Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dita e Veres, Tirana, feste pergjate gjithe Bulevardit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dita e Veres, Tirana, feste pergjate gjithe Bulevardit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dita e Veres, Tirana, feste pergjate gjithe Bulevardit

Shko poshtë

Dita e Veres, Tirana, feste pergjate gjithe Bulevardit Empty Dita e Veres, Tirana, feste pergjate gjithe Bulevardit

Mesazh nga WebMaster Wed 13 Mar 2013 - 23:21

E gjithe Tirana feston sot Diten e Veres, festen pagane qe nisi ne Elbasan, por qe u kthye ne nje feste kombetare. Dita e Veres, ose sic quhet ndryshe dita e luleve, shenon nisjen e nje stine te re, largimin e dimrit dhe ardhjen e diteve te ngrohta qe sjellin me shume gezim dhe entuziazem. Kryeqyteti eshte zbukuruar i gjithi me lule dekorative te vendosura nga Bashkia e Tiranes. Ashtu si cdo vit, Tirana si edhe Elbasani do te festoje kete dite te vecante ne nje atmosfere vertete argetuese. Pikerisht per t’i dhene mundesi qytetareve te defrejne Bashkia e Tiranes ka organizuar nje sere aktivitetesh, ne menyre qe qytetaret e Tiranes pavaresisht moshes se tyre te mund te festojne sa me hareshem Diten e Veres. I gjithe Bulevardi Deshmoret e Kombit dhe sheshet kryesore ne kryeqytet do te kthehen ne skena te improvizuara per artiste te ndryshem per te garantuar argetim per te gjithe. Aktivitetet jane te shtrira pergjate rruges “Murat Toptani”, parkut “Rinia”, perpara Galerise se Arteve, tek “Vellezerit Frasheri”, sheshi “Nene Tereza” dhe Liqeni Artificial. Aktivitetet do te fillojne qe ne mengjes dhe do te vazhdojne deri ne mbremje. Drejtori i Artit dhe Kultures ne Bashkine e Tiranes, Arben Skenderi, ne nje prononcim per mediat tha se ne rrugen “Murat Toptani” do te zhvillohen nje sere aktivitetesh si Panairi i artizanatit dhe luleve, koncerte te Ansamblit “Tirana", Bandes Frymore, Akademise “Hollywood”. Ndersa ne sheshin perpara Galerise se Arteve, do te performojne Shkolla e Baletit, Kori i Liceut Artistik “Jordan Misja”. Sipas Skenderit, ne parkun Rinia do te organizohen lojera popullore, shfaqje te animatoreve, si dhe numra te Cirkut Kombetar te Tiranes shume argetuese per femijet e vegjel. Sipas Skenderit, ne sheshin “Vellezerit Frasheri” do te jape shfaqje Teatri i Metropolit, ndersa ne Liqenin Artificial te Tiranes, Akademia “Robert Radoja”. Aktivitetet kushtuar Dites se Veres do te vazhdojne edhe ne sheshin “Nene Tereza", ku do te organizohen karaoke per te gjithe ata qe e ndjejne veten te talentuar ne fushen e muzikes. Bashkia e Tiranes fton te gjithe qytetaret t’i bashkohen festimeve ne Diten e Veres ku nuk do te mungojne edhe ballokumet, qe jane edhe embelsira simbol e kesaj feste. Po keshtu nuk do te mungojne edhe lulet e shumta si lajtmotivi i festes dhe i ardhjes se nje stine te re.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi