Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Korea e Veriut largon ambasadat e huaja  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Korea e Veriut largon ambasadat e huaja  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Korea e Veriut largon ambasadat e huaja

Shko poshtë

Korea e Veriut largon ambasadat e huaja  Empty Korea e Veriut largon ambasadat e huaja

Mesazh nga WebMaster Sat 6 Apr 2013 - 0:49

Në një sinjal tjetër dramatik të përshkallëzimit të tensionit në gadishullin Korean, Korea e Veriut u kërkoi pasditen e së premtes të gjithë stafit të huaj diplomatik që të largohet nga vendi.

Stafit të ambasadave iu kërkua që deri në datën 10 prill të kenë përfunduar tërheqjen e të gjithë diplomatëve dhe shtetasve të tyre.

Në rast të kundër, Peniani theksoi se nuk do të jetë në gjendje të garantojë sigurinë e tyre, në rast të një konflikti gjithmonë e më të mundshëm.

Në kryeqytetin e Koresë së Veriut ndodhet rreth 20 ambasada. Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me pjesën më të madhe
Kriza koreane
SHBA “zhvlerëson” Korenë e Veriut
Provokimi i radhës i Koresë së Veriut
Korea Veriut, “sulm” SHBA-ve
të tyre, por Rusia dhe Britania e Madhe konfirmuan se do të mbajnë stafin në Penian, pavarësisht paralajmërimit të palës pritëse.

Tensioni në Gadishullin Korean ka ardhur në një spirale përshkallëzimi të rrezikshëm që prej muajit dhjetor, kur Peniani lëshoi në hapësirë një satelit, nëpërmjet një rakete me rreze të gjatë veprimi dhe kreu një shpërthim bërthamor, në muajin shkurt, në kuadër të testimit të armëve të reja.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve në kundërshtim me paktet dhe zotimet e firmosura nga Korea e Veriut përpara OKB-së, vendi komunist u bë subjekt i sanksioneve të reja ekonomike, të cilave Peniani iu përgjigj në mënyrë sfiduese, duke anulluar armëpushimin e vitit 1953 me Korenë e Jugut dhe duke rikthyer gjendjen e luftës, së bashku me kërcënimet për shkatërrimin e plotë bërthamor.

Më parë gjatë të premtes, në kundërpërgjigje të mobilizmit të Koresë së Jugut pranë kufirit, Peniani urdhëroi mbushjen e sistemeve të lëshimit të raketave me rreze të mesme veprimi, që mund të godasin Jugun, Japoninë apo bazat amerikane në Azi.

Konflikti korean, Kastro: Të shmanget lufta

Ish-presidenti kubanez, Fidel Kastro, i shndërruar tashmë në një simbol “të luftës kundër imperializmit” dhe një ndër “armiqtë më jetëgjatë të Shteteve të Bashkuara”, i bën thirrje Koresë së Veriut të shmangë luftën.

“I kërkoj Koresë së Veriut të shmangë një luftë që nuk do të prodhonte asnjë të mirë, jo vetëm për dy vendet e Gadishullit Korean, por as për 70 përqind të popullsisë së botës”, thuhet në një deklaratë të Fidel Kastros shpërndarë në internet nga agjencia Cubadebate.

Shpërthimi i një lufte, shton Kastro, nuk do t’i sillte asnjë të mirë, asnjë përfitim popullit në të dy krahet e vijës ndarëse, përvecse shkatërrim e vdekje.

Thirrja e Fidel Kastros mbërrin pas ashpërsimit të gjuhës së Penianit ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut. Vendi komunist ka mbyllur plotësisht kufijtë dhe kërcënon me goditje bërthamore edhe vetë Amerikën Kontinentale.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun bëri thirrje për qetësi. Ai kërkoi nga vendet të ulin tonet dhe të shmangin konfliktin e armatosur që do të ishte një katastrofë jo vetëm për dy vendet, por edhe për gjithë rajonin e më gjërë.

Provokimi i radhës i Koresë së Veriut

Korea e Veriut ka afruar raketat e saj me rreze të mesme veprimi në bregun lindor, për të lehtësuar goditjet e mundshme të bazave amerikane në Azi apo vendeve fqinje, përfshi Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Informacioni, i siguruar nga burime të inteligjencës së Seulit, u komunikua të enjten nga ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut.

Megjithatë, ministri Kim Këan-jin u tregua i kujdesshëm, për të saktësuar se “nuk njihen ende qëllimet e qarta të Penianit dhe arsyeja përse u zhvendosën këto armë”.

Ai theksoi se fqinjët komunistë “nuk kanë kapacitete për të goditur tokën amerikane, as pas kësaj zhvendosjes”, por e konsideroi këtë zhvillim si alarmues, pasi raketat afrohen më pranë vendit të tij, bazave amerikane në Guam, Okinaua e Mariane dhe Japonisë.

Ndërkohë, gjithashtu gjatë ditës, në një deklaratë rutinë të diktatorit Kim Jong-un, Korea e Veruiut iu rikthye kërcënimeve për shfarrosje bërthamore të të “gjithë armiqve imperialistë”.

Kundërpërgjigjja e Koresë Jugore

Në gadishullin Korean, po kalohet dalëngadalë nga fjalet tek veprimet. Koreja e Jugut dërgoi ne brigjet lindore e perëndimore dy luftanije të pajisura me sisteme mbrojtje anti-raketë, një ditë pasi veriu komunist zhvendosi edhe ai në bregun lindor një bateri raketash.

Madje, sipas raporteve te pakonfirmuara, ushtaret koreano-veriore kane levizur dy raketa te cilat i kane vendosur ne raketahedhes. Mendohet se behet fjale per dy musudane me rreze te mesme veprimi, te cilat mund te mberrijne deri ne ishullin e Guamit. Levizja e luftanijeve koreano-jugore ka per qellimin monitorimin e situates. nese veriu leshon ndonje rakete, ne do te gjurmojme trajektoren e saj, tha nje zyrtar vendas per agjensine koreano-jugore te lajmeve Yonhap.

Nje dite me pare, zyrtare te Departamentit Amerikan te Mbrojtjes pohuan se jane te pergatitur për lëshimin e një rakete nga ana e Penianit dhe e kane marre seriozisht kercenimin e tij. Ushtria koreano-veriore dha te premten miratimin përfundimtar për një sulm bërthamor ndaj Shteteve të Bashkuara, kërcënim të cilin shumica e analistëve mendojnë se pen-niani nuk është në gjendje ta realizojë.

Por raketat e tij nga ana tjeter mund te godasin bazat amerikane ne rajon, e ky perben per ëashingtonin shqetesimin kryesor. Pershkallezimi i situates mes dy koreve ka detyruar sekretarin e pergjithshem te OKB-se Ban ki Moon t'i leshoje veriut nje apel e ta keshilloje te ndryshoje kurs, duke thene se retorika e tij ka shkuar me larg se c`duhet. Nje krize e padeshiruar ne gadishullin korean do te kishte pasoja serioze, tha shefi i Kombeve te Bashkuara, ndersa shtoi se kercenimi berthamor nuk eshte loje.

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Korea e Veriut largon ambasadat e huaja  Empty Re: Korea e Veriut largon ambasadat e huaja

Mesazh nga WebMaster Sat 6 Apr 2013 - 0:52

Zyrtarë amerikanë kanë minimizuar kërcënimin për luftë në gadishullin korean, pas deklaratave ofensive prej javësh nga Peniani.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara “nuk do të surprizoheshin”, nëse Korea e Veriut do të lëshonte ndonjë raketë, por një krye-oficer ushtarak amerikan tha se kërcënimet e fundit po rezultojnë në taktika të njohura tashmë.

Peniani ka kërcënuar se do të sulmojë si Shtetet e Bashkuara edhe Korenë e Jugut. Ai ka njoftuar ambasadat e huaja se nuk do të mund t’u sigurojë dot mbrojtje në këtë konflikt.

Kriza koreane
Korea e Veriut largon ambasadat e huaja
Provokimi i radhës i Koresë së Veriut
Korea Veriut, “sulm” SHBA-ve
Diplomatëve në Penian u është kërkuar, gjatë së premtes, t’u raportonin Ministrisë së Jashtme të vendit komunist, deri në 10 prill, se çfarë u nevojitet për t’u evakuuar.

Paralajmërimi bëri që, Rusia të kërkonte nga Peniani, nëse ishte duke ofruar ndihmë në rast të ndonjë konflikti, apo kishte marrë një vendim.

Mediat koreano-jugore raportuan se Veriu kishte transferuar dy vargje raketash të mesme, në pozicione gadishmërie në bregun lindor. Raketat nuk janë testuar, por besohet se ato mund të arrijnë deri në ishullin e Paqësorit, Guam, ku SHBA-të kanë një bazë ushtarake, si dhe ku është njoftuar se këta të fundit do të dislokojnë një sistem mbrojtës anti-raketor.

Yonhap, agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut, tha se 2 anije luftarake, të pajisura me sistemet mbrojtëse Aegis, do të monitorojnë situatën.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi