2013 viti i qiellit dhe i astronomisë!
2013 viti i qiellit dhe i astronomisë!
Ky vit është vit interesant për të pasionuarit e astronomisë: Dy kometa dhe dy asteroide do të vizitojnë Tokën.Një objekt famëkeq do t’i ofrohet Tokës më 10 janar 2013, asteroidi Apophis, i cili mban emrin e perëndisë egjiptiane të errësirës. Midis Tokës dhe Apophis do të ketë kësaj here një distancë të mjaftueshme prej 15 milionë kilometrash. Megjithatë astronomët do të ndjekin me kujdes me teleskopë optikë dhe antena të mëdha radarësh lëvizjet e masës me përmasa 300 metra. Sepse Apophis mund t`i afrohet Tokës edhe më shumë. Ditën e premte, më 13 prill 2029, Apophis do të ndodhet në distancë 30 mijë kilometra nga sipërfaqja e Tokës. Atëherë ky objekt do të ndodhet më afër se satelitët për vëzhgimin e motit dhe satelitët e komunikacionit që ndodhen në orbitën gjeostacionare, 36 mijë kilometra larg Ekuatorit. Shtatë vjet më vonë, Apophis mund të përplaset me Tokën. Shanset janë 1 me 100 mijë. Megjithatë përplasja do të kishte pasoja fatale. Shkencëtarët janë nervozë, të paktën deri në janar, kur vëzhgimet e radarëve të tregojnë me saktësi që Apophis nuk do të përplaset me Tokën në vitin 2036.
Prekje kozmike më 15 shkurt!
Sa afër mund të bëhet takimi me Apophis e tregon në mes të muajit shkurt 2013 Asteroidi 2012 DA14. Kjo masë i afrohet Tokës deri në afërsinë 24 mijë kilometra. Por astronomët thonë qartë se përplasja me Tokën nuk do të ndodhë. Njerëzit e apasionuar pas astronomisë, mund të ndjekin me dylbi më 15 shkurt, se si 2012 DA14 do të kalojë mes yjeve Virgjëresha dhe Flokët e Berenikes. Meqenëse ky objekt është 40 metra i madh, një përplasje e mundshme do të kishte vetëm pasoja rajonale. Nëse Asteroidi përbëhet nga material shumë poroz, atëherë kur i afrohet atmosferës së Tokës, shpërbëhet thuajse krejt. Vetëm nëse përbëhet nga metal, atëherë mund të shkaktojë një krater të madh. Takimet me Apophis dhe 2012DA14 janë të lehta, por tregojnë se Toka është vazhdimisht e rrezikuar nga bombardimet kozmike. Prandaj NASA dhe Organizata Evropiane e Studimeve në Hapësirë ESA do të bashkëpunojnë më 2013 për ngritjen e sistemeve të vëzhgimit, që të dallojnë në hapësirë objektet e rrezikshme dhe të planifikojnë misionet e mundshme të mbrojtjes. Në muajin shkurt, Komisioni i Kombeve të Bashkuara, thotë nëse njerëzimi është i kërcënuar nga rreziqe konkrete.
Kometa të mëdha në mars dhe nëntor!
Ardhjen e herëpashershme të vizitorëve nga thellësia e sistemit diellor në drejtim të Tokës e tregon edhe kometa Panstarrs në muajin mars. Sistemi automatik i teleskopëve Panstarrs në Havai zbuloi në mars 2011 një masë të ngurtë. Më 10 mars 2013 ai do të arrijë në distancën më të afërt me Diellin dhe do t’i afrohet Tokës sonë më afër se Mërkuri, planetit më të afërt nga të tetë planetët. Pas kalimit diellor, Panstarrs do të pozicionohet midis yjeve Peshku dhe Andromeda dhe vëzhguesit do ta shohin atë në hemisferën veriore. Sipas llogaritjeve kometa mund të shihet me sy dhe do të ketë një bisht të dukshëm. Megjithëse prognozat për ndriçimin e kometave janë shpesh të vështira. Bërthama e kometave është vetëm disa kilometra e madhe dhe përbëhet nga akull, gurë dhe shumë pluhur. Vendimtare për pamjet e kometës është sa avullon akulli dhe sa e madhe është sasia e pluhurit që e shoqëron. Për çdo kometë kjo sasi është e ndryshme, prandaj është e vështirë të thuhet që më parë. Por shanset janë të mira, që pas kometës Hale – Bopp, 15 vjet më parë, të vijë sërish rasti që një kometë e madhe të shihet me sy në Qiell. Dhe jo vetëm një, sepse kometa ISON mund të jetë në dhjetor 2013 më mbresëlënëse se sa ajo Panstarrs në pranverë. Ky trup i ngurtë, i zbuluar në shtator nga observatori ISON në Kaukaz, do të duket më 28.11.2013 në një distancë dy milionë kilometra nga Dielli. Ai shoqërohet nga sasi të mëdha akulli dhe pluhuri. Sipas parashikimeve Kometa do të shihet si një objekt i ndriçueshëm krah Diellit, në ditë me diell. Nëse do të takohet më afër me Diellin, atëherë në periudhën e Krishtlindjeve do të duket më i madh gjatë natës.
» Deget e astronomise...
» NDRIÇUES I QIELLIT TË ERRËSUAR TË ATDHEUT
» Zbulohet ylli më i madh i qiellit
» Urime Viti i Ri te Gjithve