“Shqiptaret pa viza, vijne si turiste e behen hajdute!”
Faqja 1 e 1

Alarm për lëvizjen e lirë pa viza të shqiptarëve drejt Italisë. Faktikisht, pa viza dhe pa kontroll. Kështu, duke parë shtimin e vjedhjeve e rrëmbimeve, të rritura paralelisht me arrestimin e shqiptarëve, Shoqata italiane e Funksionarëve të Policisë i ka bërë thirrje qeverisë italiane për të rikthyer “sa më shpejt format e kontrollit në kufi”. Nuk bëhet fjalë aspak për racizëm, siç siguron sekretari i shoqatës, Antonio Fusco, por vetëm një konstatim në bazë të të dhënave objektive, sidomos në Toskanë, duke parë atë që ka ndodhur që prej 2011-s, për të vazhduar gjatë 2012-s dhe me fillimin e 2013-s. Po përse lidhet shtimi i krimeve me praninë e shqiptarëve? “Mjafton të evidentosh disa të dhëna – thotë Fusco -. Nga 2011-a janë shtuar krimet si vjedhjet e rrëmbimet. Nga 2011-a, Shqipëria e Bosnja janë pjesë e traktatit Schengen, kështu shtetasit e tyre mund të hyjnë në Itali, me një pasaportë biometrike, pa nevojë për vizë. Nga 2011-a janë shtuar arrestimet, edhe në flagrancë, të hajdutëve e rrëmbyesve shqiptarë pa leje qëndrimi, por që kanë ardhur rregullisht në Itali për arsye...turizmi”.
Por kur hynë, nuk kanë detyrimin për të treguar se ç’të ardhura kanë? “Ligji parashikon që në kufi duhet të tregojnë një adresë dhe të tregojnë se kanë fonde të nevojshme për periudhën e qëndrimit. Mirëpo, rrallë personeli është në gjendje të kryejë kontrolle kaq specifikë. Sigurisht që kush hyn me arsyetimin e “turizmit”, nuk duhet të punojë. Ndërsa kush gjen punë, duhet të kthehet në Shqipëri e të kërkojë një leje qëndrimi”. Ndërkohë që si është e mundur të verifikohet se një shqiptar qëndron vetëm 3 muaj në Itali për turizëm? “Me një vulë në pasaportë kur hyn në vendin tonë. Por jo gjithmonë kjo vendoset. Ja përse është e nevojshme që qeveria të rikthejë sa më shpejt të paktën një formë minimale të kontrollit në kufi. Mjafton të detyrojë turistin që të tregojë se zotëron një gatishmëri ekonomike që përputhet me udhëtimin që do të kryejë, apo të tregojë edhe se ku do të qëndrojë. Italia nuk duhet të tregohet më kaq shumë tolerante”.

Similar topics
» Shqiptarët pa viza në Evropë
» 15 dhjetor 2010, ora 00:01: shqiptarët pa viza në Europë
» Perse Shqiptaret nuk mund te behen Terroriste?
» Lëvizja pa viza vazhdon normalish
» Krishtlindjet do ta gjejnë Shqipërinë pa viza

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi