Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Cfare duhet te dine femrat per parate People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Cfare duhet te dine femrat per parate People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cfare duhet te dine femrat per parate

4 posters

Shko poshtë

Cfare duhet te dine femrat per parate Empty Cfare duhet te dine femrat per parate

Mesazh nga Nella Fri 25 Jan 2013 - 22:09

Kur bëhet fjalë për gratë dhe financat nganjëherë ka një disbalancë mes as asaj që femrat dinë dhe mënyrës si veprojnë, aftësisë së tyre për të fituar dhe mungesës së fitimeve nga ana e tyre, pushtetit që kanë mundësi të zotërojnë dhe pafuqisë që vihet re në veprimet e tyre. Ekspertja financiare, Suze Ormon ofron dhjetë këshilla që femrat duhet të kenë parasysh kur vjen puna tek paratë. Femrat janë të dhembshura ndaj atyre në nevojë.

Në vend që të dëgjojnë arsyen ato e neglizhojnë atë që është e dukshme dhe bëjnë gabime emocionale parash. “Nëse një i afërm, një mik a një njeri i dashur u thotë që ka nevojë për një shumë parash hua, atyre u vjen zor ta refuzojnë edhe nëse ato para u duhen”, thotë ekspertja, Suze Orman. Ndaj mendoni dy herë para se të thoni po, kur u kërkojnë para. Nëse një mik apo pjesëtar i familjes ju kërkon që të nënshkruani një kredi për të është më mirë të thoni jo.

Ekspertja ekonomike thotë se më shpesh ndodh që huamarrësi të paguajë me vonesë këstet e kredisë dhe ju rrezikoni të humbisni para ose t’ju ulen pikët e kredisë prej tij, edhe pse nuk jeni përgjegjëse për kredinë. Është më mirë që të mos rrezikoni dy vetë mbi të gjitha. Nëse nuk keni para mjaftueshëm për të kursyer për universitetin e fëmijëve dhe për pensionin tuaj, atëherë pensioni fiton përparësi. Siç shpjegon ekspertja Suze Orman në librin e saj “Fermat dhe paratë”, femrat mendojnë të ndihmojnë fëmijët për të paguar universitetin apo dasmën.

Por nëse dilni në pension pa para të kursyera për veten, do bëheni barrë për fëmijët tuaj. Ekspertja, Suze Ormon shprehet se femrat ua dorëzojnë partnerëve çështjet financiare të familjes sepse ose kanë frike ose janë dembele. Të jesh në kontroll të fatit tënd financiar kërkon të jesh pjesëmarrës aktiv e jo duke paguar faturat, por edhe duke parashikuar rastet e duhura për të investuar. “Bëni një hap të tillë e do e shihni sa do e ndihmojë kjo lidhjen tuaj”, thotë Suze. Mos e trajtoni veten sikur jeni në shitje. Nëse nuk mund të vini një vlerë reale të asaj që bëni kjo u ul vlerën edhe ju personalisht. Suze Ormon shprehet se femrat kanë tendencën të zhvlerësojnë atë që bëjnë. Kjo krijon një rreth vicioz. “Nëse zhvlerësoni atë që bëni edhe ata përreth jush do ju zhvlerësojnë ju.

1. Dëgjoni zërin e arsyes

Femrat janë të dhembshura ndaj atyre në nevojë. Në vend që të dëgjojnë arsyen ato e neglizhojnë atë që është e dukshme dhe bëjnë gabime emocionale parash. “Nëse një i afërm, një mik a një njeri i dashur u thotë që ka nevojë për një shumë parash hua, atyre u vjen zor ta refuzojnë edhe nëse ato para u duhen”, thotë ekspertja, Suze Orman. Ndaj mendoni dy herë para se të thoni po, kur u kërkojnë para.

2. Mos nënshkruani kurrë kredi për dikë tjetër

Nëse një mik apo pjesëtar i familjes ju kërkon që të nënshkruani një kredi për të është më mirë të thoni jo. Ekspertja ekonomike thotë se më shpesh ndodh që huamarrësi të paguajë me vonesë këstet e kredisë dhe ju rrezikoni të humbisni para ose t’ju ulen pikët e kredisë prej tij, edhe pse nuk jeni përgjegjëse për kredinë. Është më mirë që të mos rrezikoni dy vetë mbi të gjitha.

3. Kurseni për veten në fillim

Nëse nuk keni para mjaftueshëm për të kursyer për universitetin e fëmijëve dhe për pensionin tuaj, atëherë pensioni fiton përparësi. Siç shpjegon ekspertja Suze Orman në librin e saj “Fermat dhe paratë”, femrat mendojnë të ndihmojnë fëmijët për të paguar universitetin apo dasmën. Por nëse dilni në pension pa para të kursyera për veten, do bëheni barrë për fëmijët tuaj.

4. Mos ia lini financat tuaja në dorë partnerit

Ekspertja, Suze Ormon shprehet se femrat ua dorëzojnë partnerëve çështjet financiare të familjes sepse ose kanë frike ose janë dembele. Të jesh në kontroll të fatit tënd financiar kërkon të jesh pjesëmarrës aktiv e jo duke paguar faturat, por edhe duke parashikuar rastet e duhura për të investuar. “Bëni një hap të tillë e do e shihni sa do e ndihmojë kjo lidhjen tuaj”, thotë Suze.

5. Mos e vini veten në shitje

Mos e trajtoni veten sikur jeni në shitje. Nëse nuk mund të vini një vlerë reale të asaj që bëni kjo u ul vlerën edhe ju personalisht. Suze Ormon shprehet se femrat kanë tendencën të zhvlerësojnë atë që bëjnë. Kjo krijon një rreth vicioz. “Nëse zhvlerësoni atë që bëni edhe ata përreth jush do ju zhvlerësojnë ju.

6. Mbroni asetet tuaja

Rregulli bazë është që ju të keni të drejta të plota mbi asetet tuaja përgjatë gjithë jetës. Nëse partneri ju sillni para në martesë dhe partneri juaj sjell borxhe me vete përgatituni të humbisni ato që keni fituar përgjatë gjithë jetës. Sipas ekspertes, Suze Ormon jo gjithçka që njerëzit mbartin në martesë ndahet automatikisht.

7. Mos fajësoni

Dy nga peshat më të rënda që mbartin femrat janë pesha e turpit dhe tendenca për të fajësuar. “Nëse nuk keni besim në aftësitë e tuaja mbi menaxhimin e parave mos e fshihni këtë për shkak të turpit dhe t’ua transferoni vendimet të tjerëve. Ju fajësoni shoqërinë, prindërit apo bashkëshortin. Faji ju bën të pafuqishme dhe droja vetëm sa ju pengon”, thotë Suze Ormon.

8. Kujdesuni për paratë tuaja

Femrat kujdesen shumë për njerëzit dhe gjërat që janë të rëndësishme për to. Ndaj kujdesuni për paratë ashtu siç kujdeseni për partnerin, prindërit, miqtë, fëmijët, lulet, rrobat. Mbajini paratë si gjithë gjërat e tjera të pazëvendësueshme në jetë. Gjeni mënyra të mençura për të investuar, kursejini dhe mos i harxhoni me gjëra të pavlera.

9. Bëni zgjedhjet e duhura

Jepini pushtet vetes aq sa mund t’i jepeni. Pushteti vjen nga ajo që jeni ju e jo nga ajo që keni dhe transformimi fillon me mënyrën se si i lejoni të tjerët t’u trajtojnë. Bëni atë që është e duhur e jo atë që është më e lehtë. Në këtë formë do të mund të bëni zgjedhjet e duhura financiare, që edhe pse në fillim mund të jenë të vështira do u sjellin frytet e duhura më vonë në kohë.

10. Vërini vetes qëllime

Ekspertja e ekonomisë dhe autorja e librit “Paratë dhe femrat”, Suze Ormon thotë, “Mbani mend që të mblidhni gjithë kurajën që duhet dhe të vini nën fre frikën tuaj për t’u marrë me çështje parash. Vërini vetes një qëllim mbi atë që doni të arrini dhe mos dëgjoni askënd që u thotë se nuk mund t’ia dilni mbanë. Ecni përpara me avash dhe duke u bazuar në llogaritje të sakta”, shprehet Ormon.
Nella
Nella
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 195
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/01/2013
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cfare duhet te dine femrat per parate Empty Re: Cfare duhet te dine femrat per parate

Mesazh nga WebMaster Sat 26 Jan 2013 - 10:02

Hmmm shum gjera duhet te dim sidomos se si te shpenzohet edhe ne menyre te drejte .
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cfare duhet te dine femrat per parate Empty Re: Cfare duhet te dine femrat per parate

Mesazh nga Ariel Fri 1 Feb 2013 - 2:14

Po po...harxhoje paren o njeri se parja do harxhu
Shendet te kemi une e ti e shpirtin e gezum... hihihi
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cfare duhet te dine femrat per parate Empty Re: Cfare duhet te dine femrat per parate

Mesazh nga Burrelsja Sat 18 May 2013 - 21:17

10. Vërini vetes qëllime

Ekspertja
e ekonomisë dhe autorja e librit “Paratë dhe femrat”, Suze Ormon thotë,
“Mbani mend që të mblidhni gjithë kurajën që duhet dhe të vini nën fre
frikën tuaj për t’u marrë me çështje parash. Vërini vetes një qëllim mbi
atë që doni të arrini dhe mos dëgjoni askënd që u thotë se nuk mund
t’ia dilni mbanë. Ecni përpara me avash dhe duke u bazuar në llogaritje
të sakta”, shprehet Ormon.
shum e bukur kjo

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 29
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cfare duhet te dine femrat per parate Empty Re: Cfare duhet te dine femrat per parate

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi