Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Madona Shqiptare: O njerëz, jam gjallë! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Madona Shqiptare: O njerëz, jam gjallë! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Madona Shqiptare: O njerëz, jam gjallë!

Shko poshtë

Madona Shqiptare: O njerëz, jam gjallë! Empty Madona Shqiptare: O njerëz, jam gjallë!

Mesazh nga WebMaster Fri 12 Apr 2013 - 10:46

TIRANË-Emri i saj u kthye në kryefjalën e ditës së djeshme... Një lajm i publikuar në media për vdekjen e këngëtares Elda Shabani, e cila njihet gjerësisht si Madonna shqiptare, shkaktoi një reagim të fortë në komunitetin e shqiptarëve që janë pjesë e rrjetit social 'Facebook'. Lajm ky, që në fund rezultoi i rremë. Ka qenë vetë këngëtarja ajo që e ka bërë përgënjeshtrimin përmes profilit të saj privat, i cili deri në atë çast rezultonte i mbyllur, çka i dha dorë medias për të besuar se historia e vdekjes së këngëtares është e vërtetë.
Për të marrë vesh rrethanat në të cilat Elda e mësoi këtë histori dhe përgjigjen e saj për të gjithë ata që aludojnë se këtë ngjarje e ka sajuar vetë ajo, ju ftojmë të lexoni intervistën e mëposhtme.
Elda, emri juaj u kthye dje në qendër të vëmendjes, pas një njoftimi të publikuar në media ku thuhej se ju kishit humbur jetën. Cili ishte reagimi i parë kur morët vesh për këtë lajm?
Në radhë të parë ju falënderoj për këtë intervistë. Është një ide shumë e mirë për të sqaruar një popull të tërë, i cili i ka kaluar në lot ato çaste, duke qarë një njeri të gjallë, për shkak të një gabimi nga mediat.
Lajmin e mora vesh e fundit. Përpara meje, gjithë populli shqiptar në Shqipëri dhe më gjerë në diasporë e kishin marrë këtë lajm nëpërmjet mediave dhe e kishin përjetuar me dhimbje të madhe. Ishin të keqardhur, nga fakti që jam nënë me dy fëmijë, jam e re në moshë, e shumë arsye të tjera. Në orën 2 e gjysmë të mëngjesit të mbrëmshëm, data 10.4 2013, më doli gjumi dhe shkova në tualet për nevojat personale. Ndërsa jam kthyer në krevat, kam parë rastësisht celularin për të mësuar sa ishte ora. Aty shoh një numër të madh mesazhesh, si kurrë ndonjëherë.
Kush jua tha?
Lexova të parin mesazhin e vëllait tim, pasi është njeriu më i afërt i familjes. Teksti ishte: "O motra ime, a je gjallë? Nëse po, na merr menjëherë në celular." Për një moment u tremba, mendova se mamit i kishte ndodhur diçka, pasi ka probleme me zemrën... I mora direkt në telefon dhe sapo unë thashë "alo", pra sapo më dëgjuan zërin, ia nisën me brohoritje. Aq shumë bërtitën, sa unë u tremba. I pyeta, çka ngjarë dhe mami që qante nga ankthi dhe gëzimi, këtë herë më tha: "Moj mam, shyqyr që qenke gjallë, se të kanë nxjerrë në media që ke vdekur. E ka marr vesh e gjithë Shqipëria. Njerëzit po pyesin e po qajnë." U shtanga dhe m'u ndal fryma. I tregova që "jam mirë, mos u bëni merak", dhe i thashë të lajmërojnë në televizion që s'është e vërtetë. Mami më tha: "Hape 'Facebook'-un dhe tregoju njerëzve", dhe unë atë bëra, derisa binda disa. Dua të falënderoj shumë miken time më të mirë, Luzen e Portokallisë bashkë me shoqen time të dashur, Luçin, që kishin vajtur në shtëpinë e mamasë sime dhe i ishin gjendur pranë në ato momente ankthi. Kjo dhimbje depërtoi edhe tek babai im, i cili jeton në Gjermani dhe mori rrugën për tek unë në Zvicër. Për këtë më tregoi mami, sepse nuk dija gjë. E mora babin në mes të natës në celular, që të mos merakosej. Përjetova një dhimbje të madhe.
Jam e shokuar! S'mund të besoj që mediat tona, pa e pasur të sigurt, pa një letër zyrtare, apo pa fjalën e familjarëve të mi, shkruajtën këtë lajm tronditës.
Ju, keni pasur probleme shëndetësore? U fol se kishit kaluar një atak...
Jo, nuk kam pasur asnjë problem shëndetësor. Është një gënjeshtër e shëmtuar, ku pa turp kanë shkruar në lajmin e rremë, që kam vdekur për shkak të mbidozës së drogës dhe kur më paskan bërë autopsinë në spitalin e Zvicrës, kanë konfirmuar që kam vdekur prej saj. Por në realitet ja ku jam...
Kush mendoni se e ka nxjerrë këtë lajm për ju?
Mund të ketë qenë ndonjë djalë i dehur që e ka shpallur këtë lajm në "Facebook", ose ndoshta ndonjë i ri tjetër, por kjo nuk është e drejtë, sepse nuk mund të publikohet thashethemi i një të mituri apo të alkoolizuari në media.
Mediat duhet të bëjnë kujdes me figurën e artistëve. Disa media mendojnë se unë jam kukulla e tyre, që mund të më portretizojnë si të duan. Por jo, gabohen! Unë jam kukulla e fëmijëve të mi dhe portretizohem vetëm nga ata. Nuk lejoj askënd të shëmtojë personalitetin tim, sidomos në këtë moshë të pjekur.
Shumë njerëz po ju përflasin tani sikur e keni sajuar vetë këtë lajm...
Ata që mendojnë se e paskam sajuar vetë këtë lajm, po më duken të njëjtë me ata që kanë derdhur nëpër shkrime këtë rast të shëmtuar. Akoma fantazia i çon larg disa njerëz pa logjikë. Do ishte shumë e rëndë për mua, t'i krijoja dhimbje nënës sime, babit, vëllait, motrave, pa qenë e nevojshme. Di të them që, edhe sikur të supozojmë se e kam nxjerrë vetë këtë lajm, si munden mediat të pranojnë një lajm të tillë pa pasur asnjë bazë? Këtu është bërë një shpifje, është folur për vdekje dhe jo shaka. Nejse, unë nuk ua fal mediave. Ato janë shkaku i këtij lajmi të ekzagjeruar në publik. Personat të cilët e kanë bërë këtë shkrim, do përballen me mua në gjyq.
Po atëherë, pse i kishit mbyllur "Facebook"-un dhe celularin?
Sa i përket celularit, nuk e kam pasur të mbyllur. Nuk e mbyll asnjëherë, por ka qenë pa zile, pasi unë fle herët me fëmijët e mi ngaqë duhet të ngrihemi herët në mëngjes. Bëj gati çdo mëngjes fëmijët për në shkollë e kopsht dhe hamë mëngjesin bashkë... Kurse "Facebook"-un shumë herë e mbyll kur jam e zënë me punë, ose kur nuk e shoh të arsyeshme. E bëj shpesh këtë, pasi unë studioj "Biblën" dhe shumë herë koncentrohem në studime ose lexime.
Çfarë ju kanë thënë kolegët dhe familjarët?
Sa u përket kolegëve dhe familjarëve, e përmenda dhe pak më parë, me shumë dhimbje më kanë ngushëlluar me orë të tëra, nga ora 2 e gjysmë e natës, e vazhdojnë të më marrin në telefon dhe të më shkruajnë në "Facebook". Jam ndjerë shumë keq me dhimbjen e tyre. Më kanë telefonuar me mijëra fansa duke qarë në telefon apo "Facebook"... Është e tmerrshme çfarë po përjetoj. Të gjithë më thonë: "Shyqyr që je gjallë. Duam të të dëgjojmë zërin, të lutem na fol". Kushërinjtë e mi qajnë akoma dhe tani që e dinë që jam gjallë, janë të emocionuar nga ky lajm i shpifur. Jam pa gjumë dy ditë sot, për arsye se jam e detyruar të shkruaj dhe të pres telefonatat e popullit, të them se kështu u bë kjo punë. Jam 'non stop' duke i qetësuar, ndërkohë që edhe vetë po e vuaj këtë gjë. Nuk mund të rri e qetë, për faktin se vëllai im sapo e ka marrë vesh, e ka vuajtur tmerrësisht, aq sa brenda një nate ka rënë disa kile prej marazit. Nuk mund ta duroj këtë gjë. Motra në Amerikë, Enki, sapo ka lindur dhe është e shokuar. D.m.th., ky njeri që e ka nxjerrë këtë lajm, më ka rënduar të gjithë fisin, miqtë dhe një popull, pasi ne shqiptarët jemi një popull i ndjeshëm dhe e kemi të vështirë t'i suportojmë këto raste.
Prej sa kohësh jetoni në Zvicër dhe me çfarë po merreni atje?
Unë kam 10 vjet në Zvicër. Jetoj me fëmijët e mi dhe kam një jetë të rregullt familjare dhe të planifikuar ashtu mirë. Unë punoj çdo paradite në një zyrë, tek një firmë shumë e njohur zvicerane. Kam një punë të mirë. Në kohën e lirë planifikoj ndonjë koncert, ku unë këndoj për spektatorin shqiptar.

(d.b/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi