Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nora Istrefi: Muzika ka ngjizur dashurine time me Robertin! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nora Istrefi: Muzika ka ngjizur dashurine time me Robertin! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nora Istrefi: Muzika ka ngjizur dashurine time me Robertin!

2 posters

Shko poshtë

Nora Istrefi: Muzika ka ngjizur dashurine time me Robertin! Empty Nora Istrefi: Muzika ka ngjizur dashurine time me Robertin!

Mesazh nga WebMaster Thu 28 Feb 2013 - 11:24

Ka ditur gjithmone te terheqe publikun me perfomancat dhe klipet e saj. Kjo eshte kengetarja Nora Istrefi, me zerin e saj karakteristik, format e lakuara trupore dhe paraqitjen skenike, eshte kthyer ne nje nga kengetaret me te kerkuara. Ne nje interviste ekskluzive per emisionin “Pasdite” te Rudina Magjistarit ne Tv Klan, kengetarja Nora Istrefi nga Prishtina, rrefen momentet me pikante te femijerise, karrieres muzikore dhe lidhjes se saj 5 vjecare me muzikantin Robert Berisha. Nora Istrefi lindi ne Prishtine me 25 Mars 1986. Karriera e saj ka filluar qe ne moshen 18 vjecare. Kenget e saj i ka perfshire ne dy albume, “Opium” dhe “Engjell”, te cilet jane bere te suksesshme duke u shitur ne Shqiperi, Maqedoni, diaspore, etj. Nora ka dy motra dhe nje vella te vogel, qe quhet Bledi. Motrat jane Nita Istrefi, Era Istrefi dhe Bledi Istrefi. Jeton me nenen, motrat dhe vellane, pas aksidentit te babait te saj para 6 vitesh. Me tej, gjate intervistes do te lexoni te rejat qe do ta ndjekin ate gjate ketij viti.Tashme prej vitesh, zeri juaj eshte bere i njohur ne skenat shqiptare. Si ka lindur pasioni per muziken?
Prej gati 10 vitesh jam ne skene si kengetare. Muzika ka lindur me mua, pasi qe kur kam qene vogel e kam pasur qejf te kendoja dhe te kerceja. Madje, kam vallezuar dhe kam kenduar qe ne moshe fare te vogel. Me muziken e ndjej veten te kompletuar dhe eshte nje enderr qe e kam bere realitet.
Pse ke zgjedhur zhanrin e muzikes pop?
Muzika ime eshte e kombinuar me pop, house, ose me rrymat me trendy te muzikes. Te gjitha trendet e muzikes ne bote, kam deshire t’i sjell ne shqip dhe nje pjese prej tyre, jane realizuar nga une.
Ke bere disa albume dhe bashkepunime. Cila eshte me e arrire?
Eshte shume e veshtire te zgjedh kengen me te vecante. Cdo kenge dhe bashkepunim e kam shume per zemer, por do te vecoja kengen me te fundit “Big love”, e cila eshte shume trendy, kengen “Dy shoke”, “Asnje ze”, e cila eshte ne bashkepunim me Mc Kreshen.
Ne Kosove je ne kontakt me fansat e tu, por ne Shqiperi ardhjet tuaja jane me te rralla edhe pse ke shume fansa?
Ma kane thene dhe me vjen shume mire, qe edhe ne Shqiperi, kam shume fansa. Ardhjet e mija ne Tirane kane qene me te rralla per shkak te rruges, ndersa tani kemi me shume kontakte.
Nje tjeter pasion i juaj eshte veshja. Ti e kuron vete veshjen tende, ndryshe nga shume artiste te tjere, qe preferojne te ndiqen nga stiliste?
Pak a shume cdo gje e bej vete. Pervec muzikes, nje tjeter pasion qe me ka ndjekur qe ne vogeli, eshte dhe stilimi. Ne fakt kam studiuar per dizenjo te modes, mirepo ende nuk kam gjetur kohen e duhur per t’iu perkushtuar. Kam menduar shume shpejt te kem nje linje te rrobave, te cilet pelqejne stilin e veshjeve te mia. Nuk kam vendosur se cfare linje do te realizoje, sport, klasike apo veshje per jeten e perditshme.
Pervec veshjeve, pa diskutim qe edhe floket jane nje tjeter element qe ju kompletojne. Si ndodhi qe prete floket?
Te them te drejten, ka qene shume spontane ideja per te prere floket. Nje perparesi e imja eshte se kam shume floke dhe kam shpetuar se kam hequr gjysmen, keshtu qe erdhi natyrshem. Nuk jam bere pishman qe i kam prere floket, pasi jam me ndryshe.
Si reagoi nena juaj kur pa se kishit prere floket?
Kur pa foton, tha se eshte montazh. Por, kur vajta ne shtepi dhe i tregova, e kuptoi qe eshte pjese e biznesit qe une bej ne muzike.
Si eshte raporti juaj me rrjetet sociale. Jeni ju qe shkruani ne faqen personale fanpage?
Po, une shkruaj. Per cdo gje jam ne kontakt me fansat. Madje ketu dua te falenderoj te gjithe miqte qe me kane mbeshtetur, duke hapur dhe fanpage te tjera ne “Facebook”.
Format tuaja trupore jane fantastike. Si arrin te kurosh veten tende aq mire, pasi ka pasur nje periudhe qe ishe mbi peshe. Cili eshte sekreti juaj?
Per here te pare kur kam dal ne skene kam qene mire, pastaj shtova pak me shume ne peshe dhe nuk jam ndjere dhe aq mire. Edhe pse shume njerez me thonin se isha mire dhe me kishte hije shendeti, fillova te shikoj konsumimin dhe rashe ne peshen qe doja. Kam filluar te ndaloj ushqimet qe kane kalori si embelsirat, pastat, brumin, buken, etj. Madje, kur kam kohe merrem me palester dhe me ndihmon shume me mbajt formen e trupit. Cdo femre i them te frekuentoje palestren, jo vetem duke u dukur bukur, por edhe per shendetin. Me ndodh qe pertoj te iki, shikoj qe ne skene jam me pak e disponueshme dhe me me pak energji, sidomos per ne kengetaret qe jemi gjate gjithe kohes neper koncerte. Per te mbajtur trupin ne forme pervec palestres, preferoj te konsumoj sallatat, mish pule, frutat e detit, superat etj.
Sa e lidhur je me familjen?
Jam shume e lidhur! Ne fillim kam qene shume e lidhur me mamin, pasi nuk kam pas moter me te madhe, pastaj me babin edhe pse nuk jeton me prej 6 vitesh. Babi, ka qene ai qe me ka perkrah shume ne fillimet e karrieres sime muzikore dhe nuk ka qene i rrepte pasi kemi qene me shume si shoke se sa si prind. Me pas vijne dy motrat Anita dhe Era dhe vellai.
Keto vite ka qene shume e veshtire shtylla e familjes per nene tuaj, pasi ka pasur mbi shpatulla vendimet e familjes?
Mami me ka lindur ne nje moshe shume te re, ku ka qene vetem 18 vjece. E kam pasur me teper si shoqe se sa si nene, sidomos pas humbjes se babait. Tani qe jemi te rritura, definitivisht eshte shume mire pasi cdo problem dhe vendim i marrim te gjithe bashke.
E njeh gjuhen e muzikes, pasi the qe gjate femijerise ke marre kurse pianoje?
E njoh gjuhen e muzikes, di t’i bie pianos dhe i kendoj notat.
I fejuari juaj eshte muzikant. Na rrefe dicka per lidhjen tuaj me Robert Berishen?
Berti eshte muzikant, nje nder muzikantet me te mire edhe pse nuk me takon mua ta them. Eshte shume i zene me pune dhe rralle here me shoqeron. Prej pese vitesh jemi bashke. Muzika ka qene definitivisht qe na ka lidh, kur jemi takuar neper koncerte te ndryshme, me vone ka kaluar ne ndjene. Jam e lumtur qe Roberti me kupton pak me mire, kur kam per te shkuar neper koncerte, pasi eshte pjese e kesaj fushe.

Duke qene muzikant, keni realizuar bashkepunime se bashku?
Pritet te ndodhe se shpejti. Prej tij marr kritikat me te medha. Akoma nuk kemi bere dicka konkrete.
Roberti eshte ne grup me Sinan Vllasaliun?
Prej shume vitesh ai punon me Sinan Vllasaliun, ku non-stop jane neper koncerte bashke.
A e pelqen i fejuari juaj kenge “Dy shoke”?
I ka pelqyer dhe i pelqejne te gjitha kenget e mija. Kenget qe s’i kane pelqyer atij dhe familjes, nuk i kam nxjerre fare.
Cilat jane planet muzikore me te aferta?
Kam disa projekte te reja, por jo dicka speciale! Thjesht do te jem e angazhuar gjate gjithe kohes me muzike.

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nora Istrefi: Muzika ka ngjizur dashurine time me Robertin! Empty Re: Nora Istrefi: Muzika ka ngjizur dashurine time me Robertin!

Mesazh nga Anakonda Wed 29 May 2013 - 7:28

ISHALLA JU RRON E NUK PERFUNDON SI TJERAT EDHE TIII
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi