Greqi, materniteti mban beben ‘peng’, nëna s'paguante dot lindjen
2 posters
Faqja 1 e 1
Greqi, materniteti mban beben ‘peng’, nëna s'paguante dot lindjen
ATHINE - Greqia mund të njihet si djepi i qytetërimit perendimor, por një nënë e re është përballur me veprimin ekstrem antiqytetërim.
Bëhet fjalë për maternitetin ‘Helena Venizelou’ në Athinë ku gruaja e quajtur Anna lindi beben pas një operacioni cezarian, por spitali kërcënoi se nuk do t’ja jepte fëmijën nëse nuk paguante detyrimet ndaj maternitetit.
Nëna që jeton në një shtëpi të shkatërruar në qytetin bregdetar Loutsa theksoi se nuk kishte 1 500 dollarë të paguante për shërbimin që i bëri spitali dhe u tmerrua sepse administrata e kërcënoi se nuk do t’ia jepte fëmijën. Të njëjtin kërcënim ajo thotë se e përjetoi 20 muaj më parë, me beben tjetër. Falë një telefonate që kreu një anëtar i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Grave, pikërisht doktoresha Katerina Stypsanelli, nëna mundi të dalë nga spitali se bashku me beben duke u lejuar të paguante me këste mujore lindjen e bebes.
Stypsanelli tha se cështja e Annas nuk ishte e para, shkruan britanikja DailyMail. Sipas saj, i njëjti spital bëri të njëjtin kërcënim dhe me një grua jetër dhjetorin e vitit të kaluar duke i deklaruar se duhet të gjente patjetër paratë nëse duhet të lindte fëmijën në këtë maternitetet.
Drejtori i spitalit, Nikos Faldamis theksoi se nuk ka patur kërcënime si ato që pretendon nëna.”Materniteti nuk është një dyqan ku ne të mbajmë peng unazën”, tha ai.
Por, figura e këtij materniteti është njollosur dhe njëherë kur një cifti shqiptar që jetonin në Greqi iu grabit foshnja e sapolindur nga një grua greke. Ngjarja ndodhi në muajin Shkurt të vitit 2010 kur Brunilda Shqutit nga Lezha iu rrëmbye fëmija nga një punonjëse e maternitetit. Fëmija u gjet në gjendje të mirë në banesën e infermieres.
(danielabonollari/BalkanWeb)

Re: Greqi, materniteti mban beben ‘peng’, nëna s'paguante dot lindjen
e cfare njerezish qe jan keto;duken me keta greket e famshem,cfare budallenjsh ka kjo bote
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Alarm në burgun e Malandrinos në Greqi, ku i dënuari shqiptar Alket Rizai ka marrë peng 6 zyrtarë të burgut.
» Peng në dyqanin e celularëve
» Biden, ne Lindjen e Mesme
» Kurbin, atë e bir marrin peng nipin
» Nxjerr në shitje beben, te sendet e përdorura

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi