Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Elbasan: Shoferja që u kthye në burrë nga dëshira për profesionin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Elbasan: Shoferja që u kthye në burrë nga dëshira për profesionin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elbasan: Shoferja që u kthye në burrë nga dëshira për profesionin

2 posters

Shko poshtë

Elbasan: Shoferja që u kthye në burrë nga dëshira për profesionin Empty Elbasan: Shoferja që u kthye në burrë nga dëshira për profesionin

Mesazh nga Emona Thu 10 Nov 2011 - 3:15

[You must be registered and logged in to see this image.]

Elbasan – Afërdita Shqau, 83-vjeçarja e njohur që prej më shumë se 50 vitesh si Babë Dita, sakrifikoi vajzërinë e saj, theu tabutë e kohës dhe u bë djalë, vetëm për të realizuar ëndrrën e saj, të bëhej shofere. Të gjithë në lagjen ku banon e njohin dhe e thërrasin Babë Dita, se përndryshe ajo nuk të kthen përgjigje. ” E kam për nder që kam këtë emër dhe që jam burrë”, thotë Babë Dita, e cila rrëfen edhe historinë e saj, se si u kthye në djalë.

“Kanë qenë vitet ’50 kur vendosa të heq rrobet e vajzërisë, të gris fustanet dhe të vesh xhaketa e pantallona, madje të prisja dhe flokët, për t’ju ngjitur eskavatorit”, thotë Babë Dita. Ishte e para femër në vendin tone që drejtonte një eskavator dhe ironitë e kolegëve e kooperatisteve, nuk e lanë të qetë deri sa vendosi të kthehej në burrë. “Më shihnin vrëngër, që një femër të ngasë eskavatorin, nuk po e duroja dot një situatë të tillë, pra dhe vendosa që të kthehesha në burrë”, thotë Babë Dita.

Kur ishte në moshë fare të vogël prindërit i vdiqën dhe u detyrua që të jetonte me familjen e bashkëshortit të motrës së saj në fshatin Shelcan të zonës së Shpatit. Kur mbushi moshën 17 vjeçare familja e bashkëshortit të motrës e martoi me një më të madh në moshë dhe në këmbin për këtë martesë morën 40 napolona floriri. “E mora bashkëshortin tim, por kurrë nuk e desha dhe në kohën kur kryheshin aksione për ndërtimin e hekurudhave, unë vendosa të shkoja në aksion me rininë dhe nuk u ktheva më tek ai”, thotë Babë Dita.

Ishte një ndër të parat femra në ato vite që vendosi të kryejë kursin e shoferave dhe pas një eksperience si eskavatoriste, me kurajon e saj, vendosi të marrë edhe patentën për kamioniste. “Vendosa të mos martohesha, kështu ishte shkruar për mua, i hypa kamionit dhe kishte ditë që bëja tre rrugë ku çoja blloqe me dru nga stabilimenti i sharrave në Stravaj në Martanesh, Qarrishtë, Drizë etj. Që në mëngjes shkoja tek Parku i Mallrave pija një kafe me shokët, edhe nga një tekie raki, nisa edhe duhanin dhe gjithnjë isha djalë i rregullt, asnjëherë nuk dilja në mëngjes nga shtëpia pa lyer edhe flokët me xhelatinë”, kujton Babë Dita.

Gjëja më e vështirë për Babe Ditën në raste shirash dhe dëbore ishte vendosja e zinxhirëve, ajo kujton ato raste kur kolegë që përshkonin këto rrugë malore e ndihmonin dhe asnjëherë nuk e kuptonin që ajo ishte vajzë. Madje një herë Babë Dita kishte tejkaluar shpejtësinë e mjetit dhe ndalohet nga eskorta që shoqëronte ish- Kryeministrin Mehmet Shehu në Malet e Librazhdit, ku ky i fundit dilte gjithnjë për gjueti. “Një polic më ndaloi dhe më kërkoi patentën, ja dhashë dhe nuk ma ktheu atë ditë, pasi më tha se unë kisha tejkaluar shpejtësinë, të nesërmen në mëngjes erdhi shefi i Degës se Brendshme në ndërrmarje dhe më tha “të quanin Afërdita, se po të quheshe Hysen apo Hasan, do të kisha fluturuar patentën. Por më kujtohet nga shokët se Mehmeti u habit shumë kur mori vesh që isha shofere femër”, thotë Babë Dita.

Gëzimi më i madh në jetën e saj ka qenë ku ndërmarrja vendosi që t’i japë taksi. “Ishte gëzimi më i madh në jetën time, jam gëzuar shumë kur më thanë se unë do të bëhesha shofere taksie. Dhe të mendosh që në ato vite ishin vetëm katër taksi në qarkullim, tre ishin shoferë, vetëm unë shofere. Asnjëherë nuk më njohën pasagjerët që isha vajzë. Nuk kishte kënaqësi më të madhe kur së bashku me pasagjerët shkoja për gëzime dhe hidhërime. Por më së shumti kënaqesha kur shkoja në dasma. Isha e detyruar që t’i prisja dhe kështu donin apo nuk donin ato, edhe unë bëhesha dasmor”.

Në të gjitha rastet e gëzimit apo hidhërimit Babë Dita hynte në odën e burrave, pinte me ta dhe asnjëherë nuk preferonte të shkonte tek gratë. Gjatë 35 viteve të saj në punë si shofere asnjëherë nuk bëri aksident. Ndërsa sot ajo ka më shumë se 30 vjet që ka dalë në pension. “Nuk po më dilte pensioni, vendosa ta lë rakinë, dhe duhanin e blej me të dredh, pasi është mjaft e vështirë që të siguroj jetesën”, thotë Babë Dita. Edhe pse jetoi vitet më të vështira me një barrë fyerjesh dhe sharjesh nga opinioni i atyre viteve, ajo sërisht harron që është grua. Instiktet vazhdon t’i ketë, ndoshta pak të vrazhda për një femër, tamam si një mashkull, por me një sy të mprehtë e dallon mjaft mirë nga sjellja e saj. E veshur si burrë, me duhanin që e dredh në çdo dhjetë minuta, në banesën e saj kur të qëras nuk të jep karamele, por një teke raki.

Gjatë viteve të punës së saj është dekoruar si eskavatoristja më e mirë, edhe si kamionistja më e mirë. Në vitin 1956 është dekoruar me “Urdhërin e Punës të Klasit të Tretë”. Rreth viteve ’80 në revistën ” Shqiptarja e Re” u botua edhe një shkrim për të si kamionistja më e mirë.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Elbasan: Shoferja që u kthye në burrë nga dëshira për profesionin Empty Re: Elbasan: Shoferja që u kthye në burrë nga dëshira për profesionin

Mesazh nga Anakonda Sun 12 Feb 2012 - 19:08

Shume e habitur,per te qene e vertete.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi