FDH reagon për aktgjykimin për dhunim gjatë luftës
Faqja 1 e 1

E plotësuar - Gjykata Themelore në Mitrovicë e përbërë nga paneli i gjykatësve ndërkombëtar, i kryesuar nga gjyqtari Timo Vuojolahti, më 17 prill 2013 shpalli aktgjykimin lirues për të akuzuarit Jovica Dejanovic dhe Dorde Bojkovic nga akuzat për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile nga neni 22 dhe 142 i Kodit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (KPRSFJ) (Nenit 31 dhe 153 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës).
I pandehuri Jovica Dejanovic, më 14 prill 1999, në kapacitetin e oficerit të policisë serbe, akuzohej se kishte përdhunuar viktimën V.K., një femër shqiptare e Kosovës e cila ishte 16 vjeç në kohën e incidentit. I pandehuri Bojkovic akuzohej për dhunim të V.K., shqiptare e Kosovës e rrëmbyer nga oficeri serb i policisë, Dejanovic.
Në një arsyetim të shkurtër të dhënë pas shpalljes së aktgjykimit për pafajësinë e të pandehurit, kryetari i trupit gjykues ka deklaruar se përdhunimi ka ndodhur, megjithatë, trupi gjykues nuk ishte në gjendje për të vendosur nëse ishin Dejanovic dhe Bojkovic ata që e kishin kryer aktin, dhe kjo për shkak të mos pajtueshmërisë së dëshmive të dhëna nga dëshmitarët e prokurorisë.
Të dy të pandehurit janë akuzuar gjithashtu për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve, të parashikuar dhe dënuar me nenin 374 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (paraprakisht të penalizuara sipas nenit 328 të Kodit Penal të Kosovës). I pandehuri Dejanovic është liruar kurse i pandehuri Bojkovic, i akuzuar për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve, mori një dënim me kusht prej 1 vit e 6 muaj me periudhë pezullimi dyvjeçare.
FDH Kosovë thekson se kjo është aktakuza e dytë e ngritur për krime lufte të përdhunimit që nga fundi i luftës, edhe pse organizatat civile referente vlerësojnë se numri i grave të përdhunuara është jashtëzakonisht i lartë. Ngjashëm me aktakuzën e parë të ngritur për përdhunim gjatë luftës, aktgjykimi lirues i shpallur më 17 prill 2013, lë viktimat e tjera të dhunës seksuale gjatë luftës me pak shpresë për t’i parë autorët e këtyre akteve para drejtësisë dhe të dënuar.
Javën e ardhshme, FDH Kosovë do të publikojë një analizë të detajuar të rastit dhe aktgjykimit. /Telegrafi/
Dy serbë lirohen nga akuza për krime lufte
Këshilli Gjyqësor i Gjyqit Themelor në Mitrovicë, të cilin e ka kryesuar gjykatësi Timo Vujolati, sot ka liruar nga dy serbë të akuzuar për krime lufte në Kosovë, njofton Tanjug.
Polici i PK-së nga Prilluzha, Jovica Dejanovic (59 vjeçar) dhe Dorde Bojkovic nga Babi Moci (73 vjeçar), ishin akuzuar se në prillin e vitit 1999 në Babi Moc kishin përdhunuar një shqiptare. Ata sot janë liruar nga kjo aktakuzë.
Për këtë vepër penale Bojkovic është dënuar me një vit e gjysmë burgim me kusht për dy vjet, transmeton Koha.
Ata kanë qenë në arrest shtëpie që nga 7 shtatori i vitit të shkuar.
Gjykimi ka zgjatur tetë ditë e shqiptarja, viktimë, dëshminë e ka dhënë me anë të videos nga SHBA ku edhe jeton. /Telegrafi/

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» E plagosi fqinjin për “dhunim telepatik”
» Ushtari i KFOR-it, akuzohet për dhunim seksual
» Izrael: Ish presidentit i vërtetohet dënimi me burg për dhunim
» Reagon Albtelecom
» Qëllohet me armë këngëtari i njohur turk IBRAHIM TATLISIS

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi