Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kriza në Greqi, ikin rreth 180 000 emigrantë shqiptarë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kriza në Greqi, ikin rreth 180 000 emigrantë shqiptarë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kriza në Greqi, ikin rreth 180 000 emigrantë shqiptarë

Shko poshtë

Kriza në Greqi, ikin rreth 180 000 emigrantë shqiptarë Empty Kriza në Greqi, ikin rreth 180 000 emigrantë shqiptarë

Mesazh nga WebMaster Tue 2 Jul 2013 - 10:43

18-20% e emigrantëve shqiptarë që prej vitesh jetonin e punonin në Greqi, janë kthyer në Shqipëri, ndërkohë që vetë Greqia po “përcjell” një numër profesionistësh dhe të rinjsh, që i largohen krizës ekonomike. 

Sipas një raporti të fundit nga Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare, të botuar nga shtypi grek, deri tani janë kthyer në Shqipëri rreth 180 mijë shqiptarë. 

Raporti shpjegon se shkak për këtë kthim në masë të madhe, janë bërë taksat e larta dhe rritja e kostove të jetesës në Greqi, pa harruar edhe papunësinë që ka arritur shifra rekord me 27.4%. 

“Kriza financiare ka detyruar shqiptarët të largohen nga Greqia për t’u riatdhesuar në vendin e tyre, edhe pse pas kaq kohësh nuk e njohin mirë atë. Pas shumë vitesh qëndrimi dhe jetese në Greqi, rikthimi në Shqipëri nuk është i lehtë për ta”, thuhet në raport. 

“Disa vite më parë, autoritetet shqiptare tentuan ta bënin më të lehtë procesin e integrimit për të rinjtë që ktheheshin nga një qëndrim i gjatë në Greqi. Zyrat e emigracionit parashikojnë një ndihmë mujore prej 8 mijë lekë për familje, por vetëm 5% përqind e të riatdhesuarve kanë kërkuar që ta marrin këtë shumë”, shpjegon raporti. 

Sipas Qendrës së Konkurrueshmërisë, vala e emigrantëve të kthyer pritet që të ushtrojë presion të fortë mbi shërbimet publike në vend, më së shumti mbi sistemin arsimor dhe atë shëndetësor. “Shumica e tyre kërkojnë punë në zanatet që kanë mësuar në Greqi dhe kryesisht në bujqësi, ku kanë punuar 25% e tyre”. 

Shqiptarët e kthyer nga Greqia duhet të përballen me vështirësi të shumta gjatë përshtatjes me rrethanat e reja, ndërkohë që në kostot që e shoqërojnë këtë process, shtohen edhe problemet psikologjike për shumë prej tyre. 
(Balkanweb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi