Si të formojmë eshtra të fortë...
2 posters
Faqja 1 e 1
Si të formojmë eshtra të fortë...
Si të formojmë eshtra të fortë...
Gjatë rritjes është shumë me rëndësi të formohen eshtrat e fortë. Shumë njerëz harrojnë se për pleqëri është shumë e rëndësishme që eshtrat të mbahen të fortë.
Dobësimi i eshtrave tanë ndodh gjatë plakjes, gjë që mund të shkaktojë thyerje dhe deformime. Që të pengoni komplikimet e tilla, ja si duhet mbajtur eshtrat ...
• Kontrolloni a thua keni simptoma të osteoporozës. Nëse keni dhimbje në shpinë dhe fraktura (thyerje) të shpeshta të eshtrave, është e mundshme të keni osteoporozën.
• Patjetër duhet vizituar mjeku
• Përdorni vitamina të pasura me kalcium, sepse kalciumi i mban të shëndoshë eshtrat.
• Pini shumë qumësht, sepse është i pasur me kalcium.
• Zvogëloni përdorimin e kafeinës, sepse kjo do t'ju ndihmojë në mbajtjen e eshtrave të shëndoshë. Kujdesuni që të mos përdorni ushqim tepërt të pasur me proteina (mish, peshk, arra, fëstëk... ), të cilat ndihmojnë që trupi të tajitë kalciumin.
• Filloni të ushtroni, ushtrimet janë të shkëlqyera për shëndetin e eshtrave.

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Si të formojmë eshtra të fortë...
Të mbroni shëndetin e kockave tuaja është më e lehtë nga ç’e keni menduar. Ju mund të forconi kockat duke mësuar mënyrën e ushqyerjes, aktivitetin fizik dhe stilet e tjera të jetesës. Nga një lajm i publikuar në “Mayo Clinic” bëhet e ditur se kockat mundësojnë strukturën e trupit, mbrojnë organet, lidhin muskujt dhe depozitojnë kalciumin.
Ndërkohë që dihet rëndësia e formimit të shëndetshëm të kockave në periudhën e fëmijërisë dhe adoleshencës edhe në vitet më pas, duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj shëndetit të tyre.Pse është i rëndësishëm shëndeti i kockave?
Kockat ndryshojnë vazhdimisht; ndërkohë që të vjetrat thyhen, kocka të reja krijohen. Kur jeni të rinj trupi krijon më shumë kocka të reja nga kockat e thyera dhe kështu rritet masa e tyre. Tek shumë njerëz masa kockore shënon kulmin në moshën 30-vjeçare. Pas kësaj moshe vazhdon modelimi i ri i kockave, por humbasim më shumë se ç’fitojmë. Për këtë arsye sëmundja, e osteoporozës (shkrirje e kockave) lidhet me masën kockore të arritur derë në moshën 30 vjeç dhe sa shpejt humbisni nga kockat.Cilët janë faktorët që ndikojnë në shëndetin e kockave?
Janë të shumtë faktorët ndikues në shëndetin kockor. Disa prej tyre mund të ndryshohen e disa të tjerë jo. P.sh:
- sasia e kalciumit në ushqyerjen tuaj: nëse merrni kalcium në sasi të pakta, ulet dendësia e kockave dhe shfaqet rreziku i humbjes së hershme të tyre dhe shtimit të kockave të thyera.
- niveli i aktivitetit fizik: personat që nuk bëjnë ushtrime fizike rrezikohen më shumë nga shfaqja e shkrirjes së kockave.
- konsumi i duhanit dhe alkoolit: studimet kanë treguar se duhani dhe alkooli dobëson kockat dhe rrit rrezikun e osteoporozës.
- të jesh femër. Femrat kanë më pak inde kockore se meshkujt.
- plakja: kockat tuaja hollohen dhe dobësohen në varësi të moshës.- masa trupore dhe lidhjet familjare: nëse jeni shumë të dobët keni një masë më të ulët kockore. Edhe personat që kanë pasur në familje persona me sëmundjen e shkrirjes së kockave, janë më të rrezikuar.
- niveli i hormoneve: hormoni i tepërt tiroid bëhet shkak i humbjes së kockave. Humbjet kockore shihen më shumë tek grate, sidomos pas periudhës së menopauzës, sepse niveli i estrogjenit bie.
- edhe çrregullimet në ushqyerje dhe probleme të tjera ndikojnë në shëndetin kockor: tek personat me anoreksi apo bulimi ekziston rreziku i humbjes kockore. Krahas kësaj, gastrektomia (operacioni për t’u dobësuar) mund të ndikojë në përthithjen e kalciumit në sëmundje si Crohn dhe Cushing’s .
- përdorimi i ilaçeve të caktuara: përdorimi për një kohë të gjatë i ilaçeve kortikosterod, si kortizon, prednizon, prednizolon dhe dekzametazon dëmton kockat. Në grupin e ilaçeve që rrisin rrezikun e shkrirjes së kockave hyjnë edhe enzimat inhibitore të përdora në kurimin e kancerit, antidepresantët, ilaçet e kancerit etj.
Çfarë mund të bëni për të mbrojtur shëndetin e kockave?
- merrni shumë kalcium. Për grupmoshat 19-50 dhe meshkujt e moshës 51-70 vjeç këshillohet të merret 1000mg kalcium. Kjo sasi rritet pak për femrat mbi moshën 51 vjeç dhe meshkujt mbi moshën 71 vjeç, duke shkuar në 1200mg. Duhet të konsumohen edhe produktet e qumështit, brokoli, lakra e zezë, konservat e salmonit, sardelet dhe produktet e sojës.
- për personat e moshës 19-70 vjeç këshillohet marrja e 600 IU vitaminë. Ndërsa personat mbi moshën 71 vjeç duhet të marrin 800 IU vitaminë. Burimet e vitaminës D: peshku ton, sardelja, e verdha e vezës, qumështi dhe shtesa me vitaminë D.
- aktivitete si ecja, vrapimi, tenisi, ngjitja e shkallëve ju ndihmojnë në forcimin e kockave dhe ngadalësojnë procesin e humbjes së tyre.
- mos përdorni duhan dhe alkool.
- mund të përdorni ilaçe për të përforcuar kockat.
- kura e hormoneve e përdorur në periudhën e menopauzës mund të ndikojë në mbrojtjen e dendësisë së kockave.

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Si të formojmë eshtra të fortë...
Kockat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm të organizmit. Kjo pasi dobësimi i tyre mund të sjellë edhe probleme të tjera shëndetësore. Për t’u kujdesur për më shumë për kockat tuaja, mësoni se cilët janë armiqtë e fshehtë.
Një strukturë e fortë e kockave është çelësi i një jete të shëndetshme. Që nga fëmijëria deri në moshën 30 vjeç vihet re një shtim i dendësisë së kockave. Më pas, ndikuar nga armiqtë e heshtur të stilit të jetesës, kjo strukturë dëmtohet ose forcohet.
Në mesin e faktorëve të cilët përshpejtojnë shkatërrimin e kockave janë alkooli, kafeja, duhani dhe mos aktiviteti fizik.
Kafeja, duhani, alkooli - hajdutë të heshtur
Dobësimi i kockave është një sëmundje që avancon në heshtje, pa u ndjerë, dhe shfaqet bashkë me dhimbjet e shpinës, shkurtimin e gjatësisë dhe me thyerje. Ndonjëherë edhe një rrëzim apo kollitje e rëndë mund të shkaktojë thyerjen e kockave.
Ne e dimë se pas moshës 20-30 vjeç vihet re një rënie në dendësinë e kockave. Kjo ndodh tek të gjithë, por tek femrat përshpejtohet pas moshës 50 vjeç, pas menopauzës. Më vonë rënia ec me të njëjtat ritme si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Dielli luan një rol shumë të rëndësishëm në përshpejtimin e procesit të riparimit të kockave.
Sporti, faktor pozitiv
Disa sporte forcojnë strukturën e kockave. Vrapimi, ecja, kërcimi me litar, basketbolli apo volejbolli, që të gjitha ndikojnë në forcimin e kockave, por duhen frekuentuar rregullisht. Këto sporte këshillohen për çdo lloj moshe. Me kalimin e moshës dhe avancimin e procesit të dobësimit të kockave, nuk këshillohen sporte të rënda, si ngritja e peshave. Edhe nëse praktikohen, duhet të bëhen në mënyrë të kontrolluar.
Dobësimi i kockave është edhe dukuri gjenetike. Personat që kanë një pjesëtar të familjes me këtë problem duhet të tregohen më të kujdesshëm dhe të mos nënvlerësojnë plotësimin e nevojës së përditshme të trupit për kalcium. /Start/

Similar topics
» Produktet e qumështit për eshtra më të fortë
» Formojmë fjali me fjalë të ngatërruarra!
» Bashkëveprimi i forte
» Bayerni i fortë për Villarrealin
» Ndertim i vetebesimit te forte

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi