Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Topçinjtë të butë për kampionin   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Topçinjtë të butë për kampionin   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topçinjtë të butë për kampionin

Shko poshtë

Topçinjtë të butë për kampionin   Empty Topçinjtë të butë për kampionin

Mesazh nga Alberti Sun 13 Jan 2013 - 7:17

Topçinjtë të butë për kampionin

Manchester City ka mbajtur hapin me liderin Manchester United duke fituar derbin e dytë të javës së 22-të në Ligën Premier. Kampioni i Anglisë e ka mposhtur Arsenalin në Emirates me rezultat 2-0.
Vendasit e filluan keq takimin, pasi Laurent Koscielny ndërhyri në Edin Dzekon, për t’u përjashtuar me karton të kuq dhe duke shkaktuar penalti (10’), edhe pse vendimi i gjyqtarit lë vend për të debatuar.

Sidoqoftë, boshnjaku nuk arriti të shënojë nga pika e bardhë, pasi goditjen e tij e mbrojti portieri Wojciech Szczesny.

Mirëpo, James Milner heshti tifozët në Emiratës duke i kaluar mysafirët në epërsi pas asistimit të Carlos Tevez (21’).

Dzeko përmirësoi gabimin e tij duke e dyfishuar rezultatin (32’), ndërsa edhe në këtë gol ishin të përfshirë Milner dhe Tevez.

Pjesa e dytë u përshkua me raste nga të dyja palët, ndërsa me kalimin e minutave tensioni gjithnjë e më shumë shtohej.

Pesëmbëdhjetë minuta pa përfunduar ndeshja, edhe City mbeti me një futbollist më pak, pasi Vincent Kompany u përjashtua me karton të kuq pas ndërhyrjes në Jack Wilshere.

Megjithatë, baraspesha numerike në fushë, nuk u hyri në punë vendasve për të ndryshuar rezultat.

Manchester City mban pozitën e dytë në tabelë, me shtatë pikë më pak se Manchester Unitedi, ndërkohë që Arsenali mbetet në pozitën e gjashtë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi