Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte i gjatë 1.98 m
Faqja 1 e 1
Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte i gjatë 1.98 m
Venedikas, qytetarëve të tij të nderit,
ju dhuronte, veshje dhe cohë luksi,
për petka solemne; ndër të tjerë edhe
princave shqiptarë, ku bënte pjesë edhe
Skënderbeu.
Senati Venedikas përgjigjej në këtë
mënyrë: “Responsio. Et si capitulum
sit clarum, et aperte loquatur, Jnclinati
tamen ad ea que sibi grati sint, ordinabimus
quod sibi dentur brachia 18
scarlatini secundum consuetudinem
pro duabus vestibus pro Magnificentia
sua prout in capitulo continetur”.
(Përkthimi i lirë në gjuhën shqipe do
të ishte: “Vendim. Që kapitulli të jetë
i qartë, e të flasim hapur, me gjithë
këtë, të nisur në atë rrugë, që të jetë e
pranuar për Të, do të urdhërojmë që t’i
jepen: 18 kutë skarlatini, sipas zakonit,
për dy palë petka, për Shkëlqesinë
[Madhërinë, m.a.] e Tij, për sa vendoset
në kapitull”.
Duke analizuar me vëmendje dokumentin
nxjerrim përfundim se:
princërve dhe bujarëve të tjerë shqiptarë,
Senati Venedikas ju dhuronte nga
16 kutë cohë, për dy palë petka luksi,
ndërsa Skënderbeut i dhuron 18 kutë,
po për dy palë petka, ngase 8 kutë cohë
nuk i mjaftonin për një palë petka, pra
i duheshin 9 kutë cohë. Pas një llogaritjeje
të thjeshtë nxjerrim përfundimin
se Skënderbeu ishte më i lartë se princërit
dhe fisnikët e tjerë shqiptarë. Duke
pasur parasysh se 8 kutë cohë jepeshin
për një fisnik, gjatësia e të cilit ishte deri
në 1.75 m, atëherë, 9 kutë cohë, për
Gjergj Kastriot Skënderbeun na japin
gjatësinë prej 1.98 m. Është e njohur se
1 kut cohe venedikase kishte gjatësinë
prej 0.793 m. Pra, derisa për një princ
shqiptar duheshin mesatarisht 6.344 m
cohë luksi, për Skënderbeun duheshin
7.137 m cohë luksi për një palë petka.
Petkat që ju dhuroheshin princërve
dhe fisnikëve, ishin të gjëra dhe të gjata
deri në fund të këmbëve, shkak ky, që
princërit dhe fisnikët të dukeshin sa
më hijerëndë.
Nuk na është e njohur që të jetë ruajtur
ndonjë petkë origjinale e kohës. Ky
është mëkat i vërtetë, pasi nga rreth 50
palë petka luksi që Skënderbeu kishte
marrë dhuratë nga Venediku, do të
ishin një raritet i mrekullueshëm. Disa
elemente nga këto petka luksi na janë
ruajtur në piktura dhe medaljone të
Skënderbeut, të cilat mjaftojnë për të
bërë një rikonstruktim komplet të një
apo disa petkave luksi venedikase që i
mbante Skënderbeu në raste solemne.
Këtu nuk janë llogaritur petkat e tjera, si
dhuratë të marra nga: Napoli, Lisbona,
Barcelona, Malta, Milano, Dubrovniku...
etj.
Pos dokumentit të cekur më lartë,
në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit
ruhet një kodeks Latin; URB. LAT. 512,
ku autori: Luigi Machiaveli, ka punuar
një pikturë dhe një stemë origjinale të
Skënderbeut dhe ka lënë disa shënime
për shtatlartësinë e Skënderbeut dhe
dukjen e tij fizike. Në kodeks është
shënuar viti i saktë i punimit të stemës
dhe të një pikture, për të cilën ne nuk
kemi njohuri se ekziston. Viti është
1467, pra vizita e fundit e Skënderbeut
që i ka bërë Vatikanit. Machiaveli kur
përshkruan Skënderbeun, pohon:
“Është një burrë i shtyrë në moshë, me
tipare shumë fisnike. Ka një mjekër të
zbardhur, po të rregulluar me gusto.
Sytë i shkëlqejnë shumë dhe ka një
hundëshqiponjë. Flokët e thinjura i ka
të prera shkurt. Është veshur me petkë
napolitane, mëndafshi. Gjatësia e tij
është 1.98 m”. Ky shënim në mënyrë të
prerë, për herë të parë, na jep shtatlartësinë
e saktë të Skënderbeut.
Machiaveli pastaj ka punuar stemën,
të cilën e kishte para vetes me rastin e
kësaj vizite dhe e cila është autentike.
Poshtë stemës janë 4 rreshta tekst, të
cilët lexohen: “Castrioti questj vene de
Albania erano valentj homenj et f. il bon
portamento de fece Schanderbecho in
Albania el fo fare del Consegio del 1467,
et delj suj ne sono al presente”.
Pos këtyre të dhënave për gjatësinë
dhe dukjen fizike të Gjergj Kastriot
Skënderbeut nga “Medaljoni i Zagrebit”,
i vitit 1449, mund të vërejmë për
herë të parë dukjen fizike autentike dhe
besnike të Heroit tonë Kombëtar, kur ai
nuk kishte më shumë se 50 vjeç.
Në Zagreb, në Muzeun Arkeologjik,
në fondin e “Numizmatikës Mesjetare”,
ruhet një medaljon i Skënderbeut, i
panjohur deri tani. Ky medaljon është
prej bronzi me dimensione 95 x 97 mm
dhe peshon 169.96 gr. Autori është i
panjohur, po kemi të dhëna të sakta se
medaljoni është punuar në Venedik, në
vitin 1449. Në dy dokumente gjejmë të
dhëna për vitin e punimit të medaljonit,
po jo edhe për autorin. Dokumentet
janë të pabotuara dhe ruhen në fondin
“Senato Mar. Bust. V”. Siç duket medaljoni
është punuar me porosinë e një
familjeje fisnike shqiptare që jetonte
në Venedik.
Medaljoni ka formë të rrumbullakët,
është i gdhendur dhe ka shënime
vetëm në njërën anë, në avers, ndërsa
në revers nuk ka ndonjë dekorim,
shënim apo diçka të ngjashme. Në
avers, Skënderbeu është në profil, i
kthyer në të djathtë. Në kokë ka një
kapele venedikase, të thyer në të dyja
këndet, ndërsa veshur ka një pelerinë
venedikase, nga ato që mbanin bujarët
vendas, venedikas, me disa dekorime të
bukura, që na bën të kuptojmë se autori
e kishte parë Skënderbeun të gjallë e jo
nga ndonjë përshkrim, me siguri gjatë
qëndrimit të tij në Venedik. Mjekrën e
ka të gjatë, por jo të zbardhur.
Në medaljonin e Zagrebit, Skënderbeu
nuk është më i madh se 50 vjeç
Është me rëndësi të ceket se Skënderbeu
në këtë medaljon duket shumë
i ri, gjë që e bën shumë më të vlefshëm
dokumentin që ne kemi shfrytëzuar
për të datuar medaljonin. Vijat e fytyrës
tregojnë se nuk kishte më shumë
se pesëdhjetë vjet. Hunda nuk ka pozicionin
e një “Hundëshqiponje”, po
është e drejtë.
Brenda shiritit anësor, në gjerësi prej
11 mm, është i gdhendur teksti:
GEORGIVS CASTRIOTT DE SCANDERBEG
INVICTISS.
Ky tekst duhet të lexohet:
[ D / O M I N U S / ] G E O RG I U S
CASTRIOTT[VS] DE SCANDERBEG
INVICTISS[IMVS];
ndërsa i përthyer në gjuhën shqipe
lexohet:
Gjergj Kastriot Skënderbeu [më] i
pamposhturi.
Teksti fillon në anën e majtë, në
nivelin e supit dhe mbaron në anën e
djathtë, te cepi i jelekut, që dallohet nga
pelerina. Për rrugën historike të këtij
medaljoni, për fat të mirë ekzistojnë
disa të dhëna. Në Zagreb, në fondin e
numizmatikës mesjetare, kanë arritur
në vitin 1912, pasi janë blerë për një
shumë jashtëzakonisht të madhe parash,
251 kruna ose 10 dukatë floriri
dhe një krune e argjendtë, në ankandin
e Frankfurtit nga Josip Brunschmid,
(1858-1929), në atë kohë drejtor i Muzeut
Historik të Zagrebit. Në këtë ankand,
ky medaljon i Skënderbeut kishte
arritur çmimin më të lartë nga të gjitha
eksponatat e tjera që shiteshin.
Rëndësia e veçantë
historike e këtij medaljoni
MEDALJONI
Zagrebi-Avers
Medaljoni i Gjergj Kastriot Skënderbeut
ka një rëndësi të shumëfi -
shtë. Fakti se ai u punua derisa
ishte gjallë Skënderbeu dhe pos kësaj dhe
në një moshë mjaft të re, ka një peshë të
veçantë, sepse autori (mjeshtri), e kishte
parë me sytë e tij heroin shqiptar. Të dhënat
i kishte të sakta, d.m.th. nuk bazoheshin
në gojëdhëna, rrëfi me apo
përshkrime të të tjerëve. Tiparet
dhe karakteristikat që
i gjejmë në këtë medaljon
bëjnë shumë të qartë
fytyrën e Skënderbeut,
veshjen e tij dhe moshën,
gjëra këto, që
kanë qenë shumë
pak të njohura deri
më sot. Medaljoni
i Zagrebit është
shumë ekskluziv,
pasi është punuar
në vitin 1449, pra,
vetëm njëmbëdhjetë
vjet më vonë, pas
medaljonit të parë
(nga viti 1438) që njihet
në histori, të cilin e ka
punuar Pisanello, me rastin
e pjesëmarrjes së Gjon
Paleologut VII, në koncilin e
Ferrarës. Fjala medaljon në gjuhë
të ndryshme ka funksion të njëjtë,
p.sh., në latinisht metallum, në italisht
medaglio, në anglisht medal, në frëngjisht
médaille, në gjermanisht Medaille, në kroatisht
kolajna, etj. Medaljoni mund të jetë
nga fl oriri (ari), argjendi, bronzi, plumbi
dhe legura të tjera.
“Debatet për gjatësinë e njerëzve të
shquar nisin gjithnjë atëherë kur nuk ka
më dyshime për ekzistencën dhe origjinën
e tyre. Edhe Heroi ynë Kombëtar, Gjergj
Kastriot Skënderbeu, nuk i ka shpëtuar
debateve, fi llimisht i mohohej ekzistenca,
pastaj origjina, e pasi këto u
bënë të ditura botërisht, u fi llua
të debatohej për gjatësinë e
trupit. Duke qenë legjendë,
ashtu si shumë princa të
tjerë evropianë që luftuan
kundër Perandorisë
Otomane, shpesh
fi gura e tij ishte zmadhuar,
fl itej se shpatën
e tij nuk e mbanin
dot 20 burra, kali i tij
linte gjurmë të stërmëdha
edhe në gurë
etj. Ky zmadhim është
tipik sidomos për periudhën
mesjetare. Por
në epokën moderne,
njerëzit kërkojnë me të
drejtë saktësimin e përmasave,
por ka edhe prej
atyre që përfi tojnë nga rasti
dhe mezi presin ta shkurtojnë
Gj. Skënderbeun” (A. Brahusha),
duke shënuar në shkrimet apo studimet
e tyre përmasa qesharake qoftë të trupit,
qoftë të kokës, duke marrë si shembull
përkrenaren që ruhet në Vjenë etj. Ndërsa
e vërteta është krejt ndryshe.
ju dhuronte, veshje dhe cohë luksi,
për petka solemne; ndër të tjerë edhe
princave shqiptarë, ku bënte pjesë edhe
Skënderbeu.
Senati Venedikas përgjigjej në këtë
mënyrë: “Responsio. Et si capitulum
sit clarum, et aperte loquatur, Jnclinati
tamen ad ea que sibi grati sint, ordinabimus
quod sibi dentur brachia 18
scarlatini secundum consuetudinem
pro duabus vestibus pro Magnificentia
sua prout in capitulo continetur”.
(Përkthimi i lirë në gjuhën shqipe do
të ishte: “Vendim. Që kapitulli të jetë
i qartë, e të flasim hapur, me gjithë
këtë, të nisur në atë rrugë, që të jetë e
pranuar për Të, do të urdhërojmë që t’i
jepen: 18 kutë skarlatini, sipas zakonit,
për dy palë petka, për Shkëlqesinë
[Madhërinë, m.a.] e Tij, për sa vendoset
në kapitull”.
Duke analizuar me vëmendje dokumentin
nxjerrim përfundim se:
princërve dhe bujarëve të tjerë shqiptarë,
Senati Venedikas ju dhuronte nga
16 kutë cohë, për dy palë petka luksi,
ndërsa Skënderbeut i dhuron 18 kutë,
po për dy palë petka, ngase 8 kutë cohë
nuk i mjaftonin për një palë petka, pra
i duheshin 9 kutë cohë. Pas një llogaritjeje
të thjeshtë nxjerrim përfundimin
se Skënderbeu ishte më i lartë se princërit
dhe fisnikët e tjerë shqiptarë. Duke
pasur parasysh se 8 kutë cohë jepeshin
për një fisnik, gjatësia e të cilit ishte deri
në 1.75 m, atëherë, 9 kutë cohë, për
Gjergj Kastriot Skënderbeun na japin
gjatësinë prej 1.98 m. Është e njohur se
1 kut cohe venedikase kishte gjatësinë
prej 0.793 m. Pra, derisa për një princ
shqiptar duheshin mesatarisht 6.344 m
cohë luksi, për Skënderbeun duheshin
7.137 m cohë luksi për një palë petka.
Petkat që ju dhuroheshin princërve
dhe fisnikëve, ishin të gjëra dhe të gjata
deri në fund të këmbëve, shkak ky, që
princërit dhe fisnikët të dukeshin sa
më hijerëndë.
Nuk na është e njohur që të jetë ruajtur
ndonjë petkë origjinale e kohës. Ky
është mëkat i vërtetë, pasi nga rreth 50
palë petka luksi që Skënderbeu kishte
marrë dhuratë nga Venediku, do të
ishin një raritet i mrekullueshëm. Disa
elemente nga këto petka luksi na janë
ruajtur në piktura dhe medaljone të
Skënderbeut, të cilat mjaftojnë për të
bërë një rikonstruktim komplet të një
apo disa petkave luksi venedikase që i
mbante Skënderbeu në raste solemne.
Këtu nuk janë llogaritur petkat e tjera, si
dhuratë të marra nga: Napoli, Lisbona,
Barcelona, Malta, Milano, Dubrovniku...
etj.
Pos dokumentit të cekur më lartë,
në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit
ruhet një kodeks Latin; URB. LAT. 512,
ku autori: Luigi Machiaveli, ka punuar
një pikturë dhe një stemë origjinale të
Skënderbeut dhe ka lënë disa shënime
për shtatlartësinë e Skënderbeut dhe
dukjen e tij fizike. Në kodeks është
shënuar viti i saktë i punimit të stemës
dhe të një pikture, për të cilën ne nuk
kemi njohuri se ekziston. Viti është
1467, pra vizita e fundit e Skënderbeut
që i ka bërë Vatikanit. Machiaveli kur
përshkruan Skënderbeun, pohon:
“Është një burrë i shtyrë në moshë, me
tipare shumë fisnike. Ka një mjekër të
zbardhur, po të rregulluar me gusto.
Sytë i shkëlqejnë shumë dhe ka një
hundëshqiponjë. Flokët e thinjura i ka
të prera shkurt. Është veshur me petkë
napolitane, mëndafshi. Gjatësia e tij
është 1.98 m”. Ky shënim në mënyrë të
prerë, për herë të parë, na jep shtatlartësinë
e saktë të Skënderbeut.
Machiaveli pastaj ka punuar stemën,
të cilën e kishte para vetes me rastin e
kësaj vizite dhe e cila është autentike.
Poshtë stemës janë 4 rreshta tekst, të
cilët lexohen: “Castrioti questj vene de
Albania erano valentj homenj et f. il bon
portamento de fece Schanderbecho in
Albania el fo fare del Consegio del 1467,
et delj suj ne sono al presente”.
Pos këtyre të dhënave për gjatësinë
dhe dukjen fizike të Gjergj Kastriot
Skënderbeut nga “Medaljoni i Zagrebit”,
i vitit 1449, mund të vërejmë për
herë të parë dukjen fizike autentike dhe
besnike të Heroit tonë Kombëtar, kur ai
nuk kishte më shumë se 50 vjeç.
Në Zagreb, në Muzeun Arkeologjik,
në fondin e “Numizmatikës Mesjetare”,
ruhet një medaljon i Skënderbeut, i
panjohur deri tani. Ky medaljon është
prej bronzi me dimensione 95 x 97 mm
dhe peshon 169.96 gr. Autori është i
panjohur, po kemi të dhëna të sakta se
medaljoni është punuar në Venedik, në
vitin 1449. Në dy dokumente gjejmë të
dhëna për vitin e punimit të medaljonit,
po jo edhe për autorin. Dokumentet
janë të pabotuara dhe ruhen në fondin
“Senato Mar. Bust. V”. Siç duket medaljoni
është punuar me porosinë e një
familjeje fisnike shqiptare që jetonte
në Venedik.
Medaljoni ka formë të rrumbullakët,
është i gdhendur dhe ka shënime
vetëm në njërën anë, në avers, ndërsa
në revers nuk ka ndonjë dekorim,
shënim apo diçka të ngjashme. Në
avers, Skënderbeu është në profil, i
kthyer në të djathtë. Në kokë ka një
kapele venedikase, të thyer në të dyja
këndet, ndërsa veshur ka një pelerinë
venedikase, nga ato që mbanin bujarët
vendas, venedikas, me disa dekorime të
bukura, që na bën të kuptojmë se autori
e kishte parë Skënderbeun të gjallë e jo
nga ndonjë përshkrim, me siguri gjatë
qëndrimit të tij në Venedik. Mjekrën e
ka të gjatë, por jo të zbardhur.
Në medaljonin e Zagrebit, Skënderbeu
nuk është më i madh se 50 vjeç
Është me rëndësi të ceket se Skënderbeu
në këtë medaljon duket shumë
i ri, gjë që e bën shumë më të vlefshëm
dokumentin që ne kemi shfrytëzuar
për të datuar medaljonin. Vijat e fytyrës
tregojnë se nuk kishte më shumë
se pesëdhjetë vjet. Hunda nuk ka pozicionin
e një “Hundëshqiponje”, po
është e drejtë.
Brenda shiritit anësor, në gjerësi prej
11 mm, është i gdhendur teksti:
GEORGIVS CASTRIOTT DE SCANDERBEG
INVICTISS.
Ky tekst duhet të lexohet:
[ D / O M I N U S / ] G E O RG I U S
CASTRIOTT[VS] DE SCANDERBEG
INVICTISS[IMVS];
ndërsa i përthyer në gjuhën shqipe
lexohet:
Gjergj Kastriot Skënderbeu [më] i
pamposhturi.
Teksti fillon në anën e majtë, në
nivelin e supit dhe mbaron në anën e
djathtë, te cepi i jelekut, që dallohet nga
pelerina. Për rrugën historike të këtij
medaljoni, për fat të mirë ekzistojnë
disa të dhëna. Në Zagreb, në fondin e
numizmatikës mesjetare, kanë arritur
në vitin 1912, pasi janë blerë për një
shumë jashtëzakonisht të madhe parash,
251 kruna ose 10 dukatë floriri
dhe një krune e argjendtë, në ankandin
e Frankfurtit nga Josip Brunschmid,
(1858-1929), në atë kohë drejtor i Muzeut
Historik të Zagrebit. Në këtë ankand,
ky medaljon i Skënderbeut kishte
arritur çmimin më të lartë nga të gjitha
eksponatat e tjera që shiteshin.
Rëndësia e veçantë
historike e këtij medaljoni
MEDALJONI
Zagrebi-Avers
Medaljoni i Gjergj Kastriot Skënderbeut
ka një rëndësi të shumëfi -
shtë. Fakti se ai u punua derisa
ishte gjallë Skënderbeu dhe pos kësaj dhe
në një moshë mjaft të re, ka një peshë të
veçantë, sepse autori (mjeshtri), e kishte
parë me sytë e tij heroin shqiptar. Të dhënat
i kishte të sakta, d.m.th. nuk bazoheshin
në gojëdhëna, rrëfi me apo
përshkrime të të tjerëve. Tiparet
dhe karakteristikat që
i gjejmë në këtë medaljon
bëjnë shumë të qartë
fytyrën e Skënderbeut,
veshjen e tij dhe moshën,
gjëra këto, që
kanë qenë shumë
pak të njohura deri
më sot. Medaljoni
i Zagrebit është
shumë ekskluziv,
pasi është punuar
në vitin 1449, pra,
vetëm njëmbëdhjetë
vjet më vonë, pas
medaljonit të parë
(nga viti 1438) që njihet
në histori, të cilin e ka
punuar Pisanello, me rastin
e pjesëmarrjes së Gjon
Paleologut VII, në koncilin e
Ferrarës. Fjala medaljon në gjuhë
të ndryshme ka funksion të njëjtë,
p.sh., në latinisht metallum, në italisht
medaglio, në anglisht medal, në frëngjisht
médaille, në gjermanisht Medaille, në kroatisht
kolajna, etj. Medaljoni mund të jetë
nga fl oriri (ari), argjendi, bronzi, plumbi
dhe legura të tjera.
“Debatet për gjatësinë e njerëzve të
shquar nisin gjithnjë atëherë kur nuk ka
më dyshime për ekzistencën dhe origjinën
e tyre. Edhe Heroi ynë Kombëtar, Gjergj
Kastriot Skënderbeu, nuk i ka shpëtuar
debateve, fi llimisht i mohohej ekzistenca,
pastaj origjina, e pasi këto u
bënë të ditura botërisht, u fi llua
të debatohej për gjatësinë e
trupit. Duke qenë legjendë,
ashtu si shumë princa të
tjerë evropianë që luftuan
kundër Perandorisë
Otomane, shpesh
fi gura e tij ishte zmadhuar,
fl itej se shpatën
e tij nuk e mbanin
dot 20 burra, kali i tij
linte gjurmë të stërmëdha
edhe në gurë
etj. Ky zmadhim është
tipik sidomos për periudhën
mesjetare. Por
në epokën moderne,
njerëzit kërkojnë me të
drejtë saktësimin e përmasave,
por ka edhe prej
atyre që përfi tojnë nga rasti
dhe mezi presin ta shkurtojnë
Gj. Skënderbeun” (A. Brahusha),
duke shënuar në shkrimet apo studimet
e tyre përmasa qesharake qoftë të trupit,
qoftë të kokës, duke marrë si shembull
përkrenaren që ruhet në Vjenë etj. Ndërsa
e vërteta është krejt ndryshe.
Vizitor- Vizitor
Re: Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte i gjatë 1.98 m
ooooooooooo paska qen sa mu igjattt
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Të thënat dhe të pathënat për Gjergj Kastriot Skënderbeun
» Shqipëria në kohë e sundimit të Gjergj Kastriot Skënderbeut
» Shqipëria në kohë e sundimit të Gjergj Kastriot Skënderbeut
» Gjergj Kastrioti Skenderbeu
» Gjergj Kastrioti Skenderbeu
» Shqipëria në kohë e sundimit të Gjergj Kastriot Skënderbeut
» Shqipëria në kohë e sundimit të Gjergj Kastriot Skënderbeut
» Gjergj Kastrioti Skenderbeu
» Gjergj Kastrioti Skenderbeu
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi