Kaltrina hedh poshtë spekulimet për ndarje
2 posters
Faqja 1 e 1
Kaltrina hedh poshtë spekulimet për ndarje
Kaltrina Selimi i ka përgënjeshtruar spekulimet që po qarkullojnë kohët e fundit, sipas të cilave, ajo është ndarë nga Dritoni, duke thënë se të gjitha thashethemet për jetën e saj private janë vetëm shpifje.
Këngëtarja është duke përgatitur videoklipin e këngës “Nuk ta fal”, të realizuar nga Florent Boshnjaku dhe me tekst të Ilir Beranit që përmban një tematikë dashurie me një tekst mjaft prekës, ndërsa shumëkush e ka lidhur atë me jetën intime të saj.
“‘Nuk ta fal’ është një tekst i punuar nga Iliri dhe nuk ka të bëjë asgjë me jetën time private. Unë vazhdoj të jem e lumtur me Dritonin dhe këto që thuhen për jetën time private mund të jenë vetëm shpifje pa asnjë të vërtetë. Unë vazhdoj të jem bashkë me Dritonin, edhe pse ai jeton në Londër ndërsa unë në Kosovë, dashuria jonë funksionon dhe vazhdon të jetë shumë e fortë. I hedh poshtë të gjitha thashethemet që bëhen për jetën time private”, ka deklaruar këngëtarja për Zëri.
Për më shumë, ajo ka paralajmëruar se pasi të rregullojë dokumentacionin e nevojshëm, do të niset për në Londër ku do të jetojë me partnerin e saj, me të cilin është e martuar.
“Plani primar janë rregullimi i dokumentacionit dhe shkuarja ime në Londër, por një gjë që dua t’ua them adhuruesve është se unë asnjëherë nuk do të ndahem nga kënga. Do të mundohem që gjithnjë për adhuruesit e mi të sjell këngë e videoklipe të mira. Publiku është ai që më ka bërë të jem kështu siç jam sot, pa juve nuk do të arrija deri këtu, andaj i falënderoj të gjithë adhuruesit e mi kudo që janë”, ka shtuar Kaltrina.
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Kaltrina hedh poshtë spekulimet për ndarje
pse esht nda kjo sa e mir esht si kukull pamjen e engjelli ka esht shum shum simpatike
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Ranieri hedh poshtë shanset për titull
» Vazhdojnë spekulimet për Tunën
» Spekulimet për Canën nuk kanë të ndalur
» Te tejkalosh nje ndarje sentimentale
» Dafina Zeqiri mohon spekulimet,nuk jam shtatzënë
» Vazhdojnë spekulimet për Tunën
» Spekulimet për Canën nuk kanë të ndalur
» Te tejkalosh nje ndarje sentimentale
» Dafina Zeqiri mohon spekulimet,nuk jam shtatzënë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi