Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Agnesa Vuthaj: Kosova ka djem te bukur, Shqiperia “gentleman” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Agnesa Vuthaj: Kosova ka djem te bukur, Shqiperia “gentleman” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agnesa Vuthaj: Kosova ka djem te bukur, Shqiperia “gentleman”

2 posters

Shko poshtë

Agnesa Vuthaj: Kosova ka djem te bukur, Shqiperia “gentleman” Empty Agnesa Vuthaj: Kosova ka djem te bukur, Shqiperia “gentleman”

Mesazh nga WebMaster Tue 21 May 2013 - 23:37

“Eshte cilesuar nga mediat si Miss-i me i bukur, me inteligjente dhe me e komentuar nder vite. E gjithe kjo e ka nje “sekret”. Sukseset profesionale, origjinaliteti dhe pasioni per punen… jane disa nga pikat e forta te personalitetit te Agnesa Vuthajt, qe duket se jane reflektuar dhe e kane bere ate me te dashur per publikun shqiptar. E njohur me se shumti si “Miss Kosova 2003” dhe me pas si “Miss Albania 2005″, ne Shqiperi Agnesa do te mbahet mend gjate edhe per pjesemarrjen ne spektaklin “Dancing with the stars”. Nuk e ka nderprere asnjehere marredhenien me te bukuren, sot madje ajo e ka mision me vete lidhjen me te, duke organizuar çdo vit spektakle bukurie nen firmen e saj. Por, sa e ka ndihmuar Agnesen kurora e Miss-it per te çare ne jete, a ka dhe cilet jane avantazhet dhe disavantazhet e te qenurit e bukur? Eshte ndjere ndonjehere e paragjykuar, si e ka shfrytezuar bukurine e saj, jeta private, opinioni i saj per te bukuren ne teresi dhe meshkujt shqiptare… te gjitha keto bukuroshja nga Kosova na i zbulon me poshte ne nje bisede te sinqerte.Paska kaluar goxha kohe (qesh). Ne nentor, ne 20-vjetorin e “Miss Albania” isha per here te fundit ne Tirane.

Pas pjesemarrjes suaj ne spektaklin “Dancing with the stars”, si ka qene jeta profesionale e Agneses?

Pergjithesisht mire, pa vallezim, por me shume aktivitete te tjera te botes se spektaklit, organizime, evente, fotosesione, xhirime, reklama, pjesemarrje, prezantime, ne Kosove, Shqiperi, por edhe jashte. Tani jam e angazhuar ne nje projekt ne Dubai. Behet fjale per nje “Ekspozite” dhe “Fashion Show”, ku do te prezantohen dizajner nga e gjithe bota. Jam ndermjetesuese per te mundesuar edhe pjesemarrjen e dizajnereve shqiptare.Po ajo private?

Jeten time private do e perkufizoja me dy fjale, te qete dhe te lumtur.

Duke qene vete personazh publik mund te na thoni opinionin tuaj, pse shfaqen te rezervuar sa i takon jetes private personazhet publike?

Nuk mendoj qe shfaqen gjithmone te rezervuar. Ndonjehere, thjeshte duhet me shume kohe per ndryshimet e bera ne jete.

Nese nuk eshte e komplikuar, por e zakonshme si e njerezve te thjeshte pse e kane kaq te veshtire te flasin per te personazhet? Po ju?

Edhe njerezit e thjeshte, apo personat jo publike nuk eshte se flasin, apo tregojne çdo gje, qofte edhe ne shoqeri, madje une mendoj qe personat publike jane shume me te hapur per jeten e tyre, sesa te tjeret. Une konsideroj qe kam qene mjafte e hapur per jeten time ne pergjithesi, gjithmone kam dhene pergjigje te sinqerta ne pyetjet qe me jane bere.Mund ta themi me plot goje qe ndryshe nga bukuroshet e tjera kosovare, hijeshia juaj i ka rezistuar kohes dhe cilesoheni si nje nder Miss-et me te lakuara mediatikisht. Ka nje sekret per kete, çfare mendoni se ju ben te veçante dhe kaq te dashur per publikun shqiptar dhe kosovar?

Mendoj se publiku ka vleresuar origjinalitetin tim, derisa pasioni e perkushtimi per punet qe bej me mban aktive ne media.

Sa e ka ndihmuar kurora e Miss-it Agnesen dhe sa e lidhur jeni me te bukuren ne teresi si koncept?

Kurora me ka ndihmuar shume, ishte çelesi qe une te jem kjo qe jam sot, perndryshe do te isha ne nje profesion krejt tjeter. Une jam e lidhur me konceptin e se bukures ne pergjithesi, jo vetem me konceptin e bukurise femerore, apo fizike. E bukura eshte vlere dhe mundohem ta gjej ne gjithçka qe me rrethon.Ka avantazhe te qenurit e bukur Agnesa?

Per profesionin tim, sigurisht qe ka.

Po disavantazhe, cilat jane ato?

Disavantazh per te bukuren mund te jene vetem paragjykimet, por qe nuk kane ndonje efekt real.

Femer e forte, apo e ndjeshme, si e cilesoni veten?

Qe te dyja njekohesisht.

Ambiciet tuaja deri ku shkojne?

Asnjehere nuk e kam konsideruar veten shume ambicioze, ambiciet i zhvilloj krahas punes qe bej, sukseseve qe arrij.

Perveç angazhimit tuaj si producente e spektakleve te bukurise, ju keni marre pjese edhe ne dy filma. A eshte aktrimi nje tjeter ambicie e juaja?

E pelqej aktrimin, por nuk eshte ambicie e imja. Ne filmat qe kam luajtur, thjeshte kam pranuar ftesen e ofruar dhe jam ndjere shume mire.

Po politika?

Njehere per nje here jo. Ndjehem shume mire me punen qe kam.

Opinioni i nje Miss-i si ju per aktualitetin politik ne Kosove?

No comment.

Qe nje femer te jete e suksesshme profesionalisht, çfare cilesish duhet te zoteroje?

Duhet ta doje profesionin e saj dhe te jete e disiplinuar dhe e perkushtuar per karrieren e saj. Me vullnet dhe pune zoterohet çdo profesion dhe arrihet deri tek suksesi.A paragjykohet nje Miss dhe sa ndikojne tek ju opinionet e te tjereve?

Ka pasur raste qe jam ndjere e paragjykuar, sepse mbaja kuroren e Miss-it, por mua nuk me shqetesojne opinionet e paragjykuesve.

Miqte. Ka shume miq Agnesa dhe sa kohe shpenzoni me ta?

Kam shume miq dhe gjej gjithmone kohe per miqte e mi te afert.

Nje mik i mire shihet ne…?

Koha e deshmon nje mik te mire.

Sakrificat me te medha qe u eshte dashur te beni per diçka qe e keni dashur fort, qofte dhe ne emer te profesionit?

Nuk kujtoj te kem bere ndonje sakrifice te madhe per t’u cekur, gjithçka ka rrjedhur shume natyrshem tek une, si ne profesion, ashtu edhe ne jeten private.

Fotografia, apo pasarela (sfilatat), ke doni me shume?

I dua qe te dyja. E kam te veshtire t’i ndaj, por fotografia per mua eshte me e lehte, sepse fotot realizohen me me qetesi, me nje ekip te tere qe merren me modelen, nderkohe prapaskenat e pasarelave jane shume hektike.

Udhetimet, jane nje pasion i juaji? Vendi me i bukur qe keni vizituar?

Une kam udhetuar shume, kryesisht per pune, por mund te them qe i adhuroj udhetimet. Do veçoja Azine si destinacionin tim te preferuar, sepse ato vende me bejne te ndjehem jashtezakonisht mire.

Nje Miss nga Peja. A jane po kaq te bukura sa ty vajzat pejane? Po meshkujt?

Para pak ditesh isha ne Peje, ulur nje kafeteri buze rruges dhe pashe shume djem te bukur, duke kaluar e nxituar dhe per nje çast mendova qe meshkujt pejane do ua marrin mandatin vajzave te bukura pejane. Ndersa vajzat e Pejes dhe te rajonit te Dukagjinit kane qene te njohura per bukurine e tyre gjithmone edhe pa u shpallur une “Miss Peja” dhe besoj qe do te jene gjithmone, sepse eshte nje natyre mahnitese qe ndikon ne bukurine e secilit.

Shqiperia, apo Kosova, kush i ka meshkujt me te pashem?

Mendoj qe Kosova i ka djemte me te pashem, por djemte e Shqiperise jane me “gentlemen”.

Ndryshon rinia shqiptare nga ajo e Kosoves, ku, si?

Si rinia e Kosoves, ashtu edhe ajo e Shqiperise eshte duke u shnderruar ne nje rini europiane. Nuk mendoj qe mund te verehet me ndonje dallim te madh mes rinise kosovare e shqiptare prej asaj te botes se integruar.

A kane “frike” nga femrat e suksesshme meshkujt?

Meshkujt e kane te veshtire t’i perballojne femrat e suksesshme. Duhet te jete i guximshem, vizionar dhe i suksesshem nje mashkull per te pasur ne krah nje femer te bukur dhe te suksesshme.

Si e shpenzon kohen e lire Agnesa dhe a e frekuentoni jeten e nates?

Me pelqen te udhetoj, te lexoj, te kaloj kohe me miket e mia. Nuk jam adhuruese e jetes se nates, e frekuentoj shume rralle.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agnesa Vuthaj: Kosova ka djem te bukur, Shqiperia “gentleman” Empty Re: Agnesa Vuthaj: Kosova ka djem te bukur, Shqiperia “gentleman”

Mesazh nga Anakonda Wed 22 May 2013 - 5:25

shif vigannin ti e fol per kosovart sa i mir qe o o zot
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi