Tiranë, arrestohet babai i deputetit Tahiri
2 posters
Faqja 1 e 1
Tiranë, arrestohet babai i deputetit Tahiri
Tiranë, arrestohet babai i deputetit Tahiri
Policia ka vënë në pranga babain e deputetit socialist, Sajmir Tahiri nën dyshimin se personi bën pjesë në një bandë të kontrabandës së ilaçeve. Të dhëna nga policia bënë të ditur se shtetasi Bashkim Tahiri, 62 vjeç fuste kontrabandë medikamente ilaçesh të ndryshme së bashku me persona të tjerë. Shtetasi Bashkim Tahiri u prangos në farmacinë që 62-vjeçari ka pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, përballë pediatrisë.
News24 bën të ditur se Tahiri bën pjesë në një grup që kontrabandonin ilaçe. Zanafilla është shtetasi Dritan Gjiza, i prangosur nga policia, vjehrra e të cilit punonte në një qendër shëndetësore në Itali. Nadire P., vjehrra e Dritanit grabiste ilaçe në qendrën shëndetësore italiane dhe i dërgonte me traget në Durrës, ku i priste dhëndri, Dritani. Ky shtetas më pas ia shiste me çmime të papërfillshme, Bashkim Tahirit, babait të deputetit socialist, Sajmir Tahiri. Bashkim Tahiraj pasi blinte ilaçet kontrabandë i shiste këto medikamente me çmimin e tregut.
Mësohet prej burimeve policore se ilaçet nuk kanë dokumentacionin përkatës.
Plarent Ndreca, avokati i Bashkim Tahirajt, deklaron se prej 4 orësh pret që të takojë klientin e tij, por nuk lejohet,
“Është situatë ë turpshme. Kam 4 orë që pres të takoj klientit por nuk lejohem nga policia. Justifikimi është se presim urdhër nga policia, urdhër që nuk po vjen. Është situatë e turpshme, pasi është burrë 63-vjecar i sëmurë, dhe po trajtohet si kriminel i një bande kriminale. Nuk kam asnjë informacion se nuk kam asnjë kontakt dhe e bën me shqetësuese situatën dhe e komprometon dhe paragjykon veprimet e policisë”, deklaroi avokati Ndreca.
Avokati Ndreca deklaron se ka një prokurë nga bashkëshortja e Bashkim Tahirajt për ta mbrojtur, ndërkohë që thekson se nuk është njohur me asnjë akt procedural nga policia për akuzat e ngritura ndaj klientit të tij.
“Nuk mund të japë një gjykim për aq kohë sa nuk jam njohur me asnjë akt procedural nga policia. Unë jam kontaktuar nga familja dhe bashkëshortja e klientit për të qenë avokat dhe ka lëshuar dhe një prokurë të posaçme. Kam 4 orë në Drejtorinë e Policisë dhe nuk kaq asnjë kontakt”, u shpreh avokati.

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Tiranë, arrestohet babai i deputetit Tahiri
eh ku ka ma mir biri kshu deputet me fam ndersa baba nflagranc ksaj po qe i thon jet o shok
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Arrestohet babai i Lindsay Lohan
» I çonte sms erotikë gazetares, arrestohet babai i dy fëmijëve
» Tiranë, arrestohet pas 23 vjetësh i kërkuari për vrasje
» Tiranë, arrestohet i dyshuari për vrasjet në Shkodër, Admir Tafili
» Adelina Tahiri ju thotë “Mjaft”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi