Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Paniku – A mund të shërohemi prej tij? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Paniku – A mund të shërohemi prej tij? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Paniku – A mund të shërohemi prej tij?

2 posters

Shko poshtë

Paniku – A mund të shërohemi prej tij? Empty Paniku – A mund të shërohemi prej tij?

Mesazh nga Nella Fri 25 Jan 2013 - 1:01

Shumë persona vuajnë nga ky shqetësim që shfaqet krejt papritur, në situatat më të papërshtatshme. Falë ndihmës së një psikoterapeuteje do të arrini të kuptoni më mirë arsyet që shkaktojnë krizat e panikut dhe si mund të kurohen ato
Takikardi, marrje mendsh, të vjella, vështirësi në frymëmarrje, djersitje, të dridhura, konfuzion dhe humbje e kontaktit me realitetin. Këto janë disa prej shenjave të panikut, patologji që po përhapet gjithnjë e më shumë. Shumë persona vuajnë nga këto shqetësime, të cilat shfaqen papritur gjatë situatave më të papërshtatshme, kur je në kinema, supermarket, rrugë etj. Por për çfarë bëhet fjalë saktësisht dhe cili është shkaku i këtij problemi psikologjik që sa vjen e rritet? Për ta kuptuar më në thelb situatën, një psikoterapeute shpjegon mekanizmat nxitës të panikut.
Doktoreshë, kush vuan më shumë nga krizat e panikut?
Kjo është një patologji që prek kryesisht femrat. Arsyet kryesore janë dy: gratë janë mësuar t’i tregojnë gjithnjë shqetësimet e tyre, ndryshe nga burrat, të cilët në përgjithësi e kanë më të vështirë të flasin për veten dhe frikat e tyre. Përveç kësaj, gratë moderne janë më të ngarkuara dhe të stresuara. Duhet të bëjnë shumë punë në të njëjtën kohë. E gjithë kjo shkakton stres që mund të shfaqet edhe përmes krizave të panikut.
Cilat janë situatat ose mjediset më të predispozuara për kriza paniku?
Ato që përcaktojnë perceptimin e humbjes së kontrollit, siç është aeroplani. Kjo është një situatë ku subjekti është plotësisht në duart e dikujt tjetër, të cilit duhet t’i besojë medoemos. Ose për shembull në radhët e gjata në autostradë, ku ndjesia e parë është paniku, sepse nuk ka një rrugë tjetër për të shpëtuar, apo në ashensor, sallë kinemaje, mjediset e perceptuara klaustrofobike.
Por cila është arsyeja kryesore që shkakton krizat e panikut?
Krizat e panikut janë shenja të problemeve të brendshme, janë shfaqje të një të keqeje të thellë, shpesh edhe të një vuajtje të madhe që lidhet me humbjen e një personi të dashur, problemet në punë ose, vështirësitë e shumta, të cilat u shfaqen të gjithë njerëzve gjatë procesit të rritjes.
A ka faktorë të jashtëm që ndikojnë në nxitjen e krizave të panikut?
Po, në përgjithësi janë të gjitha ngjarjet traumatike, por edhe ndjenja e pasigurisë që karakterizon këtë moment historik që nxit ankth dhe panik. Është ndjenja që nuk di se çfarë do të ndodhë nesër, për shkak të krizës ekonomike, të problemeve të mëdha që po përjeton tregu i punës, pasiguria, destabiliteti, elemente që janë të pranishme te secili prej nesh. Natyrisht që as organizata shoqërore e bazuar te një egocentrizëm dominant nuk na ndihmon. Narcizismi dhe mungesa e solidaritetit kërcënojnë vazhdimisht mirëqenien tonë.
Ç’duhet bërë gjatë momenteve që shfaqen krizat e panikut?
Gjëja e parë që duhet të bëni është të merrni frymë ngadalë dhe thellë, duke i mbushur mushkëritë me ajër dhe duke hapur diafragmën, me mendjen e ngulitur vetëm te frymëmarrja.Më pas përpiquni të mendoni diçka të bukur dhe pozitive, duke e bindur veten se nuk do të ndodhë asgjë e keqe. Në qoftë se e ushqeni ankthin me mendime të llojit: “Jam duke vdekur”, të jeni të bindur se është mënyra më e mirë për të pasur kriza paniku. Nëse gjendeni në situata mbytëse dhe nuk keni mendësi ajrosjeje, atëherë dilni menjëherë jashtë në mjedis të hapur, ose kur jeni në makinë hapni pak xhamin e dritares.
A mund të shërohesh nga krizat e panikut?
Po, por për t’ia dalë mbanë duhet të kërkoni ndihmë pa ju ardhur turp. Kur vuani nga krizat e panikut nuk do të thotë se jeni i dobët, i paaftë ose pak i zgjuar. Por nuk është as çështje vullneti ose force. Krizat e panikut duhen kuruar përmes një psikoterapie të përshtatshme, ose përmes metodës që përdor lëvizjet e syrit dhe forma të tjera të nxitjes ritmike majtas/djathtas për të trajtuar çrregullimet e lidhura drejtpërdrejt me përvojat e kaluara dhe vështirësitë e tanishme. Në qoftë se 6-8 muaj mund të jenë të mjaftueshëm për të kuruar simptomat, 2 ose 3 vjet janë të domosdoshme për të shkatërruar bazën e problemit.
Nella
Nella
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 195
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/01/2013
Mosha Mosha : 33

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Paniku – A mund të shërohemi prej tij? Empty Re: Paniku – A mund të shërohemi prej tij?

Mesazh nga An0nim Fri 25 Jan 2013 - 1:07

Ne nje atak paniku, ankthi fillon papritur dhe shume shpejt ngrihet ne nivele te papara. Personi djersin, ndjen perzierje, dridhet, dhe ka prbleme frymemarrje. Pulsi i tij duket se po çahet dhe zemra po ashtu. Te ardhur per te vjedhe, dhimbje ne kraharor, ndjenja te keputjes se pergjithshme, dhe te nxehta apo te ftohta jane te zakonshme. Ketyre njerezve bota mund t'ju duket e pavertete dhe jashte trupit te vet ( derealizmi ) ose vete atyre mund t'ju duket vetja e pavertete dhe sikur kane humbur kontrollin e vetes apo po çmenden ( depersonalizim ). Mbi te gjtiha ato mund te kene ndjenjen e paaftesise per tu larguar - ata do te humbin kontrollin, do te çmenden ose do te vdesin. Ne fakt te tille paciente edhe pse e kane degjuar qe nuk kane asgje kur kthehen nga spitali kane serisht friken se mos i ze ndonje atak zemre. Mendimet e tilla katastrofike e dallojne çrregullimin e panikut nga çrregullime te tjera te ankthit. Nje atak paniku zakonisht zgjat disa minuta, por mund te zgjase edhe me ore. Kur mbaron personi ndihet jashtzakonisht i lodhur, sikur te kishte mbijetuar nje eksperience traumatike. Mund te ndodhe nje here ne jave ose edh eme shpesh.

Kemi 2 lloje ataku paniku. Ataket e papritura, te palidhura me ndonje situat apo stimul specifik. Atake situacionale, ndodhin ne pergjigje te disa situatave si psh nje gjarper. Sipas DSM-IV nje person ka çrregullim paniku kur ai/ajo ka atake te papritura paniku, te shoqeruara nga probleme sjellore ose psikologjike - si frike e vazhdueshme nga ataket e tjera, shqetesim mbi pasojat e atakeve, ose ndryshime dmth-nese ne sjellje.
Ndodh qe njerzit me çrregullim paniku nuk jan ene gjendje te shkojne gjekundi - pune , kinema, supermarket etj. duke pasur frike se ndonje atak do ti zeje ato ne mes te rruges. Disa nuk dalin fare nga shtepia. Ky eshte nje komlikim i çrregullimit te panikut qe quhet "agorafobia" ose "frika nga vendet e populluara".
Ka shume raste sipas DSM-IV e liston agorafobine si nje komplikim te çrregullimit te panikut; por ajo klasifikohet edh me vete, pasi shume paciente jane vlersuar te mos kene vuajtur nga çrregullim paniku. Ka dhe shume te tjere qe te mos kene vuajtur asnjehere nga agorafobia dhe te jene diagnostikuar me çrregullim paniku.

Kjo pra ishte nje shpjegim me i hollesishem i ketij çregullimi per te cilin une solla edhe nje rast per ju te cilin mund ta gjeni ne kete teme: Studim Rasti - Ju gjeni diagnozen !!!

Nuk kemi te bejme me:

Çrregullim ankthi te pergjithsuar ka keto dallime me Çrregullimin e panikut:

1-) Simptomat e tyre jan ete ndryshme. Simptomat e çrregullimit te ankthit te pergjithsuar sugjerojne hiperaktivitet te SNQ, kurse simptomat e çrregullimit te panikut duken te lidhura me aktivizimin e SNA.
2-) Çrregullimi i ankthit te pergjithsuar ka nje zhvillim me gradual dhe me kronik se çrregullimi i panikut.
3-) Kur i shohim preçedentet e ketyre çrregullimeve ne nje familje ato ndryshojne. Mendohet se psh kushurinjte e pare vuajne nga i njejti çrregullim.
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi