Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
ETIKA NË SHKOLLË People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
ETIKA NË SHKOLLË People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ETIKA NË SHKOLLË

Shko poshtë

ETIKA NË SHKOLLË Empty ETIKA NË SHKOLLË

Mesazh nga WebMaster Mon 9 Nov 2009 - 5:53

Ky shkrim mund t’i ishte shtuar fare mirë si koment shkrimit të mëparshëm, por po e nxjerr më vete me shpresë se diskutimi për këtë temë kaq të rëndësishme nuk do të mbetet me kaq.
Nga ana tjetër, ka arsye për ta trajtuar veçmas çështjen e edukimit moral ose qytetar në shkollë, meqë kur flasim për virtyte, vështirë se këto mund t’u kultivohen drejtpërdrejt të rriturve.
Por unë as e përfytyroj dot si mësuesit mund të futen një ditë në klasë dhe të fillojnë t’u thonë fëmijëve që të jenë të drejtë, të ndershëm, të thonë të vërtetën, të ndihmojnë të tjerët, e kështu me radhë; sepse edukimi moral nuk funksionon kështu, por edhe ngaqë shkollës, në këtë pikë, i duhet të konkurrojë me jetën dhe sidomos me mediat.
Fëmija i thith si sfungjer të gjitha vlerat që promovohen e propagandohen nga televizioni, veçanërisht nga programet më të ndjekura, të cilat i shërbejnë atij për t’u ndier pjesë e një grupi – në rastin konkret, grupit që i ndjek ato programe. Mirëpo televizioni sot në Shqipëri shërben kryesisht për të shitur mallra dhe propagandë politike; dhe fëmijët bëjnë mirë t’i rrinë larg.
Një rrugë e sigurt dhe e sprovuar për edukimin moral në shkollë do të ishte nëpërmjet shembullit – këtu vjen në vështrim veçanërisht historia, e shqiptarëve dhe e të tjerëve; Tregimet e moçme shqiptare të Kutelit, ose ndonjë version i përshtatur i Jetëve paralele të Plutarkut do të vlenin më shumë se dhjetë jetë të kaluara para ekranit të TV.
Një mënyrë tjetër e njohur do të ishte pjesëmarrja në veprimtari aventuroze (si ato të boyscouts); por këtyre po vjen duke iu ngushtuar hapësira, kryesisht për shkak të preokupimit obsesiv dhe aq të modës me sigurinë.
E nevojshme është edhe që fëmija ta ndiejë se shkolla është një instrument në shërbim të së ardhmes së tij; por kjo jo në kuptimin material, ose të të fituarit pará.
Të gjitha këto mund të tingëllojnë si broçkulla, në raport me çfarë i kërkojnë sot prindërit shkollës; mirëpo nuk duhet të harrojmë se, në çështje të etikës, prindërit e sotëm janë problemi, jo zgjidhja.
Në këtë kontekst, po më kujtohet tani një pasazh nga një referat mbajtur para pak kohësh në një konferencë të Ministrisë së Arsimit në Prishtinë, ku thuhej:

Edukimi i të rinjve bazuar në një sistem arsimor që identifikon kërkesat e tregut të kohës është ajo që Kosova duhet të arrijë në një periudhë afatshkurtër në mënyrë që të jetë pjesë e vlerave euroatlantike.
Një arsim i orientuar nga “tregu i kohës” përfton ndoshta teknikë të mirë, por jo njerëz të mirë. Megjithatë, atë pasazh mund ta gjesh rëndom në çdo dokument programatik për arsimin, në Tiranë e në Prishtinë; madje në krejt Europën.
Mirëpo problemet e shqiptarëve, sot për sot, janë të ndryshme nga ato që ka Europa. Probleme të ndryshme që kërkojnë zgjidhje të ndryshme.
Një nga këto zgjidhje, që e sugjeroj me dëshirë, është t’i lihet shumë më tepër hapësirë artit dhe krijimtarisë në shkollë – jo vetëm letërsi, por edhe teatër, pikturë, këngë, instrumente muzikore, balet, skulpturë, video, fotografi artistike, instalacione, filma të shkurtër.
Pse pikërisht art?
Sepse arti i zbut njerëzit e ua heq mendjen nga vetja, duke i përfshirë në misteret e padobishmërisë estetike.
Nuk e kam fjalën, pra, për art edukativ, patriotik, moralizues; por art si shprehje të lirisë shpirtërore dhe të dëshirës për të krijuar.
Kam edhe një arsye tjetër – arti është ndoshta mënyra më e sigurt, edhe pse pothuajse delikate, për të zhvilluar imagjinatën te fëmija. Dhe ndoshta përgjigjja për këtë krizë morale që kalojnë shqiptarët sot, mund të gjendet edhe te mungesa e imagjinatës.
Këtu dua të përmend patjetër edhe një ide të thellë të filozofit Yi-Fu Tuan (i njohur ndryshe si gjeograf kulturor), sipas së cilës imagjinata është kyçi i jetës së moralshme; meqë imagjinata na lejon të përfytyrojmë pasojat e akteve tona dhe ta përjetojmë jetën nga pozitat e Tjetrit.
Deri edhe grykësia mund të interpretohet si mungesë imagjinate.
Gjithsesi, një fëmijë shkolle që kalon më shumë kohë duke dëgjuar Mozartin dhe Beatles-at, ose duke i rënë flautit dhe kitarës, ose duke vënë në skenë Shekspirin dhe Sofokliun, ose duke u zhytur në tablotë e Caravaggio-s, Magritte-s ose Picasso-s, do të ketë kohë ta mbështjellë veten me imagjinatë – jo për t’iu larguar botës, por për ta përjetuar më të plotë.
E kotë të shtoj edhe se po të shtohen e të shumohen orët e artit në programet shkollore, do të gjejnë punë edhe ata qindra e mijëra artistë që enden sot rrugëve ose mësojnë alkoolin kafeneve, të papunë ose të punësuar keq.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi