Gruaja që u kthye nga bota e përtejme
Faqja 1 e 1
Gruaja që u kthye nga bota e përtejme
Lianjiang, 8 shkurt - Teksa të gjithë bëheshin gati ta përcillnin për në banesën e fundit, një 101-vjeçare u zgjua dhe e habitur pyeti se pse në shtëpinë e saj, ndodheshin aq shumë njerëz. Ata ishin aty për të vajtuar, por me sa duket, jo për shumë kohë. Kjo është historia e Peng Xiuhua, një vejushë që jeton në qytetin Lianjiang në Kinë, e cila ndërroi jetë 2-3 javë më parë, por vetëm për pak orë.
Pasi u kthye nga bota e përtejme, e moshuara vendosi të shihte anën pozitive të vdekjes; ajo ishte e kënaqur që kishte kaq shumë njerëz që e donin dhe që do të mërziteshin për largimin e saj nga kjo botë, transmeton AS. Ç'është më e bukura, ajo përjetoi po ashtu përvojën unike, të ishte e pranishme "e gjallë", në funeralin e saj dhe me sa duket i pëlqeu ajo që pa. "Jam një grua me fat.
Jo vetëm që pashë sa shumë njerëz më donin, por shyqyr që u zgjova në kohë, para se të merrte fund çdo gjë",-tha ajo. Mjekët ende nuk arrijnë të shpjegojnë atë që ka ndodhur, por një gjë është e sigurt, e moshuara do të jetë në këtë botë edhe për pak kohë.
Similar topics
» A duhet te marrin pjese edhe burri edhe gruaja ne pregaditjen e ushqimit,apo vetem gruaja ne shtepi
» Elbasan: Shoferja që u kthye në burrë nga dëshira për profesionin
» Gruaja ideale
» Gruaja më e pafat në botë
» Gruaja ‘e vdekur’ del nga arkivoli
» Elbasan: Shoferja që u kthye në burrë nga dëshira për profesionin
» Gruaja ideale
» Gruaja më e pafat në botë
» Gruaja ‘e vdekur’ del nga arkivoli
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi