Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të pathënat e tragjedisë së Himarës  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të pathënat e tragjedisë së Himarës  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të pathënat e tragjedisë së Himarës

Shko poshtë

Të pathënat e tragjedisë së Himarës  Empty Të pathënat e tragjedisë së Himarës

Mesazh nga Emona Wed 23 May 2012 - 6:21

Kjo fillimjavë nisi e hidhur për familjet e studenteve të cilat humbën jetën bashkë me një djalë dhe shoferin e autobusit me të cilin udhëtonin.

Ndaj vdekja e tmerrshme në aksidentin tragjik të Himarës ka mbuluar me petkun e dhimbjes qytetin e Elbasanit ashtu si mbarë shqiptarët kudo ku ndodhen.

VIDEO: Elbasani, qyteti që gjendet nën shok nga tragjedia e Himarës

E pra 11 vajza, një djalë dhe një burrë gjetën fund të dhimbshëm nga kjo tragjedi rrugore.

VIDEO: Kush janë viktimat e tragjedisë së Himarës

Një ditë pas tragjedisë me autobusin e studenteve të Elbasanit në Qafën e Vishës në Vuno, qyteti i Elbasanit, por edhe mbarë vendi ishte të martën në zi për 13 viktimat, 11 prej të cilave femra, të gjitha në lule të rinisë.

Udhëtimi tragjik i studenteve femra, Elbasani dhe mbarë vendi në zi

Studentë të Universitetit të Elbasanit dhe familjarë të viktimave dhe 26 studenteve të plagosura kanë kaluar natën në hidhërim duke pritur ndoshta që fati t’u kursente jetën atyre, që kishin mundur të mbijetonin edhe pse me dëmtime të pakthyeshme.

Familjet e viktimave të pikëlluar nga tragjedia kanë tërhequr trupat e vajzave të tyre për t’i takuar për të fundit herë përpara se t’i nisin për në banesën e fundme.

Tragjedia e studenteve të universitetit të Elbasanit. (Fotot e viktimave)

Kurse për familjet, miqtë dhe të afërmit e 26 të tjerëve që janë në spital me plagë në shkallë të ndryshme, gjendja e shokut po vazhdon. Sidomos për familjet e dy vajzave që po luftojnë me vdekjen.

Mjeku: Në gjendje kritike 3 vajza, Eriselda dhe Florija më rëndë

Sakaq, Spitali Ushtarak njoftoi se nëntë vajza gjenden në reanimacion, ku 3 në gjendje të rëndë dhe 1 në koma.

Nisur nga kjo, kryeministri Berisha tha se për dy nga të plagosurat në vështirësi, po krijihet lidhje me klinikat e huaja.

Sakaq Berisha ishte në Elbasan ku nuk e mbajti dot të qarin i prekur nga tragjedia që mori jetën e vajzave të reja, djalit dhe një burri.

Video: Krerët e shtetit flasin për tragjedinë e Himarës, Berisha nuk mban dot lotët

Gjatë të martës, është operuar e plagosura Florije Peci. Lidhur me këtë fakt, ministri Sokol Olldashi tha: Është ende në koma, presim të zgjohet.

Sakaq lidhur me hetimet, Drejtori i Policisë Rrugore, Vullnet Topalli deklaroi se “aksi rrugor ku ka ndodhur aksidenti ishte i pajisur me sinjalistikën e duhur paralajmëruese”.
“Po kështu ishte i pajisur dhe me mbrojtësen anësore metalike standarde, ndriçues fosforeshent anësor përgjatë gjithë kthesës në të dy anët e rrugës, asfalti ishte i thatë, i pastër dhe pa mbetje”, deklaroi në një konferencë për shtyp Vullnet topalli.

Aksidenti, Policia: Shoferi kishte leje, autobusi i kontrolluar më 26 prill

Topalli tha se aksidenti i rëndë ndodhi në rrugën nacionale Vlorë-Himarë, në vendin e quajtur Qafa e Vishës, kur një autobus me targë El 22 72B, ka rënë në një distancë rreth 60 m.

Por pas disa orë hetimesh që vijojnë ende mbi rrethanat që çuan në aksidentin tragjik ende nuk qartësohen shkaqet e plota.

Drejtori i Policisë Rrugore, Vullnet Topalli deklaroi se “aksi rrugor ku ka ndodhur aksidenti ishte i pajisur me sinjalistikën e duhur paralajmëruese”. “Po kështu ishte i pajisur dhe me mbrojtësen anësore metalike standarde, ndriçues fosforeshent anësor përgjatë gjithë kthesës në të dy anët e rrugës, asfalti ishte i thatë, i pastër dhe pa mbetje”, deklaroi Topalli.

VIDEO: Tragjedia e Himarës, imazhet kompjuterike të aksidentit

Duke folur për hetimet e kryera në vendin ku ndodhi aksidenti, Topalli bëri me dije se “rezulton se drejtuesi i mjetit, shtetasi Pëllumb Çela ishte i pajisur me lejen e drejtimit përkatëse, të klasit DE, që në vitin 1999 dhe kjo leje drejtimi ishte rinovuar deri në vitin 2014”.

Drejtuesi i parë i Policisë Rrugore tha se “automjeti me targë El 22 72B ka rezultuar të ketë kryer kontrollin e fundit teknik me datë 26.04.2012”.
VIDEO: Pamjet e autobusit si ka përfunduar në humnerë

Topalli tha se grupi hetimor vazhdon të hetojë këtë ngjarje tragjike me pyetjen e dëshmitarëve të dëmtuar nga ky aksident, si dhe veprime të tjera hetimore për zbardhjen e aksidentit.

Drejtori Topalli identifikoi edhe njëherë 13 viktimat e aksidentit tragjik:

1.Denisa Flamur Guzi, vjeç 21, banuese në fshatin Mashan, Komuna Kodovjat, Gramsh

2.Ermira Idriz Mana, vjeç 22, banuese në fshatin Shelcan, Elbasan
3.Aurora Artan Molla, vjeç 21, nga fshati Verdove i Pogradecit

Reportazh: Aurora "thyen" premtimin, e prisnin për festë u kthehet për mort

4.Lindita Hekuran Kabashi, vjeç 21, banuese në fshatin Shtermen, Komuna Gostime, Elbasan
5.Joana Flamur Debinja, vjeç 22, nga fshati Çermë Sektor, Komuna Tërbuf, Lushnjë
6.Elsa Gëzim Daka, vjeç 22, nga Elbasani banuese në fshatin Kuqan,
7.Juliana Dilaver Tola, vjeç 21, banuese në fshatin Mirak, Librazhd,
8.Fabiola Mustafa Shehi, vjeç 22, nga Bërxulli Tiranë

VIDEO: Fabiola Shehi, rrëfim shokues i familjes

9.Eriola Sajmir Xhoi, vjeç 28, nga Elbasani,

Personazh: Eriola para tragjedisë: Kush pretendon se është perfekt, s’e ka vendin këtu

10.Eranda Kristaq Baloshi, vjeç 22, banuese në fshatin Katundi i Ri Bradashesh, Elbasan
11.Dorina Hasan Stafa, vjeç 21, nga Kruja

Ekskluzive: Statusi i fundit i Dorina Stafës, rrugës për Sarandë: Zot faleminderit

12.Armand Halilaga, vjeç 23, nga Kavaja

Reportazh dhe: Udhëtimi që ndau tragjikisht Armand Halilagën dhe Besjana Xhenetin

13.Pëllumb Çela, drejtuesi i mjetit, nga Elbasani

Reportazh: Udhëtimi fatal drejt Jugut i Joana Debinjës e 10 studenteve

Drejtori i Policisë Rrugore Vullnet Topalli tha se aktualisht po kurohen në Spitalin Ushtarak Tiranë 15 shtetase, të cilat mbetën të dëmtuara nga ky aksident i rëndë. Ndërkohë siç tha ai, në spitalin e Vlorës po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore 10 shtetase të tjera.
VIDEO: Rrëfimi i të mbijetuarës për minutat para aksidentit.

Topalli nënvizoi gjithashtu se studentja e dëmtuar që gjendej në spitalin e Himarës, pasi ka marrë ndihmën e nevojshme është larguar nga ambientet e spitalit.

Nisur nga tragjedia, Shqipëria gjatë të martës u përfshi në dite zie kombëtare, në nderim të 13 viktimave të tragjedisë së Himarës.

Video: Ditë zie në Shqipëri

Në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, është ulur flamuri kombëtar në gjysmështizë dhe në orën 12.00 u mbajt një minutë heshtje. Radio dhe televizioni shtetëror RTVSH anuluan programet e rregullta madje dhe natën e parë të Eurovizion 2012. Aktivitetet kulturore dhe sportive u pezulluan.

VIDEO: Rona Nishliu shkon në finale, lot në Eurovizion për tragjedinë e Himarës

.Të pathënat e tragjedisë së Himarës  Varrimi-aksidenti-himare-noaTë pathënat e tragjedisë së Himarës  Shqiperia-ne-zi-noaTë pathënat e tragjedisë së Himarës  Berisha-homazhe-elbasan-aksidenti-himare-noaTë pathënat e tragjedisë së Himarës  Studentet-Viktima-Fotot-Homazhe1

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi