Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dy punëtorë humbin jetën në vendin e punës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dy punëtorë humbin jetën në vendin e punës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dy punëtorë humbin jetën në vendin e punës

Shko poshtë

Dy punëtorë humbin jetën në vendin e punës Empty Dy punëtorë humbin jetën në vendin e punës

Mesazh nga Alberti Wed 20 Mar 2013 - 11:18

Dy punëtorë humbin jetën në vendin e punës

Policia e Kosovës në Gjilan ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 09;05 nga patrulla policore e nënstacionit Muçivërc, njësia Operative Rajonale në Gjilan është informuar se në fshatin Rogaçicë (lagja e Behovitëve) kanë humbur jetën punëtorët E. R., 50 vjeç dhe I. G., 40 vjeç, deri sa ishin duke punuar në ndërtimin e një shtëpie.
Mbi dy punëtorët është rrënuar pllaka e betonit e katit përdhes të shtëpisë në ndërtim e sipër, duke iu shkaktuar punëtorëve lëndime vdekjeprurëse.

Ismet Hashani, zëdhënës i PK-së për rajonin e Gjilanit, ka bërë të ditur se rrënimi i pllakës ju kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore që të dy viktimave gjersa ishin duke punuar, për të përfunduar më pas në mënyrë tragjike duke ua marrë jetën që të dyve.

”Gjatë kohës sa ishin duke punuar në një objekt ndërtimi dy viktimave u ka rënë mbi kokë një pllakë e madhe betoni e cila ka qenë fatale për viktimat, duke iu shkaktuar lëndime vdekjeprurëse”, ka thënë Hashani, raportojnë mediat.

Ai ka shtuar se menjëherë pas këtij aksidenti në vendin e ngjarjes kanë dal tri patrulla policore, njësiti i hetimeve , njësiti i zjarrfikësve , departamenti për shpëtim i emergjencës , ekipe mjekësore dhe kane arrit qe t’i nxjerrin të lënduarit dhe t’i dërgojnë ne drejtim të emergjencës në Gjilan.

Sipas Hashanit, nga mjeku kujdestar në emergjencën rajonal të Gjilanit është bërë e njohur se pas plagëve të rënda të shkaktuara në kokë, viktima E. Sh. kishte ndërruar jetë , kurse personi tjetër I. G. është dërguar për në QKUK në Prishtinë, ku më pas autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë të ditur se ka ndërruar jetë edhe ai.

Ai shtoi se lidhur me këtë rast janë duke u marre njësitë përkatëse dhe gjithçka do të bëhet e qartë pas hulumtimit i cili po bëhet nga njësiti i hetuesisë në Gjilan.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi