Shpërthen” Joana: Anaidi hipokrit, u shit për 35 milionë, na ndau e ëma
2 posters
Faqja 1 e 1
Shpërthen” Joana: Anaidi hipokrit, u shit për 35 milionë, na ndau e ëma
Ajo ishte gati që të sakrifikonte ëndrrën e saj të “Big Brother”, sepse Anaidi u bë më i rëndësishëm se loja, fama e paratë. Teksa Joana priste që të jetonte lidhjen e saj të dashurisë, jashtë shtëpisë së vëzhguar, Anaidi që doli si fitues i këtij edicioni, dha deklaratën shokuese të ndarjes. Ai nuk dha arsye të qarta e konkrete, por sipas Joanës, shkaqet e ndarjes mund të jenë vetëm dy, ose ndikimi i të ëmës, ose hipokrizia e madhe e Anaidit. Në një rrëfim të sinqertë për “Gazeta Shqiptare”, ish-banorja e “Big Brother”, Joana Gjuzi, tregoi se si po përjeton faktin që i dashuri i saj deklaroi ndarjen në ekran, pa folur fare me të.Joana si ndihesh pas asaj që ndodhi?
Nuk e vras mendjen shumë unë, i humburi është ai.
Menjëherë pasi doli nga shtëpia e “Big Brother”, Anaidi tha se gjatë takimit në surprizën që i bëre, ti kishe një fytyrë të çuditshme… Për çfarë e kishte fjalën më konkretisht?
Ky ka qenë thjesht një justifikim i tij. Unë isha e çelur në fytyrë, pasi nuk e dija që në surprizën që u bë do ishin prezentë edhe prindërit e Anaidit. Gjatë gjithë kohës, mendoja se do futesha e vetme për t’i bërë surprizën dhe më informuan për prezencën e prindërve të tij vetëm një minutë përpara se të futeshim. Duke qenë se nuk i kisha takuar asnjëherë prindërit e Anaidit, u ndjeva pak në siklet dhe ja thashë: “Jam e emocionuar sepse takova prindërit e tu, dhe nuk isha në dijeni”.
Si u sollën ata me ty?
U sollën shumë ftohtë. Ata janë shprehur se nuk ishin shumë dakord për lidhjen tuaj… Nuk e kam ditur këtë. Unë kam folur vetëm njëherë me mamanë e Anaidit në telefon dhe ka qenë një bisedë shumë e gjatë. Nga kjo bisedë nuk më ka lënë të kuptoja që nuk kanë qenë dakord. Me sa duket, Anaidi u paska ngjarë prindërve të vet, hipokrit si ata. Hipokrit si e ëma, sepse ajo foli në telefon si shumë e sjellshme dhe e dashur, ndërkohë që ka menduar krejt të kundërtën.
Ju të dy jeni takuar nga afër pas daljes së Anaidit nga shtëpia?
Jo, nuk jemi takuar fare. Nuk kemi folur absolutisht me njëri-tjetrin.
Po pse?
Sepse ky është Anaidi.
Ti e ke kërkuar?
Unë s’mund ta kërkoj pas asaj që ai tha në “Fan Club”.
Po përpara kësaj? Domethënë natën pas finales?
Po e takova, e përshëndeta, e urova, por e pashë që ishte i tërhequr dhe nuk e mora më mundimin. Unë kam bërë shumë për Anaidin. Nuk kam ndërmend të bëj më për njerëzit që s’ma dinë apo për njerëzit që nuk bëjnë për mua. Kush është Anaidi në fund të fundit, familja ime?! Jo, familja është e shenjtë, Anaidi s’është asgjë, aq më tepër tani.
Si ndihesh? Të erdhi keq nga kjo sjellje?
Më vjen keq që i kam besuar verbërisht.
Si e shpjegon ti sjelljen e tij?
Dy gjëra janë: ose e ka bërë për show dhe është hipokrit në maksimum, shumë dinak. Ose ndoshta, në momentin që doli, sapo e ka takuar e ëma do i ketë thënë që ata s’janë dakord, sepse ndoshta sipas atyre, unë nuk jam parë pozitivisht në publik.
Ti mendon që ju ndau mamaja e Anaidit?
Besoj se po. Domethënë Anaidi është një djalë 25-vjeçar që bën akoma çfarë i thotë mami. Ose ai është shtirur gjithë kohën.
Po gjatë qëndrimit në shtëpi, kur rrinit bashkë, në asnjë moment nuk e kuptove që po shtirej?
Unë mendoj që marrëdhënia jonë brenda shtëpisë ishte reale dhe ai ka qenë i sinqertë. Unë kështu e kam ndjerë. Ose është super i aftë për ta mbuluar hipokrizinë e tij, se s’ka mundësi. Dukej shumë i sinqertë.
Ti do ta kërkosh më?
Jo.
Po nëse të kërkon ai, do i flasësh?
Jo, nuk e kam në plan. E tregoi veten. Nuk kam pse të flas më me të. Anaidi bëri një deklaratë shumë të shëmtuar dhe unë ndaj nuk shkova në “Fun Club”, që ta lija të shprehej lirshëm, e t’i thoshte të gjitha ç’kishte për të thënë.
Domethënë nuk do përballesh më asnjëherë me të?
E kam lënë t’ia them të gjitha në post-”Big Brother”.
E ke siklet përballjen në post-”Big Brother”?
Jo, s’kam asnjë lloj sikleti e emocioni.
Familjarët e tu si reaguan?
Të them të drejtën, njerëzit e mi gjatë këtyre tri javëve më kanë thënë se ai është tip i vështirë.
Po pas ndarjes?
Ishte diçka që e prisnin.
Jani e mori vesh këtë që ndodhi?
Jani e mori vesh, më telefonoi dhe më tha se ai e priste. “Dukej që në ekran se çfarë mashkulli ishte”, më tha.
Do kthehesh me Janin?
Jo, pse ça është Jani objekt, që të ndahem nga Anaidi e të kthehem me të?!
Jani të kërkoi sërish që të ktheheni bashkë?
Jo, por ai më pret. Gjithmonë më ka pritur.
Si e ke menduar, çfarë do bësh?
Unë si fillim kam nevojë të qartësohem me veten time, për të gjithë këtë që ndodhi. Gjithsesi unë mendoj që bota e tillë është, kështu funksionon.
Ke qarë?
Jo, nuk kam qarë. E mora dhe këtë situatë me sportivitet si gjithmonë, por m’u duk shumë e çuditshme kjo. Nuk e prisja nga Anaidi. Më bëri edhe për të qeshur… Për të qarë jo, absolutisht! Anaidi ia futi vetes. Atë gjest fisnik që kam bërë unë për të, nuk do e bënte as e dashura e as nusja e tij. Hoqa dorë nga 100 milionë lekë për të pa e menduar dy herë, kur sot njerëzit të shesin edhe për 1 milion. Vetë Anaidi e shiti veten për 35 milionë lekë dhe për një makinë që e kanë të gjithë shqiptarët. E shiti veten shumë lirë ai njeri. Femrës edhe i shkon ta shesë veten, po një mashkulli nuk i shkon fare. Njerëzit kanë votuar një hipokrit e s’e kanë kuptuar. Më mirë ta kishte fituar Iliri, të paktën ishte më i sinqertë, më i drejtpërdrejtë. Vërtetë unë e kam sharë Ilirin për veset që nuk ia duroj dot dhe brenda lojës kishim vendosur të ishim kundërshtarë, por ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një njeri i sinqertë.
Po njerëzit që të rrethojnë, çfarë të kanë thënë lidhur me këtë që ndodhi?
Njerëzit më duan shumë dhe fansat më të zjarrtë të Anaidit mbajnë anën time. Edhe në “Facebook” kam parë që fansat më të zjarrtë të tij e fyejnë me fjalët më banale. Askush nuk e ka vlerësuar veprimin e shëmtuar që bëri, aq ata që e donin.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Re: Shpërthen” Joana: Anaidi hipokrit, u shit për 35 milionë, na ndau e ëma
si se kuptoi se ai e desh vec per loj
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Fotoja e Billy Kid u shit për 2.3 milionë dollarë
» Dreka me Warren Buffett u shit në ankand për 3.5 milionë $
» Françeska: Anaidi nuk është tipi im, jam supersingëll
» Gili ‘Shpërthen’ nga kilet e tepërta
» Besimtari ne vetevete eshte hipokrit dhe interasaxhi,.!?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi