Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqiptarët pa viza në Evropë  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqiptarët pa viza në Evropë  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarët pa viza në Evropë

+3
bobi 10
AlBora
WebMaster
7 posters

Shko poshtë

Shqiptarët pa viza në Evropë  Empty Shqiptarët pa viza në Evropë

Mesazh nga WebMaster Mon 8 Nov 2010 - 5:19

Shqipëria ka fituar sot me një vendim unanim liberalizimin e vizave, duke i dhënë fund ëndrrës dhe perpjekjeve 20-vjecare për levizje të lire në Europë. Te mbledhur ne Bruksel, ministrat e Brendshëm vendosen unanimisht heqjen e regjimit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën.
Pas votimit pritet botimi i vendimit në Fletoren Zyrtare të Bashkimit Europia.Vendet e Bashkimit Europian, të cilat bëjnë pjesë në zonën Shengen, kanë marrë siguri nga Komisioni Europian se Brukseli do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në këto vende, që përfitojnë nga heqja e vizave.

Liria me vizat do të jetë për 3 muaj, më pas për shtetasit që shkelin rregullat do të ketë penalizime. Lëvizja do të jetë për çdo shtet të zonës Shengen, përveç Britanisë dhe Irlandës. Komisioni i BE-së i ka kërkuar Tiranës zyrtare dhe Sarajevës zyrtare t’ua bëjnë të qartë qytetarëve të tyre se udhëtimi pa viza nuk është një biletë për azil ose qëndrim në BE, pas problemeve që u përball Europa me azilkërkuesit e Maqedonisë vitin e kaluar.

Fajon: Respektoni rregullat

Një nga protagonistet e ketij procesi eshte edhe Tanja Fajon, eurodeputetja sllovene njekohesisht raportuese per Shqiperine, e cila e shtyu fort deri ne fund vendimin per liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnjën.

“Unë jam e lumtur, kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët të cilët prej mesit të dhjetorit do të mund të lëvizin të lirë. Ky proces është i rëndësishëm dhe ka me vete përgjegjësi. Shtetasit shqiptarë nuk duhet të shkojnë në vendet e zonës shengen për azil apo të shkelin afatin 90-ditor”, tha Fajon.

Ndërsa për Kosovën, Fajon kërkoi më shumë punë për të përfituar edhe ajo nga liberalizimi i vizave dhe për të mos qëndruar vendi i fundit në rajon i izoluar.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiptarët pa viza në Evropë  Empty Re: Shqiptarët pa viza në Evropë

Mesazh nga AlBora Mon 8 Nov 2010 - 5:23

erdha ne shqiperi une te behem shtetase e shqiperis ;)
AlBora
AlBora
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : prishtina
Postime Postime : 2297
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/10/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiptarët pa viza në Evropë  Empty Re: Shqiptarët pa viza në Evropë

Mesazh nga WebMaster Mon 8 Nov 2010 - 5:29

Mire se te vish te presim me krahe hapur :gocebukur:
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiptarët pa viza në Evropë  Empty Re: Shqiptarët pa viza në Evropë

Mesazh nga bobi 10 Mon 8 Nov 2010 - 5:43

ERMELIND

s'ci dot une te ti te dalim te kater :roll:
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiptarët pa viza në Evropë  Empty Re: Shqiptarët pa viza në Evropë

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 8 Nov 2010 - 5:46

E mer se Ermelinden se arrin ti...sepse UK nuk eshte ne EU dreqi..ama afer komshi behemi... ;)
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiptarët pa viza në Evropë  Empty Re: Shqiptarët pa viza në Evropë

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 9 Nov 2010 - 9:23

Ç’duhet të keni parasysh para se të udhëtoni pa vizë

Gazeta " Panorama " boton sot të plotë të gjitha detajet për një udhëtim pa vizë në vendet e BE-së, si dhe penalitetet që do të jepen ndaj qytetarëve, të cilët shkelin rregullat e Unionit.

Lëvizja pa viza drejt hapësirës Shengen mbërriti edhe për qytetarët e Republikës së Shqipërisë

Duke filluar nga data 15/12/2010, qytetarët e Republikës së Shqipërisë nuk do të kenë nevojë për vizë për të udhëtuar në 25 prej shteteve anëtare të Bashkimit Europian, si dhe në 3 shtete të tjera jo-anëtare të BE-së, pjesë të zonës Shengen. Qytetarët e Republikës së Shqipërisë, që kanë një pasaportë të vlefshme biometrike, mund të udhëtojnë pa vizë në këto shtete për periudha afatshkurtra, deri në 90 ditë çdo gjashtë muaj (180 ditë) për qëllime biznesi, për studime apo për turizëm.

Në cilat shtete mund të udhëtohet pa viza?

Rregullat e reja zbatohen në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian, përveç Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës. Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza edhe në Islandë, Norvegji e Zvicër.

Përse përjashtohen Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda?

Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda janë jashtë zonës Shengen, për rrjedhojë rregullat e reja nuk aplikohen në këto shtete. Për informimin mbi kërkesat e hyrjes në këto dy shtete, qytetarët shqiptarë duhet të kontaktojnë Seksionin e Vizave në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Tiranë dhe në Ambasadën e Irlandës në Greqi. Lista e shteteve për të cilat nuk kërkohet vizë janë: Austri, Belgjikë, Bullgari, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Greqi, Gjermani, Holandë, Hungari, Islandë, Itali, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Norvegji, Poloni, Portugali, Qipro, Republika Çeke, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër.

Si mund ta dalloj nëse pasaporta ime është biometrike?

Shpërndarja e pasaportave biometrike në Shqipëri ka filluar që nga maji 2010. Shikoni me kujdes nëse pasaporta juaj ka këtë simbol në pjesën ballore të
saj. Nëse po, atëherë pasaporta juaj është biometrike dhe ju mund të udhëtoni me të lirisht në shtetet e sipërpërmendura.

Si mund të pajisem me pasaportë biometrike, nëse ende nuk e kam një të tillë?

Nëse ende nuk keni pasaportë biometrike, duhet të bëni kërkesë në institucionet e autorizuara për dhënien e pasaportave në Republikën e Shqipërisë, për t’u pajisur me pasaportë të re, në mënyrë që të udhëtoni pa
vizë në shtetet e sipërpërmendura.

A mund të udhëtoj akoma me pasaportën time të vjetër jo-biometrike?

Meqenëse pasaportat jo-biometrike nuk vlejnë për lëvizjen e lirë pa viza, ju nuk do të mund të udhëtoni dot me këtë pasaportë drejt vendeve të hapësirës Shengen, nëse në të nuk keni vizë. Për informacione të mëtejshme duhet të kontaktoni autoritetet e shtetit shqiptar ose përfaqësitë konsullore të shteteve Shengen.

Sipas rregullave të reja, sa kohë mund të qëndrojnë qytetarët shqiptarë në zonën Shengen?

Sipas rregullave të reja, qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike mund të qëndrojnë në zonën Shengen, (që përfshin Islandën, Norvegjinë, Zvicrën, si edhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së, përveç Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës) maksimumi 90 ditë që nga dita e hyrjes brenda një periudhë kohore prej gjashtë muajsh (180 ditë). Periudha fillon që nga momenti kur ju hyni për herë të parë në këtë zonë brenda periudhës gjashtë mujore. Për shembull, nëse me datë 1 janar ju hyni për herë të parë në zonën Shengen, periudha e ardhshme gjashtë mujore fillon me datë 1 korrik. Nëse udhëtoni shpesh në zonën Shengen, duhet të numëroni ditët e mbetura nga periudha gjashtë mujore. Pra, ju mund të bëni disa udhëtime afatshkurtra, me kusht që kohëzgjatja e tyre të mos kalojë 90 ditët brenda periudhës gjashtë mujore (180 ditë).

A mund të jetoj dhe të punoj në shtetet e zonës Shengen sipas rregullave të reja?

Rregullat e reja aplikohen vetëm për qëllime udhëtimi. Ato nuk u japin qytetarëve shqiptarë të drejtën për të qëndruar më shumë se 3 muaj, si dhe as të drejtën për t’u punësuar në këto shtete. Nëse keni ndërmend të punësoheni apo të studioni për një periudhë që tejkalon 90 ditët, më parë duhet të aplikoni për vizë afatgjatë ose për leje qëndrimi në ambasadën apo konsullatën e shtetit ku do të shkoni. Është e ndaluar të punoni në zonën Shengen pa leje pune, apo të jetoni aty pa lejen përkatëse të qëndrimit.

Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiptarët pa viza në Evropë  Empty Re: Shqiptarët pa viza në Evropë

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 9 Nov 2010 - 9:24

A ekzistojnë kërkesa të tjera për të hyrë në këto shtete?

Personave që zotërojnë pasaportë biometrike, në mënyrë që të udhëtojnë lirisht drejt shteteve Shengen, nuk u duhet të plotësojnë kërkesa të tjera financiare apo administrative. Megjithatë, qytetarëve nga vende të treta mund t’u kërkohet në kufi të tregojnë mjetet e udhëtimit dhe mjetet e jetesës gjatë qëndrimit të tyre në zonën Shengen. Atyre mund t’u kërkohet të specifikojnë vendin ku do të qëndrojnë (p.sh. të tregojnë rezervimin e hotelit apo adresën e vendit ku do të qëndrojnë).
Gjithashtu, udhëtarët nuk duhet të konsiderohen si persona që përbëjnë kërcënim për rendin, shëndetin publik apo sigurinë e brendshme. Ata nuk duhet të jenë persona ndaj të cilëve është dhënë ndonjë vendim për të refuzuar hyrjen në zonën Shengen. Autoritetet kufitare të shteteve anëtare kanë të drejtë të refuzojnë hyrjen e personave që nuk plotësojnë këto kërkesa dhe të vendosin përfundimisht nëse do të lejojnë hyrjen e atij personi në zonën Shengen.

Rregullat që s’duhen shkelur në vendet e BE

Qytetarëve shqiptarë do t’u kërkohet që të zbatojnë disa kërkesa dhe rregulla, jo vetëm gjatë hyrjes në vendet e BE-së, por edhe gjatë qëndrimit të tyre në këto vende.

Nëse qytetarët shqiptarë do të shkelin këto rregulla, ata do të bëhen subjekt i largimit apo deportimit me forcë, veprim i cili shoqërohet gjithmonë me ndalim hyrje nga 1-5 vjet.

Për një kategori shkeljesh të rregullave të qëndrimit, shtetet anëtarë të BE-së aplikojnë masa administrative gjobe, të cilat shkojnë deri në 3000 euro. Në rast se këto shuma nuk paguhen, atëherë personi i gjobitur nuk do lejohet të hyjë në atë vend që i ka vendosur gjobën, deri sa ta paguajë atë me gjithë kamatë- vonesën.

Me rëndësi është të dihet se cilat janë këto rregulla që shtetasit shqiptarë nuk duhet të shkelin:

- Së pari, nuk duhet të shkelin afatin e lejuar të qëndrimit, i cili është 90 ditë për 180 ditë.
- Së dyti, nuk duhet të shkelin legjislacionin vendas, kryesisht atë mbi punësimin. Pra, nëse kapen duke punuar, ata bëhen subjekt i largimit dhe ndalimit të hyrjes.
- Së treti, nuk duhet të bëhen problem për sigurinë publike, apo të përfshihen në aktivitete kriminale.
- Së katërti, nuk duhet të bëhen barrë publike. Barrë publike janë personat të cilët nuk kanë të siguruar strehimin, ushqimin apo nevojat e tjera jetësore.

E thënë në mënyrë të përmbledhur, nëse shtetasit shqiptarë do të shkelin kushtet e lejuara për hyrjen dhe qëndrimin në një nga vendet e BE-së, atëherë ata do të penalizohen individualisht, - do t’u ndalohet hyrja në të gjitha vendet e BE-së për një periudhë deri në 5 vjet.

Të gjitha kushtet që u përmendën më lart, të cilat kanë të bëjnë me hyrjen dhe qëndrimin në zonën Shengen, janë kushte që aplikohen për të gjithë të huajt në BE.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiptarët pa viza në Evropë  Empty Re: Shqiptarët pa viza në Evropë

Mesazh nga Leo_uk Tue 9 Nov 2010 - 10:55

Me pak fjale, duke lezuar rregullat keta te Evropes thjesht duan eurot e shqiptareve! Mesa degjova njerezit duhet te kene me vete te pakten 70 euro ne dite per cdo dite ne evrope. Plus biletat vajtje-arrdhje, pronotimet e hoteleve dhe siguracioni shendetsore.
Me duket se Shqiptaret po kenaqen me lug bosh perseri.!

Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 45

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiptarët pa viza në Evropë  Empty Re: Shqiptarët pa viza në Evropë

Mesazh nga Ariel Tue 9 Nov 2010 - 11:58

Nuk po merret vesh. Ne intervisten e Aldo Bumcit dje ke news24 degjova sipas tij qe nuk ka asnje kusht ..thjesht pasaporta biometrike ...

Po mire o vlla me Turqine nuk kemi pasur viza..thjesht vulen ne pasaporte dhe nuk te pyet njeri per asgje tjeter... sepse dihet qe askush nuk merr rruge pa para me vehte.

Sa inat qe duhen viza per ne Angli... si gjithmone mbrapsh nga bota ata. 00027003
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiptarët pa viza në Evropë  Empty Re: Shqiptarët pa viza në Evropë

Mesazh nga Leo_uk Tue 9 Nov 2010 - 12:07

O Ariel merr ndonje burre anglez, merr vize pergjithmone.. [smile_1]
Turqia nuk eshte ne BE. Tjeter muhabet ai.

Ariel per ty do vendos foto ne kufi, te te refuzojne hyrjen se ben sherr ti.. [smile_1] [smile_1]
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 45

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiptarët pa viza në Evropë  Empty Re: Shqiptarët pa viza në Evropë

Mesazh nga Ariel Tue 9 Nov 2010 - 12:25

Ca thu ri, me verte [smile_1] [smile_1] [smile_1] kam bosin tim une sa per gjithe angline e Europen bashke [smile_1] [smile_1] [smile_1]
Une vete me femijet e burrin tim vij ne Angli sa here te dua e neper Europe...
Ta permenda diku ..po te kesh qene i vemendshem. :king:
Po une flas per popullin ne pergjithesi...
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiptarët pa viza në Evropë  Empty Re: Shqiptarët pa viza në Evropë

Mesazh nga LaDescarada Fri 12 Nov 2010 - 6:01

Urime Shqiperia :5454787: ma ne fund ! ashtu keshtu europa e mbushur me plot shqiptar tash ka me u mbush edhe ma shum hahhah...
LaDescarada
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiptarët pa viza në Evropë  Empty Re: Shqiptarët pa viza në Evropë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi