arsyet e refuzimit të ftesës së kreut të FIFA-s. “FIFA hodhi idenë e një takimi të tillë, por Federata e Futbollit të Serbisë e refuzon kategorikisht, lexohet në komunikatën publike të FSS-së. Federata jonë gëzon edhe përkrahjen e UEFA-s, e cila kundërshton organizimin e takimeve të tilla me përfaqësues jolegjitime të një organizate inekzistente.
Bushati thërret talentin Shkurtaj në Kombëtare
Trajneri Shpresave, Artan Bushati, ka publikuar listën me 22 futbollistët që ka grumbulluar për dy ndeshjet eliminatore në Evropianin Under-21, kundër Austrisë dhe Bjellorusisë. Ajo që bie në sy është ftesa që drejtuesi i stolit kuqezi ka rezervuar për talentin e Olimpiakosit, Vasil Shkurtaj. Sulmuesi i talentuar vlerësohet shumë nga trajneri Ziko i skuadrës së madhe helene, ndërsa vetëm pak ditë më parë babai i lojtarit kishte deklaruar se 17-vjeçari do të përfaqësonte vetëm Shqipërinë. Bushati e ka shfrytëzuar menjëherë sinjalin dhe e ka thirrur Shkurtajn në ekip, me gjithë moshën e tij të vogël. Vasil Shkurtaj dhe sulmuesi i Vorskla Poltavës, Ahmed Januzi, janë dy lojtarët e vetëm të grumbulluar që luajnë jashtë vendit. U-21 do të luajë dy ndeshje në shtëpi, me 13 nëntor me Austrinë dhe katër ditë më pas me Bjellorusinë. Pas pesë ndeshjeve, kuqezinjtë kanë grumbulluar vetëm tri pikë dhe renditen të parafundit në Grupin 10.
Kupa e Shqipërisë, më 25 nëntor luhet Turi i Dytë
Pasi ka përfunduar Turi Parë i Kupës, dhe ajo që bie në sy është kualifikimi i të gjitha skuadrave të kategorisë Superiore dhe shpëtimi i Tiranës nga turpi duke mundur Luzin. Në datën 25 nëntor do të luhet Turi i Dytë. Turi i Dytë i Kupës së Shqipërisë propozon çifte interesante si në grupin A ashtu dhe në atë B. Deri tani janë njohur 14 skuadrat e kualifikuara nga turi i parë. Ndeshjet e prapambetura: Laçi-Besëlidhja në grupin A dhe Partizani-Ada në grupin B do të përcaktojnë dhe dy ekipet e tjera. Ndeshjet e para të turit të dytë do të luhen, më 25 nëntor 2009.
TURI I DYTË
GRUPI A
Lushnja-Tirana
Bylis-Dinamo
Kastrioti-Shkumbini
Laçi/Besëlidhja-Besa
GRUPI B
Kamza-Vllaznia
Partizani/Ada-Teuta
Gramozi-Flamurtari
Skënderbeu-Apolonia
Braziliani “Zonjës” shprehet se ekipi tij ka më shumë shanse në Evropë
Diego: Do Të fitojmë Championsin, jo kampionatin
Braziliani mendon se Juventus mund të arrijë suksese të mëdha në Europë, edhe pse Bordoja kryeson në renditjen e grupit A. Lojtari kreativ i Juventus Diego mendon se klubi i tij këtë vit e ka më lehtë ta fitoj Champions League sesa kampionatin.
Mesfushori
Zonja e vjetër aktualisht është në vendin e 2, por ata do të përpiqen që të kryesojnë në Grupin A në ndeshjen kundër Bordeaux e cila do të zhvillohet pas tre javëve, dhe fitorja e Juventus në këtë përballje mund ti ndihmojë në kryesimin e grupit A. “Juventus me lojën që po zhvillon, po tregon se është një ndër ekipet favorite për të fituar Champions League”, tha Diego për “La Gazzetta dello Sport”. “Ne duhet të përqendrohemi në Ligë, por çdo ndeshje në Europë është shumë ë rëndësishme”, shtoi braziliani. Juventus në fundjavë do të ndeshet me Atalanta. Çiro Ferrara për këtë ndeshje ka vetëm një sulmues në dispozicion pas lëndimit të Vinçenzo Iaquintës. Alesandro Del Piero nuk është rikuperuar ende nga lëndimi dhe nuk është i gatshëm për ndeshjen, Amauri është pezulluar ndërsa Giovinco është në dyshim. Ndërsa në fund Diego nuk ka harruar që të falënderojë edhe një herë portierin e skuadrës së tij Bufonin për ndihmën që i ka dhënë skuadrës në ndeshjet e fundit.
Mbrojtësi
Ndërsa mbrojtësi i bardhezinjve Xhorxho Kielini, i cili në ndeshjet e fundit ka qenë një lojtar ndër më të rëndësishmit për ekipin e tij, madje ka qenë deçiziv dhe vendimtar. Ai është shprehur se Interi e meritoi atë fitore kundër dinamos së Kievit por ata duhet ta pranojnë se patën edhe shumë fat. Ndërkohë që mbrojtësi ka folur edhe në lidhje me ndeshjen kundër Atalantës. “Për ne kjo është një pjesë jetike, por duhet të jemi të kujdesshëm sepse nuk do të jetë e lehtë. Unë e di që Juventus nuk ka dhënë akoma atë që mund të japë, e di që skuadra ka akoma më shumë për të dhënë dhe për të dalë në formën maksimale. Pas një fillimi të shkëlqye ekipi e ka ulur ritmin por kjo është si pasojë edhe e mungesave që na ka penalizuar. Ne na kanë munguar lojtarët më të rëndësishëm si Del Piero, Iaquinta, Markisio, Sisoko dhe Cannavaro, këta nuk janë pak”. Ndërsa ai flet edhe për ndeshjen që e humbën në një mënyrë paksa të turpshme ku ata po udhëhiqnin 2-0 Naoli përmbys gjithçka duke fituar në 3-2, po Kielini mendon ndryshe duke thënë se po të kishin fituar 2-0 do të ishte tjetër histori dhe do flitej se Juve është pozitive por ajo ishte vetëm një moment jo i mirë”, ka thënë Kielini.
Morati: Do të mposhtim edhe Barcelonën
Është pak të thuhet se presidenti i Interit, Masimo Morati, ka ngelur i kënaqur nga fitorja e djeshme në fushën e Dinamos së Kievit. Pronari zikaltër i ka hedhur sytë nga ndeshja e Katalonjës ku kërkon një fitore historike edhe në fushën e kampionëve të Evropës. “Tre pikët mund t’i marrim edhe në Barcelonë. Dy ndeshjet e fundit do t’i luajmë për t’i fituar”, u shpreh bosi i naftës në një intervistë pas ndeshjes dramatike. Morati nuk ka lënë pa komentuar edhe takimin e mbrëmjes së mërkurë, duke u shprehur se këtë ndeshje e fitoi grupi i ndërtuar nga Mourinjo. “Duke parë barazimin e Barcelonës, ne mund të na shkonte për shtat edhe një barazim por kemi qenë të pa aftë pasi dukej sikur ishte e pamundur të shënoje. Gjithsesi e kishim thënë se si Barcelona ashtu edhe Interi duhej të kishin frike nga këto skuadra. Rubini është kampion në Rusi dhe ndeshja e kthimit në Milano do jetë shumë e vështirë”, nënvizoi Morati.
Maldini mund të rikthehet te Milan si drejtues
Pasi ka kaluar një jetë duke i shërbyer skuadrës kuqezi, aty e nisi dhe e përfundoi karrierën e tij si futbollist duke fituar jashtëzakonisht shumë me ekipin e tij të zemrës, Paolo Maldini mund të rikthehet si drejtues te Milani. Ish-kapiteni legjendar është shprehur: “Kam dhënë shumë dhe kam marrë shumë. Nëse do të vijë rasti për t’i dhënë diçka pozitive kësaj skuadre unë do të jem gati. Milanin në Itali dhe Evropë? Për momentin skuadra ka gjetur vazhdimësinë si në Champions League ashtu edhe në kampionat, besoj se skuadra kuqezi është mjaft efikase sidomos në Ligën e Kampioneve, gjithashtu nëse bëhet fjalë për ndeshje të mëdha ata janë gjithmonë të rrezikshëm. Champions? Barcelona është ekipi më i fortë, Çelsi i mikut tim Karlo Ançeloti është më kompakt”. Ashtu si Leonardo edhe Maldini mund të jetë një nga trajnerët e ardhshëm të Milanit që mund të ndërtojnë një të ardhme të suksesshme për këtë skuadër.
Tifozët votojnë për largimin e Van Galit si trajner
Ai që para pak ditësh la me gojë hapur mediat duke thënë se është një trajner shumë i përgatitur dhe i denjë për Bajernit e Mynihut, tashmë është vënë në shënjestër të tyre. Bëhet fjalë për Luis Van Gal, karriera e të cilit në Bavari varet në fije të perit pas humbjes 0-2 me Bordonë që veniti shpresat për një kualifikim të mundshëm. Situatën e rëndon fakti se dyshja Toni-Gomes vazhdon të mos shënojë, ndërsa vendi i pestë në renditje nuk është aspak komod. Sipas një sondazhi elektronik te “Bild Zeitung” ku kanë marrë pjesë 50 mijë votues, 75 % e tyre mendojnë se holandezi duhet të largohet. Gazeta “Bild” ka publikuar një faqe të gjithë me foton e Van Gal ku ai e mban kokën poshtë në shenjë dëshpërimi pas humbjes në “Allianz Arena”. po i njëjti mendim mund të jetë edhe në kokën e drejtuesve të skuadrës të cilët e kanë të pa mundur ta kapërdinë një eliminim të mundshëm nga Liga e Kampioneve.
Ronaldo ka filluar t’i besojë magjisë së Hiltonit
Ndoshta është thjesht një rastësi po magjistari spanjoll Pepe nuk ka gabuar ku tha se Kristiano Ronaldo do pësojë një dëmtim të rëndë. Pak javë më parë ai i dërgoi një letër klubit “Merengues” duke e paralajmëruar për rrezikun por askush nuk e besoi. Por pak ditë më vonë, kavilja e futbollistit mister 100 milionë euro, u dëmtua. Për të kryer një vizitë më të specializuar ai udhëtoi drejt Amsterdamit ku u takua me doktorin Kornelis Van Dijk. Reali mban frymën pasi portugezi është ai që i jep oksigjen të pastër skuadrës. Fillimisht u mendua se Ronaldo do luante që në derbin e së shtunës në “Vincente Calderon”. Por me dëmtimin e fundit rrezikon edhe Portugalia që do ta luajë kualifikimin e botërorit në dy ndeshje play-off me Bosnje Hercegovinën. Me Ronaldon në formacionin bazë, Reali e filloi sezonin me 7 fitore në po kaq ndeshje, por dëmtimi i tij krijoi oscilacione në ecurinë e skuadrës së Pelegrinit.

Re: Këtë javë derbi i Superligës, Besa-Dinamo
Besa - Dinamo 0-1 FT
χнσя∂ι ™- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : OnE StEP AhEaD
Postime : 159
Gjinia :
Anëtarësuar : 14/10/2009
Mosha : 44
Hobi : Sa dush..
Similar topics
» mir se erdhe besa ne kete forum
» Inter Milan Derbi
» Derbi i takon Chelseat !
» Premtimi/ Besa e shqiptarit?
» LLP feat. Besa - Burning [2013]
» Inter Milan Derbi
» Derbi i takon Chelseat !
» Premtimi/ Besa e shqiptarit?
» LLP feat. Besa - Burning [2013]
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi