Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dietë e lehtë me molla dhe dardha People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dietë e lehtë me molla dhe dardha People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dietë e lehtë me molla dhe dardha

Shko poshtë

Dietë e lehtë me molla dhe dardha Empty Dietë e lehtë me molla dhe dardha

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Feb 2013 - 2:08

Me mollët dhe dardhat asnjëherë nuk mund të gaboni, sepse janë ushqyese, të shijshme, përplot vitamina dhe përmbajnë pak kalori.
Dardhat dhe mollët janë ideale për dietë, për shumë arsye. Molla përmban fibra dietetike, të cilat japin ndjenjën e ngopjes, pengojnë oscilimin e nivelit të sheqerit dhe shumë ngadalë shndërrohen në yndyra. Këto fruta janë thesare kryesore të vitaminave A dhe C, kaliumit dhe likopenit- antioksiduesit më të fuqishëm, i cili zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Përveç kësaj, në 100 gramë molla dhe dardha gjenden 60 kalori, prandaj janë të përsosura për dietë.

Çfarë duhet të dini
• Dieta zgjat pesë ditë, por mund ta përsëritni pasi të keni bërë dy ditë pushim.
• Harroni ëmbëlsirat, bukën e bardhë, djathërat me yndyrë dhe jepni përparësi mishit të pulës, peshkut, pemëve, perimeve dhe drithërave integrale.
• Nga yndyra mund ta përdorni vetëm vajin e ullirit, ndërsa nga shtesat piper dhe bimë me aromë.
• Çdo mëngjes, menjëherë pas zgjimit, pini një gotë ujë të vakët.
• Mos anashkaloni vaktet.
• Hani mëngjes më së voni një orë pasi të jeni zgjuar, sepse në këtë mënyrë shpejtohet metabolizmi.
• Domosdoshmërisht hani dardha dhe molla secilën ditë derisa jeni në këtë regjim të ushqimit dhe mos i zëvendësoni me pemë të tjera.
• Është e dëshiruar të hani molla të tharta, sepse kanë më pak sheqer.



Menyja pesëditore

DITA E PARË
Mëngjesi: Një pjesë pite molle dhe 1 dl qumësht me 0.5 % yndyra
Ndërmjet: 1 dardhë
Dreka: 2 vezët të ziera. 250 g perime të përziera, të cilave u shtoni vaj ulliri, limon dhe uthull dhe 40 g bukë integrale
Ndërmjet: Frape nga molla dhe lëng portokalli
Darka: 150 g file pule të pjekur, 40 g bukë integrale, një filxhan jogurt, pire nga molla dhe dardha.

DITA E DYTË
Mëngjesi: Sandviç nga buka integrale dhe 100 g mish pule
Ndërmjet: 2 dl lëng të freskët molle
Dreka: 200g file peshku, 150 g molla të tharta të përgatitura me një patate, 40 g bukë integrale
Ndërmjet: Dardhë
Darka: 120 g peshk dhe 250 g sallatë misri dhe karota me vaj ulliri, uthull dhe lëng limoni.

DITA E TRETË
Mëngjesi: Jogurt pemësh
Ndërmjet: 1 mollë dhe 1 dardhë
Dreka: 100 6 spageti me 150 g salcë bolonjeze
Ndërmjet: Mollë e pjekur
Darka: 250 g gjyveç me mish viçi dhe sa më shumë perime të ndryshme, 40 g bukë integrale, 1 dardhë.

DITA E KATËRT
Mëngjesi: Një filxhan jogurt
Ndërmjet: Dardhë
Dreka: 200 g peshk, 150 g sallatë sezonale të plotësuar me lëng limoni dhe vaj ulliri, 40 g bukë integrale
Ndërmjet: Lëng molle dhe portokalli
Darka: 100 g djathë, 100 g patate të ziera, 1 dardhë

DITA E PESTË:
Mëngjesi: Sandviç nga buka integrale dhe 70 g tuna
Ndërmjet: 1 mollë dhe 1 dardhë
Dreka: 200 g oriz pilaf dhe mish pule, spec të pjekur të plotësuar me vaj ulliri, hudhër dhe uthull, 40 g bukë integrale
Ndërmjet: Lëng molle
Darka: 120 g peshk të pjekur, 250 g sallatë misri të spërkatur me limon, 40 g bukë integrale, dardhë.

PO
Mollët e pastrojnë organizmin, sepse nxisin funksionin e mëlçisë dhe fshikës. Dardha në mënyrë natyrore rregullon nivelin e sheqerit në gjak, që e bën ushqim ideal dietetik. Këto pemë e mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut.

JO
Dietës i mungojnë supa dhe gjellët, të cilat janë të domosdoshme për zëvendësimin e lëngjeve. Askund nuk përmendet aktiviteti fizik, i cili shpejton humbjen në peshë.

/Telegrafi/
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi