Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Ai është i martuar, por më thotë se më do vetëm mua? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Ai është i martuar, por më thotë se më do vetëm mua? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ai është i martuar, por më thotë se më do vetëm mua?

2 posters

Shko poshtë

 Ai është i martuar, por më thotë se më do vetëm mua? Empty Ai është i martuar, por më thotë se më do vetëm mua?

Mesazh nga WebMaster Tue 16 Apr 2013 - 8:27

Përshëndetje gazeta Game Over! Unë që po ju shkruaj jam një vajzë nga Librazhdi dhe dua të tregoj historinë time. Jam 23 vjeçe dhe prej disa muajsh flas në telefon me një djalë. Fillimisht gjithçka nisi si lojë, por më vonë kuptova se ai më pëlqente. Ai më kishte kërkuar disa herë që të takoheshim dhe pas këmbënguljes së tij të gjatë prej tre muajsh më në fund vendosa ta takoj. Aty u surprizova, pasi nuk e kisha parë asnjëherë më parë, madje as në fotografi. Ai ishte 38 vjeç dhe jo 30 si më kishte thënë në telefon. Gjithsesi nuk mund ta mohoj që ishte mjaft simpatik dhe më pëlqente. Ndoshta ndikohesha nga telefonatat që kishim bërë dhe nga mënyra se si më trajtonte, por vërtetë që më goditi. Fillova të mendoja se ai mund të ishte njeriu i jetës sime dhe isha e gatshme që të harroja faktin që ai ishte thuajse dyfishi i moshës sime. Edhe pse takoheshim rrallë, bisedat tona në telefon po bëheshin akoma më shumë intime. Ndonjëherë flisnim edhe për seksin dhe të jem e sinqertë ka ndodhur që edhe kemi bërë seks në telefon. më tërhiqte shumë ai dhe me të vërtetë që ishte një nga ata meshkuj që dinte të trajtonte një femër. Kështu kaloi edhe pak kohë dhe në një nga takimet atë e telefonoi një tjetër vajzë. Ai u ngrit nga tavolina dhe foli pak më larg, por e kuptova që bëhej fjalë për një vajzë. Pasi u kthye në tavolinë më tha se e kishin telefonuar nga puna dhe se i duhej të largohej me shpejtësi. Kjo ishte zënka e parë dhe e vetme mes nesh. I kërkova të më tregonte të vërtetën dhe i thashë se e kisha kuptuar se bëhej fjalë për një femër tjetër. Mendoja se ashtu siç fliste me mua ai fliste edhe me femra të tjera në telefon dhe ndoshta paralelisht kishte edhe një lidhje tjetër, por historia ishte më e rëndë se kaq. Ai më tregoi se bëhej fjalë për gruan e tij. Më tha se ishte martuar me një vajzë tjetër prej më shumë se 4 vjetësh dhe nuk kishin fëmijë. Sipas tij fakti që më kishte kërkuar mua dhe donte të njiheshim ishte se nuk e donte atë. “Tek ty gjeta dashurinë”, më tha dhe nuk ta kam treguar më parë këtë gjë, pasi doja të sigurohesha për ndjenjat tona më parë dhe të ndahesha nga gruaja. U betua se më do dhe vazhdon ta bëj sot e kësaj dite në telefon dhe me mesazhe. Më tha se nuk ishte i gatshëm që të rrezikonte jetë e tij dhe atë që kishte në rast se unë nuk i premtoja se do të isha me të dhe nëse unë nuk e dashuroja vërtetë. Nuk mund t’i jap fund martesës sime nëse ti nuk më premton se do të jesh me mua, më tha. Unë jam ndjerë e tradhtuar dhe e zhgënjyer nga ai. Mendoj se ai duhet të ma kishte treguar që në fillim këtë gjë. Edhe pse e dua shumë e kam të pamundur që ta besoj përsëri, e shoh tashmë si mashtrues dhe sikur e vetmja gjë që ai do nga mua është që të përfitoj. Deri më sot ne nuk kemi fjetur asnjëherë bashkë, vetëm jemi takuar në kafe dhe kemi biseduar. Ai më kërkon falje dhe më lutet që të shkoj me të. Më ka thënë se është dashuruar marrëzisht me mua dhe është i gatshëm që të iki që sot nga shtëpia dhe të lërë bashkëshorten nëse unë shkoj me të. Unë kam shumë frikë nga kjo situatë, nuk di çfarë të bëj dhe cili është vendimi i duhur që duhet të marr. veç të tjerave jam e sigurt që familja ime nuk do pranoj kurrë që unë të martohem me të, për faktin se ai është shumë më i madh se unë në moshë dhe është i martuar. nuk dua që të jem shkak i shkatërrimit të një martese, por për këtë nuk më vret shumë ndërgjegjja, meqenëse ai nuk e do gruan e tij dhe kot më kot qëndrojnë bashkë. Ndoshta ajo e do, por kjo nuk mjafton. Gjithsesi në mos sot apo nesër ajo martesë do marri fund, pasi ai do dashurohet me një femër tjetër. Martesa pa dashuri nuk ka kuptim dhe prandaj mendoj se është më mirë që të ndahen, por ndihem keq kur mendoj se e gjithë bota do më akuzoj mua si shkaktaren e prishjes së asaj martese. Nuk di si të veproj, por jam vërtetë e dashuruar me atë njeri dhe jam e bindur që edhe ai më do. Edhe pse më jam shumë e lënduar që më ka gënjyer, përsëri e dua dhe kam besim se me atë do të jem vërtetë e lumtur. Mund të më ndihmoni me këshillat tuaja? Si duhet të veproj?

Suela, Librazhd
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ai është i martuar, por më thotë se më do vetëm mua? Empty Re: Ai është i martuar, por më thotë se më do vetëm mua?

Mesazh nga Burrelsja Fri 17 May 2013 - 22:37

pffffffff aman aman por kur je i martu ke tjera prioritete masanej ai po ta doj shum ndahet me tjeter po meshkujt me falni x fjalorin meshkujt budallaqka e mendjelehta dun qe tkalojn kohen

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 29
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi