Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Reshjet e dendura të shiut, 4 HEC-e hapin portat e shkarkimit. KESH: Jemi në gatishmëri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Reshjet e dendura të shiut, 4 HEC-e hapin portat e shkarkimit. KESH: Jemi në gatishmëri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reshjet e dendura të shiut, 4 HEC-e hapin portat e shkarkimit. KESH: Jemi në gatishmëri

Shko poshtë

Reshjet e dendura të shiut, 4 HEC-e hapin portat e shkarkimit. KESH: Jemi në gatishmëri Empty Reshjet e dendura të shiut, 4 HEC-e hapin portat e shkarkimit. KESH: Jemi në gatishmëri

Mesazh nga WebMaster Wed 13 Mar 2013 - 23:14

TIRANE - Moti i keq me shira e erëra të forta ka shkaktuar probleme të disa zona të vendit. Shirat kanë shkaktuar rrëshqitjen e masiveve me inerte në segmentin rrugor Këlcyrë-Përmet, në vendin e quajtur Kuqar. Për këtë arsye u paralizua për disa orë qarkullimi i automjeteve në këtë aks, deri në ndërhyrjen e fadromave që bënë të mundur lirimin e rrugës.

Nërkohë që prurjet e shumta nga reshjet e dendura të shiut që kanë rënë ditët e fundit në vendin tonë kanë detyruar HEC-et e Ulzës dhe Shkopetit të hapin portat e shkarkimit. Mësohet se nga hapja e portës HEC-i i Ulzës derdhet 300 m³ ujë për sekondë, po ashtu edhe nga hapja e portës së Hec-it të Shkopetit.

Prurjet në hidrocentralin e Ulzës shkojnë në 140 m³/sec, ndërsa në HEC-in e Shkopetit janë rreth 190 m³/sec. Hidrocentrali i Ulzës punon me kapacitet të plotë prej katër turbinash dhe ai i Shkopetit po me kapacitet të plotë prej dy turbinash. Stafi i drejtues i këtyre dy hidrocentraleve bën të ditur se është në gatishmëri të plotë për menaxhimin e situatës.

Pak pas dy hidrocentraleve të para kanë hapur portat edhe Komani e Vau i Dejës. Mësohet se shkarkimet nga hidrocentrali i Komanit janë 700 m³ për sekondë, ndërsa prurjet 1160 m3/s. Prurjet anësore në Hidrocentralin e Komanit janë 150 m³ për sekondë. Nërsa Vau i Dejës shkarkon 500 m³ për sekondë, niveli aktual është 75.42 m, prurjet anësore 200 m3/s..

Niveli aktual i HEC-it të Komanit është 174.94 metra, ndërsa pika kritike 175.6 m.

Sipas burimeve në vendngjarje nëse situate e shkarkimit vazhdon të jetë e njëjtë, nuk ka rrezik për përmbytje në zonën e Nënshkodrës. Por, nëse shkarkimet rriten, rreziku rritet gjithashtu, duke vlerësuar faktin që reshjet në vend pritet të vazhdojnë.

KESH: SHKARKIMET NE HEC-e, PER TE MENAXHUAR ME MIRE SITUATEN
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare bëri të ditur se reshjet bollshme te ditëve të fundit kanë ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e situatës hidrike në Kaskadën e lumit Drin.
Sipas KESH-it, nga të dhënat më të fundit Fierza është në nivelin 287.18 m, prurjet 1000 m3/s; HEC Koman 174.94 m, prurjet 1160 m3/s; HEC Vau i Dejës 75.42 m, prurjet anësore 200 m3/s.

KESH sqaron se për të menaxhuar sa më mirë këtë situatë dhe në zbatim të rregullores ka nisur shkarkimin në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Në Hidrocentralin e Komani-t po punohet me 4 turbina/kapacitet maksimal dhe shkarkimet arrijnë në këto shifra: 600 m3/s nga porta dhe 670m3/s nga turbinat. Gjithashtu edhe në Hidrocentralin e Vau i Dejës po punohet me kapacitet maksimal duke punuar me 5 turbina dhe shkarkimet janë në shifrat e 600 m3/s nga portat dhe 520 m3/s nga turbinat.

“Marrja e vendimit për nisjen e shkarkimet po bëhet në zbatim të rregullores dhe të miratuar nga Sekretariati Teknik të Shkarkimit të Plotave. KESH sh.a është në gatishmëri të plotë për të menaxhuar sa më mirë këtë situatë dhe për të garantuar me energji elektrike konsumatorin shqiptarë. KESH sh.a po ndjek në vazhdimësi situatën dhe lajmëruan te gjitha instancat e nevojshme në lidhje me situatën aktuale.”-thuhet në njoftimin e KESH
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi