Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si funksionon kenaqesia?  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si funksionon kenaqesia?  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si funksionon kenaqesia?

3 posters

Shko poshtë

Si funksionon kenaqesia?  Empty Si funksionon kenaqesia?

Mesazh nga WebMaster Wed 30 Jan 2013 - 8:00


Çfarë e ndez pasionin?
Gjithçka ka lidhje me kiminë: kur kënaqim nevojat tona, të çfarëdo lloj natyre qofshin ato, truri çliron dopaminën, neurotransmetuesi që aktivizohet kur përjetojmë emocione të forta, duke na dhënë një ndjenjë të mrekullueshme kënaqësie. “Junk fond”, marijuana, vodka, seksi, lojërat e fatit na bëjnë të ndihemi mirë, por në fakt kanë shumë efekte anësore për shëndetin tonë. Pse ndodh kjo? “Shumë studime kanë treguar se ekziston një lloj harmonie në nivel neuronesh mes vesit dhe virtytit”, shpjegon David Linden, docent i neuroshkencave në universitetin “John Hopkins” dhe autor i librit “Busulla e kënaqësisë”. Në një konferencë të fundit, studiuesi është përpjekur të hedhë dritë mbi qarqet cerebrale të kënaqësisë, duke u bazuar si te zbulimet e fundit shkencore, ashtu edhe anekdotat zbavitëse, ku kishte qenë edhe vetë protagonist.
“Në vitin 1998, kur isha me pushime në Bangkok u përballa me pyetjet e çuditshme të një shoferi vendas, i cili ndërsa më shoqëronte në hotel, më pyeste me tone të ndryshme zëri nëse doja të bëhesha grua, burrë, tranvestit, ushtar, etj.”, tregon profesori. “Duke lënë mënjanë paligjshmërinë e pyetjeve, kishte diçka që i bashkonte ato oferta. Çfarë, do të pyesni ju? Shumë e thjeshtë: vesi. Në fund të fundit, vetë vesi është një kërkesë e përsëritur e kënaqësisë”, shton ai. Ndër burimet kryesore të kënaqësisë është sigurisht edhe seksi. “Kënaqësia na tërheq, na nxit, ndonjëherë kthehet në fiksim. Nuk dimë ta shpjegojmë me fjalë, por arritja e orgazmës është diçka e lindur dhe i ka rrënjët shumë të thella”, shpjegon neuroshkencëtari.
 
Ana e errët e kënaqësisë
Të gjitha veprimet që aktivizojnë qarqet e kënaqësisë janë në gjendje të zhvillojnë varësinë, prandaj ne krijojmë varësi ndaj diçkaje. Këtu ndikojnë edhe faktorët gjenetikë (për 40%), përvoja e jetës, stresi. Studimet kanë treguar se varësia që meshkujt kanë ndaj alkoolit është ulur 4%, ndaj kanabisit 8%, heroinës 25%, duhanit 80%. Linden thotë se në qoftë se do t’u kërkonim tre subjekteve që janë të varur ndaj lojërave të fatit, heroinës dhe seksit, të përshkruanin ndjesitë e tyre nëse do të privoheshin nga manitë e tyre, asnjëri nuk do të ishte në gjendje të kuptonte se nga çfarë vareshin më parë. Kjo ndodh se trajektoret janë të ngjashme, si për efektet që japin ashtu edhe për faktin se janë në gjendje të ndryshojnë përgjithmonë qarqet e kënaqësisë.
 
Esencializmi që gjendet te secili prej nesh
Pse preferojmë më shumë një pikturë origjinale sesa një të rreme? Cila është arsyeja që bluza e George Clooney, në një ankand paguhet më shumë, në qoftë se është e palarë? Shumë e thjeshtë, sepse qeniet njerëzore janë esencialiste dhe bindjet që kanë në lidhje me një objekt ndikojnë ndryshe në perceptimin e tij. Këtë e thekson edhe Paul Bloom, profesor i psikologjisë dhe shkencave konjunktive në “Yale University”, sipas të cilit, arti pasqyron aspektet universale të natyrës njerëzore. Gjithmonë origjinalja është më e bukur se kopja e përkryer, sepse është fryt i një akti krijimi, jo talenti teknik. “Krahasimi më i mirë për kënaqësinë është arti, sepse energjia që të jep është e njëjtë me atë të seksit dhe ushqimit”, thotë psikologu.
 
Mësoni mënyrën e gjetjes së lumturisë
Sipas ekspertëve, varësia është gjithashtu një proces mësimi: mund të kthehesh tek e njëjta gjë sepse e di që ajo është burim kënaqësie. Ky mekanizëm funksionon edhe te kafshët. “Në Etiopi, disa kafshë ushqehen me kokrra të papjekura kafeje, sepse kanë mësuar që kafeina u shkakton ndjenja kënaqësie; gjallesa të tjera ushqehen me fruta të thartuara, sepse marrin prej tyre alkoolin; kafshë të tjera parapëlqejnë kanabisin. Në Siberi, drerët dimërorë kërkojnë kërpudhat halucinogjene dhe pasi i kanë ngrënë, ndiejnë ndryshim dhe eksitim”, përfundon Linden. Por nuk janë vetëm veset që e aktivizojnë mirëqenien tonë. Studimet kanë treguar se edhe aktiviteti fizik, apo gjestet e mira (si bamirësia apo kujdesi për të tjerët), aktivizon qarqet e kënaqësisë./portalb/
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si funksionon kenaqesia?  Empty Re: Si funksionon kenaqesia?

Mesazh nga CuN@BosS/ Wed 30 Jan 2013 - 10:32

ka lloj lloj nezjesh ,mjafto mos ti kthesh kurrizin noten se ruhesh nga para e i kujtohesh atij qe ka ne i ven mrapa Si funksionon kenaqesia?  1978673218
CuN@BosS/
CuN@BosS/
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : - Shijak -Albania
Postime Postime : 6010
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/01/2009
Mosha Mosha : 42
Hobi Hobi : + Programator @ iNfO!-

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si funksionon kenaqesia?  Empty Re: Si funksionon kenaqesia?

Mesazh nga Anakonda Wed 22 May 2013 - 6:01

Mësoni mënyrën e gjetjes së lumturisëSipas
ekspertëve, varësia është gjithashtu një proces mësimi: mund të
kthehesh tek e njëjta gjë sepse e di që ajo është burim kënaqësie. Ky
mekanizëm funksionon edhe te kafshët. “Në Etiopi, disa kafshë ushqehen
me kokrra të papjekura kafeje, sepse kanë mësuar që kafeina u shkakton
ndjenja kënaqësie; gjallesa të tjera ushqehen me fruta të thartuara,
sepse marrin prej tyre alkoolin; kafshë të tjera parapëlqejnë kanabisin.
Në Siberi, drerët dimërorë kërkojnë kërpudhat halucinogjene dhe pasi i
kanë ngrënë, ndiejnë ndryshim dhe eksitim”, përfundon Linden. Por nuk
janë vetëm veset që e aktivizojnë mirëqenien tonë. Studimet kanë treguar
se edhe aktiviteti fizik, apo gjestet e mira (si bamirësia apo kujdesi
për të tjerët), aktivizon qarqet e kënaqësisë.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si funksionon kenaqesia?  Empty Re: Si funksionon kenaqesia?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi