Shqiptarët, një popull i mjerë, 37 për qind e familjeve, më pak se 10 mijë lekë në muaj
2 posters
Faqja 1 e 1
Shqiptarët, një popull i mjerë, 37 për qind e familjeve, më pak se 10 mijë lekë në muaj
Një sondazh i publikuar sot në Tiranë, pjesë e Vrojtimit Social Europian zbuloi një situatë tragjike sa i përket të ardhurave të familjeve shqiptare, të ardhura që qenë matur për herë të fundit nga Instituti i Statistikave pesë vjet më parë, pra para fillimit të krizës ekonomike botërore.
Sondazhi, cilësia e të cilit konsiderohet shumë e lartë, zbuloi se afro 37 për qind e familjeve shqiptare disponojnë të ardhura mujore prej më pak se 9,630 lekë, një shifër kjo poshtë minimumit jetik, duke sugjeruar se varfëria është rritur me hapa marramendës gjatë viteve të fundit. Sondazhi zbuloi gjithashtu se 20 për qind e Njësive Ekonomike Familjare kanë të ardhura mes 9,600 dhe 15,600 lekë në muaj, ndërkohë që vetëm 1.2 për qind e familjeve kanë të ardhura prej më shumë se 95 mijë lekë në muaj.
Instituti i statistikave kreu një vrojtim të ngjashëm në vitin 2007, ku zbuloi se familjet nën minimumin jetik qenë reduktuar ndjeshëm gjatë viteve të bumit, por nuk ka kryer asnjë studim të tillë që nga ajo kohë, kur Shqipëria është prekur nga kriza ekonomike botërore.
Vrojtimi Social Europian bazohet në një metodologji të hartuar nga një ekip shkencëtarës socialë europiane. Në Shqipëri janë përzgjedhur me kritere rigoroze kampionimi 1500 vetë dhe janë mbledhur 1200 përgjigje.
Afërsisht gjysma e popullatës shqiptare sipas vrojtimit rezulton e papunë në kërkim aktiv për punë ose e papunë që dëshiron të punojë por beson se nuk ka punë të disponueshme. Vrojtimi ka nxjerrë statistika shumë të ndryshme nga ato zyrtaret në Shqipëri, të cilat thonë se më pak se 13 për qind e shqiptarëve janë të papunë në kërkim të punës.

Re: Shqiptarët, një popull i mjerë, 37 për qind e familjeve, më pak se 10 mijë lekë në muaj
qte bejn shqiptaret e mjer kur skemi nrregull qeveritaret qte bejm...tpakten mir qe sesht popullsia aq e madhe sa nkosov se do ishim ber kanibal per te henger njeri-tjetrin
Burrelsja- I/e Përjashtuar
- Vendbanimi : Burrel
Postime : 603
Gjinia :
Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha : 29
Hobi : Smogxhije
Similar topics
» A janë shqiptarët një popull me jetë seksuale intensive?
» Durrës, vota kushton 2 mijë lekë
» Pakti PD-PS, rriten gjobat për makinat. Deri në 40 mijë lekë për tejkalim shpejtësie
» Jemi një popull...
» E Morën Peng Për 86 Mijë Lekë, Telefonata E Pengut: “Baba, Sill Paratë Ose Më Vranë”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi