Shfaqet Armata Kombëtare Shqiptare, fton të rinjtë në mobilizim
Faqja 1 e 1

PRISHTINË - Pas komunikatës për media të Armatës Kombëtare Shqiptare, “Koha Vizion” ka siguruar edhe pamje filmike të një takimi të pjesëtarëve të saj diku në Kosovë. Situata e krijuar në Luginë të Preshevës dhe në pjesën veriore të Kosovës janë pikat, të cilat diskutohen nga njerëz që e quajnë veten eprorë të AKSH-së.
Me një vendim të prerë, AKSH-ja kërkon mobilizim të të gjithë pjesëtarëve, që të jenë të gatshëm të mbrojnë trojet shqiptare. Ata deklarojnë, se kanë armatimin më modern të kohëve të fundit dhe e prezantojnë më shumë nëpërmjet fotografive.
AKSH kërkon mobilizim të pjesëtarëve, që janë të gatshëm për mbrojtje, ndërsa në xhirim urdhrat i jep personi, që thotë se është komandati i njësitit special, Kobra. Ata thonë se kanë armatim modern, por atë e shfaqin përmes fotografive. Pas largimit të komandantit, takimin e vazhdojnë të tjerët “me plane konkrete”.
“Një pjesë e marrë përsipër unë, dy të tjerët për çdo situatë të përgatitur”, dëgjohet të flitet në xhirim, e po ashtu edhe se “snajperistët janë 24 orë në vëzhgim”. KTV ka siguruar edhe një facsimile, të nënshkruar më 9 janar 2012 në Vushtri nga “Komandant Koçaku” dhe “Komandant Klina”, ku kërkohet mobilizimi i pjesëtarëve të AKSH-së.
Paraqitje të AKSH-së, qoftë me komunikata apo me xhirime, ka pasur edhe më herët, sa herë ka pasur tensionime të situatës me shqiptarëve dhe të tjerëve në rajon, por gjithçka ka përfunduar me pompozitete mediatike, për çka shumëkush AKSH-në e ka quajtur edhe “ushtri virtuale”.
(er.nu/BalkanWeb)

Similar topics
» Sa pak lexojnë të rinjtë shqiptarë
» Historiku i Bibliotekës Kombëtare Shqiptare !
» Letërsia shqiptare e Rilindjes Kombëtare
» Ushtria Shqiptare dhe çështja kombëtare
» Letersia Shqiptare e Rilindjes Kombetare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi