Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:48

Shëndeti është më shumë se mungesa e sëmundjes. Por shpesh herë ne tregohemi të pavëmendshëm ndaj tij, madje edhe kur ndjejmë ndonjë shqetësim. Ndërkohë që një shqetësim sado i vogël nëse lihet pas dore më vonë mund të jetë një problem serioz për shëndetin e çdo kujt. Mënyra tradicionale e kurimit të sëmundjeve jo gjithmonë ka dhënë rezultate pozitive për një kohë të gjatë. Për çdo sëmundje ditë pas ditësh dalin studime të reja, të cilat rekomandojnë edhe mënyra të reja trajtimesh, që falë eksperimenteve kanë rezultuar të suksesshme. Askush prej nesh nuk duhet ti “përbuz” këto njohuri, të cilat mund të jenë tepër të domosdoshme për shëndetin tonë. Sa më shumë të informuar të jemi për shëndetin dhe sëmundjet si dhe trajtimin e tyre aq më të zotë do të jemi për t’ia dal mbanë me sukses problemeve shëndetësore. Në suplementin e sotëm”, i botuar nga revista “TIME” në SHBA ju do të njiheni pikërisht me 100 studimet e fundit të mjekëve dhe shkencëtarëve për trajtimin e shumë sëmundjeve. Por përveç trajtimeve të reja, të cilat mund ti zbatojmë vetë jashtë spitaleve me mënyrën tonë të të jetuarit dhe të ushqyerit ju do të gjeni mjaft këshilla për çdo sëmundje. Ajo që duhet të dijë secili prej nesh është se mënyra e të jetuarit dhe të ushqyerit shpesh bëhet shkak për shfaqjen e shumë sëmundjeve. Nëse bëni një jetë të shëndetshme, zbatoni me përpikmëri rregullat më të domosdoshme për organizmin, mundësitë për të jetuar gjatë dhe pa probleme shëndetësore janë të mëdha. Pas shumë studimesh disavjeçare studiuesit nga vende të ndryshme të botës kanë mundur të nxjerrin, trajtimet e reja, sugjerimet, këshillat për çdo sëmundje. Shkencëtarët theksojnë se, të gjitha përfundimet janë shpallur si rezultat kërkimeve disavjeçare. Në këto studime janë testuar shumë njerëz dhe të kategorive dhe moshave të ndryshme. Sugjerimet që jepen këtu mund t’i zbatoni në jetën tuaj të përditshme pa asnjë dyshim, sepse ato nuk shfaqin as probleme e as efekte anësore. Mbi të gjitha ato bazohen në ligje të natyrës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:48

1. Zemra dhe parkingu

Vendi në të cilin e parkoni automjetin tuaj mund ta rrisë rrezikun për sëmundjet koronare të zemrës. Gjatë një studimi të realizuar në Danimarkë, nga pjesëmarrësit është kërkuar ta parkojnë automjetin e tyre sa më afër ndërtesës ku banojnë dhe ta shfrytëzojnë ashensorin për t’u ngjitur lartë. Vetëm pas dy javësh niveli i triglicerideve është ngritur për 18 për qind. Kjo ka qenë si pasojë e akumulimit të tepërt të energjisë. Nëse të ecurit shmanget nga përvoja e përditshme jetësore, atëherë do të rritet pesha trupore dhe do të grumbullohen yndyrat në gjak. Për këtë arsye automjetin duhet ta parkoni sa më larg, duhet t’i shfrytëzoni shkallët për t’u ngjitur në ndërtesë, pra duhet të ecni sa më shumë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:49

2. Sistemi nervor dhe trashja

Studimi i shkencëtarëve nga Universiteti i Kalifornisë sugjeron se niveli i neurotransmiterëve të serotoninës është kyç për apetitin dhe depozitimin e yndyrave në organizëm. Hulumtuesit pohojnë se sistemi nervor ka ndikim më të madh në mbipeshën sesa shprehitë e veçanta ushqyese. Serotonina në mënyrë të pavarur nga faktorët tjerë kontrollon dëshirën për ushqim, ndërsa më vonë ndikon edhe tek organizmi pas marrjes së kalorive. Në bazë të mendimit të shkencëtarëve, sistemi nervor është rregulluesi kryesor i cili me anë të mekanizmave të veçantë molekular koordinon të gjitha proceset të cilat janë në lidhshmëri me energjinë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:49

3. Muzika e lartë dhe dëgjimi

Të rinjtë të cilët dalin nëpër lokale të zhurmshme ose ata të cilët dëgjojnë muzikë me zë të lartë në dëgjuese, mund të kenë për pasojë dëmtimin e përhershëm të dëgjimit. Sipas një studimi australian, dy të tretat e të rinjve australianë kanë një shkallë të caktuar të humbjes së dëgjimit, ndërsa 70 për qind e të rinjve ndërmjet moshave 18 dhe 34 vjeç, kanë ushtimë apo zukatje në vesh, që mund të jenë shenja të humbjes së një shkalle të dëgjimit. Sugjerimi i ekspertëve është që muzika të dëgjohet me intensitet mesatar të zërit dhe kohëzgjatja e saj të jetë deri në një orë brenda ditës, me qëllim që të pengohet dëmtimi i dëgjimit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:49

4. Prindërit e vjetër - fëmijët e sëmurë

Fëmijët janë dy herë më të rrezikuar nga vdekja, në moshë fëmijërore ose në adoleshencë, nëse prindërit e tyre janë më të moshuar se 45 vjet kur vendosin të kenë fëmijë. Shkencëtarët, të cilët kanë analizuar kualitetet e spermës, besojnë se faktori kryesor është mosha e babait. Në bazë të rezultateve të një studimi të ri britanik, fëmijët të cilët i kanë prindërit më të moshuar se 45-vjeç, janë më shumë të rrezikuar nga sëmundjet e rënda dhe nga vdekja, në krahasim me ata fëmijë prindërit e të cilëve janë të moshave ndërmjet 25 dhe 30 vjet. Sipas shkencëtarëve, fëmijët të cilët i kanë prindërit e moshuar janë të prirë edhe për t’u sëmurë nga sëmundjet kongjenitale, siç janë autizmi, skizofrenia dhe epilepsia.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:50

5. Analgjetikët mbrojnë nga sëmundja Alzheimer

Një studim i ri ka treguar se një numër barnash analgjetike dhe anti-inflamatore kanë ndikim të ngjashëm në zvogëlimin rrezikut për sëmundjen Alzheimer. Studimi i realizuar nga Universiteti amerikan, “John Hopkins”, ka zbuluar se njerëzit të cilët kanë përdorur barna jo-steroide anti-inflamatore, kanë qenë për 23 për qind më pak të rrezikuar për të zhvilluar demencën në krahasim me ata të cilët nuk i kanë përdorur këto barna. Përveç kësaj, studimi i publikuar në revistën amerikane, Neurology, ka treguar se rreziku zvogëlohet ngjashëm me përdorimin e ibuprofenit, naproxenit dhe aspirinës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:50

6. Vera e zezë dhe shëndeti i zemrës

Resveratroli, përbërësi kimik i verës së zezë mund t’i ndalojë ndryshimet e lidhura me plakjen te gjenet të cilat kontrollojnë funksionin e zemrës. Shkencëtarët amerikan nga Universiteti Ësconsin-Madison, besojnë se resveratroli mund t’i shërbejë mbajtjes gjenetike të zemrës së re. Rezultatet të cilat janë publikuar në revistën shkencore, PLOS One, sugjerojnë se resveratroli ka ndikim të ngjashëm me dietën e cila përmban pak kalori, dhe në këtë mënyrë mund të zgjatë jetëgjatësinë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:50

7. Lidhja gjenetike e skizofrenisë

Janë zbuluar gjenet të cilat kanë lidhje me rrezikun më të madh të zhvillimit të çrregullimeve psikiatrike, siç është skizofrenia, çrregullimet bipolare dhe depresioni. Shkencëtarët kanë zbuluar se “gjurmët” e skizofrenisë janë më të shpeshta në disa familje. Në këtë mënyrë, disa nga këto “gjurmë” janë vërejtur te 37 për qind e personave të cilat nuk kanë manifestime klinike të sëmundjes, ndërsa kanë lidhshmëri familjare me personat e sëmurë nga skizofrenia. Ky zbulim i gjeneve të cilët janë të pranishëm te familjarët e shëndoshë dhe të sëmurë, tregon mundësinë e trashëgimit gjenetik të çrregullimeve skizofrenike.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:50

8. Lecitina nga soja dhe alergjia

Në industrinë ushqimore lecitinat shfrytëzohen si emulgatorë dhe stabilizatorë, ndërsa fitohen më së shumti nga soja, pastaj vezët, orizi apo nga farat e lulediellit. Duke marrë parasysh se soja konsiderohet si njëri nga ushqimet që shkakton alergji, gjithmonë ka ekzistuar pyetja nëse personat që janë alergjik në sojë duhet të mos konsumojnë edhe ushqimet tjera që përmbajnë lecitinë. Përgjigjen për këtë pyetje e ka dhënë një studim i shkencëtarëve gjermanë, në të cilin janë analizuar gjashtë lloje të lecitinës nga soja. Rezultatet kanë treguar se lecitina nga soja e pranishme edhe në produktet tjera ushqimorë, nuk është po aq e fuqishme për të shkaktuar alergji siç ndodh gjatë konsumimit të sojës, për këtë arsye rekomandohet që personat të cilët janë alergjikë në sojë, të mos i shmangin ushqimet tjera të cilat përmbajnë lecitinë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:50

9. Antioksidantët dhe kanceri i pankreasit

Konsumimi i ushqimit që përmban antioksidantë, në veçanti pemët dhe perimet, parandalon #@!--)cinomën e pankreasit. Efektin më të madh mbrojtës e ka treguar vitamina E, ndërsa pas saj është vitamina C dhe beta-#@!--)oteni (paravitamina A). Mirëpo, këto rezultate nuk kanë qenë të ngjashme me marrjen e preparateve të këtyre vitaminave dhe antioksidantevë, gjë që tregon se efekt mbrojtës kundër kancerit të pankreasit kanë vetëm antioksidantët e fituar nga ushqimi.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:51

10. Me viruse kundër kancerit

Gjatë hulumtimit për barnat e reja, një grup shkencëtarësh kanë vërejtur se injektimi i disa viruseve me ndryshime gjenetike te personat me #@!--)cionmë të mëlçisë kanë efekt pozitiv. Më të rrezikuar nga #@!--)cinoma e mëlçisë janë bartësit e virusit të hepatitit B, pastaj ata me hepatit C, cirozë të mëlçisë, hematokromatozë, marrje të steroideve etj. Provat me viruse të ndryshuar gjenetikisht janë bërë te 14 të sëmurë me #@!--)cinomë të cilët nuk kanë pasur zgjidhje tjetër terapeutike. Atyre u është injektuar virusi në tumor, ku është shumuar dhe ka shkaktuar vdekjen e qelizave kanceroze, ndërsa ka vazhduar me anë të gjakut dhe limfës duke kërkuar qeliza tjera kanceroze.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:52

11. Ecja ul shtypjen e gjakut

Shkencëtarët koreanë kanë llogaritur ndikimin e të ecurit prej 40 minutash në shtypjen e gjakut, në një studim në të cilin kanë marrë pjesë 23 meshkuj me shtypje të rritur të gjakut. Rezultatet kanë treguar se shtypja e gjakut është zvogëluar si rezultat i ecjes, ndërsa nga ky ndikim pozitiv i ecjes është rekomanduar që të ecet së paku një orë brenda ditës. Ky zbulim mund t’u ndihmojë në veçanti personave të cilët për shkak të llojit të punës nuk mund të ushtrojnë, por vazhdimisht nguten për të arritur nga një takim në tjetrin.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:52

12. Verë kundër artritit

Pesë gota verë në javë janë të mjaftueshme për ta zvogëluar rrezikun nga zhvillimi i sëmundjes reumatike, artriti reumatik për 50 për qind. Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit të cilët kanë pirë alkool me rregull kishin qenë më pak të rrezikuar për zhvillimin e sëmundjes e cila i dëmton nyjat. Hulumtimi është bazuar në 2.750 pjesëmarrës të cilët kanë dhënë informata për mënyrën e tyre të jetesës dhe kanë dhënë mostrat e gjakut për të testuar predispozitën gjenetike për artrit. Rezultatet kanë treguar se personat të cilët kishin qenë duhanpirës dhe të cilët kishin antitrupa të cilët janë shkaktarët kryesorë të kësaj sëmundje, kishin pasur dobi shumë më të madhe nga efekti mbrojtës i alkoolit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:52

13. Depresioni dhe stresi në punë

Sipas një studimi, një e gjashta e rasteve me depresion është pasojë e stresit në vendin e punës, ndërsa femrat përjetojnë më shumë stres në punë sesa meshkujt. Studimi është i bazuar në të dhënat e marra nga anketimi i 1.100 punëtorëve australianë. Kushtet stresuese janë definuar si kombinim i kërkesave të mëdha në punë dhe mundësive të vogla për të kontrolluar mënyrën me të cilët ato kërkojnë të plotësohen. Të dhënat kanë treguar se përmirësimi i kontrollimit të punës, kategorizimin e kërkesave dhe mbështetjen më të mirë nga drejtuesit dhe vetë punëtorët ndaj njëri-tjetrit, do të ketë ndikim më të mirë në zvogëlimin e këtij stresi i cili ndikon në shfaqjen e depresionit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:52

14. Prerja Cezariane e sigurt

Femrat të cilat kanë lindur një fëmijë me prerje Cezariane nuk janë më shumë të rrezikuara për vdekjen e fëmijës tjetër në shtatzëninë e ardhshme. Ky zbulim i ri është në kundërshtim me një studim të mëparshëm, i cili e kishte lidhur prerjen Cezariane me vdekjen e fëmijës së ardhshëm. Hulumtuesit, kanë thënë se studimi i mëparshëm nuk e ka marrë në konsideratë peshën e nënës e cila ka ndikim edhe në prerjen Cezariane edhe në shtatzëninë e ardhshme. Studimi i ri është bazuar në rreth 160.000 femra të cilat kanë lindur me prerje Cezariane, të cilat pastaj janë përcjellë edhe në shtatzënitë e ardhshme duke pasur parasysh të gjithë faktorët tjerë të cilët mund të kenë ndikim në shëndetin e fetusit, diabeti i nënës, pirja e duhanit gjatë shtatzënisë, pesha e nënës dhe hipertensioni.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:53

15. Mango dhe hipovitaminoza A

Mungesa e vitaminës A është një problem i madh në Afrikë, sidomos te fëmijët nën moshën pesëvjeçare. Zgjidhja e mundshme është përdorimi i sasive të mëdha të mangos, të cilat thahen nga rrezet e diellit pas pjekjes. Mango përmban sasi të madhe të #@!--)otenoideve, provitamine të vitaminës A, ndërsa supozohet se në Afrikën perëndimore gjatë një viti bien 100.000 tonelata mango. Shkencëtarët me anë të energjisë diellore kanë tharë katër tonelata mango nga të cilat kanë fituar 360 kg mango me 10 për qindlagështi. Në 100 g pemë të thata ka pasur 4.000 μg beta #@!--)otine.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:53

16. Kremi i ri për psoriazën

Administrata amerikane për ushqim dhe barna e ka miratuar përdorimin e kremit të parë lëkuror i cili kombinon dy terapi të njohura për mjekimin e psoriazës, ndërsa përdoret vetëm njëherë në ditë. Psoriaza është sëmundje kronike e lëkurës që #@!--)akterizohet me ndryshime të skuqura të lëkurës të cilat luspohen dhe kruhen. Taclonex, kombinon dy forma të mjekimit të psoriazës: kortikosteroide për mjekimin e inflamacionit dhe një formë të vitaminës D e cila kontrollon rritjen e shpejtë të qelizave. Taclonex është zbuluar në Danimarkë në vitin 2001 dhe është përdorur në 63 shtete me emrin Dovobet dhe Daivobet, ndërsa tani pritet shitja e tij edhe në SHBA.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:53

17. Kafeja parandalon #@!--)cinomën e lëkurës

Rreziku për tumorin më të shpeshtë te gratë amerikane pas menopauzës mund të zvogëlohet duke pirë kafe, megjithatë këtu nuk përfshihet melanoma malinje. Në Universitetin Shtetëror Wayne të Detroitit është studiuar ndikimi i pirjes së kafesë në #@!--)cinomën e lëkurës në mbi 77.000 femra të moshuara. Hulumtimi është bërë në një afat të gjatë kohor duke filluar nga viti 1990. Ndërsa janë marrë parasysh të gjithë shkaktarët tjerë të mundshëm të #@!--)cinomës, siç janë duhani, alkooli, mosha, BMI dhe ndikimi i ambientit dhe rrezeve të diellit. Pas këtyre analizave, shkencëtarët kanë zbuluar se secili filxhan me kafe në ditë është i lidhur me 5 për qind të zvogëlimit të paraqitjes së #@!--)cinomës së lëkurës. Femrat të cilat kanë pirë gjashtë filxhanë me kafe në ditë kanë qenë për 30 për qind më pak të rrezikuara për #@!--)cinomë të lëkurës në krahasim me fermat tjera.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:54

18. Ushqimet për të lindur djalë

Një studim i ri britanik ka dhënë rezultate befasuese të cilat tregojnë lidhjen e ushqimit me gjininë e foshnjës. Ushqimet e pasura me kalium, siç janë bananet, vaktet e rregullta dhe ngrënia e mëngjesit për çdo ditë me rregull, rrit mundësinë që foshnja juaj të jetë djalë. Rezultatet e këtij studimi, në të cilin janë përfshirë 700 shtatzëna, kanë vërtetuar njohuritë e mëparshme se embrioni mashkull nuk mund të mbijetojë nëse ka mungesë të glukozës, derisa mos ngrënia e rregullt e ushqimit rezulton me rënien e sasisë së glukozës në gjak. Edhe pse ky studim është vërtet interesant, megjithatë nuk do të thotë se nëse dëshironi vajzë të mos hani fare, ose nëse dëshironi djalë të hani vazhdimisht.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:54

19. Beta-#@!--)oteni mbron nga “djegia”

Preparatet me beta-#@!--)otene mbrojnë nga djegia prej rrezeve të diellit edhe atë aq më gjatë, sa më i gjatë të jetë veprimi i preparatit. Mekanizmi i saktë i veprimit nuk është i njohur, mirëpo supozohet se për efektin mbrojtës të tyre është përgjegjëse vetia antioksidante e beta-#@!--)oteneve. Autorët e këtij studimi njoftojnë se është e nevojshme të merren së paku dhjetë javë këto preparate, me qëllim që të plotësohet efekti mbrojtës. Megjithatë efekti i tyre në asnjë mënyrë nuk mund t’i zëvendësojë kremrat e rrezitjes.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:55

20. Vajzat dhe dobitë nga gjiri

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se foshnjat femra të cilat kanë pirë gji janë më pak të rrezikuara për t’u sëmurë nga infeksionet respiratore gjatë vitit të parë të jetesës, në krahasim me foshnjat meshkuj të cilët po ashtu kanë pirë gji. Sipas studimit, vetëm 6 për qind e foshnjave femra të cilat janë ushqyer me gji është dashur të hospitalizohen për shkak të infeksionit, në krahasim me 50 për qind të foshnjave femra të cilat kanë konsumuar ushqim artificial. Ndërsa, 18 për qind e djemve të cilët janë ushqyer me gji dhe ata të cilët kanë marrë ushqim artificial, është dashur të shkojnë në spital për shkak të infeksioneve të rënda respiratore.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:55

21. Tymosja e marihuanës dhe truri

Kënaqësia shumëvjeçare me marihuanë mund të nxis zvogëlimin e pjesëve të rëndësishme të trurit deri në 12 për qind, kanë publikuar shkencëtarët australianë. Incizimet e detajuara të trurit tek 15 të anketuar, të cilët gjatë 20 viteve kanë konsumuar së paku pesë cigare marihuanë në ditë, kanë dëshmuar se hipokampusi i tyre është më i vogël për 12 për qind, derisa amigdala për shtatë për qind, krahasuar me 16 personat në grupin testues, të cilët nuk kanë konsumuar marihuanë. Hipokampusi rregullon memorien dhe emocionet derisa amigdala luan rol në menaxhimin e frikës dhe agresionit. Ata të cilët kanë konsumuar marihuanën kanë kaluar keq edhe në testet e memories, ku u është kërkuar të mbajnë mend një listë prej 15 fjalësh.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:55

22. Parandalimi i osteporozës

Shumë herët është thënë se fëmijët duhet të pinë qumësht për eshtra dhe dhëmbë të shëndoshë. Mirëpo, një studim i ri ka treguar edhe një përparësi shkencore: pirja e qumështit në fëmijëri zvogëlon rrezikun për osteoporozë në jetën e mëvonshme. Shkencëtarët kanë përcjellë shprehitë ushqyese të 12.500 femrave jo shtatzëna. Pas shtatzënisë së një numri prej tyre (rreth 3.000), ka vazhduar përcjellja e statusit ushqyes së tyre dhe fëmijëve të tyre, pas lindjes. Rezultatet kanë treguar se fëmijët të cilët kanë konsumuar më së shumti qumësht gjatë fëmijërisë i kanë pasur eshtrat më të dendur, për këtë arsye shkencëtarët mendojnë se këta fëmijë janë më pak të rrezikuar që në moshën madhore të zhvillojnë sëmundjen e eshtrave, të njohur si osteoporozë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:56

23. Dieta mediterane e shëndetshme

Hulumtimet e mëhershme kanë pohuar se ushqimi tradicional mediteran i pasur me vaj ulliri, drithëra, pemë, perime, peshq, arra, bajame, lajthi, etj., ndërsa i varfër me ushqime të mishit, mbron nga sëmundjet #@!--)diovaskulare. Mirëpo, tani shkencëtarët spanjollë kanë pohuar se e njëjta gjë ndikon pozitivisht edhe në parandalimin e diabetit tip 2. Gjatë një periudhe tetëvjeçare, studiuesit kanë përcjellë shprehitë ushqyese të 13.000 pjesëmarrësve në studim. Rezultatet kanë treguar se rreziku për zhvillimin e diabetit tip 2 është zvogëluar për 83% te pjesëmarrësit të cilët në shprehitë e tyre ushqyese kanë inkorporuar dietën tradicionale mediterane.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:56

24. Mësimi i gjuhëve të huaja

Flisni vetëm shqip? Gjasat që truri juaj të mbetet i kthjellët edhe në pleqëri, nuk janë shumë të kënaqshme. Njerëzit të cilët flasin dy gjuhë në moshë të shtyrë, mund ta ruajnë më gjatë mendjen e mprehtë. Testimet kanë treguar se personat që kanë folur dy gjuhë kanë reaguar më shpejt se ata që kanë folur një gjuhë. Sipas studimit, njerëzit që flasin dy gjuhë, gjithmonë mund të zgjedhin se me cilën gjuhë do të shërbehen, ashtu që në komunikimin e përditshëm truri i tyre duhet të vendosë se me cilën gjuhë do t’i drejtohen bashkëbiseduesit, që që e lehtëson të menduarit. Kjo gjimnastikë trunore, shfrytëzon trurin dhe parandalon ngadalësimin e proceseve të lidhura me planifikimin dhe koncentrimin, që është shumë e shpeshtë në moshë të madhe.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:56

25. Ndarja dhemb vetëm dy muaj e gjysmë

Një hulumtim i realizuar nga Universiteti i Northwesternit ka treguar se dalja nga një lidhje romantike shërohet shumë më shpejt se që është menduar. Ekspertët i kanë përcjellë studentët të cilët kanë qenë në lidhje së paku dy muaj, dhe pas ndarjes ata i kanë pyetur se si i parashikojnë javët e ardhshme. Shumica prej tyre kanë pohuar se do të vuajnë disa muaj. Më së keqi janë ndier ata të cilët janë braktisur dhe ata të cilët kanë qenë shumë të dashuruar. Megjithatë të gjithëve u është dashur një kohë e barabartë për t’u shëruar plotësisht nga zemra e thyer, mesatarisht dhjetë javë, dyfish më shkurtë nga sa ata vetë kanë pritur.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:56

26. Qumështi natyror është më i mirë

Qumështi i lopëve, të cilat rriten në fermat organike, është më i shëndetshëm. Një grup studiuesish kanë zbuluar se lopët të cilat kullotin kullosën e freskët dhe tërfilin, japin qumështin me kualitete më të mira, i cili përmban më shumë acide yndyrore të nevojshme, antioksidantë dhe vitamina, në krahasim me lopët të cilat ruhen në fermat konvencionale. Hulumtimet kanë treguar se në qumështin e lopëve të cilat kullotin jashtë, gjendet i pranishëm një acid shumë i nevojshëm yndyror, acidi linolinik (CLA9) me përqendrim prej 60 për qind.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:56

27. Sëmundjet reumatike mjekohen vonë

Ekspertët kanë njoftuar se personat me sëmundje reumatike zakonisht e fillojnë mjekimin shumë vonë, ndërsa nganjëherë kjo është arsye e mos njohjes së sëmundjes. Personat me ënjtje të dhimbshme të njërës ose disa nyjave, duhet ta vizitojnë reumatologun në afat kohor prej gjashtë javësh nga paraqitja e simptomave. Po i njëjti rekomandim i kushtohet edhe atyre të cilët kanë nyje të shtangura për së paku gjysmë ore pas zgjimit nga gjumi në mëngjes. Sipas rezultateve të disa hulumtimeve të fundit, vetëm 64 për qind e pacientëve të sëmurë nga artriti reumatoid mjekohen në mënyrë të rregullt, ndërsa pjesa tjetër nuk i përcjellin rekomandimet mjekësore dhe nuk e përdorin terapinë më rregull.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:56

28. Vaji i ullirit dhe sëmundjet e zemrës

Vaji i papërpunuar i ullirit shërben si mjekim shtesë për sëmundjet të zemrës. Gjatë një studimi, pacientëve me sëmundje të qëndrueshme të zemrës iu kanë dhënë nga 0.5 dl vaj ulliri për dy ditë. Njëri grup i pacientëve kanë marrë vaj ulliri natyral, ndërsa tjetri vaj të rafineruar, duke pasur parasysh se vaji i papërpunuar ka më shumë fenole, të cilët janë antioksidantë të fuqishëm. Rezultatet kanë treguar se vaji natyral i ullirit ka vepruar si anti-inflamator, dhe për pasojë, nivelet e IL-6 dhe proteinës C reaktive kanë qenë të ulëta. Kjo ka qenë arsyeja që autorët e këtij studimi e rekomandojnë vajin e papërpunuar të ullirit për sëmundjet inflamatore dhe autoimune të zemrës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:56

29. Ushtrimet në punë

Instituti për Shëndetësi i Qeverisë Britanike (NICE) ka pohuar se punëdhënësit duhet ta përmirësojnë shëndetin e të punësuarve duke i inkurajuar ata të jenë fizikisht aktivë. Sipas NICE, punëdhënësit duhet të kërkojnë nga punëtorët e tyre që të vijnë në këmbë ose me biçikletë në punë, në vend se me autobus. Tjera rekomandime të NICE janë nxjerrjet e pllakateve nëpër mure të vendit të punës ku do të ketë udhëzime të shfrytëzimit të shkallëve në vend të ashensorëve. Sipas NICE, punëtorët të cilët janë më aktivë, kanë më pak probleme shëndetësore, më rrallë e shfrytëzojnë pushimin mjekësor dhe kanë më pak aksidente në punë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:57

30. Shkaktarët e akneve te femrat

Aknet paraqiten kur gjëndrat dhjamore të lëkurës prodhojnë më tepër substanca yndyrore të quajtura sebum. Sebumi mund t’i mbyll poret në lëkurë duke shkaktuar kështu rritjen dhe shumimin e baktereve, të cilat shkaktojnë ndryshime në lëkurë. Paraqitjen e akneve mund ta nxisin shkaktarë të ndryshëm. Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Humane ka dhënë listën e nxitësve të mundshëm: Ndryshimet hormonale gjatë pubertetit ose gjatë ciklit menstrual; Ndryshimet në statusin hormonal të shkaktuar nga terapia zëvendësuese hormonale me kontraceptivë ose nga menopauza; Disa barna, përfshirë ata të cilët nxisin epilepsi dhe depresion; Makijazhi; Shtypjet e ndryshme apo ndrydhjet e lëkurës; Prirja familjare për akne.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:57

31. Gjysmë ore kundër kancerit

Vetëm gjysmë ore në ditë ushtrime u nevojiten meshkujve për ta zvogëluar rrezikun e vdekjes nga kanceri. Mënyra e shëndetshme jetësore, e cila përfshin ushtrimet e rregullta, ndihmon në parandalimin e së paku gjysmës së të gjitha formave të kancerit. Hulumtimi i ri jep fakte konkrete të cilat tregojnë se meshkujt të cilët ushtrojnë në mënyrë të rregullt, kanë mundësinë më të vogël për të vdekur nga kanceri, por edhe nëse e fitojnë sëmundjen, mbijetesa te ata është më e gjatë. Ekspertët kanë analizuar 40.700 meshkuj dhe kanë zbuluar se gjysmë ore ecje ose ngasje të biçikletës në ditë, e rrit mbijetesën nga kanceri për 33 për qind.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:57

32. Fëmijët dhe vitamina D

Fëmijët kanë nevoja ditore prej 2.000 IU (njësi ndërkombëtare) të vitaminës D, që është dhjetë herë më shumë sesa sasia e rekomanduar prej 200 IU. Shkencëtarët kanë zhvilluar dy studime: një studim të gjatë dhe një të shkurtër, te fëmijët e moshave, ndërmjet 10 dhe 17 vjet. Në studimin e shkurtër kanë marrë pjesë 25 nxënës të cilët gjatë tetë javëve kanë marrë nga 2.000 IU vitaminë D në ditë. Ndërsa në studimin e gjatë kanë marrë pjesë 340 nxënës të cilët po ashtu kanë marrë nga 2.000 IU vitaminë D në ditë, mirëpo në një periudhë prej një viti. Rezultatet kanë treguar se të gjithë fëmijët të cilët kanë marrë nga 2.000 IU vitaminë D në ditë, kanë arritur vlerën optimale të nevojshme për shëndetin e mirë të eshtrave dhe të gjithë organizmit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:57

33. Shopingu dhe disponimi i mirë

Psikologët kanë vërtetuar se në momentet kur jemi të frikësuar, sidomos personat të cilët i mundon kompleksi se nuk janë të rëndësishëm, jemi të prirë që ngushëllimin ta gjejmë në ushqim të ëmbël apo në shoping. Në një studim, të anketuarve u është ofruar të shkruajnë nga një ese në lidhje me vdekjen ose shkuarjen te stomatologu. Rezultatet kanë treguar se të anketuarit më nivel më të ulët vetëbesimi kanë ngrënë më shumë biskota gjatë këtij procesi, ndërsa kanë blerë edhe më shumë gjëra në këtë kohë. Shkencëtarët besojnë se personat me më pak vetëbesim konsumojnë më shumë ushqim ose dalin më shpesh në shoping, dhe në këtë mënyrë dëshirojnë t’i ikin ballafaqimit me atë që nuk pëlqejnë dhe që ia kanë frikën.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:57

34. Mbipesha u falet më lehtë meshkujve

Rritja mesatare e peshës trupore rezulton me diskriminim shoqëror ndaj femrave, mirëpo jo edhe ndaj meshkujve. Vlerat e dëshirueshme të indeksit të masës trupore (BMI) janë ndërmjet 18.5-25 kg/m2 (vlera optimale është 22 kg/m2). Një hulumtim nga Universiteti i Yale ka treguar se femrat me BMI nga 27 kg/m2 e më lartë janë të diskriminuara në punë ose kanë probleme në raportet me rrethin. Ndërsa meshkujve u ndodh e njëjta gjë kur e kanë indeksin e peshës trupore nga 35 kg/m2 e lartë. Autorët e studimit kanë zbuluar se diskriminimi për shkak të peshës trupore është shumë më i shpeshtë sesa diskriminimi gjinor.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:58

35. Dëmet e duhanit mes grave

Lënia e duhanit mund të shpëtojë jetën e shumë njerëzve. Një studim i kryer mes grave që pijnë duhan tregon se lënia e tij pakëson dukshëm rrezikun e prekjes nga sëmundje vdekjeprurëse brenda 5 vjetëve të ardhshëm. Studimi tregoi se 20 vjet pas lënies së duhanit rreziku i vdekjes nga sëmundjet #@!--)diovaskulare pakësohej edhe më shumë. Sipas studimit, kur organizmi pastrohet nga #@!--)cinogjenet që hyjnë në trup nëpërmjet tymit të cigares, organizmi është në gjendje të riparojë veten. Liz Rajlly, e cila e la duhanin në vitin 2002, thotë se pas kaq shumë vjetësh është në gjendje të marrë frymë lirisht. Tani ajo këshillon gratë e tjera që të lënë duhanin.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:58

36. Vaksinimi jo i rregull dhe sëmundjet

Lija, shytat, kolla e mirë; këto sëmundje dikur të rënda e ndonjëherë vdekjeprurëse tashmë janë një kujtesë për fëmijët e sotëm. Por këto sëmundjet ngjitëse po kthehen përsëri dhe fëmijët janë më të pambrojtur sesa mendohej ndaj sëmundjeve të tilla. Në këto përfundime arrin një studim i kryer nga Qëndra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve. Studimet tregojnë se edhe një ndryshim i vogël në dozen e vaksinës mund të ketë ndikim të madh. Për shembull, fëmijët që shmangin një doze të vaksinës së poliomenitit shpesh nuk kanë imunitet ndaj kësaj sëmundjeje. Ekspertët thonë se prindërit duhet të sigurojnë që fëmijët e tyre t’u nënshtrohen vaksinimit të plotë dhe në kohë, sepse edhe mosbërja në kohë e vaksinës, është njësoj si mosvaksinim.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:58

37. Vegjetarianët e rinj

Ushqimi vegjetarian ose ushqimi i cili anon nga vegjetarianizmi, ofron parametra më të mirë për shëndetin #@!--)diovaskular. Megjithatë, për shkak të shmangies së ushqimeve me prejardhje shtazore, adoleshentët kanë pasur sasi të ulët të vitaminës B12 në gjak. Edhe studimet tjera kanë treguar se adoleshentët vegjetarianë kanë ushqim më të rregullt në krahasim me jo-vegjetarianët. Mirëpo, është mirë të dihen arsyen e kalimit në ushqim vegjetarian, sepse adoleshentet nga njëherë me anë të vegjetarianizmit i fshehin çrregullimet e ushqyerjes.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:58

38. Humbja në peshë dhe dobësimi i eshtrave

Humbja në peshë rezulton edhe me dobësimin e eshtrave për shkak të zvogëlimit të ngarkesës. Acidet omega-3-yndyrore kanë ndikim pozitiv në indin eshtëror. Shkencëtarët kanë bërë një eksperiment i cili për bazë e ka pasur çështjen, nëse preparatet shtesë të acideve omega-3-yndyrore gjatë fazës së dobësimit mund ta parandalojnë humbjen e masës eshtërore. Disa vullnetarë me mbipeshë, brenda tetë javësh e kanë zvogëluar marrjen e energjisë në 30 për qind, ndërsa kjo ka rezultuar me humbjen e peshës trupore për 5 për qind. Gjatë kësaj periudhe të dobësimit, ata kanë marrë kapsula me vaj peshku ose ushqim peshku (losos) disa herë në javë, të cilët kanë qenë të pasur me acide omega-3-yndyrore. Rezultatet kanë treguar se preparatet shtesë të acideve omega-3-yndyrore nuk kanë arritur t’i ndalojnë ndryshimet e pritura në metabolizmin e indit eshtëror.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Alberti Thu 17 Jan 2013 - 10:58

39. Kakao për diabetikët

Një filxhan kakao e pasuruar me sasi shtesë të antioksidantëve mund ta përmirësojë funksionimin e enëve të gjakut te personat me diabet. Studimi i fundit ka treguar se konsumimi ditor i tre filxhanëve me lloje të kakaos të cilat përmbajnë sasi më të madhe të antioksidantit flavanol, mund ta kthejë funksionin normal të enëve të gjakut për vetëm një muaj. Flavanolet, janë antioksidantë të pranishëm në disa pemë dhe perime, çajin e gjelbër dhe verë, ndërsa shkencëtarët besojnë se ndikimi i tyre në sistemit vaskular bazohet në lidhjen e tyre me oksidin e azotit, lidhje kimike e cila është e rëndësishme për zgjerimin dhe ngushtimin e enëve të gjakut.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve Empty Re: 100 këshilla speciale për kurimin e sëmundjeve

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi