Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqipëria e Kosova, një? Përse jo?! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqipëria e Kosova, një? Përse jo?! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria e Kosova, një? Përse jo?!

2 posters

Shko poshtë

Shqipëria e Kosova, një? Përse jo?! Empty Shqipëria e Kosova, një? Përse jo?!

Mesazh nga Vizitor Tue 24 Nov 2009 - 4:13

“Shqipni etnike, kurrgja tjetër”! “Një komb, një kombëtare”! Këto janë dy nga shumë parullat që zbukurojnë pjesën e tribunës ballore të stadiumit “Qemal Stafa” sa herë që ekipi kombëtar shqiptar zbret në fushën e tij. Mbajtësit e tyre, një grup tifozësh nga Prishtina, që i kanë dhënë hov tifozerisë shqiptare nuk janë më thjeshtë të tillë. Grupi “Tifozat Kuq e Zi” është një miks mes shqiptarësh të Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë, që i bashkon një gjë, të qenit, shqiptar!
Në fakt, tifozët pasionantë që po drithërojnë edhe Tiranën e Prishtinën politike, duket se kanë të drejtë. 5 apo 6 nga lojtarët e ekipit kombëtar shqiptar të futbollit që zbret në fushë, janë të lindur dhe rritur në Kosovë. Shumë të tjerë, janë pjesë e emigracionit kosovar në Europë. Ky është vetëm një dimension, ai sportiv, por jo i vetmi. Nëse e zhveshim termin “Shqipëri Etnike” dhe e shndërrojmë atë në Shqipëri reale, dhe nëse parulla tjetër: Një komb një kombëtare shumëfishohet, atëherë përftojmë shumë gjëra të tjera që jo gjithnjë bien në sy: Shqiptarët kanë tashmë një kulturë të unifikuar dhe librat që botohen në Tiranë apo Prishtinë shiten në të gjitha libraritë e dy vendeve pa dallim; autorët botojnë në po ato shtëpi botuese dhe gjuha e shkruar është absolutisht e unifikuar. Muzika shqipe në Tiranë apo Prishtinë, është e njëjtë. Sot, e ke të pamundur të dallosh nëse një këngëtar apo këngëtare është nga Prishtina apo Tirana; përbën mision të pamundur dallimi i muzikës në një klub apo televizion të Kosovës apo Shqipërisë; me përjashtim të shtypit të shkruar, media elektronike është thuajse e unifikuar. Programet e Tiranës shihen në Prishtinë dhe anasjelltas; personazhet mediatike janë të përzierë dhe i gjen në studiot e të dy vendeve. Falë televizionit, shqipja e folur, nuk i ka dallimet e disa viteve më parë, ndërsa distanca fizike është reduktuar ndjeshëm. Tashmë, kufiri Shqipëri – Kosovë në Morinë, është i baraslarguar nga dy kryeqytetet, thuajse 2 orë prej secilit.
Por nëse “Tifozat Kuq e Zi” shpalosin çdo ndeshje sloganin e tyre: “Shqipni etnike, kurrgja tjetër”; nëse ideja e bashkimit flitet thuajse çdo herë dhe dy vendet po unifikohen gjithnjë e më shumë rreth gjuhës, kulturës e historisë, cili është problemi. A mund të bashkohet Shqipëria me Kosovën? Mendimi im është padyshim, PO! Në një emision me temën Shqipëria e Madhe, pyetjes se nëse duhet bashkuar Shqipëria me Kosovën, mbi 5800 veta iu përgjigjën me sms, 93% PO dhe 7%, JO! Diferenca flet vetë. Por për fatin tonë të keq, shqiptimi, edhe vetëm shqiptimi i termit Shqipëri e Madhe i bën të tremben pothuaj të gjithë ata që e mendojnë apo e dëgjojnë. Katër ditë më parë në një emision televiziv, ndërsa Menduh Thaçi po trajtonte projektin e tij politik për Maqedoninë, ndërhyrja e Fatos Lubonjës, që kjo d.m.th. Shqipëri e Madhe, e bëri të ndalojë në çast dhe të shqiptojë frazën standard: ne nuk jemi për Shqipëri të madhe. Po ç’është Shqipëria e Madhe? Një projekt i supozuar i bashkimit të katër vilajeteve shqiptare të Perandorisë Otomane, ai i Manastirit, Janinës, Shkodrës dhe Shkupit. Bashkimi i tyre nuk mund të ndodhë më dhe kufijtë e atyre vilajeteve nuk përputhen me kufijtë e Shqipërisë natyrale. Atëherë, a duhet të kemi ne frikë nga bashkimi i Shqipërisë me Kosovën? Përgjigjja ime është sërish JO!
Po kjo është vetëm njëra anë. Duke hequr defaktorizimin politik dhe presionin ndërkombëtar, gjithçka tjetër të shtyn të besosh të kundërtën.
Në fakt, që prej 28 nëntorit të vitit 1912, kur Shqipëria fitoi pavarësinë dhe Kosova mbeti jashtë kufijve zyrtarë të saj, ideja e bashkimit kombëtar ka qenë ëndrra e çdo patrioti. Për një kohë të gjatë Parlamenti shqiptar i viteve ’20–të zgjidhte edhe deputetë që përfaqësonin Kosovën; shtypi shqiptar i asaj kohe i kushtonte shumë vëmendje ngjarjeve atje, ndërsa shqiptarët e Kosovës në vetvete nuk reshtën së kontestuari regjimin serb apo jugosllav deri edhe me kryengritje të njëpasnjëshme. Instalimi i diktaturës komuniste në Shqipëri e Jugosllavi dhe teoria e internacionalizmit apo ajo Titiste e bashkim dhe vëllazërimit, sikur e zbehu disi ndikimin e parë. Në këtë terren të ri, duke nisur që nga viti 1990, Ibrahim Rugova dhe ndjekësit e tij e transformuan (me të drejtë për rrethanat), ëndrrën e bashkimit kombëtar në atë të një Kosove të pavarur. Për t’i shërbyer kësaj ideje që ngjante më e prekshme dhe më normale për Komunitetin Ndërkombëtar dhe nuk hapte serinë e rishikimit të kufijve në Ballkan, ata tentuan krijimin e një identiteti kosovar. Një identiteti që nuk duket se ka bazë dhe që sot, 10 vjet pas pavarësisë de fakto, ngjan më jo realist se kurrë.
10 vjet më pas, Shqipëria dhe Kosova janë thuajse dy vende të unifikuara, edhe pse me elita ende mosbesuese. Në fakt, elita e vjetër kosovare, me formim titist dhe nostalgjike për Jugosllavinë e vjetër, e ka të vështirë ta kuptojë realitetin e ri, por elitat e reja që po krijohen nuk kanë dilemë. Për to orientimi drejt Shqipërisë thuajse është fakt dhe sot, gjithnjë e më shumë protagonistët e elitave të reja kosovare, janë edhe protagonistë të shoqërisë shqiptare në përgjithësi. Unë jam i sigurt se sot, shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Kosovës dinë për njëri-tjetrin shumë më tepër se sa 10 vjet më parë, njihen shumë më mirë se dhjetë vjet më parë, kanë gjëra të përbashkëta shumë herë më tepër se 10 vjet më parë. Ende sot më vjen të skuqem kur kujtoj se sa pak gjëra dhe se sa pak njohje kishim për Kosovën ne që ishim gazetarë dhe drejtues shtypi në fillim të viteve ’90–të. Thënë ndryshe, ideja e krijimit të një identiteti kosovar, të ndryshëm nga ai shqiptar në përgjithësi, dhe si rrjedhojë, ideja e një shteti kosovar, të ndryshëm nga ai shqiptar, ka dështuar, tashmë 10 vjet pas largimit të regjimit serb nga Kosova. Po, kemi një Republikë të Kosovës dhe një Republikë të Shqipërisë. Kjo është e vërtetë. Por edhe për sa kohë do t’i kemi kështu. Kemi një muzikë, një letërsi, një kombëtare, një media, thuajse një elitë të re dhe s’kemi asnjë shkak të mendojmë se kemi dhe duhet të kemi dy shtete.
Nuk ka asnjë dyshim që problemi kryesor në këtë rast është insistimi i Komunitetit Ndërkombëtar që kjo të mos ndodhë dhe defaktorizimi i aktorëve politikë lokalë nëse kjo ndodh. I dyti është një problem i zgjidhshëm, që me emancipimin e mëtejshëm dhe me presionin e shoqërisë do të marrë rrugë. Aq më tepër që elita e re politike kosovare, që vjen nga lufta, pa ndikime titiste është shumë më e afërt me Shqipërinë se sa ajo e para vitit 1999.
Problemi i parë ngjan më problematik, por nuk është çudi që pikërisht për hir të tij, Shqipëria e Kosova të jenë një në të ardhmen. Si në atë parullën e famshme të tifozëve kuq e zi! Shumë shpejt, ideja e dy shteteve shqiptarë; ideja e dy përfaqësive shqiptare, e dy presidentëve dhe kryeministrave shqiptarë, do të jetë një absurditet në radhë të parë për komunitetin ndërkombëtar. Zhvillimi ekonomik i përbashkët që vjen nga rruga Durrës–Kukës, do ta imponojë edhe më shumë atë. Nuk është çudi, që ata faktorë që besojnë sot se ky përbën një problem, do ta shohin problemin tek e kundërta, tek dy Shqipëritë në Ballkan.
Ndaj, për hir të të gjithë kësaj, ne nuk kemi pse trembemi nga fraza Tabu: Shqipëri e Bashkuar, e madhe apo etnike. Të gjitha ato, reduktohen në bashkimin e Shqipërisë me Kosovën dhe krijimin e një shteti shqiptar të vërtetë, që pas dhjetë vitesh, ka kaluar shumë pengesa dhe ekziston thuajse si i tillë. Ndaj, nuk është çudi, që në një të ardhme jo të largët, parulla “Shqipëri etnike, kurrgja tjetër” e tifozëve “Kuq e Zi” të shndërrohet në: “Shqipëri etnike, këtë deshëm…”
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria e Kosova, një? Përse jo?! Empty Re: Shqipëria e Kosova, një? Përse jo?!

Mesazh nga nadia Thu 26 Nov 2009 - 2:38

KEMI NJE POTENCIAL VLERASH TE PERBASHKETA TRADITE, KULTURE, BURIME EKONOMIKE E HUMANE, NDJENJA TE THELLA TE KONSOLIDUARA NE VITE QE JANE NJE PASURI E VERTETE. I TAKON DY POPUJVE TE VENDOSIN CILA ESHTE ME E MIRA. NE NJE BOTE GLOBALE, KU PO BIEN MURET NDARES, MADJE EDHE MIDIS KOMBEVE ME DIVERGJENCA ME TE THELLA TE KULTURES DHE FESE.
nadia
nadia
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 74
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria e Kosova, një? Përse jo?! Empty Re: Shqipëria e Kosova, një? Përse jo?!

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Oct 2014 - 19:55

sepse esht shtet mbi te gjitha esht autoknton, fitoi pavarsin esht njohur nga disa shtete te botes edhe studentet kosovar ihin ata qe than jo
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria e Kosova, një? Përse jo?! Empty Re: Shqipëria e Kosova, një? Përse jo?!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi