Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kuvendi shënoi pesë vjetorin e shpalljes së pavarësisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kuvendi shënoi pesë vjetorin e shpalljes së pavarësisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuvendi shënoi pesë vjetorin e shpalljes së pavarësisë

2 posters

Shko poshtë

Kuvendi shënoi pesë vjetorin e shpalljes së pavarësisë Empty Kuvendi shënoi pesë vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Mesazh nga WebMaster Sun 17 Feb 2013 - 10:57

Prishtinë, 17 shkurt - Pavarësia e Kosovës përbën një fakt të pamohueshëm historik. Pesë vjet nuk janë shumë, por ndryshimet që ka bërë Kosova gjatë kësaj periudhe, janë të mëdha, theksoi në seancën e sotme solemne, pesë vjet pas aktit të shpalljes së pavarësisë së vendit Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, para presidentes së shtetit, deputetëve, kabinetit qeveritar dhe mysafirëve, ndër të cilët ishin edhe presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, kryekuvendarja Jozefina Topalli, pastaj përfaqësues të opozitës shqiptare, përfaqësues nga Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe personalitete të njohura vendëse dhe të korit diplomatik të akredituar në Kosovë. Në fjalën e saj para deputetëve dhe mysafirëve, presidentja Atifete Jahjaga tha se Kosova shpalli pavarësinë e saj në koordinim me vendet mike, kurse synim mbetet integrimi në BE dhe në NATO.

Ajo përsëriti se pavarësia është akt i pakthyeshëm, kurse dialogu që po zhvillohet me Serbinë, sipas saj, nuk ka për qëllim ndarjen e Kosovës dhe as autonominë territoriale për pjesën veriore të saj.

“Dialogu nuk po zhvillohet për ta ndarë Kosovën, e as për të krijuar enklava të veçanta të askujt, as autonomi e statuse të posaçme. Të gjitha zgjidhjet janë brenda Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe në bazë të standardeve evropiane”, tha presidentja e vendit.

Ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi tha se pavarësia e Kosovës paraqet sublimim të sakrificave dhe përpjekjeve të vazhdueshme të gjeneratave të tëra, si dhe vlerësoi që njohja e Kosovës nga vendet më të fuqishme dhe demokracitë më të zhvilluara, paraqet suksesin më të madh.

“Brenda një periudhe 14-vjeçare, Kosova realizoi dy objektiva të mëdha historike - çlirimin, pra lirinë e saj dhe pavarësinë e saj. Që nga shtatori i vitit që shkoi, Kosova hoqi mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë, duke u bërë shtet me përgjegjësi të plotë për veten dhe ardhmërinë e saj. Kjo është meritë e të gjithëve. Kjo dëshmon se storja e Kosovës është një storje e suksesshme kosovare dhe gjithë-ndërkombëtare”, u shpreh Thaçi.

Me një fjalë rasti deputetëve dhe mysafirëve iu drejtua edhe Jozefina Topalli, e cila tha se ishte e nderuar që feston në Prishtinë ditëlindjen e shtetit të pavarur të Kosovës.

Duke e konsideruar Kosovën si djep të shqiptarizmit, Topalli tha se në këtë ditë duhet rikujtuar të gjithë ata që sakrifikuan për shtetin e Kosovës, duke veçuar dy figura kryesore, presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova dhe komandantin e UÇK-së, Adem Jashari.

E përbashkëta e fjalëve të krerëve të shtetit të Kosovës ishte se vendi ka shënuat shumë përparime, por duke rikujtuar sfidat, sidomos në zhvillimin ekonomik dhe forcimin e shtetit ligjor.


Edituar për herë të fundit nga Urtesia në Mon 18 Feb 2013 - 3:10, edituar 2 herë gjithsej
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuvendi shënoi pesë vjetorin e shpalljes së pavarësisë Empty Re: Kuvendi shënoi pesë vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Mesazh nga Gjilanasi Sun 17 Feb 2013 - 10:58

gez123

kem festtt
Gjilanasi
Gjilanasi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Gjilan
Postime Postime : 673
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 06/01/2013
Hobi Hobi : .....

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi