Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar?

+7
Tonii
Leo_uk
Burrelsja
Arian 123
Єямєℓiиdå
Ariel
WebMaster
11 posters

Shko poshtë

Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar? Empty Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar?

Mesazh nga WebMaster Tue 16 Apr 2013 - 8:29

Edhe pse e dashuruar prej vitesh me një djalë shqiptar, intervista e Andresës në MAPO tingëllon përçmuese

Tendenca e sensacionalizimit të lajmeve në faqet e para të gazetave në vendin tonë nuk është tamam e re, por ngjan se në muajt e fundit sa vjen e bëhet më e fortë. Meqë e kishim të hapur këtë temë me rastin Kazhani - Nano, vura re sot një një tjetër shembull. Gazeta MAPO e ka sot titullin e parë "qëndrimin seksist dhe racist" të Andresës (të cilën gazetat e kanë quajtur Pantera e Zezë) ndaj meshkujve shqiptarë. "Andresa: Meshkujt shqiptarë si kafshë në makinë, janë me bark dhe nuk mbahen", qëndron me gërma të mëdha në rreshtin e parë të gazetës, edhe pse në brendësi mëson se vajza nga Brazili nuk është realisht kaq radikale në përbuzjen e saj për meshkujt shqiptarë, përkundrazi, është e dashuruar me një syresh, dhe dëshiron të bëhet nëna e fëmijëve të tij. Atëherë si dalim tek ky titull në kufijtë e skandalit? Që cështë OK peshkimi i tre fjalëve të intervistës dhe rikompozimi i tyre që i vesh personazhit një qëndrim të rremë?
Shkak i mospërputhjes është rryma e re e shtypit shqiptar, që përdor tituj që flirtojnë me mashtrimin, si e si për të joshur më shumë lexues. Në mendimin tim, dëmi më i madh i kësaj praktike është se po e mëson publikun të kërkojë vetëm shkrimet e qendisua me marifet për të krijuar "bomba" mediatike. Nëse ecim kështu, shumë shpejt do të refuzojmë të lexojmë gjithcka që nuk është skandaloze. Një reportazh apo analizë duken si tortura mërzie para xixave të këtij lloji. Vërtet, këtë duam? Përgjigja duhet të vijë nga redaksitë përgjegjëse që po e modelojnë shtypin shqiptar në modelin "tabloid", duke thërmuar nga pak përditë besimin që publiku ka për institucionet mediatike në përgjithësi. Nga sa shohim, do të jetë shumë e largët dita kur redaktorët të kuptojnë se atë që e fitojnë në klikime me anë të titujve të trukuar e paguajnë shtrenjtë në reputacion.




Andresa: Meshkujt shqiptarë si kafshë në makinë, janë me bark dhe nuk mbahen
Jonida Hitoveizi, MAPO

Andresa Ambrosio tashmë ka rreth tre vjet që jeton dhe punon në Shqipëri. Të gjithë e identifikojnë si Andresa e Arditit, apo Andresa tek “E Diela shqiptare”, programi që i dha asaj famën në vendin tonë, edhe pse ajo tregon se vetë nuk ndihet e famshme. Biseda me Andresën është e gjitha “ala-brasiliana”, siç ka qejf të thotë ajo për veten. Është e thjeshtë, e sinqertë dhe nuk i shmanget asnjë pyetjeje për jetën e saj, e cila jashtë dritave të spektaklit të së dielës nuk ka qenë dhe aq e thjeshtë. E rritur në Brazil nga gjyshja e saj dhe një baba që e ka mohuar si vajzën e tij, Andresa rrëfen udhëtimin e saj nga Rio në Tiranë, me një ndalesë të vogël në Romë, ku njohu edhe dashurinë e jetës, Mirkon. Një jetë, e cila duket e ngjashme me një telenovelë braziliane, po në fakt është jeta e saj e vërtetë.

Andresa, ke gati tre vjet që je pjesë e së “Dielës shqiptare” me Arditin. Si ka qenë gjithë kjo periudhë për ty?

Për mua është si të jem në shtëpi. Shkoj atje, i përshëndes të gjithë. Në zyrë është gjithë stafi bashkë me Arditin. Diskutojmë për punën, bëjmë batuta, pastaj unë marrë tekstin që më duhet për prezantimin tim në shqip.

Si nisi puna me Arditin?

Arditi e mori vesh për mua nëpërmjet miqve tanë të përbashkët për të shkuar tek “E diela shqiptare”, për të bërë një kërcim. Unë isha pjesë e një grupi kërcimtarësh brazilianë. Në tetor të vitit 2012 më ftuan për kërcimin dhe unë shkova me kostumin tim të sambës braziliane. Ideja ishte që çdo të diel do të prezantohej një kërcim tradicional i një vendi të caktuar dhe do të niste me Brazilin. Isha mësuar të shkoja me grup kërcimi në televizion, por jo për të folur. Nuk e kisha marrë mikrofonin më parë dhe të prezantoja (qesh). Pas kësaj, provave për kërcimin, Arditi më telefonon dhe më thotë që kemi menduar që, nëse ti do të pranosh, duam të punosh me ne. Unë nuk e kisha idenë se si, ndaj në fillim e mora me shaka. Arditi më tha që në fillim do të isha si velinë. Unë i thashë që s’di asgjë në shqip dhe Arditi m’u përgjigj” “Do të mësosh. Do t’ia dalësh”. Kështu fillova të punoj aty, në fillim kërcim brazilian, pastaj tek “Telebingo” dhe avash-avash nisa të mësoj fjalët në shqip.

I fejuari yt sa të ndihmoi në këtë eksperiencë?

Atij i pëlqeu, nuk mund të them që më ndihmoi. Ai ishte me mua. Më ka mbështetur dhe mendoj se ai ishte më i lumtur se unë. Ndihej ndoshta më i shqetësuar se ishte përgjegjësi e madhe të mësosh një gjuhë, që për mua ishte si aliene (qesh). Tani kuptoj po përsëri ka shumë gjëra që s’i marr vesh. Në Brazil ne kemi 23 shkronja, kurse gjuha shqipe ka 36. Kam pasur edhe një profesoreshë në shtëpi që më ka mësuar. Në tekstin e parë duhet të thosha “përshëndetje” dhe si përfundim i hëngra gjysmat e fjalëve. Nuk arrija të thosha as ‘përshëndetje’ në shqip. Gaboja gjithmonë, madje edhe sot i them gabim batutat (qesh).

Ka gjithmonë kuriozitet për jetën që ti bën në Shqipëri. Si është ajo?

Monotone (qesh). Bëj një jetë normale dhe mendoj se jeta e një vajze është më “stresuese” se e imja. Imja është e drejtë, me pak kthesa. Zgjohem në mëngjes dhe jam e tmerrshme sepse dua të fle gjithmonë pesë minuta më shumë. Jam gjithmonë me vonesë për të shkuar në shkollë. Nuk ha mëngjes, sepse jam me vonesë siç thashë (qesh). Kafen e pi në shkollë.

Ke miq shqiptarë në shkollë?

Është e vështirë të bësh miqësi me shqiptarët, nuk është e thjeshtë.

Pse?

Nuk e di.

Të shohin si Andresa që është tek “E diela shqiptare”?

E kam provuar, por nuk e di.

Kush janë më të vështirë meshkujt apo femrat?

Jo. Unë e kam provuar me femrat, sepse me mashkullin e parë shqiptar që zura njëfarë miqësie shkuan dhe i thanë të fejuarit tim që unë po përqafohesha me një mashkull në universitet (qesh).

Si është kjo histori?

Unë zura miqësi me një djalë tek shkolla dhe me të fejuarën e tij. Unë jam shumë e dashur me njerëzit, nëse shoh një mik, e përqafoj, nuk është se mbaj distancë. Ndërkohë për një femër shqiptare kjo është e çuditshme. Kështu, pastaj m’u desh t’i shpjegoja të fejuarit tim që atë e kisha shok bashkë me të fejuarën e tij. Janë këto thashethemet dhe shyqyr kaloi. Nuk e di se për ç’motiv miqësitë fillojnë të ngrohta dhe pastaj bëhen gjithnjë e më të largëta. Kam shumë kolege por jo mike, por ishte e njëjta gjë edhe në Brazil. Mund të kemi shumë të njohur, por miqtë e vërtetë numërohen me gishtat e njërës dorë, maksimumi 2. Mua nuk më pëlqejnë shpifjet.

Çfarë nuk të pëlqen këtu?

Meshkujt kur hipin në makinë. Sillen si kafshë. Kur janë jashtë makinës së tyre janë shumë të sjellshëm. Po kur një shqiptar hipën brenda në makinë bëhet i çuditshëm. Është ai dhe makina. Bota nuk ekziston më. Ai që është para tij duhet masakruar. “Makina ime është më e madhe, më e mirë. Duhet të kaloj unë i pari”. Kjo është gjëja që urrej në Shqipëri. Këtë nuk e kuptoj, se në fund të fundit rrugët janë po ato. Çdonjëri kërkon të dalë i pari. Nuk respektohen rregullat dhe kjo është diçka e shëmtuar.

Si i sheh meshkujt në raportet me femrat?

Kjo është e çuditshme. Shoh që meshkujt këtu nuk kurohen, ndërkohë femra duhet të jetë super e kuruar, me taka. Nëse nuk ka taka, nuk është e bukur. Këtu mendoj se është pak faji juaj.

Faji i femrave?

Po, sepse ju nuk këmbëngulni që edhe mashkulli të kurohet për ju. Ndërsa meshkujt të gjithë duan që femra të jetë e bukur, të kujdeset për flokët, bizhuteritë, lëkurën. U pëlqen të kenë në krah një të dashur të mirë, që të bjerë në sy, ndërsa femrat nuk i japin rëndësi pamjes së mashkullit që kanë në krah. Ajo tërë elegancë dhe ai që duket sikur do shkojë në një ndeshje futbolli, por as në ndeshje, se po të ishte ashtu nuk do të kishte gjithë atë bark (qesh). Nuk janë të kuruar në përgjithësi, përveç atyre që e mbajnë veten, sigurisht. Mendoj se duhet të jenë në të njëjtin nivel.

A del shpesh? Si të duket jeta e natës?

Po, dal mjaftueshëm. Shikoj meshkujt që nuk kërcejnë ndërsa femrat bëhen copa (qesh). Mashkulli është duke ndenjur me cigare në dorë “po, po, mirë-mirë”….Mendoj se meshkujt kanë konceptin që ata nuk duhet të kërcejnë, maksimumi bëjnë dy lëvizje majtas-djathtas. Ndërsa në dasma meshkujt kërcejnë në mënyrë të paparë, hedhin pjatat përtokë. Nuk e di nëse dhe në diskotekë duan muzikë tradicionale.

Jeta jote mes Brazilit, Italisë dhe Shqipërisë…

Unë jetoj në të njëjtën mënyrë si këtu, si në Brazil. Në të njëjtën mënyrë, sepse rëndësi ke ti e jo vendi ku je. Je ti që bën miqësitë edhe kur je në vendin tënd; çdo ditë njeh njerëz të rinj dhe fillon distancohesh nga të tjerët më shumë. Është i njëjti cikël, pavarësisht vendit.

Familja jote nga sa veta përbëhet?

Familja ime është e madhe, por secili jeton jetën e vet.

Sa e madhe?

Gjyshja ime ka pasur 13 fëmijë. Unë jam rritur me gjyshen time, deri sa ajo ishte gjallë i mblidhte të gjithë fëmijët, edhe nipërit e mbesat kur ishim të vegjël. Pastaj duke u rritur secili ka bërë zgjedhjet e veta në jetë.

Ke motra apo vëllezër?

Kam një motër dhe dy vëllezër. Njërin nga ana e nënës sime dhe motrën e vëllain nga ana e babait. Vëllai që është nga ana e babait e di për ekzistencën time prej gati 3 vjetësh, sepse babai im kur u martua me nënën e tyre vendosën të dy ta fshihnin ekzistencën e një motre jashtë martese, përpara shumë kohësh. Kur ata janë martuar unë isha 5 vjeçe. Pasi mbaroi historia me nënën time, im atë gjeti një grua tjetër, po ashtu edhe nëna ime, e cila u martua më herët dhe lindi vëllain tim. Nga familja e re që babai im krijoi lindën dy fëmijët e tjerë dhe ata vendosën të mos flisnin për ekzistencën e motrës më të madhe, që jam unë. Nuk e di pse nuk i linte të afroheshin kurrë vëllezërit e mi. Pastaj kur isha 18 vjeçe apo ndoshta më parë, babai im, sipas vëllait tim, i tregoi që përpara se të martohej dhe të kishte dy fëmijë të tjerë, nga fejesa 4-vjeçare me një femër tjetër (nëna ime) kishte një vajzë që quhej Andresa (unë d.m.th).

Nëna dhe babai yt nuk kanë qenë të martuar bashkë?

Kanë qenë të fejuar për gati pesë vjet, pastaj nëna mbeti shtatzënë me mua.

Ke raporte me babain tënd?

Jo. Zero. Ai më ka zhgënjyer shumë.

Përse?

Kur isha 18 vjeçe dhe kisha nevojë për ndihmë financiare për të paguar studimet e mia në universitet ai më mohoi. Në fakt universitetin tim e pagoi vëllai i gruas së tij. Pasi i tregoi vëllait tim për ekzistencën time, tani përmes Facebook-ut kam kontaktuar dhe flasim. Unë nuk jam atje, por para një viti që kam shkuar në Brazil e kam takuar edhe fizikisht. Unë e njihja atë, ai mua jo, megjithatë ishte diçka e këndshme. Ndërsa motra ime akoma nuk e di që unë ekzistoj. Pres që një ditë t’ia tregojë. Duhet të bëja një libër por po e lë kështu…

Do të ishte një libër interesant…

Një telenovelë tipike braziliane, me pak dramë brenda (qesh).

Nëna, çfarë të thotë për faktin që je në Shqipëri dhe për jetën që bën?

Sikundër jam rritur me gjyshen time, mendoj se njeriu që do të më kritikonte që jetoj larg do të ishte vetëm ajo, dhe jo nëna ime. Nënës sime i mjafton vetëm që unë të jem e lumtur.

Si ndodhi që u dashurove me Mirkon, sepse jeta jote vërtet po i ngjan një telenovele?

Unë punoja për shkollën e kërcimit “Déjà flo” dhe erdha këtu nëpërmjet një agjencie që kontraktonte balerina, sepse ishte grup brazilian që vinte nga Italia. Unë erdha për punë. Avioni ishte nga Rio De Zhanerio-Paris-Romë dhe pastaj në Tiranë. Në Romë, në sallën e pritjeve ishte një “i çmendur” që më shikonte dhe që quhet Mirko (qesh). Unë po mendoja çfarë kam që nuk shkon në pamjen time, që më sheh kështu. Pastaj m’u afrua, folëm dhe kështu nisi gjithçka.

D.m.th, historia nisi në aeroport?

Po, dhe një orë muhabet pastaj në avion. Thashë, është interesant dhe të paktën një njeri që ta takoj në Shqipëri e kam (qesh). Por nuk e imagjinoja se do ishte diçka që do zgjaste. Ndërsa kjo zgjati më shumë se një ditë, 2, 3 dhe ja tani jam këtu. Jam e dashuruar.

Historia juaj vazhdoi në Tiranë?

Nisi nga avioni, ndërsa takimi i parë ishte këtu në Tiranë në një bar që tani është mbyllur. Pastaj shkova në Itali në vend që të kthehesha në Brazil. Shkova në Romë për dy muaj dhe që aty nisëm të shiheshim më shpesh. Asnjëri nuk mendonte të ardhme, familje. Asgjë të tillë. Unë nuk e imagjinoja kurrë të jetoja jashtë Brazilit. Unë doja të njihja ende shumë vende, të udhëtoja, të kërceja.. Me pak fjalë të jetoja jetën time, jo të bëja jetën e gruas, por ndodhi.

Je e lumtur tani?

Po. Kur merr vendime të tilla çmendurie jam gjithmonë e lumtur. Ndërsa kur jam e trishtuar them “jam e trishtuar, po iki më mirë” (qesh).

Do ta merrje vendimin për të jetuar dhe krijuar familjen tënde këtu?

Jo, sepse Mirko punon këtu për një studio ligjore italiane. Mund të ndodhë që të kenë nevojë për të në një vend tjetër dhe nëse një ditë do të ndodhë kjo, unë do të lëviz bashkë me të.

Nëse Mirko vendos të rrijë këtu?

Mund të ndodhë që të mbetem shtatzënë ndërsa jam këtu. Mund të ndodhë që vitet e para të fëmijëve të mi të kalojnë këtu derisa të vendoset për të ikur. Po tani për tani nuk bëhet fjalë për diçka të tillë. Të paktën edhe për 2 apo 3 vitet e ardhshme. Një ditë, sigurisht do të largohem. Nuk dua të jem e izoluar këtu. Dua të prehem në tokën time të lindjes. Po kjo është diçka që i përket së ardhmes së largët.

Të mungon Brazili?

Jo. Më mungon Brazili vetëm për të ngrënë.

Pse, nuk hahet mirë në Shqipëri?

Përkundrazi, hahet shumë mirë. Kam gjetur mjaft gjëra që bëhen këtu njëlloj si në Brazil.

Çfarë p.sh?

Bamjet. Po gjërat e tjera them më shumë për frutat nuk janë këtu, p.sh. frutat ekzotike që vështirë se i gjen edhe në Rio.

Andresa, si e jetojnë jetën shqiptarët sipas teje? Si e ke parë?

Nuk mund të rrish në një bar me orë të tëra duke pirë një kafe në një ditë pune (qesh). Përveç shakasë shoh se mungojnë gjëra me të cilat mund të merresh. Nëse një të diel bie shi, ose do rrish në shtëpi, ose s’ke çfarë të bësh. Nuk ke shumë zgjedhje do thosha.

Gjatë gjithë kësaj kohe rreth teje ka pasur më shumë xhelozi apo më tepër përkrahje?

Ose unë jam shumë budallaqe dhe nuk kuptoj, ose nuk kam ndjerë kurrë xhelozi karshi meje. Thellë-thellë nuk e kam ndjerë. Ndoshta ka pasur, por unë s’e kam vënë re. Të gjithë më duan shumë, të paktën kështu duket (qesh).

Andresa, çfarë bën për të qenë në formë?

Bëj një luftë të madhe për të ngrënë më shumë që të shtoj ca kile (qesh). Jam e stresuar edhe për punën e shkollës që po bëj dhe për provimet, ndaj dhe nuk arrij të ha. Nëse ha një panine ndihem e tejngopur.

Bën palestër?

Jo. Palestra imë është thjesht të çoj kafshatën në gojë për të ngrënë dhe të ulem në divan dhe të shoh televizor, filma të animuar.

Ke qenë në ndonjë dasmë shqiptare? Di ndonjë valle?

Kam qenë në një festë. Janë shumë të bukura, pro pas një ore kërcim këmbët nuk të binden më. Madje di dhe valle, 1,2,3 ec.. 1,2,3.. (qesh).

Për vajzat shqiptare ç’mendim ke?

Mendoj se duhet të përdorin sa më pak taka. Të veshësh taka në mëngjes është shumë e dhimbshme.

Një mënyrë për t’u dukur më tërheqëse..

Për t’u dukur tërheqëse duhen taka? Këtë nuk e kuptoj. Mashkulli nuk shikon shumë këmbët. Ai shikon gjëra të tjera si fillim, këmbët janë gjëja e fundit që sheh. Mendoj se çdo gjë ka një vend të caktuar ku përdoret. Unë personalisht i urrej takat, madje në minutat e publicitetit tek “E diela shqiptare” përfitoj nga rasti t’i heq dhe këtu publiku fillon e qesh.

Ndihesh e famshme?

Nuk sillem si një VIP, sepse në fund të fundit nuk fitoj asgjë për t’u quajtur e tillë. Unë e bëj jetën shumë të thjeshtë. Nëse një njeri do të flasë me mua në mes të rrugës, i flas. Njerëzit që më përshëndesin më shumë në rrugë janë fëmijët dhe zonjat në moshë. Ato të ndalojnë më shumë dhe duan të bëjnë thashetheme (qesh).

E ndjek politikën shqiptare?

Dëgjoj atë që populli shqiptar thotë. Unë kam një mënyrë krejt tjetër të të parit të politikës, sepse babai im i zemrës ishte politikan në një provincë të vogël ku unë jam rritur. Mbaj mend që ai për politikën stresohej aq shumë sa i binin flokët. Politika në provincën time është luftë. Kam parë që edhe këtu bëhet luftë për politikën dhe kjo nuk më duket aspak e bukur. Ajo që mua nuk më pëlqen këtu është se atë që njëri e ndërton, tjetri e shkatërron, të paktën nga ato që dëgjoj nga njerëzit. Megjithatë, mua me politikën nuk më lidh asgjë dhe për të dhënë një opinion, së pari duhet që dikush të më përkthejë atë që politikanët thonë.

Mund t’u besosh shqiptarëve?

Po. Mendoj se po. Në momentin që nuk ke pushtet dhe mund të të lakmojnë, sigurisht që nuk mund të besosh, dhe kjo është në të gjithë botën. Nuk ka të bëjë me shqiptarët. Megjithatë, unë shtëpinë ia kam besuar një zonje që ta pastrojë dhe do të thotë që kam besim tek ajo. Ose ndodh që i jap çelësat e makinës dikujt për të ma parkuar, sepse nuk di të parkoj. Thërras dikë rastësisht dhe i kërkoj ta parkojë. Ndërsa në Brazil nëse i jep dikujt çelësat e makinës për ta parkuar, ai ikën me makinën tënde dhe ti nuk e sheh më kurrë
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar? Empty Re: Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar?

Mesazh nga Ariel Thu 25 Apr 2013 - 23:30

Nuk e lexova shkrimin me siper por i referohem titullit te temes...
E vertete qe makina i ka bere meshkujt shqiptare me bark...por shyqyr qe tani i ka hyre ne gjak edukata e te mbajturit te vehtes...Knej nga lagja ime i sheh mjes per mjes duke bere vrap per te mbajtur trupin ne forme.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar? Empty Re: Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar?

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 14 May 2013 - 2:46

Ja u marrish pleshtat meshkujve shqiptar ti, po si keta nuk ka meshkuj ne bote.
Lumet ne
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar? Empty Re: Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar?

Mesazh nga Arian 123 Tue 14 May 2013 - 3:08

Nuk e kuptoj as pak kete akuze te pa drejte.Ne fakt ne shipetaret jemi me te paster se p.sh. gjermanet.Ne pastrohemi edhe aty ku ata nuk pastrohen.
Arian 123
Arian 123
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Hamburg
Postime Postime : 2998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/09/2012
Mosha Mosha : 50
Hobi Hobi : Tenis,Bowling,Sport.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar? Empty Re: Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar?

Mesazh nga Burrelsja Fri 17 May 2013 - 22:49

aahhaahhhaahahhahah sjan e aq tkqijn meshkujt shqiptar jo po jan paska kurvar se per pamje tmarrin nqaf

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 29
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar? Empty Re: Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar?

Mesazh nga Leo_uk Sat 1 Jun 2013 - 8:33

per te thene te verteten sapo kalojne te 30 pashe shume ne Shqiperi qe e linin veten pas dore.. shkonin 100 kile, me barke dhe ju merrej fryma..

Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 46

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar? Empty Re: Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar?

Mesazh nga Ariel Wed 5 Jun 2013 - 10:10

Tani pervec cunave te rinj qe thone...esht turp mos me pas muskuj...e jo me me qen obeze se sja var njeri hihihi po kan filludhe burrat ne moshe tu bo stervitje e dieta me nejt ne forme hihihi k ej nga lagja ime i ke qe ne 5 te mjesit tu bo vrap burra dhe gra ne moshe se te rinjte shkojne ne palestra.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar? Empty Re: Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar?

Mesazh nga Leo_uk Wed 5 Jun 2013 - 10:16

po ti gjitonet shef qe ne 5 te mengjesit qe bojn vrap? je farewww je farewww

po s'jane te gjithe si ty qe ke te ka pa zoti mi.. ;)
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 46

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar? Empty Re: Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar?

Mesazh nga Ariel Wed 5 Jun 2013 - 11:36

Po re...i kom zili pse ato bojn dhe une jo hahahahahaha
Mu mi ka bo burri konitat se e do grun si njale je farewww e kam palestren ne shpi juhjjjjj
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar? Empty Re: Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar?

Mesazh nga Tonii Tue 11 Jun 2013 - 11:12

inagurova plazhin keto dit dhe kam par cuna te rinj qe nuk vraponin dot se ju merrej fryma nnga dhjami. djema beni not se ju ben mire per shendetin dhe ju zbukuron trupin
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar? Empty Re: Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar?

Mesazh nga Daku Tue 11 Jun 2013 - 20:47

Hehehee mome te do burri si njale eee

se me kujtove nje kenge qytetare vlonjate

Aman o shoke medet eeee
Kam nje mike per lezet eee
posi NGJALE me rreshket eee
Neper lume e neper det eeee

Sa per ket bollen nga Brazili , obeziteti ehste problem internacional ne kohen qe jetojme , dhe vjen per shkak te ushqimeve te modifikuara qe frekuentojme.
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar? Empty Re: Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar?

Mesazh nga Emona Sat 22 Jun 2013 - 5:53

Wallahin jo te gjithe kujdesen per trupin e tyre pretoj te bejn vrap apo te shkojn ne palestra lol Shqiptaru u msu me honger e ne nejt :P..por disa kan fillu te jen me te kujdeshem rreth vetesese tyre  dhe i kushtojn rendesi mirmbajtjeors e trupit tuj bo fitnes  & vrap..eshte mire te kujdesesh per trupin tond mbi te gjitha i ben mire shendetit ,dukesh edhe me bukur kur je tip sportiv.Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar? 3666372071

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar? Empty Re: Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar?

Mesazh nga An0nim Sat 22 Jun 2013 - 6:17

Nqse marim rastin e mashkullit ideal sipas femrave po ne ateher c'fare duhet te themi per femrat!?

Qe kshu te jemi realiste ne lidhje me ate c'fare paraqesim vete dhe jo cfare ate duam dhe kerkojme !
Motoja ime:
Shtriji kembet sa sa ke krevatin!
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar? Empty Re: Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar?

Mesazh nga Anakonda Thu 18 Jul 2013 - 20:38

Burrelsja shkruajti:aahhaahhhaahahhahah sjan e aq tkqijn meshkujt shqiptar jo po jan paska kurvar se per pamje tmarrin nqaf
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar? Empty Re: Meshkujt shqiptarë si kafshë me bark e të pambajtur - Apo një tjetër rast i titujve të kërkuar?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi