Alarm në burgun e Malandrinos në Greqi, ku i dënuari shqiptar Alket Rizai ka marrë peng 6 zyrtarë të burgut.
2 posters
Faqja 1 e 1

Thuhet se nga ora 9:00 Rizai mban në duar dy granata dore, duke kërcënuar për të hedhur në erë burgun me 200 gr eksploziv, në qoftë se nuk e lenë të lirë.
Situata është shumë e rrezikshme, pasi siç shkruajnë mediat greke, Alket Rizai është nën ndikimin e substancave narkotike. Gjithashtu në anën e tij është edhe një grup i të burgosurve shqiptarë, të cilët e mbështesin.
Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë Skandamis Marios ka shkuar në burgun e Malandrinos, ndërsa krerët e ministrisë monitorojnë zhvillimet.
Ndërkohë mësohet se po zhvillohen negociatat për lirimin e pengjeve.
Tashmë në vendngjarje ndodhen forca të shumta të policisë si dhe zyrtarët e burgut që ishin jashtë detyrës.
I dënuari shqiptar Alket Rizai ka shpëtuar dy herë nga burgu i Koridhalos me helikopter së bashku me të dënuarin grek Vasilis Paleokostas.
Arratisja e parë ndodhi më 4 qershor 2006 dhe Rizai u arrestua disa ditë më vonë, ndërsa arratisja e dytë ishte më 22 shkurt 2009. Ai u arrestua përsëri më 17 nëntor, 2009 së bashku me partneren e tij, Soula Mitropia dhe që prej atëherë vuante dënimin në burgun e Malandrinos.

Re: Alarm në burgun e Malandrinos në Greqi, ku i dënuari shqiptar Alket Rizai ka marrë peng 6 zyrtarë të burgut.
GREQI - Forcat speciale MAT kane nderhyre ne burg. Lirohet nje nga pengjet, nje zyrtar i burgut. Alarm i kuq në burgun e Malandrinos në Greqi, ku i dënuari shqiptar Alket Rizai mban ende peng 5 zyrtarë të burgut. Nga ora 21:00 e së shtunës ai mban me vete eksploziv, duke kërcënuar për të hedhur në erë burgun, në qoftë se nuk e lenë të lirë. Në korrik të vitit 2011, ai e njoftoi një arratisje të tretë në një intervistë për Gazeta Shqiptare.
17 MARS - GREQI, VAZHDON PENGMARRJA NË BURGUN E MALANDRINOS
Ora 18 :00 - Me sa duket forcat e policisë po ndjekin taktikën e lodhjes dhe të shkuarjes në kufijtë e durimit të pengmarrësit. Kaluan mëse 20 orë nga fillimi i pengmarrjes dhe përveç një pengu të liruar nga situata kaotike e krijuar gjatë ndërhyrjes së forcave MAT, nuk ka asgjë të re.
Ora 14: 30 - Rreth orës 14 00 janë dëgjuar zhurmat e armëve dhe granatave tymuese, të hedhura nga policia. Forcat e policisë MAT me maska kundragaz ndodhen në burg, ndërsa Alket Rizai me pengjet dhe dy bashkëpunëtorët ndodhet në një mjedis të mbyllur. Siç ka deklaruar vetë Rizai, ai ka me vete gjysmë kilogrami eksploziv C4 dhe kërcënon se do ta shpëthejë nëse nuk i sigurojnë një makinë për t’u larguar.
Forcat MAT janë në pritje të urdhrave të mëtejshme për të ndërhyrë pikërisht aty ku ndodhet pengmarrësi. Forcat speciale hynë edhe me qëllim që të tërheqin 7 rojet e tjera të burgut që ndodheshin aty gjatë pengmarrjes dhe për të larguar të burgosurit nga qelitë e tyre, pasi thuhet se Rizai kishte në plan një revoltë masive të të dënuarve, që të shpëtonte lehtë. Ndërkohë dëgjohen në burg thirrje të 500 të burgosurve.
Roja i burgut që i shpëtoi pengmarrjes tha se në duart e Rizait ndodhen edhe 5 kolegët të tij, ndërsa pengmarresi ka dy bashkëpunëtorë. Pengu i liruar tregoi se Alketi ka në duar një mekanizëm shpërthyes, ndërsa bashkëpunëtorët kanë thika.
Përveç operacionit që po zhvillohet brenda në burg, policia ka ngritur postblloqe në të gjitha nyjet në rajon dhe në qarqe të tjera në Greqinë qendrore, duke identifikuar dy të dyshuar me makinë që prisnin për të marrë Alket Rizain. Policia, kërkon një Opel ngjyrë argjendi, që ka në bordin e tij dy shqiptarë dhe një Suzuki Vitara, që drejtohet nga një grua. Kontrolle ushtrohen edhe në makina tjera të dyshimta, ndërsa forca te shumta policore jashtë burgut, janë gati për çdo eventualitet.
Ora 13: 52 - Forcat e policisë MAT me maska kundragaz ndodhen në mjediset e burgut, ndërsa Alket Rizai me pengjet dhe dy bashkëpunëtorët është mbyllur në një dhomë. Thuhet se Rizai kishte në plan një revoltë masive të të dënuarve që të shpëtonte lehtë dhe ndërkohë dëgjohen thirrje të 500 të burgosurve. Rizai ka me vete eksploziv dhe thikë të improvizuar.
Ora 13: 20 - Ne burgun e Malandrinos nderhyjne forcat speciale MAT me maska kundragaz. I lire nje nga pengjet e Alket Rizait, nje nga zyrtaret e burgut. Nuk dihet nese pengu u arratis, apo u la i lire nga vete pengmarresi.
Ora 13: 00 - I lirë një nga pengjet e Alket Rizait, por ne duar te tij jane edhe 5 pengje te tjera.
Ora 12: 00 - Orë dramatike po kalojnë 6 pengjet e të dënuarit shqiptar Alket Rizai në burgun e Malandrinos në Greqi. Që mbrëmë në ora 21:00 Alket Rizai ka marrë peng 6 roje burgu dhe kërcënon se do hedhë në erë me gjysme kg eksploziv C4 që ka me vete, nëse nuk i japin një makinë që të largohet nga burgu. Sipas informacioneve të tjera, mes pengjeve 2 janë gra, të cilat janë mbyllur në qendrën e kontrollit dhe nuk kanë asnjë kontakt me të.
Nuk dihet si arriti t’i zerë në befasi punonjësit e burgut dhe t’i drejtojë pranë portës kryesore, por mendohet se kjo ndodhi gjatë orës së ndërrimit të rojeve. Kujtojmë se edhe pse në vëzhgim të rreptë, atij nuk i kanë munguar lidhjet e shumta dhe bashkëpunëtorët. Në prill të vitit të kaluar 2 oficerë të burgut të Malandrinos u arrestuan teksa i dërgonin 210 gr heroinë, dy celularë dhe 5 karta Sim me kërkesë të tij.
Ora 8: 00 - Alket Rizai ka folur gjatë natës në telefon me gazetarët grekë dhe ka protestuar për sistemin e drejtësisë dhe dënimin e tij që e cilëson të padrejtë, duke thënë ndër të tjera: “Unë kam durim dhe nuk më soset durimi. Kjo është e treat dhe e më e hidhura. Do presim fundin e kësaj pune. Gjykata ka abuzuar me mua, vendimi për burg për jetë është i padrejtë dhe nuk e meritoj. Më sillni një makinë dhe unë do t’i liroj pengjet e do largohem. Të shohim kush do dalë i fituar. Unë i kam marrë masat e mia.
“Nuk dua të filloj t’i vras ata një nga një. Unë kam asgjë me ta", thotë Alket Rizai për pengjet e tij, duke vënë në dukje se ai ka durim dhe mund të presë.
Më pas i jep telefonin njërit prej pengjeve që të kërkojë një makinë dhe pengu pyet: "Kaq e vështirë është për të sjellë një makinë që të na lerë të lirë?"
Gjatë gjithë natës avokati i tij dhe e dashura Aspasia Mitropia, e njohur si Sula që e ka ndihmuar Alketin në arratisjen e tij të dytë, kanë negociuar duke i kërkuar të lerë të lirë pengjet dhe të mos derdhë gjak të pafajshëm. Në negociata kanë hyrë edhe negociatori i policisë, prokurori i Amfisas dhe një zyrtar i ministrisë së Drejtësisë. Negociatat kryhen me radiomarrëset e policëve të burgut
Avokati i Alket Rizait, Saki Kehajoglu tha se ka folur disa herë në telefon me klientin e tij. “Iu luta t’i japë fund pengmarrjes, të mos derdhet gjak i pafajshëm. Iu luta të kujdeset për njerëzit dhe për veten”, tha avokati. Ai bën të ditur se i ka thënë Rizait se kjo situatë nuk ka një zgjidhje sic dëshiron ai. “I thashë Alketit se kjo situatë nuk ka rrugëdalje, ndaj të ketë kujdes njerëzit dhe veten”, tha avokati dhe pohoi se gjendja e klientit të tij ëshët e rënduar psikologjikisht. Alketi i ka thënë avokatit se është i vendosur në kërkesën e tij, së do një makinë dhe do të largohet. Ka qenë avokati që i ka kërkuar të dashurës së tij, Sula të komunikojë më të dhe ajo i është lutur gjithashtu t’i japë fund pengmarrjes.
Mësohet se edhe mbrëmë gjatë bisedës me të dashurën e tij, Alketi është shprehur i vendosur: “Ose do të iki, ose do më vrasin”
Ora 7: 00 - Sipas një zyrtari të burgut, 38 vjeçari Alket Rizai ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike. Sipas tij, situata e Rizait është ajo e një njeriu që nuk ka çfarë të humbasë. Mediat shkruajnë se pengmarrësi është nën ndikimin edhe të substancave narkotike dhe kjo e bën të vështirë negociimin me të.
Lidhur me eksplozivin që pretendon se ka me vete, është i tipit C4, një lëndë e rrezikshme dhe me efikasitet të lartë që përdoret kryesisht në ushtri, nga grupet terroriste apo kamikazët.
Gjatë mesnatës janë dëgjuar të shtëna në burg, por Alket Rizai tha se ishte policia që hodhi gaz lotsjellës.
Alket Rizai është dënuar me burgim të përjetshëm. Ai akuzohet për vrasjen e shtetasit grek, Thanasis Koropioti, në vitin 2003. Alketi e kreu vrasjen sepse dyshonte që greku kishte lidhje me të dashurën e tij ruse, Oksana. Në fakt e dashura e grekut quhej Roksana, por kur u vërtetua kjo, vrasja ishte kryer. Rizai u arrestua për këtë vrasje por arriti të arratiset më 4 qershor 2006 së bashku me grekun Vasilis Palokostas me helikopter nga burgu i Koridhalos.
Ndërsa në gusht të vitit 2006 akuzohet se ka vrarë 43 vjecarin Konstandinis Kutelieri dhe 36 vjecarin Joani Kacio, vrasje për të cilat u arrestua në shtator të atij viti dhe qëndroi në burg deri në shkurt 2009 kur realizoi ikjen e dytë spektakolare me helikopter ndihmën e së dashurës së tij, Sula.
NËNA E ALKET RIZAIT: IM BIR TA COJE DERI NE FUND AKTIN
Ora 11:10 - Nëna e Alket Rizait reagoi për “News24” pas publikimit të lajmit se djali i saj po mban peng prej mbrëmjes së djeshme 6 persona në burgun grek. Donika Rizai i bën thirrje të birit ta çojë deri në fund aktin që ka nisur, pasi sipas saj, ai mbahet peng prej 13 vitesh në burgjet e Greqisë, duke qenë i pafajshëm.
“I lutem shumë shtetit tonë të ndërhyjë për këtë punë. Djalin e kam shumë të mirë, shumë të qetë. Dje pasdite kam folur në telefon nuk më tha gjë, o shpirt o zemër më tha. Djali nuk më ka bërë asgjë, e kam thënë para 13 vjetësh edhe sot, djali nuk është as hajdut, as vrasës as kriminel ashtu siç e bën greku. Prandaj dhe djali im i ka bërë këto. Para dy vjetësh, djali më tha më akuzojnë për këto këto këto, por asgjë nuk është fajtuar. Shteti grek kërkon ta dënojë djalin tim me 25 vjet se ka ikur, nuk ndodh në asnjë vend të botës. Jozefina topalli, si kryetare e parlamentit ta shikojë çështjen e djalit tim. Alket aty rri mos u dorëzo, kërko drejtësi deri në fund.”- u shpreh nëna e Alket Rizait për “News24”.
16 MARS - ALKET RIZAI MERR PENG ROJET E BURGUT, KERKON LIRIMIN
Ora 22:00 – Alarm në burgun e Malandrinos në Greqi, ku i dënuari shqiptar Alket Rizai ka marrë peng 4 zyrtarë të burgut dhe 2 persona të tjerë. Nuk është e qartë nëse këta të fundit janë robër apo mburoja njerëzore që i përdor pengmarrësi. Sipas disa informacioneve të tjera, pengjet e Rizait janë vetëm 2 zyrtarë të burgut.
Thuhet se nga ora 21:00, Rizai mban në duar dy granata dore dhe një thikë duke kërcënuar për të hedhur në erë burgun me 200 gr eksploziv, në qoftë se nuk e lenë të lirë. Gjithashtu mësohet se disa nga kamerat e burgut janë thyer dhe dritat janë shuar. Situata është shumë e rrezikshme, pasi siç shkruajnë mediat greke, Alket Rizai është nën ndikimin e substancave narkotike. Në anën e tij është edhe një grup i të burgosurve shqiptarë, të cilët e mbështesin.
Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë Skandamis Marios ka shkuar në burgun e Malandrinos, ndërsa krerët e ministrisë monitorojnë zhvillimet. Sipas Ministrisë nuk bëhet fjalë për eksploziv.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta të policisë si dhe zyrtarët e burgut që ishin jashtë detyrës. Mësohet se po zhvillohen negociatat për lirimin e pengjeve.
I dënuari shqiptar Alket Rizai ka shpëtuar dy herë nga burgu i Koridhalos me helikopter së bashku me të dënuarin grek Vasilis Paleokostas. Arratisja e parë ndodhi më 4 qershor 2006 dhe Rizai u arrestua disa ditë më vonë, ndërsa arratisja e dytë ishte më 22 shkurt 2009. Ai u arrestua përsëri më 17 nëntor 2009 së bashku me partneren e tij, Soula Mitropia dhe që prej atëherë vuante dënimin në burgun e Malandrinos.
Në korrik të vitit 2011, nga burgu i Grevenës, Alket Rizai njoftoi një arratisje të tretë, gjatë një interviste për Gazeta Shqiptare: "Grekët më kanë marrë vitet më të bukura të jetës sime, kështu që unë do të iki përsëri. Nuk do të ndalem, më mirë të më vrasin".
(BalkanWeb)

Similar topics
» Greqi, arratiset i burgosuri shqiptar, ishte denuar me 20 vjet
» SHBA, 45-vjecarja përhap alarm terrorist në aeroport, rrezikon burgun
» PS: Qeveria ka marrë peng institucionet
» Greqi, materniteti mban beben ‘peng’, nëna s'paguante dot lindjen
» Panariti në Greqi, shqiponja e flamurit shqiptar kokëpërmbys

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi