Artan Minarolli: Kater filma artistike, nisin xhirimet ne 2013-en
2 posters
Faqja 1 e 1
Artan Minarolli: Kater filma artistike, nisin xhirimet ne 2013-en
Kater filma artistike, do te nisin xhirimet gjate vitit 2013, me financimin e Qendres Kombetare te Kinematografise. Kete fakt, e ka pohuar kryetari i QKK-se, Artan Minarolli, i cili tha se, “Gjate pranveres regjisoret Namik Ajazi, Gjergj Xhuvani dhe Fatmir Koci, do te nisin xhirimet e filmave te tyre, por me shume gjasa, ne shesh xhirim do te jete edhe regjisorja Iris Elezi, e cila fitoi nje pjese te financimit nga “Euroimage”, – thekson Minarolli. Filmi i Xhuvanit, Kocit dhe Ajazit, jane miratuar nga borde te ndryshme dy ose tre vite me pare, por jane shtyre per shkak te pamundesise se financimit. Nderkohe, qe filmi i regjisores Iris Elezi, fitoi vitin qe shkoi nje pjese te financimit nga “Euroimage”. “Qendra Kombetare e Kinematografise, ka parashikuar qe ky vit, t’i dedikohet filmit artistik. Nese do te ecin planet sipas ketij parashikimi, do te kemi xhirimin e kater filmave artistike te gjate, qe per mua eshte nje gje e papritur, shume e mire, eshte nje vit shume i suksesshem. Do te kemi parasysh qe jane projekte qe jane shtyre me vite”, shprehu Minarolli.Kostoja qe financon QKK
Fondi i vene ne dispozicion per Qendren Kombetare te Kinematografise per kete vit, eshte 70 milione leke (te reja) per realizime projektesh, ku nje vend te vecante i eshte rezervuar edhe artisteve te rinj. Sipas Minarollit, mbeshtetja per xhirimet e kater filmave, eshte minimale, me rreth 15 milione lek (te reja) per secilin projekt, ndersa pjesa tjeter do te sigurohet nga bashkeprodhimi. “Nuk kane qene mundesite qe fondet te jepen aq sa duheshin, sepse jane shume, jane 3-4 filma ne xhirim. Zakonisht vitet e tjera, xhirimet e tjera i kane marre te plote fondet per periudhen e xhirimit, sepse duhet te kemi parasysh qe behen me bashke-prodhues, jo vetem me kontrata mes nesh dhe produksionit shqiptar, por dhe kontrata te bashke-prodhuesve te huaj”, thekson me tej Minarolli.
Projektet
Ne Qendren Kombetare te Kinematografise, dy vitet e fundit, prodhimi i filmave artistike ka qene minimal, pasi ne fokus ka qene realizimi i dokumentareve ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise. Sipas Minarollit, mungesa e filmave ka bere qe kete vit, Shqiperia te mos perfaqesohet ne festivalin e filmit ne Berlin. Nderkaq, Minarolli tregon se realizimi i kater filmave artistike, eshte nje nder detyrat kryesore te QKK-se gjate ketij viti, ku filmi i Namik Ajazit pritet te shfaqet per publikun gjate ketij viti, ndersa filmat e tjere, do te vijne per publikun gjate vitit 2014-te.
Filmi “Engjejt jane larg”, i Xhuvanit
Titulli: Regjisori Gjergj Xhuvani, ka fituar ne vitin 2011-te financimin nga QKK per filmin “Engjejt jane larg”, me skenar po te tij, bazuar ne romanin me titull “Dashuria dhe rreckat e kohes”, e shkrimtares Anilda Ibrahimi.
Tematika: Kjo eshte historia “e pamundur” e dashurise, mes nje serbi dhe nje shqiptareje gjate luftes se fundit ne Kosove. “Engjejt jane larg”, duket se i iken tematikes se historise, te cilen tashme te gjithe e dime. Fokusi i regjisorit, eshte nje tjeter histori e dhimbshme dhe emocionale, ajo e dashurise. Nje rrefim per jeten ne tranzicion dhe diktature.
Xhirimet: Xhirimet per filmin e regjisorit Xhuvani, pritet te nisin ne mars ose prill te ketij viti.
Mbeshtetja: Filmi “Engjejt jane larg”, do te mbeshtetet nga nje kompani filmike italiane, ndersa producent eshte Dritan Huqi.
Filmi “Anglia ne catine time”, i Kocit
Titulli: Regjisori Fatmir Koci, pritet te xhiroje nje tjeter histori dashurie ne filmin “Anglia ne catine time”. Edhe ne qender te ketij filmi me skenar po te Kocit, eshte dashuria “e pamundur”.
Tematika: “Anglia ne catine time” rrefen historine e nje te riu shqiptar, qe enderron nje te ardhme me te mire per veten e tij dhe kete mendon se do ta gjeje ne Angli. Eshte kjo historia e dashurise se nje emigranti ne Londer, i cili ka mbetur mes dy dashurive dhe dy vendeve, Londer dhe Tirane.
Xhirimet: Xhirimet per filmin e regjisorit Koci, pritet te nisin ne fund te prillit dhe fillim te majit te 2013-es.
Mbeshtetja: Projekti i Kocit, ka per producent shtepine filmike ACT Film Production, nen drejtimin e Xhevdet Ferrit.
Filmi “Amaneti”, i Ajazit
Titulli: “Amaneti”, me skenar te Ruzhdi Pulahes, eshte nje tjeter film qe pritet te realizohet dhe qe do te sjelle keshtu per here te pare pas 20 vitesh, nje film per femije.
Tematika: “Amaneti” eshte nje film, i cili merr shkas nga tema e gjakmarrjes. Filmi ka ne qender dy te rinj, dy nxenes te shkolles se mesme, familjet e te cileve hyjne ne hasmeri me njera-tjetren. Per t’i shpetuar ketij zinxhiri vrasjesh, njeri prej tyre arratiset drejt Italise.
Xhirimet: Filmi do te xhirohet ne rrethinat e Shkodres, por edhe ne Bari, ne Otranto ne fund te shkurtit. Ashtu si stafi realizues, i cili do te jete shqiptaro-italian, po keshtu edhe kasti i aktoreve.
Mbeshtetja: Projekti fitues i vitit 2009, eshte nje produksion shqiptaro-italian, qe e ka fillesen qe ne nje marreveshje te firmosur nga drejtori i festivalit te Filmit per femije “Giffoni”, Carlo Gubitosi dhe kryetarit te QKK-se, Xhevdet Ferri.
Filmi “Bota”, e regjisores Elezi
Titulli: Filmi “Bota” e regjisores Iris Elezi, pritet qe te jete ne shesh-xhirim, e cila fitoi vitin qe shkoi nje pjese te financimit per filmin e saj nga “Euroimagine”. Per te shkruar skenarin e ketij filmi, ajo ka bashkepunuar me kineastin Thomas Logoreci, i cili eshte edhe bashkeproducent ne kete film.
Tematika: Fabula e filmit, mbeshtetet ne jeten e tre te rinjve, te cilet ne perpjekje per te gjetur fatet e tyre, kuptojne se ato jane shenjuar perfundimisht nga e shkuara. Ata jane rritur ne kampe internimi, fshatrave te humbur, buze mocaleve, ku u dergjen prinderit e tyre dhe pyetja qe regjisorja ngre, eshte: Si mbijetuan? Plaget e diktatures, e ardhmja e pasigurt, emigracioni, jane disa nga temat qe prekin filmin.
Xhirimet: Per filmin “Bota” te regjisores Elezi, xhirimet pritet te nisin ne shtator te 2013-es.
Izaura Ndoj Koha Jone

Re: Artan Minarolli: Kater filma artistike, nisin xhirimet ne 2013-en
ishalla naj gjo e hajrit
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Artan Kola ft. Nazife Bunjaku - Ke mbet ne zemrn time [2013]
» Rezarta Shkurta në Janar xhirimet e klipit “Droga Jam”
» Kenga qe po e degjoni tani
» Artan Kristo: Prokuroria po më terrorizon, më do në burg
» Durrës, nisin punimet për kthimin e një anijeje në det

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi