Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

2 posters

Shko poshtë

Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet? Empty Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

Mesazh nga WebMaster Thu 7 Mar 2013 - 7:50

Duke shfletuar si çdo ditë faqet apo ne Websito te tjera edhe në facebook, më ra në sy shkrimi i tij real me atë çka ndodh sot në të vërtetë në komunikimin mes njerëzve në virtualitet, të cilën po e sjell këtu:
Sikur të shiheshim me vetvehten
sy më sy,
do të putheshim
apo kishim për t'u pështy?!

Këto janë vargjet e Azem Shkrelit, të cilave nuk po gjejmë dot guximin t'iu përgjigjemi.
Na mjafton vetëm të hapim një gazetë shqiptare online, një material në ndonjë forum shqiptar, një video shqip në Youtube, një faqe shqiptare në ndonjë prej rrjeteve sociale dhe përpara teje do të shfaqet një lumë i rrëmbyer që transporton vrullshëm një fjalor banal rruge, me sharje, ofendime, akuza, kërcënime, mallkime që kalojnë edhe kufijtë e imagjinatës.
E gjitha kjo, zakonisht, në një shqipe të shkruar keq, nga njerëz pa identitet apo me identitet të rremë, që kanë gjithë kohën dhe forcën e duhur për të shkarkuar pa mëshirë të gjithë arsenalin e energjisë së tyre negative.

Ndonjëherë edhe kur lajmi ose tema që diskutohet ka të bëjë me diçka krejt të pafajshme, ose kur ka të bëjë me një lajm që nuk le vend qoftë për 2 mendime të ndryshme, aty do të krijohen sigurisht kampe që shfryjnë papushim të gjithë urrejtjen e tyre ndaj njëri-tjetrit.

Të duket sikur tashmë edhe mira dhe e keqja, e drejta dhe e gabuara, virtyti apo vesi janë përzjerë aq shumë mes tyre, saqë është e pamundur ti dallosh.
Përgjithsimet bëhen argumenta, shpifjet kthehen fakte, përbaltja modë.

Komente në shqip dhe prej emrash shqiptarë, që shfryjnë vrer ndaj Shqipërisë e gjithçkaje shqiptare, vepra, art, kulturë, histori, figura të shquara, simbole kombëtare etj, etj.
Aq të pranishme janë këto komente "tradhëtarësh", saqë ndonjëherë madje të shkon mendja se shtetet tona fqinje punësojnë njerëzit e tyre të komentojnë dhe ndysin rrjetet sociale shqiptare.
Fetarë që të kërcënojnë me vdekje, gangsterrë që të lënë vendin e takimit, perversë që rrëmojnë në jetën tënde, maniakë që të sulmojnë e klonojnë profilet e gjithçka tjetër e zezë çfarë mund të pjellë urrejtja, padija, miopia...

Komunikimi nënkuptonte që do të shuante dyshimet tona, do të na bënte të njiheshim më mirë, do kanalizonim dëshirat dhe qëllimet tona... Hë për hë, urrejtja ka fituar.
Nuk ka asnjë iniciativë qytetarë që të krijohet e formohet prej rrjeteve sociale shqiptare. Ka iniciativa dhe ide të shkëlqyera, të cilat përbuzen, përbalten, përçmohen.

Kur del dhe hedh një shikim në realitet, vështirë të të shkojë mendja se e ndan jetën tënde me mendje kaq të çoroditura e busull-humbur. Eshtë e frikshme të mendosh se ky është realisht realiteti shqiptar, niveli yn social-kulturor.

A mendoni se ka ardhur koha që ashtu siç ka disa ligje e rregullruajtës në realitet, ka ardhur koha të vendosen edhe në këtë realitetin virtual shqiptar?

Kalojmë një pjesë të mirë të kohës nëpër rrjetet sociale dhe nuk kemi pse infektohemi të gjithë nga kjo urrejtje që vjen panjohur, nga të gjitha drejtimet.

Shkroi: Stop Injorancës !
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet? Empty Re: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

Mesazh nga Vizitor Thu 7 Mar 2013 - 10:11

Ket ta them un sepse e di mire.
Pergjigjia eshte qe Virtualiteti nuk eshte Realitet.
Ju faleminderit per duartrokitjet.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet? Empty Re: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

Mesazh nga Burrelsja Sat 18 May 2013 - 20:09

sepse sdin akoma me fol e jo ma me u sjell si njerzit

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 29
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet? Empty Re: Pse gjithë kjo urrejtje mes komentuesve shqipfolës në virtualitet?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi