Të thënat dhe të pathënat për Gjergj Kastriot Skënderbeun
Faqja 1 e 1

Qëndron thënia popullore “Tek i gjalli ndodhet engjëlli dhe djalli”
Edhe heronjtë shekullorë fajësohen, ndonëse ata që shpikin fajësimin, as vetë nuk e besojnë atë që thonë
Familjet e mëdha fisnike shqiptare zënë fill herët në Mesjetë, me principatat arbërore, për të kulmuar me familjen e Kastriotëve dhe Skënderbeun dhe pas tij, ato ripozicionohen sipas rrjedhave historike të kombit shqiptar. Inkursionet e para të pushtuesve osmanë ishin në vitet 1380-1385 në trojet shqiptare. E gjithë fisnikëria historike u bashkëngjiten përgatitjes së lëvizjes kundër osmanëve me gjeste te rralla patriotizmi, heroizmi në shërbim të lirisë kombëtare. Luftërat kundër zaptuesve për shqiptarët kishin filluar herët që nga viti 1389, ishte periudha e luftës së Kosovës me turqit. Mendoj që çdo njeri që dëshiron të shkruajë diçka, që ka të bëje me historinë dhe me njerëzit që bëjnë historinë duhet që të njihet koha e gjatë e luftërave që kanë bërë arbrit me turqit. Duhet të njohë dhe Princin Gjon Kastrioti që punoi e luftoi në periudhën kohore nga 1407-1430. Sigurisht, gjatë kësaj kohe historike të luftërave dhe të planeve dashakeqëse të të huajve, udhëheqësit dhe luftëtarët dhe fisnikët gjatë ecjes është e pamundur që mos t’u ketë rrëshqitur këmba dhe të jenë vrarë në rrugën e vështirë përballë planeve djallëzore të fuqive të huaja. Cilësitë e veçanta të shqiptarëve kanë bërë që të jenë ngritur përsëri e kanë vazhduar e me po atë dëshirë e forcë në arritjen e qëllimit të tyre në mbrojtjen e atdheut të tyre. Asnjëherë nuk është i barabartë rrëzimi pa kujdes apo pa dashje, me atë mënyrës të të kaluarit të një pengese apo të një kanali, një lumi, eh normal që të mos jesh lagur në të tilla kushte. Përplasjet dhe rrëzimet gjatë rrugës së fitores së popullit tonë me drejtimin me Kastriotëve do t’i numërojmë e do t’i radhisim e ti vlerësojmë, gjithmonë këto përballë luftërave e betejave të mëdha. Pas 3-vjetësh, luftë në vitin 1410, Gjon Kastrioti, luftoi me turqit, por nuk i përballoi ato dhe u detyrua të vendoste paqe me qëllim që të mos humbiste vendin e vet kështu dha djalin e tij peng perandorisë osmane. Në historinë e shtetit të Gjonit ai humbi tre herë dhe në të tilla rrethana ai u detyrua që të të bëjë paqe me kushte tejet të rënda për familjen e tij princërore. Rrugën e tij në mbrojtje të vendit e ndoqi djali i vogël i familjes Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) i cili pasi ishte marrë peng që në moshë të vogël ishte shkolluar në oborrin mbretëror nga ku mori titullin e kalorësit dhe të gradave të tjera si subash etj. Ai me qëllimin e kthimit në vendlindje dhe të marrjen së dorë të fateve të atdheut kthehet për të realizuar qëllimin e lëvizjes çlirimtare dhe dëbimin e pushtueseve të huaj. Kështu në drejtimin e Skënderbeut u mblodh Kuvendi i Arbrit i njohur edhe si “Lidhja Shqiptare e Lezhës” apo Besëlidhja e Lezhës. Kuvendi ishte një bashkim i fisnikëve më të njohur shqiptarë të viteve 1444 të cilët rrezikoheshin trojet e zotërimet e veta apo dëshironin të shkëputen nga lidhja me perandorin osmane. Kuvendi i Arbëri u mbajt më 2 mars 1444. Qëllimet e kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat që më parë në botë krishtere ishin të njohura si toka të perandorisë së Bizantit si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit. Ky kuvend mbështetej edhe nga Papa pasi që më këtë do të ndalohej apo së paku do të ngadalësohej depërtimi i Perandorisë Osmane në Ballkan e që në vete sillte edhe fenë islame. Pjesëmarrës të kuvendit ishin ndër të tjerët edhe Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Nikollë Dukagjini, Teodor Muzaka etj. U formua një besëlidhje, e njohur me emrin “Lidhja Shqiptare e Lezhës”. Kryetar u zgjodh Skënderbeu. Skënderbeu ishte realiteti, modeli dhe simboli i një kauze të shenjte, të lirisë kundër robërisë osmanne. Ai ishte Prijësi i një lufte të drejtë, heroike e mbrojtëse si dhe burri i shtetformimit. Formimi i shtetit të Arbrit, e ka zanafillën që nga babai i Skënderbeut Gjon Kastrioti, referuar e bazuar sigurisht në historianë e bashkëkohës të shumtë të huaj e vendas. Krahas historisë së figurës madhështore të Skënderbeut në mbarë Europën e më gjerë, nuk mund të mos përmendim autorë e bashkëkohës të tij që e akuzojnë Skënderbeun.
Për çfarë e fajësojnë Skënderbeun
Ndokush prej kohësh mund të ketë xhelozi për heroin tonë kombëtar, për bëmat e tij, famën, marrëdhëniet që ai ndërtoi me kombin e tij dhe Evropën ushtarake e politike të kohës. Dikush flet përçart mbi origjinën e Kastriotëve me hamendje apo me dëshirën e përvetësimit të emrit të tyre. Dikush thotë nga Mati, të tjerë nga Hasi, apo nga Mirdita. Ka edhe nga ata mjeranë që e quajnë tradhtar etj. Bazuar në historinë dhe akademinë e shkencave për familjen e Kastriotëve është e vështirë të gjesh mangësi e të meta apo të bësh hamendësime e të fajësosh ato të cilët kanë udhëhequr dhe formuar shtetin e Arbërisë. Ishte kohë kur jo vetëm trojet e zotërimet e tyre, por i gjithë vendi rrezikohej nga pushtuesit, nga fuqia e hekurt e Europës. Do të shkruaj e sqaroj sa më qartë e sa më shkurt, mbi akuzat që janë ngritur kundër figurës së madhe të Gjergj Kastriotit. Sipas bashkëkohësve, historianëve apo biografëve të ndryshëm të cilët kanë shkruar se Skënderbeu, e Gjoni (babai i Skënderbeut) gjatë jetës së tyre kanë pasur dhe ndonjë mangësi në veprimtarinë e tyre politike e drejtuese të vendit. “Nganjëherë pyes veten nëse mund të ketë sot, ndonjë njeri që të jetë po aq i gjallë sa Skënderbeu”? Fisnikët e bujarët shqiptarë që nga Mesjeta ishin brumi i Rilindjes Kombëtare, deri në Nëntorin lirisë, së kurorëzuar në vitit 1912, me përpjekjen e madhe të patriotëve shqiptarë për shpalljen e pavarësisë dhe njohjen e shtetit shqiptar.
Po cilat janë xhelozitë apo akuzat e bëra ndaj Kastriotëve
Barleti, ndër shumë shkrime të tij pasqyron jetën dhe veprën e Skënderbeut, por nuk harron të akuzojë se Skënderbeu ka vrarë kancelarin, ( i pari i kalasë) e Sulltanit në Krujë dhe ka mishketuar (preu mishin copa copa) atë. Në luftë çdo luftëtar e kalorës qoftë merr me vete armët e jo ëmbëlsirat. Kruja u muar me lufte e me gjak, nga të dy anët e ushtrive gjë për të cilën shkruan vetë Barleti. E s’kishte si të ndodhte ndryshe, por vlen të përmenden kasaphanët e bëra nga osmanët mbi arbërit në tërësi e dibranët e çidhnakët në veçanti, tmerret e torturat mbi gra e fëmijë, prerje kokash e copëtim eshtrash të djemve të rinj etj. Kështu, i egërsuar nga humbjet dhe disfatat e njëpasnjëshme, Sulltan Mehmeti II, gjatë muajit korrik të vitit 1467, erdhi me ushtri të madhe edhe një herë në Shqipëri dhe rrethoi qytetin e Krujës. Shumë aleatë që ishin me të në luftë të përbashkët kundër perandorisë osmane u bënë pre e interesave të ngushta personale dhe Skënderbeu gjendej përballë ushtrisë famëkeqe i vetëm, pa aleatë, pa përforcime sipas marrëveshjeve që kishin bërë. Mehmeti II, i irrituar dhe kundërshtar i flaktë i Skënderbeut ndërmori fushata të ashpra ushtarake, shkatërruese kundrejt shqiptarëve që do të mbetet në kujtesë gjatë në historinë e popujve. Me vrasje e tortura të Mehmetit II, për rrethimin e dytë e të tretë të saj më 1466-1467 shkatërrimit sistematik të vendit, masakrat e barbarizmat masive mbi pleq, gra e fëmijë. Të gjitha këto luftëra e barbarizma udhëheqësi ynë i kaloi me suksese, sepse kishte mbështetjen popullore, të të gjitha shtresave, sidomos ato të fshatarësisë. Për këtë betejë të përgjakshme do t’i referohemi shkrimtarit më të njohur osman, Tursun Beut, një kronist zyrtar i Mehmetit II. Ai na sjell dëshmi të rëndësishme të fushatave që ndërmori Sulltani i ri në Europë e në Azi. Tursun Beu e ka ndjekur Sulltanin në çdo fushatë e betejë duke u bërë kështu një dëshmitar i vyer i kësaj periudhe të historisë. Jo vetëm historianëvendas, por dhe të huaj kanë pohuar mbi kasaphanën e bërë nga xhelatët turq në Çidhën, Dibër e gjithë Arbërinë.
Për Skënderbeun, thotë Barleti, se iu ka nënshtruar në moshën 8 vjeç, Cirkoncizion që d.m.th. është bërë synet.
Janë një numër i madh shkrimtarësh që hedhin poshtë këto falsitete. Ai, njihet i krishterë dhe Mbrojtësi i Krishterimit, për këtë flasin Papët me letrat e tyre, sikurse i ka publikuar F. Noli, për këtë na flet pagëzimi i Gjergjit dhe Xh. Chrispi etj. Le ti referohemi Dhimitër Frangut si e trajton Skënderbeun në kohën e fëmijërisë dhe kur ju nënshtrua cirkoncidues. Ishte koha e viteve 1420-1421 kur Gjon Kastrioti kishte dhënë peng djalin e tijS. Muratittë dytë, me kushte që të lihej i lirë në besim, por Sulltani e detyroi ti nënshtrohej ritit të cirkoncizjonit. Të tjerë thonë se ishin dhënë peng të katër djemtë e Gjonit, por kur Sulltani pa bukurinë e rrallë të Gjergjit u gëzua shumë dhe mendoi ti rrënjosi në zemrën besimin e ri muhamendan, kohë kur mendon Frangu se Gjergji ishte i moshës 8-9 vjeç. Sulltani kishte ndërmend mos t’ia kthente më djalin e vogël Gjonit dhe e bëri cirkoncizion. Edhe nëse i referohemi këtyre autorëve A mund të fajësohet një fëmijë për këtë akt?
Gjon Muzaka, i njohur si bashkëkohës i Skënderbeut, e akuzon Skënderbeun se ka nxitur Karl Muzak Topinë për të ndarë motrën e princit Gjon Muzaka
Bazuar në librin e At Marin Sirdari, theksoj se kjo s’është e vërtetë sepse dokumentat faktojnë se Topia rezultonte i ndarë nga Zanfina para se të lidhej me Mamicën motrën e vogël të Gjergjit. Ndërsa në dimër të 1445 në Kallnduer Mamica motra e vogël e Gjergjit u martua me Karl Topinë. Në dasmën e Mamicës erdhën të gjithë Princat dhe të gjithë drejtuesit në shkallë vendi, edhe vetë Gjon Muzaka. Ndërsa gruaja e parë e Karlit Zanfina e K. Topisë u martua me Mosiun, i cili ky i fundit u bashkua me turqit për të marrë hak ndaj Skënderbeut për hir të gruas së tij. Pra, Gjon Muzaka shpif kur thotë se jam i paanshëm.
Gjon Muzaka akuzon si uzurpator e pushtues trojesh se i ka marrë Tomorrishten pjesë e Myzeqesë dhe se po merrte me forcë pronat e feudaleve.
Kjo kundërshtohet sepse me thirrjen prej Skënderbeut më 1444 e Kuvendit të Lezhës u kurorëzua me sukses në krijimin e një formacioni shtetëror që bashkonte politikisht dhe ushtarakisht principatat feudale shqiptare dhe prijësit e tyre të cilët deri atëherë kishin bërë një jetë të veçuar politike, këtu mori pjesë dhe vetë Muzaka. Ky pretendim bie poshtë sepse zotërimet e të atit të Gjergjit (Gjonit), ishin që nga Veriu në Jug në Shqipërisë në Prizren, Shkup e Manastirit. Në Principatën e Kastriotëve bënin pjesë krahinat e Dibrës, Matit, Kurbinit, Krujës, Tiranës, Ishëm e deri në bregdetin Adriatik, në Mirditë, Hasi, Lumë dhe Zhurit e Dragashit në Prizren. Kufijtë e Principatës së Kastriotëve shkonin deri në Gostivar e më tej. Dokumente për shtrirjen gjeografike të shtetit të Kastriotëve. Qysh në fillim të shek. XV burimet historike tregojnë se kufijtë e shtetit të Gjon Kastriotit ishin përfshirë që nga qyteti i rëndësishëm Prizreni bashkë me rrethinat e tij.
Një akuzë tjetër sipas Gj. Muzakës është se Skënderbeu pasi u bë Kryekomandat mori pronat e Balshajve.
Kjo akuzë se gjoja Skënderbeu u mori pronat nuk është e vërtetë, sepse ai Balshajt i kishte miq, kishte dhënë motrën Jellën, por s’kishte lidhje me pronat e fisit, sepse ai zotëronte prona e troje të shumta sikurse i kemi trajtuar më lart. Principata e Kastriotëve zotëronte gjithë krahinat e Dibrës, Matit, Kurbinit, Krujës, Tiranës, Ishëm e deri në bregdetin Adriatik, prandaj nuk mund të besohet pretendimi i Muzakës mbi marrje pronash. Të gjitha këto unë mendoj se nuk janë asnjëra të vërteta, ato janë trillime e shpifje të inatçinjve, e xhelozëve ndaj Kastriotëve dhe në veçanti të figurës së Skënderbeut.
Një akuzë tjetër është: Biemi pretendon se Skënderbeu gjatë luftës kurrë nuk u ngij (nuk u ngop) me luftëra.
Bazuar në historinë e popullit tonë në figurën madhështore të Skënderbeut, sqaroj për lexuesin dhe argumentoj, se si të pranonte në trojet e veta në kombin e tij pushtuesit e huaj që shtypnin e shfrytëzonin popullin e Arbërinë!? Çlirimi i vendit me kryengritjen e përgjithshme të vitit 1443, ishte një fitore historike që duhej mbrojtur e çuar më tej. Përvoja e deri atëhershme shqiptare e ballkanike, sidomos kryengritjet e viteve 30 në Shqipëri, kishin treguar se fuqisë ushtarake më të madhe të kohës, Perandorisë Osmane, nuk mund t`i bëhej ballë pa bashkimin e forcave të brendshme politike, ushtarake dhe ekonomike, si dhe pa bashkëpunimin me vendet e tjera. Prandaj, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ndoqi një politikë të brendshme e të jashtme shumë aktive. Gjergj Kastrioti në 25 vjet me radhë nuk humbi asnjëherë, përballë ushtrisë më të madhe, më e përgatitur dhe më agresive e kohës (ushtria turke).
Një shpifje tjetër ishte se gjoja Skënderbeu, me kthimin e tij në Atdhe, me lëvizjen çlirimtare, fillimisht, mori Matin e më pas Krujën.
Kjo nuk është e vërtetë, sepse menjëherë pas ardhjes së Gjergj Kastriotit në Çidhën e Dibër ai me ushtrinë dhe kalorësinë e tij, u nis për në Krujë, ashtu sikurse është cituar nga shumë historianë e autorë që ngriti flamurin me 29 Nëntor 1443 në Krujë. Më vonë me ushtrinë e tij të lëvizjes çlirimtare mori Matin, sepse këto ishin zotërimet e të Atit (Gjonit), të cilat ai i rimori nga turqit që ja kishin zaptuar. Skënderbeu pasi rimori të gjitha zotërimet e zaptuara mori masat dhe forcoi gjithë Arbërinë, por përkrahu dhe ndihmoi dhe shtete të tjera fqinje. Gjergj Kastrioti u bë krenaria e Shqiptarëve në shekuj me radhë.
Akuza kundër figurës së Skënderbeut nga fisniku Gj. Muzaka, i cili herë e admironte për cilësitë e tij, herë e kritikon si armik dhe shkatërrues i serës fisnike të arbrit, i cili ka dëmtuar Muzakët politikash. Një akuzë e tillë është e qëllimshme, sepse Muzaka do t’i japë vlera fisit të tij. Ai më shumë ka mëri e xhelozi jo vetëm për figurën e Skënderbeut që e njohu mbarë Europa, por fajëson Gjergjin pse u nda e motra nga Topiajt. Ky i fundit u martua me të motrën e Skënderbeut, për të cilën kemi shkruar në pikën nr. 3.
Prejardhja e Kastriotëve e dyshimtë ndër të tjera sipas Gjon Muzakës që e përshkruan Skënderbeun si burrë me “natyrë serbe” Kastriotët sipas Muzakës ishin Serbë.
Princi Gjon Kastrioti ( babai i Skënderbeut), u martua me Vojsava Tribalda, bija e sundimtarit të Pollogut që rridhte “ nga një degëzim i familjes princërore arbëre”. Akademia e Shkencave te Historisë, studiues e historianë vendas dhe Europianë, shkruajnë që Gjergj Kastrioti lindi më 1405 dhe mbylli sytë më 1468. Në fundin e viteve 1398 Gjoni ( i ati i Gjergjit) banonte në Sinë të krahinës së Çidhnës. Duke u nisur nga të dhënat historike Gjergji ka lindur në lagjen Shëngjergj të Sinës në vitin 1405. Sipas traditës popullore djali i vogël i familjes u rrit në lagjen Çelias të fshatit Kastriot. Si kristian ai është pagëzuar në Kishën Shën Gjergjit. Këtë e vërtetojnë vetë arbëreshët që janë larguar në kohën e Kastriotëve nga luftërat e kasaphanat e bëra mbi popullin shqiptar. Ai është çidhnak, është dibran, shqiptar. Xhelozitë janë një mbetje e vjetër. Nuk mund të mohojë askush origjinën e tij prej shqiptari të vërtetë.
Skënderbeu u njoh nga Europa mbarë si sfiduesi i një ushtrie të hekurt, organizues i mirë dhe strateg i artit ushtarak. Vepra e tij jehoi përtej kufijve të Europës në shekuj me radhë. Në lidhje me figurën e H. Kombëtar, Dibra dhe vetë Çidhna si qeliza e saj, gjithnjë ka qëndruar në heshtje, por e kujdesshme në publikime, e mburrje për këtë figurë të rrallë që siç thotë populli vetëm në Dibër lindin njerëz të tillë legjendarë.
Si e trajton Barleti dhe Frangu figurën e Skënderbeut si kristian dhe tradhtar?
Ai ishte kristian me zemër thotë Frangu dhe këtë e kishte të ushqyer nga familja. Ai ishte besnik ndaj vatanit të të parëve. Këtë e tregoi edhe në Edrine kur ai shërbente pranë perandorisë Osmane, sepse mbante rreth vetes 300 kalorës shqiptarë. Edhe kur u drejtua për në Shqipëri në vitin 1443 Skënderbeu u shoqërua ose e përcollën ushtarët shqiptarë të marrë peng nga Sulltani.
Duke e trajtuar Gjergj Kastriotin si të krishterë Frangu ndërkohë e akuzon dhe si tradhtar; ja si shkruan ai, në librin Marin Sirdarit; nga oborri mbretëror nisej nëpër ekspedita e beteja, Skënderbeu kudo që shkonte në luftëra në vendet kristiane kundër të krishterëve sipas tij ai,
e ndali dorën dhe shpatën e tij kundër tyre
bënte sa me u thanë, e mos me ra në sy për tradhti e për ligështi
Dinte të komunikonte me ta, pra gjente mënyra dhe triumfonte me metoda të tjera!?
Historia e legjendarit të Europës flet ndryshe, ai kudo ka luftuar për drejtësinë pa dallim racor e klasor, madje edhe në Europë kundër pushtuesve osmanë, fuqisë më të madhe të kohës. Gjergji u shqua herët për aftësitë e tij të mëdha në fushata të ndryshme ushtarake. Fitoi përvojë të madhe si kalorës, por ai ishte mendje mprehtë, i zgjuar, parashikues, mirënjohës e vlerësues, strateg dhe patriot.
Një akuzë tjetër sipas O. Scmitt në Veprën për Skënderbeun ku shkruhet se jeta dhe kryengritja e Skënderbeut u bë dhe tragjedia e trevës së tij të prejardhjes, e cila si asnjë rajon tjetër i Ballkanit u shkreta dhe u shpartallua nga osmanet.
E gjithë kjo thënie e pakuptimtë bie poshtë sepse ishin politikat dhe strategjia e Skënderbeut që i bëri ballë makinerisë më të madhe ushtarake në Europë, dhe si i tillë e mbajti vendin për 25 vjet me radhe të çliruar nga zgjedha turke. Flasin 29 betejat e fituara dhe luftërat ballkanike për heroin tonë madhështor.
Për sa i përket akuzës se Skënderbeu u bë tragjedi e prejardhjes, kjo nuk qëndron sepse treva e tij si e gjithë Arbëria e shoqëroi gjatë gjithë kohës në luftërat më të rrepta e të pa para ndonjëherë në historinë e njerëzimit. Ishin barbarizmat e ushtrisë osmane mbi popullsinë gra e fëmijë të pafajshëm me qëllim që të mposhtnin strategun e Europës dhe të pushtonin vendin tonë.
Populli ynë dhe pas vdekjes nuk e ulën asnjëherë forcën e luftës për drejtësi e për vatan. Natyrshëm që për fat të keq ju mungonte prijësi, drejtuesi, por kishin veprën e tij, që ju shërbeu si busull për të korrur fitore.
Në frymën e kuvendeve Skënderbeut u formuan kuvendet e Dibrës si bashkimi i Nëntë Maleve, kuvendet e burrave, kuvende krahinash e odash të bazuara në kanunin e Skënderbeut, sipas strategjisë Skënderbegiane; E ç’janë këto trillues që duan të hedhin baltë mbi një hero të tillë të pa shoq, !!!
Është gati emblematike vetmia e Skënderbeut në ditët e tij të fundit thotë Oliver Schmitt po në veprën për Skënderbeun; hakmarrësi i të et, kundërshtarëve të dy sulltanëve, atleti i krishterimit, Aleksandri i ri u ndodh i vetëm mbi rrënojat e veprës së tij.
Në asnjë vend të botës nuk gjejmë njeri; që për kombin për trojet dhe për prindin të mos i vijë keq, kur e cenojnë dhe të mos e quaj një plagë të pa shëruar: O. Scmitt e di mirë që kombin i tij dhe vendi i tij kanë luftuar prej shume e shumë vitesh kundër ushtrisë turke. Pas luftërave të gjata dhe të ashpra Skënderbeu u sëmurë rëndë dhe pranë tij ishin të gjithë bashkëluftëtarët, fisnikët arbër, miqtë e shumtë ballkanas por edhe Papët. Ai, kurrë nuk u ndodh i vetëm as në luftë e as në sëmundje, por kudo të bashkuar . Ai nderohet në shekuj nga shqiptarët dhe Europa mbarë.
Sipas Oliver Schmitt ndaj figurës së Skënderbeut. Kështu vazhdoi të jetoi Kastrioti i madh si hero vezullues në kujtesën e të krishterëve ballkanikë dhe në perëndim, ndërkohë që u harrua se ai në të vërtetë ishte figura tragjike e një periudhe kur po ndryshonin kohët.
Skënderbeu nuk ishte vezullues, por përballues i një perandorie ushtarake jo vetëm për shtetin e tij, por ne disa vende europiane që kanoseshin prej kësaj makinerie ushtarake. Për sa i përket fjalës se ishte figurë tragjike – ai luftoi me pushtuesit e vendit të tij, por ai ishte dhe besnik ndaj marrëveshjeve që kishin nënshkruar me vendet e tjera europiane. Pra Skënderbeu tregoi besën dhe karakterin e Shqiptarëve kur kjo duket qartë me ndihmën që ai dhe ushtria e tij i dha vendeve të tjera. Mesa duket tek të tjerët ky tipar i rëndësishëm i burrave të shtetit nuk spikat dhe nuk është kryesore. Për sa i përket fjalës se koha po ndryshonte, unë mendoj se nuk është analizuar nga autori periudha e gjatë e luftërave. Skënderbeu luftonte për të shpëtuar nga zgjedha e huaj osmane. Pra nuk bën analizë të kohës O. Schmitt.
Ndonjë mendje e robëruar, përpiqet ende sot të tjetërsojë rolin e Skënderbeut në historinë tonë apo në historinë e qytetërimit Evropian. Kjo është një përpjekje e mjerueshme, sepse historia flet qartë. Akuzat humbasin përballë fakteve të gjalla historike, të cilat janë të shumta si, Dokumentet arkivore, vlerësimet e bashkëkohësve si Papët e Romës, apo familjet mbretërore, me te cilat ai ishte në aleancë e bashkëpunim, ato të humanizmit dhe iluminizmit Evropian, bibliografë e historiografië më në zë të kohërave. Janë të shumta përkufizimet dhe vlerësimet për Skënderbeun si strateg, si njeri i politikës dhe i diplomacisë, human, mirënjohës, falës etj që përcaktonin qartë fizionomitë e burrave të shtetit”.
100-vjetori i Pavarësisë së Shtetit Shqiptar dhe çlirimi i vendit është vazhdimësi e luftës së shqiptarëve prej shekujsh me radhë. A ka ndonjë komb e vend në botë që të ketë luftuar si populli shqiptar për të drejta dhe kufijtë e saj territorialë. Ajo është ndeshur me armiq të shumtë, fizikisht, juridikisht, politikisht, por dhe gjuhësor për pastërtinë e saj biologjike pavarësisht se Shqipëria zë vendin e parë për nga koha e qëndrimit të të huajve. Natyrshëm që mbrojtja dhe efektiviteti i saj, është i ndryshëm në kohë e në periudha të ndryshme historike. Gjithashtu ndryshimet edhe ne rezistencë, në suksese, në pasqyrimin e ndryshimit në kulturë, në sjellje e deri në realizimit të kërkesave njerëzore për një demokraci sa më të pastër e të sigurt si gjithë të tjerët ku sot Shqipëria ecën në rrugën e realizimit të sukseseve dhe të demokracisë drejt BE.
Në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar vlen të themi me forcë për rolin e Kastriotëve në kontributin dhe njohjen e shtetit shqiptar. Kontributin e Rilindësve, dhe të gjithë patriotëve të tjerë. Në vlerësimin e figurave madhore që kanë vënë në shërbim të shtetit jetën, punën, mundin, mendjen dhe sakrificat e tyre. Flamuri i Kastriotëve u finalizua me shpalljen e Pavarësisë dhe ngritjen e flamurit në Vlorë nga patrioti Ismail Qemali së bashku me personalitete të tjera të shquara të vendit. Të gjithë për një qëllim, për bashkim e vëllazërim, për një komb e një qëndrim. Çdo gjë e krijon e mbron dhe i takon popullit, kemi një Flamur prej qëmoti… flamurin e Kastriotit.

Similar topics
» Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte i gjatë 1.98 m
» Shqipëria në kohë e sundimit të Gjergj Kastriot Skënderbeut

» Të pathënat e tragjedisë së Himarës
» shenime per shqiprin , kosoven dhe skenderbeun

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi