Greqi, 4 shqiptarë të përfshirë në vrasjen e 25 vjeçares
Faqja 1 e 1

Rreth 2 javë pas ngjarjes së rëndë, kur nga përleshja mes disa të arratisurve nga burgu i Trikalas dhe policisë greke mbeti e vdekur një vajzë 25 vjeç, policia ka dalë në përfundimin se në këtë ngjarje janë përfshirë 4 persona.
Sipas informacionit zyrtar të policisë, kanë qenë shqiptarë, 4 pjesëmarrësit e përleshjes me armë më 30 mars, gjatë së cilës humbi jetën 25 vjeçarja Katerina Zogali, në Istmia të Korinthit.
Policia ka dalë në këtë përfundim, pasi nga ekzaminimet laboratorike që u kryen në furgonin që ishte vjedhur në Assos të Korinthit, i cili u gjet një javë më vonë në rrethinat e Athinës, janë evidentuar prova shtesë edhe për tre persona të tjerë.
Në furgonin e vjedhur është gjetur material gjenetik i Marian Kolës, që ishte identifikuar qysh në fillim, si dhe i Ilir Kupës dhe Klement Çalës. Më herët nga shenjat e gishtrinjve ishte identifikuar Ermal Litaj, si pjesëmarrës në përleshjen me armë zjarri.
Gjeneralitetet dhe fotografitë e katër të sipërpëmendurve janë publikuar nga policia bashkë me ato të 4 të arratisurve të tjerë nga burgu i Trikalas më 23 mars.
Policia është në kërkim të 8 shqiptarëve që u arratisën nga burgu i Trikalas pas një shkëmbimi zjarri me policinë ku u plagosën edhe 2 roje burgu. 3 nga 11 të arratisurit u kapën që atë natë, ndërsa 4 prej tyre vodhën një furgon dhe gjatë ndjekjes së policisë qëlluan me armë, nga ku mbeti e vdekur një vajzë greke që kalonte rastësisht në rrugën nacionale Athinë-Thiva. (Në foto makina ku ndodhej vajza, që humbi jetën)

Similar topics
» Pse Greqia nuk jep llogari per vrasjen e 154 emigranteve Shqiptare
» Greqi, plumba dhe molotov familjes shqiptare
» Greqi, aksident, shuhet familja shqiptare
» Greqi, përdhunohet 19 vjeçarja shqiptare, kapet autori
» Kriza në Greqi, ikin rreth 180 000 emigrantë shqiptarë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi