Ushqimet që ruajnë bukurinë
Faqja 1 e 1
Ushqimet që ruajnë bukurinë
Ushqimi i duhur ju mban të freskët juve dhe lëkurën tuaj. Andaj që të dukeni bukur duhet patjetër të ushqeheni mirë. Në foto-shpjegimin tonë do t’ju paraqesim një numër ushqimesh që do t’ju mbajnë në formë dhe që mund t’i quani “ushqimet e bukurisë”.
Arrat
Frutat arrore janë një ushqim shumë i mirë kundër plakjes. Ato kanë përqindje të lartë të vitaminës E dhe ndihmojnë që lëkura të jetë e butë. Por mbani mend se duhet të hani në sasi të paktë, pasi ato janë të pasura me kalori.
Proteinat
Për të pasur thonj të fortë, flokë të trasha dhe kocka të fortë ju duhen proteinat. Proteinat i gjeni tek mishi (preferoni mishin e pulës), te fasulet dhe te peshku ton, mes shumë ushqimeve tjera.
Vitamina B
Ushqimet e pasura me vitaminë B i bëjnë flokët tuaj të ndritshëm. Të pasura me këto vitamina janë vezët, qumështi, perimet jeshile, qepa dhe kastraveci.
Peshku
Të hash peshk, si salmon, do të thotë që ju keni marrë sasi të duhura të acideve yndyrore omega 3, të cilat ndihmojnë në hidratimin dhe ushqimin e lëkurës, mes shumë dobive të tjera shëndetësore.
Zinku dhe kalciumi
Zinku gjendet te mishi i pulës, veza, ushqimet e detit. Edhe kalciumi ndihmon në pastrimin e lëkurës. Ai ndodhet te kosi, djathi me pak kalori dhe te qumështi. Këto ushqime jo vetëm që zbardhin fytyrën, por reduktojnë edhe rrudhat.
Vitamina C
Kjo vitaminë ndihmon në reduktimin e rrudhave. Kivi si frutë është më i miri për vitaminën C. Të tjerat fruta të pasura me këtë vitaminë janë portokalli, mango dhe limoni.
Vitamina E
Është e njohur si një nga vitaminat që shmang djegien e lëkurës nga dielli. Nëse hani shumë pjeshka do të keni vitaminën E në trupin tuaj.
Hekuri
Hekuri, i shoqëruar me vitaminë C, është shumë i dobishëm për t’i dhënë gjallëri dhe për të larguar zbehjen nga lëkura juaj. Kjo largon edhe rrethin e zi në sytë tuaj. Mishi i kuq, e verdha e vezës dhe spinaqi janë disa prej ushqimeve të pasura me hekur.
Uji
Pini sa të mundni ujë. Uji ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe ndihmon në freskinë e lëkurës.
Domatet
Domatet përmbajnë antioksidantë, beta-karotin dhe vitaminë C. Hajeni domaten sa më shumë dhe ju do t’i merrni këta antioksidantë. E mira është që domatja të shoqërohet me pak vaj ulliri.
Molla
Molla është fruta më e popullarizuar dhe më e pasur me vitamina. Mes shumë dobive shëndetësore, ajo ndihmon edhe të keni dhëmbë të shëndoshë.

T_o_n_i- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 18036
Gjinia :
Anëtarësuar : 30/05/2009
Similar topics
» Agnesa dhe Simone ruajnë kontaktin
» Ushqimet që ju trashin
» Ushqimet që rrisin depresionin
» Femrat e ruajnë sekretin vetëm 32 minuta
» Ushqimet që mbrojnë zemrën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi