Mashkulli - fjalë, femra - fjalorë
2 posters
Faqja 1 e 1
Mashkulli - fjalë, femra - fjalorë
Të dashurosh pa parakushte do të thotë plotësisht t'i lëshohesh dashurisë dhe të mos e kushtëzosh atë, pra, ta pranosh partnerin ashtu si është, edhe në qoftë se dëshpërohesh. Ky është qëndrimi i femrave, gjë që është në kundërshtim me sistemin mendor të meshkujve. Meshkujt për çdo problem kanë njëfarë plus - minus liste. Ata çdo mendim e analizojnë, plus për atë, minus për këtë, plusat në të majtë, minusat në të djathtë... Më tepër plusa paska dhe kjo është dashuri.
Në jetën e çdo mashkulli ekziston një femër e cila ia ndryshon jetën, ia bën më të suksesshme ose ia shkatërron, e ndihmon ose e saboton. Po ashtu kjo vlen edhe për jetën e femrave. Shumë njerëz janë munduar ta kuptojnë botën dhe makinerinë e sistemit mendor të femrave, por shumica prej tyre hoqën dorë e na mbetën fjalët e tyre, siç thotë një fjalë popullore, se ato lindën tri ditë para djallit. Edhe te ne, shqiptarët, pleqtë thonë se një femër është gjysmë djalli, ndërsa dy femra janë dhjetë djaj. Duket se diçka duhet t'i kenë bërë femrat meshkujve kur janë shkruar gjithë ato rreshta për natyrën e tyre. Mjafton vetëm të shikohet leksikoni i aforizmave, dhe vendin më të madh në të do ta zënë femrat. C. D. Grabbe thotë se femrat shikojnë thellë, ndërsa meshkujt larg. Dallimet mes femrave dhe meshkujve janë dhe do të jenë mjaft të theksuara, ku, sipas shkencëtarëve e hulumtuesve, e tërë kjo është si pasojë e veçantisë së strukturës së trurit të femrës dhe atij të mashkullit.
Që të vërtetohen dallimet mes trurit të femrës dhe të mashkullit, në universitetin e Tel-Avivit (Izrael) u kryen disa eksperimente dhe hulumtime. Mes tjerash, u vërtetua se femrat më mirë se meshkujt kuptojnë tërësinë e marrëdhënieve të ndryshme të ndërlikuara. Ato mendojnë në mënyrë kompleksive, sepse në to është e lidhur më mirë ana e djathtë dhe e majtë e trurit. Më të mirë në kuptimet dhe koncepcionet janë meshkujt, pra, më shumë se femrat merren me ndarjen, veçimin e problemit nga tërësia e problematikës.
Truri i mashkullit është 10% më i madh se i femrës. Në aspektin statistikor, për po aq më të madhe e ka edhe masën e trurit. Mirëpo, në asnjë rast kjo nuk do të thotë se meshkujt janë më të mençur se femrat. Foshnjat femra kanë trurin e njëjtë në sasi sikur meshkujt foshnje, mirëpo gjatë tri vjetëve të para të jetës truri i meshkujve rritet më shpejtë. Edhe pse të njëjtë në princip, truri i mashkullit dhe i femrës dallojnë për nga hipotalamusi, i cili për nga dukja e jashtme ndryshon në bazë të gjinisë. Kjo pjesë e trurit është vend komandimi, qendër për seksualitet, eufori, depresion dhe të gjitha disponimet në tërësi që mund të lajmërohen në njeriun. Te meshkujt hipotalamusi aktivizohet çdo katër orë duke derdhur sasi të caktuara të hormoneve të ndjenjave. Ky ritëm është më i shkurtër te femrat që para së gjithash ndryshon në varësi nga menstruacionet. Para fillimit të muajit lunear, kohëzgjatja e aktivitetit të hipotalamusit është në çdo 90 minuta, duke arritur pastaj dalë nga dalë ritmin katër orësh.
Si te meshkujt, ashtu edhe te femrat, truri është ai që rregullon jetën emocionale duke lëshuar hormonet e caktuara. Te meshkujt kjo ndodh në ritëm të caktuar e të fortë, për këtë edhe jeta emotive e këtyre është më stabile. Te femrat, sidomos para menstruacioneve, ky ritëm kryhet nga lartësitë qiellore të kënaqësisë e deri në shqetësim dhe mjerim. Dr. Moir thotë se gjinitë nuk janë të njëjta as për nga aftësia e të mbamurit mend. Dallimi është vërtetuar biologjikisht: meshkujt mendojnë në mënyrë abstrakte (anojnë kah abstraktiviteti më tepër), ndërsa femrat në mënyrë intuitive. Meshkujt më tepër mendojnë se janë dominantë, mirëpo, femrat kanë aftësi që të sillen më mirë me ta se sa që është anasjelltas. Kjo shkencëtare angleze, pos tjerash, thotë: "Te meshkujt ndonjëherë nga seksi lind dashuria, ndërsa te femrat, nga dashuria - seksi" .
Deponimet e përvojave që do të mbahen mend kryhen në mënyrë të njëjtë nga të dy gjinitë. Gjatë kësaj zgjedhën informatat që shprehin interesim në regjionet e ndryshme të trurit e që më vonë do t'i nevojiten personit. Ky nuk është proces në të cilin nuk merr pjesë vetëdija, pra, njeriu nuk mund të zgjedh se ç'do të palohet në kujtesën e tij. Prandaj, edhe gjatë deponimit të informatave për kujtesë ekzistojnë porosi të dyfishta. P.sh. femrës i intereson moda dhe në trurin e saj do të deponohet një numër i madh i informatave mbi veshjen, për shkak të së cilës ajo lëshon informata tjera të rëndësishme. Prandaj, nuk është çudi që meshkujt më tepër dhe më mirë mbajnë mend informatat nga lëmet tjera. Si shembull mund të marrim këtë: çifti bashkëshortor bisedon për personin të cilëve nuk iu kujtohet emri. Dhe mashkulli thotë: "E di ai që ka një Mazda kabrio të kuqe me drita që hyjnë brenda", ndërsa femra thotë: "Po, më kujtohet ai, i cili në retrovizor mban kukullën Barbi me fustan pika-pika të kuqe!"
Shpesh meshkujt nuk kuptojnë atë se femrat mendojnë në mënyrë më kompleksive. Në këtë aspekt ata janë më të thjeshtë. Dihet se ana e djathtë e trurit udhëheq me emocionet dhe ndjenjat. E majta me gjuhën folëse dhe intelektin. Femra para se ta shpreh mendimin, mes dy gjysmave të trurit të saj aktivizohen me miliona lidhje. Dy gjysmat e trurit të gjinisë më të bukur funksionojnë bashkërisht - pa konkurrencë. M’u për këtë paraqiten probleme te meshkujt, kur mundohen t'i kuptojnë ato. Procesi i mendimit te ata rrjedh ndryshe. Ata mendojnë bardh e zi, sepse të dy gjysmat e trurit të tyre janë konkurrentë të përhershëm - me ta udhëheqë koka. Gjatë testimit të 200 personave në Tel- Aviv, shkencërisht u vërtetua se gjatë zgjidhjes së detyrës femrat kanë pasur të dyja pjesët e trurit në aktivitet të punës, përderisa meshkujt në veprim patën vetëm anën e majtë. Kjo u vërtetua me matjet e rrymave trunore.
Interesante është të theksohet se meshkujt më shpesh se femrat gënjejnë. Kjo ndodh ngase në nëndije frikohen se mos nuk janë mjaft të suksesshëm. Psikologët thonë se gënjeshtrat tipike të meshkujve janë relikte nga e kaluara gjuetareske e tyre, ngase gënjeshtrat mbi sasinë e gjuetisë edhe atëherë kanë ekzistuar. Femra nuk vuan nga ky kompleks i mos suksesit. Kur ajo gënjen, këtë e bën shumë më mirë se mashkulli, dhe në mënyrë tipike femërore, duke e përjetuar gënjeshtrën. Ndryshim tjetër mes gjinive është se femrat mund të dashurojnë pa parakushte. Studentët e universitetit të Kalifornisë kanë anketuar me qindra meshkuj e femra me pyetjen: Pse dashuroni partnerin tuaj? Një numër i femrave u përgjigj: "Thjesht e dua!", pas mendimit për kohë të caktuar, përderisa meshkujt pa menduar fare i kanë treguar arsyet e dashurisë së tyre. Ata ndjehen në mënyrë lineare (dydimenzionale) dhe për këtë janë më të thjeshtë. Femrat janë më kompleksive. Kur vendos ajo të dashurojë, dashuron përherë, ndërsa dashurojnë me ndërprerje, ngaqë në ndërkohë kanë edhe punë të tjera.

Femrat nuk mund t'i ndajnë ndjenjat. Ato ose i pranojnë ose i hedhin ato. Në trurin e tyre arsyeja dhe emocionet në vend se të kundërshtohen njëra me tjetrën, ato komunikojnë reciprokisht mes veti.
Edhe gjatë seksit ndryshon mënyra e regjistrimit të sinjaleve mes gjinive. Shumë psikologë mjaft lirë përgjigjen në këtë pyetje. Seksi, sipas tyre, te femrat nuk ndodh në mes të këmbëve, por mes dy veshëve. Pra, kjo është çështje e trurit dhe si e tillë, e vetmja gjë e përbashkët për të dy gjinitë. Te meshkujt ngacmimet erotike rrjedhin nga sytë (shikimi në ndonjë vajzë të bukur), pastaj nga prekja e lëkurës (ledhatimi, puthja), gjë që në tru provokon tajimin e testosteronit (hormonit mashkullor seksual i cili më pastaj kujdeset për gjërat tjera - për fortësimin e rrjedhjes së gjakut në gjenitale si dhe ereksionin). Femrat nuk reagojnë aq thjesht. Për ato nevojiten më shumë ngacmime optike. Ato, p.sh. i ngacmon ekzaltoidi, materie me erë moshuzi, të cilin ë tajojnë meshkujt e që vetë nuk e perceptojnë me shqisën e ndijimit. Te femrat shumëçka mund të ngjallë dëshirën për seks: muzika e vërtetë, ledhatimi në vende të qëlluara, fjalët e vërteta dhe çdo gjë që është më tepër se një simpati lakuriqe ndaj partnerit.
Në bazë të të dhënave statistikore, sa i përket inteligjencës, padyshim del se meshkujt janë tejet më inteligjent se femrat. Në bazë të disa test - detyrave është vërtetuar se për një vajzë me inteligjencë bukur të zhvilluar vijnë 13 meshkuj gjenialë. P.sh. djaloshi dhjetëvjeçar Majkëll Kernej nga Alabama në SHBA ka koeficientin 200 të inteligjencës dhe tash studion. Mirëpo, në anën tjetër nëse merret parasysh se llogaritjet statike për kullën e Ajfellit i bëri vajza Sofi Zhermen, pastaj teorinë e relativitetit për të cilën Ajnshtajni mori çmimin Nobel, qe ide e gruas së tij, dhe të gjitha të hollat jozyrtarisht ia dhuroi asaj, del se ka përjashtime nga rregullat. Mirëpo, megjithatë këto raste mund të quhen: femër me mënyrën mashkullore të mendimit Po ashtu ka edhe raste të meshkujve me mënyrën femërore të mendimit.

Re: Mashkulli - fjalë, femra - fjalorë
Ja një mahi të vogël lidhur me femrat dhe meshkujt:
Dëshira e burrit
Burri vrapon si i çmendur pas divorcit me gruan e tij të pestë, dhe duke vrapuar therret:
Burri: “O Zot, o Zot… ku je”. Dikur më vonë i shfaqet para syve Zoti.
Zoti: “Çka po më kërkon” – e pyet burrin e dëshpëruar
Burri: “Ma bëjë të lutem o Zot, një auto udhë me shumë shirita nga këtu
në Australi, se duka të ikë duke vrapuar dhe të mos ndalem”.
Zoti: Po, e bëjë, mirëpo ka shumë punë, logjistikë, duhet shumë njerëz
t’i shpronësoj nga pronat e tyre… a nuk ke ndonjë tjetër dëshirë më të
thjeshtë?”
Burri: “Po kam, të lutem më ndihmo t’i kuptoj gratë. Është e pasta që po ndahem nga ajo…”
Zoti: “Hmmmm… a e deshe auto udhën me katër apo me gjashtë shirita?”

Burrelsja- I/e Përjashtuar
- Vendbanimi : Burrel
Postime : 603
Gjinia :
Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha : 29
Hobi : Smogxhije
Similar topics
» Mashkulli duhet ta di "Femra nuk e refuzon seksin" .
» Kush eshte me i zgjuar mashkulli apo femra...
» Mashkulli dhe femra, te njejte ne shoqerine Shqiptare?
» Takohen femra e mashkulli më i shkurtër në botë
» femra me inteligjente se mashkulli,tashme eshte e dimostruar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi